Blog

  • Senatorja amerikane mesazh për protestat në Shqipëri: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin

    Senatorja amerikane mesazh për protestat në Shqipëri: Mbroni qytetarët nga dhuna policore dhe luftoni korrupsionin

    Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të mbrojë qytetarët nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre.

    Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Slotkin shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojnë llogari përfaqësuesve të zgjedhur.

    Senatorja bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit kishte marrë telefonata të shumta nga qytetarë të shqetësuar të Michiganit për situatën në Shqipëri, si dhe për zhvillimet në vende të tjera evropiane.

    “Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojë llogari zyrtarëve të zgjedhur prej tij”, theksoi Slotkin në reagimin e saj.

    Ajo nënvizoi se qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë shtetin e së drejtës, të garantojë mbrojtjen e protestuesve nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe të marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve.

    Në përfundim të mesazhit, senatorja amerikane u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

    “U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, deklaroi ajo.

  • Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?

    Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?

    Biznesmeni i pasur turk, Turhan Mildon, u lidh me administratën e Trumpit muajin e kaluar, kur u martua me Alina Habbën, ish-avokaten e Donald Trumpit dhe prokuroren amerikane. Para kësaj, ai ishte afirmuar si një figurë e rëndësishme e biznesit në Afrikë dhe Venezuelë.

    Habba, 42 vjeçe, dhe Mildon, 29 vjeç, u martuan në New York, në një ceremoni luksoze të organizuar në hotelin Waldorf Astoria. Ata u panë për herë të parë së bashku në publik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në prill.

    Në një intervistë për Forbes Turkey, të publikuar në kuadër të një artikulli kryesor në numrin e tetorit të revistës, Mildon tha se ishte njohur me Habbën përmes një miku të përbashkët, i cili më parë kishte punuar në administratën e Trumpit.

    Mildon është biznesmen i pasur dhe aktualisht drejton Miller Holding, një kompani investimesh turke, të themeluar nga gjyshi i tij në vitin 1967, shkruan forbes.

    Përmes Miller Holding dhe kompanive të shumta të lidhura me të, Mildon ka udhëhequr një sërë projektesh investuese në industri të ndryshme, përfshirë ndërtimtarinë dhe prodhimin e çimentos. Ai është bërë veçanërisht i rëndësishëm si investitor në Republikën Demokratike të Kongos dhe Venezuelë.

    Lidhjet me Erdoganin dhe Maduron

    Mildon ka krijuar marrëdhënie edhe me zyrtarë shtetërorë, të cilët shpesh kanë qenë në qendër të polemikave. Në mesin e tyre është presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin mediumi Africa Today e ka përshkruar si një mik të afërt të biznesmenit.

    Ai ka lidhje edhe me qeverinë venezuelase të udhëhequr nga Nicolas Maduro, ndaj të cilit ndërkohë janë ngritur akuza.

    Në një intervistë për Forbes Turkey, Mildon tha se ishte “shumë i trishtuar” kur forcat amerikane e kapën Maduron në janar, por shtoi se nuk ishte i shqetësuar për bizneset e tij.

    Ende nuk dihet se si do të zhvillohen investimet e ardhshme të Mildonit pas martesës me Habbën dhe nëse ai do të mund të krijojë lidhje më të afërta me administratën e Trumpit.

    Sipas raportimeve, në dasmën e tyre morën pjesë shumë zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Megjithatë, Mildon i tha Forbes Turkey se nuk planifikon të investojë në vende të reja para vitit 2030.

    Edhe pse disa media e kanë cilësuar miliarder, Forbes nuk e ka përfshirë në këtë kategori. Sipas Forbes Turkey, Miller Holding dhe kompanitë e lidhura me të realizuan një qarkullim të përgjithshëm vjetor prej rreth 2.6 miliardë dollarësh në vitin 2025.

    Megjithatë, bëhet fjalë për kompani që nuk janë të listuara në bursë, ndërsa Mildon nuk ka dhënë hollësi për financat e tij. Për këtë arsye, është e vështirë të përcaktohet vlera e përgjithshme e pasurisë së tij.

    “Në kohën e gjyshit tim, rëndësi të madhe kishte ekspertiza profesionale. Sot, rëndësi ka se kë njeh”, deklaroi Mildon, duke folur për ngritjen e tij në botën e biznesit.

    Kriptovalutat, Kongoja dhe Venezuela

    Mildon i tha Forbes Turkey se kishte fituar shuma gjashtëshifrore nga tregtimi i kriptovalutave që kur ishte adoleshent.

    Ngritja e tij në botën e biznesit filloi në vitin 2021 në Republikën Demokratike të Kongos, ku hyri në treg me një projekt me vlerë 150 milionë dollarësh për ndërtimin e një qendre financiare në kryeqytetin Kinshasa.

    Fillimisht, kompania e tij siguroi financimin e projektit. Mildon investoi 30 milionë dollarë nga pasuria e tij personale, ndërsa shteti ia rimbursoi më vonë kompanisë shumën e investuar.

    Pas kësaj, përmes kompanisë së tij të ndërtimit, Milvest, ai udhëhoqi projekte të ndryshme ndërtimore në Kongo. Ndër to ishte edhe ndërtimi i infrastrukturës për një bazë ushtarake të dedikuar për dronë.

    Mildon tha se kishte projekte në përgatitje edhe në tregje të tjera në zhvillim, si Senegali, Gana dhe Liberia.

    Më pas, ai e zgjeroi veprimtarinë në Venezuelë, falë miqve që kishin lidhje me qeverinë atje. Ai hyri në biznesin e çimentos për të shmangur sektorët e tjerë ekonomikë, të cilët ishin të ekspozuar ndaj sanksioneve të rrepta.

    Kompania e tij, Vencement, menaxhon prodhimin e çimentos në Venezuelë, ndonëse fabrikat janë në pronësi të shtetit.

    Mildon merret gjithashtu me tregtinë e kafesë në këtë vend. Vencement dhe qeveria venezuelase po zhvillojnë së bashku edhe një biznes të kultivimit të karkalecave të detit.

    Sipas raportimeve, pronari i mëparshëm i kompanisë që merrej me këtë veprimtari dyshohej se ishte përfshirë në një përpjekje të dështuar për grusht shteti, me qëllim rrëzimin e Maduros.

    Përveç këtyre aktiviteteve, Mildon mbikëqyr edhe operacione të ndryshme minerare. Përmes fondit të tij të kapitalit privat, ai ka investuar rreth 160 milionë dollarë në blerjen e kompanive të ndryshme.

    Polemikat rreth bizneseve të tij

    Veprimtaria e Mildonit në Kongon Demokratike dhe Venezuelë ka tërhequr vëmendjen publike dhe ka shkaktuar kritika.

    Forbes Turkey dhe Middle East Eye kanë raportuar ndër vite për akuza të ndryshme, përfshirë pretendimet se kompania e tij kishte përfituar në mënyrë të parregullt nga përjashtimet prej tarifave doganore, se kishte detyrime të papaguara dhe se bashkëpunonte me zyrtarë venezuelas ndaj të cilëve ishin vendosur sanksione amerikane.

    Mildon i ka mohuar në përgjithësi akuzat për shkelje të ligjit. Ai i tha Forbes Turkey se ankesat për pagesa të vonuara ose të kryera në mënyrë të parregullt janë pjesë e zakonshme e transaksioneve të mëdha të biznesit.

    Kritikat janë përqendruar edhe te lidhjet e tij me ministrin e Financave të Kongos, Nicolas Kazadi.

    Instituti i institucioneve financiare në këtë vend e kishte akuzuar Kazadin se nuk i kishte përmbushur detyrimet lidhur me financimin e projektit të qendrës financiare të Mildonit. Ky i fundit ka mohuar se ka pasur parregullsi.

    Kazadi ishte akuzuar gjithashtu për përvetësim të fondeve publike në lidhje me projektet infrastrukturore, por më vonë ishte liruar nga akuzat. Edhe ai e kishte mohuar fajësinë.

    Sipas Forbes Turkey, Mildon kishte marrëdhënie të afërta me Kazadin, të cilit i atribuohet merita për futjen e biznesmenit në tregun e Kongos.

    Kur Kazadi u përball me akuzat për përvetësim, ai u largua nga vendi me aeroplanin privat të Mildonit. Biznesmeni tha se aeroplanin e tij ia vinte në dispozicion çdo ministri të qeverisë që ia kërkonte këtë.

    Mediumi Africa Intelligence raportoi gjithashtu se Mildon ishte përballur me probleme në lidhje me kompaninë shtetërore minerare të Kongos, Sokimo. Sipas raportimeve, kjo kompani e kishte akuzuar kompaninë minerare të biznesmenit për mosrespektim të detyrimeve kontraktuale.

    Mildon i cilësoi këto akuza si “lajme krejtësisht të rreme”.

    Kush është Alina Habba?

    Alina Habba u bë e njohur në vitin 2021, kur iu bashkua ekipit ligjor të Donald Trumpit. Para kësaj, ajo ishte e njohur kryesisht për përfaqësimin ligjor të pronarit të një garazhi parkimi.

    Në atë kohë, Trumpi nuk ishte më president i Shteteve të Bashkuara.

    Habba e përfaqësoi atë në disa procese të rëndësishme gjyqësore, përfshirë një çështje civile për mashtrim financiar kundër Trumpit dhe kompanisë së tij, si dhe një proces tjetër të ngritur nga shkrimtarja E. Jean Carroll.

    Trumpi dhe ekipi i tij nuk arritën të fitonin në asnjërën prej këtyre çështjeve.

    Megjithëse Habba u bë një aleate e besuar e Trumpit dhe e mbrojti shpesh atë në media, ajo u përball edhe me probleme në gjykata. Gjyqtari në çështjen e ngritur nga Carroll e kritikoi disa herë për gabime themelore juridike.

    Habba dhe Trumpi u gjobitën së bashku me një milion dollarë në një proces gjyqësor kundër Hillary Clintonit. Gjyqtari e cilësoi padinë si “krejtësisht të pabazuar, si në aspektin faktik, ashtu edhe në atë juridik”.

    Pavarësisht polemikave, pasi fillimisht iu bashkua administratës së dytë të Trumpit si këshilltare, në mars të vitit 2025 ajo u emërua nga presidenti si prokurore federale në New Jersey, ndonëse nuk kishte përvojë në ndjekjen penale të rasteve.

    Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Habba shkaktoi polemika të shumta, veçanërisht për shkak të vendimeve të prokurorisë së saj për ngritjen e aktakuzave kundër kryetarit të Newarkut, Ras Baraka, dhe anëtares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Monica McIver.

    Çështjet lidheshin me incidente në një qendër federale të ndalimit të emigrantëve në New Jersey.

    Habba dha dorëheqje në dhjetor, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me ligjshmërinë e qëndrimit të saj në detyrë. Gjykata refuzoi t’ia vazhdonte mandatin, por prokurorja e atëhershme e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e mbajti atë në këtë pozitë.

    Më pas, dy gjykata vendosën se vazhdimi i qëndrimit të Habbës në detyrë ishte i paligjshëm, çka e shtyu atë të tërhiqej.

    Turhan Mildon është bashkëshorti i tretë i Habbës. Ajo ishte e martuar më parë me avokatin Matthew Eyet dhe pronarin e garazheve të parkimit Greg Ruben. Habba ka dy fëmijë. /Telegrafi/

  • A do të lejohen veturat me benzinë dhe naftë në BE edhe pas vitit 2035?

    A do të lejohen veturat me benzinë dhe naftë në BE edhe pas vitit 2035?

    Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, pasi negociatorët e tri grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian kanë arritur një kompromis për lehtësimin e objektivave të emetimeve.

    Sipas marrëveshjes së përkohshme, prodhuesit e automjeteve do të duhet të ulin emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat e reja për 87.5 për qind deri në vitin 2035, krahasuar me nivelet e vitit 2021. Ky objektiv paraqet një ndryshim nga plani fillestar, i cili parashikonte uljen e emetimeve për 100 për qind.

    Nëse propozimi miratohet përfundimisht, prodhuesit do të kenë më shumë hapësirë për të vazhduar prodhimin dhe shitjen e disa modeleve me benzinë dhe naftë, si dhe të veturave hibride, edhe pas vitit 2035.

    Komisioni Evropian kishte propozuar më herët uljen e objektivit në 90 për qind, duke paraparë që emetimet e mbetura të kompensoheshin përmes përdorimit të çelikut me emetime të ulëta të karbonit, karburanteve sintetike dhe biokarburanteve.

    Kompromisi i ri përfshin masa që do t’u mundësojnë prodhuesve të kompensojnë një pjesë të emetimeve përmes përdorimit të materialeve më pak ndotëse. Ndër to është edhe çeliku i gjelbër, prodhimi i të cilit shkakton më pak emetime të gazrave serrë sesa metodat tradicionale.

    Ndryshimi vjen në një kohë kur industria evropiane e automobilave po përballet me sfida në kalimin drejt automjeteve elektrike, përfshirë kostot e prodhimit dhe konkurrencën në tregun ndërkombëtar.

    Megjithatë, marrëveshja nuk nënkupton se veturat me benzinë dhe naftë do të vazhdojnë të shiten pa kufizime. Prodhuesit do të duhet të përmbushin objektivat e përcaktuara për emetimet, ndërsa veturat elektrike pritet të mbeten pjesë qendrore e strategjisë evropiane për transport më të pastër.

    Propozimi ende duhet të kalojë nëpër procedurat përkatëse të miratimit në institucionet e Bashkimit Evropian. Deri në miratimin përfundimtar, rregullat e reja nuk mund të konsiderohen të vendosura.

    Nëse kompromisi bëhet ligj, ai do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në politikën evropiane për automobilat, duke u dhënë prodhuesve më shumë fleksibilitet për të arritur objektivat klimatikë. /Telegrafi/

  • The section of the chemical pencil remains in the throat of sixth grader in Prizren, school staff saves lives

    The staff of the Initive and Low Schools Emin Durakuı in Prizren has managed to save the life of a sixth-grader after a portion of the chemical pencil was left in her throat and was making her breathing difficult.

    The event took place today, when, thanks to rapid reaction and staff co-operation, students have been intervened in time to free breathing routes.

    In the announcement, the school has expressed gratitude for the personnel involved, praising their courage, responsibility, and willingness in this emergency situation.

    Today we testified that school is not only a place of knowledge and education but also a place where human care, solidarity, and responsibility can save lives!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pjesa e lapsit kimik i mbetet në fyt nxënësit të klasës së gjashtë në Prizren, stafi i shkollës ia shpëton jetën

    Pjesa e lapsit kimik i mbetet në fyt nxënësit të klasës së gjashtë në Prizren, stafi i shkollës ia shpëton jetën

    Pjesa e lapsit kimik i mbetet në fyt nxënësit të klasës së gjashtë në Prizren, stafi i shkollës ia shpëton jetën

    Stafi i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka arritur t’ia shpëtojë jetën një nxënësi të klasës së gjashtë, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt dhe po ia vështirësonte frymëmarrjen.

    Ngjarja ka ndodhur sot, kur falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të stafit, është ndërhyrë në kohë për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit.

    Në njoftim, shkolla ka shprehur mirënjohje për personelin e përfshirë, duke vlerësuar guximin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë e tyre në këtë situatë emergjente.

    “Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bayern Munich and Arsenal share points in a spectacular confrontation

    Bayern Munichu and Arsenal have divided points into one of the most important evening encounters in the Champions League on Wednesday, equalising 2:2 at the Allianz Arenaão Stadium in Munich.

    Both teams advanced during the match, but none managed to ensure victory in the valid match for the third most prestigious European competition for clubs.

    The Arsenal passed first in the 26th minute, when Eberecchi Eze achieved by 1:0. The English attacker was involved in the game instead of the Bukayo Saka, who was forced to leave because of injury in the 10th minute.

    Eze’s goal was confirmed after reviewing the system situation FAR, due to suspicion of a dead end.

    However, Londoners ‘ supremacy lasted only ten minutes. In the 35th minute, Alfonso Davies equalled the figures at 1:1, following the assisting of attacker Harry Kane. With this result, the first part of the meeting was closed.

    In the second part, Baierni managed to reverse the outcome. In the 61st minute, Harry Kane scored from the white penalty point of 2:1, after the judge awarded a handplay penalty after a blow to the English assailant.

    When it seemed that the bavarez would secure the victory before their fans, Arsenal reacted in the last minutes of the meeting.

    Declan Rice scored in the 82nd minute, following Viktor Gyökers’ assistance, setting the final score of 2:2 and providing the London team with an important point on the journey.

    With this draw, Bayerni records the second draw in the first three matches of this stage, along with one victory.

    Arsenal, meanwhile, recorded the first draw, as in the two preliminary matches it had scored two victories.

    The confrontation in Munich donated a fierce duel between the two teams, which, despite the established and superiors, had to be satisfied with one point.

    Source Layer: RTKLive

  • Bayern Munich dhe Arsenali ndajnë pikët në një përballje spektakolare

    Bayern Munich dhe Arsenali ndajnë pikët në një përballje spektakolare

    Bayern Munichu dhe Arsenali kanë ndarë pikët në një nga përballjet më të rëndësishme të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 2:2 të mërkurën në stadiumin “Allianz Arena”, në Mynih.

    Të dyja skuadrat kaluan në epërsi gjatë ndeshjes, por asnjëra nuk arriti ta sigurojë fitoren në përballjen e vlefshme për xhiron e tretë të garës më prestigjioze evropiane për klube.

    Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 26-të, kur Eberechi Eze realizoi për 1:0. Sulmuesi anglez ishte inkuadruar në lojë në vend të Bukayo Sakës, i cili u detyrua të largohej për shkak të lëndimit në minutën e 10-të.

    Goli i Ezes u konfirmua pas rishikimit të situatës nga sistemi VAR, për shkak të dyshimeve për pozitë jashtë loje.

    Megjithatë, epërsia e londinezëve zgjati vetëm dhjetë minuta. Në minutën e 35-të, Alphonso Davies barazoi shifrat në 1:1, pas asistimit të sulmuesit Harry Kane. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

    Në pjesën e dytë, Bayerni arriti ta përmbyste rezultatin. Në minutën e 61-të, Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 2:1, pasi gjyqtari akordoi penallti për lojë me dorë pas një goditjeje të sulmuesit anglez.

    Kur dukej se bavarezët do ta siguronin fitoren para tifozëve të tyre, Arsenali reagoi në minutat e fundit të takimit.

    Declan Rice shënoi në minutën e 82-të, pas asistimit të Viktor Gyökeresit, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:2 dhe duke i siguruar skuadrës londineze një pikë të rëndësishme në udhëtim.

    Me këtë barazim, Bayerni regjistron barazimin e dytë në tri ndeshjet e para të kësaj faze, krahas një fitoreje.

    Arsenali, ndërkaq, regjistroi barazimin e parë, pasi në dy ndeshjet paraprake kishte shënuar dy fitore.

    Përballja në Mynih dhuroi një duel të fortë mes dy skuadrave pretendente, të cilat, pavarësisht rasteve dhe epërsive të krijuara, u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

    Burimi: RTKLive

  • Drejtori i Onkologjisë: Asnjë paciente pa Palbociclib për katër muaj

    Drejtori i Onkologjisë: Asnjë paciente pa Palbociclib për katër muaj

    Ai ka mohuar pretendimet se pacientët kanë mbetur katër muaj pa këtë terapi për shkak të mungesës së barit në klinikë, duke theksuar se përparimi i kancerit metastatik mund të ndodhë edhe gjatë trajtimit të rregullt.

    “Barnat e gjeneratës së re, përfshirë Palbociclib, janë terapi mbështetëse që synojnë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por shkenca mjekësore fatkeqësisht nuk garanton ndalimin e plotë të saj te çdo pacient”, ka thënë Kurtishi.

    Kurtishi ka bërë me dije se do të publikohen detaje nga historia mjekësore e pacientes, duke respektuar konfidencialitetin.

    “Shoqata “Renesansa” është kontaktuar drejtpërdrejtë nga QKUK pas reagimit dhe gjatë këtij komunikimi, përfaqësuesit e Shoqatës kanë konfirmuar se pacientja po përballej me sëmundjen për herë të dytë në një stad të avancuar dhe ka qenë në gjendje të trajtimit për shkak të metastazave”, ka deklaruar tutje ai.

    Ndryshe Shoqata e pacientëve me kancer “Renesansa” ka ngritur shqetësimin për mungesën e barit Palbociclib në Kosovë, duke bërë me dije se një paciente onkologjike, e cila sipas shoqatës kishte qenë në gjendje të mirë gjatë trajtimit, mbeti rreth katër muaj pa terapi për shkak të mungesës së barit dhe pamundësisë për ta blerë atë me çmim të lartë.

    Sipas reagimit të Renesansës, pacientja më pas humbi jetën.

    Shoqata ka bërë me dije se për këtë çështje kishte reaguar publikisht edhe më herët, ndërsa edhe vetë pacientja kishte dhënë deklaratë publike lidhur me mungesën e terapisë.

    Renesansa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë barnat esenciale për pacientët onkologjikë, duke theksuar se qasja në trajtim është jetike për këta pacientë.

    Në reagimin e saj, shoqata ka veçuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke kërkuar përgjegjësi.

    Burimi: RTKLive

  • Interi me një lojtar më pak fiton ndaj Shakhtar Donetsk

    Interi me një lojtar më pak fiton ndaj Shakhtar Donetsk

    Interi ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk.

    Skuadra italiane fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë ku për më shumë se 20 minuta ishin me një lojtar më pak.

    Interi e nisi shumë më mirë për të pasur raste shënimi falë Marcus Thuram e Hakan Calhanoglu, por dështuan t’i finalizojnë.

    Shakhtar gjithashtu krijoi disa aksione duke rrezikuar me Bondar dhe Ocheretko, mirëpo të dy nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

    Situata për vendasit u vështirësua kur Alessandro Bastoni mori kartonin e dytë të verdhë kësisoj u përjashtua nga loja.

    Sidoqoftë, me një lojtar më pak – Carlos Augusto shënoi një gol të bukur pas asistimit të Mkhitaryan për ta vulosur fitoren.

    Shakhtari krijoi edhe disa tentime duke pasur një lojtar më shumë por që assesi s’e theu portën e “Neurazzurëve”.

    Interi me këtë fitore shijon triumfin e parë në Ligën e Kampionëve ndërsa Shakhtari ka katër pikë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Bayern Munich dhe Arsenal dhurojnë spektakël me katër gola, Rice shpëton londinezët

    Bayern Munich dhe Arsenal dhurojnë spektakël me katër gola, Rice shpëton londinezët

    Bayern Munichu dhe Arsenal kanë barazuar 2-2 në një përballje spektakolare në kuadër të javës së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve në Allianz Stadium.

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ndërsa Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 26-të. Pas një pasimi të shkëlqyer të Martin Odegaardit, Eberechi Eze u tregua i saktë brenda zonës për ta mposhtur Manuel Neuerin. Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari Davide Massa e konfirmoi realizimin.

    Bayerni reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 35-të. Harry Kane ishte protagonist në aksion, duke asistuar për Alphonso Daviesin, i cili realizoi me një goditje të bukur për rezultatin 1-1.

    Para përfundimit të pjesës së parë, të dyja skuadrat patën mundësi të tjera, por rezultati nuk ndryshoi.

    Pjesa e dytë nisi me raste të shumta. Bayerni iu afrua golit me Dayot Upamecanon, ndërsa Arsenali rrezikoi përmes Bruno Guimaraesit dhe Eberechi Ezes.

    Në minutën e 59-të, Jurrien Timber preku topin me dorë brenda zonës, duke i dhënë Bayernit mundësinë për të kaluar sërish në epërsi nga pika e bardhë.

    Harry Kane mori përgjegjësinë dhe në minutën e 61-të e mposhti David Rayën, duke e dërguar topin në rrjetë për 2-1. Sulmuesi anglez tregoi qetësi të madhe, duke pritur lëvizjen e portierit para se ta godiste penalltinë.

    Arsenali nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Pas disa zëvendësimeve nga të dy trajnerët, londinezët e gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 82-të. Viktor Gyökeres asistoi për Declan Rice, i cili u tregua i qetë brenda zonës dhe shënoi për 2-2.

    Në minutat e fundit, të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar. Kështu, Arsenali dhe Bayerni ndanë nga një pikë në një ndeshje me shumë raste dhe katër gola.

    Pas këtij barazimi, Arsenali ka shtatë pikë, ndërsa Bayern Munichu numëron pesë pikë pas tri javëve të para të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore