Blog

  • Why do some people feel bad during their trips with electric cars?

    Some people experience nausea, dizziness, and even vomiting during their trips with electric cars, while experts are trying to understand the reasons behind the phenomenon.

    According to experts, one possible explanation relates to the way the brain processes movement. When eye signals, inner ear, and body do not match, symptoms similar to travel disease may arise.

    Electric machines have certain characteristics that can affect sensitive ones. One is a lack of engine noise, which in traditional cars can help passengers to perceive speedier.

    Another factor is regenerational braking, through which the car slows down when the driver releases the gas pedal, restoring energy for the battery. If the slowdown is immediate, passengers may experience shocks that increase concern.

    Likewise, frequent accelerations and slowdowns, especially in heavy traffic, can exacerbate symptoms in people prone to nausea during travel.

    Some passengers have reported that their concerns have emerged after they started traveling by electric vehicles. However, not everyone experiences the same symptoms, and some say that they feel as good or even better as traveling with traditional cars.

    Experts stress that research on the issue is still limited and there is insufficient evidence to conclude that electric vehicles cause more mix than fuel cars. Hence, additional studies are needed to improve the relationship between the characteristics of these vehicles and the concerns experienced by some passengers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pse disa njerëz ndihen keq gjatë udhëtimeve me makinat elektrike?

    Pse disa njerëz ndihen keq gjatë udhëtimeve me makinat elektrike?

    Pse disa njerëz ndihen keq gjatë udhëtimeve me makinat elektrike?

    Disa njerëz përjetojnë të përziera, marramendje dhe madje të vjella gjatë udhëtimeve me makina elektrike, ndërsa ekspertët po përpiqen të kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas këtij fenomeni.

    Sipas ekspertëve, një nga shpjegimet e mundshme lidhet me mënyrën se si truri e përpunon lëvizjen. Kur sinjalet që vijnë nga sytë, veshi i brendshëm dhe trupi nuk përputhen, mund të shfaqen simptoma të ngjashme me sëmundjen e udhëtimit.

    Makinat elektrike kanë disa karakteristika që mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm. Njëra prej tyre është mungesa e zhurmës së motorit, e cila në makinat tradicionale mund t’i ndihmojë pasagjerët ta perceptojnë më lehtë përshpejtimin.

    Një faktor tjetër është frenimi rigjenerues, përmes të cilit makina ngadalësohet kur drejtuesi lëshon pedalin e gazit, duke rikuperuar energji për baterinë. Nëse ngadalësimi është i menjëhershëm, pasagjerët mund të përjetojnë lëkundje që shtojnë shqetësimin.

    Po ashtu, përshpejtimet dhe ngadalësimet e shpeshta, veçanërisht në trafikun e dendur, mund t’i përkeqësojnë simptomat te personat që janë të prirur ndaj të përzierave gjatë udhëtimit.

    Disa pasagjerë kanë raportuar se shqetësimet u janë shfaqur pasi kanë filluar të udhëtojnë me makina elektrike. Megjithatë, jo të gjithë përjetojnë të njëjtat simptoma dhe disa thonë se ndihen po aq mirë, apo edhe më mirë, krahasuar me udhëtimet me makina tradicionale.

    Ekspertët theksojnë se kërkimet për këtë çështje janë ende të kufizuara dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të përfunduar se makinat elektrike shkaktojnë më shumë të përziera sesa makinat me karburant. Për këtë arsye, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen mes karakteristikave të këtyre automjeteve dhe shqetësimeve që përjetojnë disa pasagjerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani

    Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani

    Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani

    Dogana gjermane ka sekuestruar rreth 1.3 milionë cigare të kontrabanduara, të cilat ishin fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Bullgaria drejt Gjermanisë.

    Kamioni u ndalua më 13 tetor në një zonë pushimi përgjatë autostradës A3, pranë qytetit Rodgau, në landin e Hesenit. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë përdorën një pajisje të madhe me rreze X, përmes së cilës identifikuan parregullsi në ngarkesën e automjetit.

    Pas një kontrolli më të detajuar, ata zbuluan rreth 1.3 milionë cigare të markave të ndryshme, të cilat nuk kishin pullat përkatëse tatimore gjermane dhe po transportoheshin në kundërshtim me rregullat në fuqi, raportojnë mediat gjermane.

    Sipas autoriteteve, kontrabanda ka shkaktuar një dëm tatimor prej më shumë se 270 mijë eurosh.

    Shoferi i kamionit, një shtetas bullgar 51-vjeçar, u arrestua përkohësisht nën dyshimin për evazion fiskal. Pas marrjes në pyetje, ai u lirua me urdhër të prokurorisë përgjegjëse për rastin, ndërsa ndaj tij është nisur procedurë hetimore.

    Cigaret e sekuestruara u transportuan në një vend të sigurt me ndihmën e Agjencisë Federale Gjermane për Ndihmë Teknike (THW).

    Hetimet për rastin po zhvillohen nga Prokuroria e Darmstadtit dhe Zyra e Hetimeve Doganore në Frankfurt, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kontrabandës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Venera Azizi: Me 45 autoambulancat e reja po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

    Venera Azizi: Me 45 autoambulancat e reja po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

    “45 autoambulancat e reja do t’u ndahen të gjitha institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Duke nisur nga Likova, mandej Kumanova, Shkupi, kuptohet këtu bën pjesë edhe Çairi, Tetova, Gostivari, Struga, Kërçova, Dibra.”, – deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për Radio Televizionin e Maqedonisë.

    Zëdhënsja Azizi tha se këto automjete për ndihmë të parë janë tërësisht të pajisura, duke mundësuar që pacienti të marrë kujdesin mjekësor që në momentin e transportit deri në institucionin shëndetësor.

    Venera Aziti tha se ky investim adreson një nevojë urgjente të personelit mjekësor, të cilët siç shtoi ajo, shpesh janë ballafaquar me mungesë automjetesh për të mbuluar njëkohësisht kërkesat në shumë zona.

    Në kuadër të planeve të ardhshme, autoritetet kanë nisur bisedimet që brenda vitit 2027, me mbështetjen e partnerëve financiarë, të sigurohen edhe 50 autoambulanca shtesë.

    “Gjithsesi se do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore, duke marrë parasysh edhe investimet që planifikojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme në sektorin e shëndetësisë konkretisht në Kërçovë dhe Tetovë”, – theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

  • Gazetarët largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour alarmon për lirinë e shtypit në Serbi

    Gazetarët largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour alarmon për lirinë e shtypit në Serbi

    Dhjetë gazetarë të televizionit N1 në Serbi kanë dhënë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj menaxhmentit të ri, të cilin e akuzojnë për censurë, manipulim dhe ndërhyrje në pavarësinë editoriale. Largimi i tyre, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ka nxitur reagime edhe në nivel ndërkombëtar.

    Gazetarja e njohur Christiane Amanpour ka shprehur shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në Serbi, duke theksuar rëndësinë e mediave të pavarura në një demokraci.

    “Një moment shqetësues për lirinë e shtypit në Serbi, pikërisht para zgjedhjeve. Një shtyp i lirë dhe i pavarur duhet të jetë i panegociueshëm në çdo demokraci”, ka shkruar ajo në platformën X.

    Në një letër të përbashkët drejtuar menaxhmentit, gazetarët kanë renditur një sërë pretendimesh për ndryshimet në drejtimin e televizionit pas ndërrimit të pronësisë. Ata kanë deklaruar se gjatë kësaj periudhe janë përballur me, siç i përshkruajnë, pavërtetësi, manipulime, censurë të fshehtë, diskreditim të kolegëve dhe margjinalizim profesional.

    Sipas tyre, menaxhmenti i ri ka ndryshuar redaktorët e programeve, ndërsa ka refuzuar të zhvillojë diskutime të hapura për problemet brenda redaksisë. Gazetarët kanë pretenduar gjithashtu se, pavarësisht një paraqitjeje të jashtme të debatit publik, hapësira për dialog të mirëfilltë brenda televizionit është eliminuar.

    Ata kanë kundërshtuar edhe politikën editoriale që, sipas tyre, krijon një barazi artificiale mes aktorëve politikë, pa marrë parasysh kontekstin politik dhe trajtimin që autoritetet serbe i kanë bërë N1 gjatë viteve.

    “Pikërisht sepse Serbia po përballet me zgjedhjet më të paparashikueshme që nga themelimi i N1, ne refuzojmë, në këto rrethana, t’i japim legjitimitet një politike editoriale që nuk mund ta mbështesim”, kanë deklaruar ata.

    Gazetarët kanë theksuar se kufizimet e vendosura nga drejtuesit e rinj ua kanë pamundësuar vazhdimin e punës pa cenuar parimet e tyre profesionale.

    N1 është konsideruar prej vitesh një nga televizionet kryesore në Serbi që raporton në mënyrë kritike për qeverinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ndryshimet në pronësi dhe menaxhim kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e pavarësisë editoriale të mediumit.

    Në maj, kompania mëmë e televizionit u shit te European Future Media Investments, me seli në Luksemburg, e menaxhuar nga Alpac Capital. Kjo e fundit kishte blerë edhe Euronews-in në vitin 2022.

    Një hulumtim i gazetarëve të Direkt36 dhe Le Monde kishte raportuar se blerja e Euronews-it ishte financuar pjesërisht nga kapitali shtetëror hungarez dhe kompani të lidhura me rrjetin politik të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán.

    Redaksia e N1 ka konfirmuar largimin e dhjetë gazetarëve, duke shprehur keqardhje për vendimin e tyre. Megjithatë, ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të mbrojë parimet profesionale dhe pavarësinë e raportimit.

    Dorëheqjet vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, në një kohë kur pavarësia e mediave dhe qasja e publikut në informacione të paanshme janë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

  • Man Utd hyn në histori për të keq, asnjë skuadër angleze nuk e kishte bërë këtë

    Man Utd hyn në histori për të keq, asnjë skuadër angleze nuk e kishte bërë këtë

    Manchester Unitedi ka regjistruar një rekord negativ në garat evropiane, duke pësuar gol brenda dy minutave të para në dy ndeshje radhazi.

    Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick pësoi një humbje të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Comos, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    “Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Nico Paz e kaloi Comon në epërsi që në minutën e dytë, duke i dhënë skuadrës italiane një avantazh të hershëm.

    Ky gol vazhdoi një trend shqetësues për klubin anglez. Në ndeshjen paraprake të Ligës së Kampionëve, Manchester Unitedi ishte ndëshkuar që në minutën e parë nga Atletico Madridi, me Pablo Barriosin që kishte shënuar në fitoren 2-0 të skuadrës spanjolle.

    Si rrjedhojë, Manchester Unitedi u bë skuadra e parë angleze në histori që pëson gol brenda dy minutave të para në dy ndeshje radhazi në garat kryesore evropiane për klube.

    Ky rekord i padëshiruar e thellon edhe më shumë krizën e skuadrës angleze në Evropë, e cila duhet të përmirësojë dukshëm paraqitjet në minutat e para të ndeshjeve, nëse dëshiron të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

  • Papa Leo merr lajmin e mirë nga mjekët, nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

    Papa Leo merr lajmin e mirë nga mjekët, nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

    Papa Leo merr lajmin e mirë nga mjekët, nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

    Papa Leo nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm pas operacionit për kancer në mushkëri, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar se tumori nuk është përhapur, njoftuan të mërkurën mjekët e tij.

    Sipas deklaratës së publikuar nga Vatikani, analizat përfundimtare dhe testet e biologjisë molekulare të indeve të hequra gjatë operacionit konfirmuan diagnozën e adenokarcinomës së mushkërive, formës më të zakonshme të kancerit të mushkërive. Megjithatë, sëmundja ka mbetur e lokalizuar.

    Papës 71-vjeçar iu hoq lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë gjatë një operacioni më 13 tetor.

    Ai u lirua nga spitali të shtunën dhe po rifillon gradualisht detyrat e tij të zakonshme. Të mërkurën, Papa u rikthye në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mbajti audiencën e tij javore me pelegrinët.

    Ndërkohë, ende nuk është bërë e qartë nëse gjendja e tij shëndetësore do të ndikojë në udhëtimin e planifikuar në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, nga 6 deri më 17 nëntor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nuk jemi të vetmit që mezi ia dalim me pagë, sa para u mbeten evropianëve kur paguajnë qiranë?

    Nuk jemi të vetmit që mezi ia dalim me pagë, sa para u mbeten evropianëve kur paguajnë qiranë?

    Një pagë e vetme nuk mjafton për të përballuar qiranë e një apartamenti me tri dhoma gjumi në qendër të shumë qyteteve evropiane. Euronews Business ka analizuar se sa para i mbeten një çifti që punon, pasi paguan qiranë mujore.

    Shumë vende evropiane po përballen me një krizë të strehimit, të karakterizuar nga mungesa e banesave dhe rritja e çmimeve. Edhe qiratë vazhdojnë të shtrenjtohen, veçanërisht në qendrat e qyteteve. Për shumë familje në Evropë, një pagë e vetme nuk mjafton më për të përballuar qiranë e një apartamenti të përshtatshëm për një familje në zemër të një qyteti të madh, raporton Euronews.

    Por çfarë ndodh nëse të dy partnerët punojnë dhe e ndajnë qiranë mes tyre? A mjaftojnë të ardhurat e tyre? Sa para u mbeten çdo muaj pasi paguajnë qiranë? Dhe si krahasohen qytetet evropiane me pjesën tjetër të botës?

    Raporti Mapping the World’s Prices 2026, i publikuar nga Instituti Kërkimor i Deutsche Bank, hedh dritë mbi këtë çështje. Raporti merr në konsideratë pagën neto të dy personave në qytetin përkatës dhe zbrit qiranë e një apartamenti me tri dhoma gjumi në qendër të qytetit. Shuma që mbetet përfaqëson të ardhurat e disponueshme të familjes pas pagesës së qirasë.

    Në mesin e 28 qyteteve evropiane të analizuara, shuma që i mbetet një çifti pas pagesës së qirasë varion nga 253 euro në Lisbonë deri në 9.140 euro në Cyrih.

    Qytetet zvicerane kryesojnë renditjen

    Cyrihu ka qiranë më të lartë ndër 28 qytetet evropiane të analizuara, me 5.502 euro në muaj. Megjithatë, ai ka edhe pagën neto më të lartë, prej 7.321 eurosh. Si rezultat, një çifti që jeton në Cyrih i mbeten 9.140 euro në muaj pas pagesës së qirasë, shuma më e lartë në këtë renditje.

    Pas Cyrihut vjen Gjeneva, e cila gjithashtu qëndron dukshëm përpara qyteteve të tjera. Një çifti në këtë qytet i mbeten 8.783 euro në muaj pas pagesës së qirasë. Kjo shpjegohet me pagën neto, e cila arrin në 6.516 euro dhe është e dyta më e larta në renditje.

    Në vendin e tretë renditet Luksemburgu, me 5.890 euro të mbetura pas pagesës së qirasë. Paga neto në këtë qytet arrin në 4.548 euro, e treta më e larta në listë. Edhe pse qiraja është e lartë, me 3.206 euro, ajo mbetet më e ulët se në qytete si Londra, Dublini dhe Amsterdami. Kjo u mundëson çifteve të kenë më shumë para në fund të muajit.

    Pas Luksemburgut renditet Birminghami, me 5.238 euro, i ndjekur nga Kopenhaga, me 5.233 euro.

    Birminghami kundrejt Londrës: qiraja bën diferencën

    Një çifti në Birmingham i mbeten 5.238 euro çdo muaj pas pagesës së qirasë, ndërsa në Londër kjo shumë është 3.148 euro. Kjo do të thotë se çiftet në Birmingham kanë 2.090 euro më shumë në muaj.

    Edhe pse pagat janë më të ulëta në Birmingham, qiratë janë dukshëm më të lira. Një apartament në qendër të qytetit kushton mesatarisht 1.949 euro në muaj për t’u marrë me qira në Birmingham, krahasuar me 4.362 euro në Londër.

    Mbi 4.000 euro pas pagesës së qirasë u mbeten çifteve edhe në Oslo, me 4.936 euro; Frankfurt, me 4.786 euro; Mynih, me 4.575 euro; dhe Amsterdam, me 4.431 euro.

    Qiraja në Amsterdam është ndër pesë më të lartat në Evropë, me 3.542 euro në muaj. Megjithatë, paga neto prej 3.986 eurosh ndihmon në kompensimin e këtij shpenzimi.

    Vjena, me 3.709 euro të mbetura, dhe Stokholmi, me 3.674 euro, janë gjithashtu pranë këtij niveli.

    Berlini renditet përpara Parisit falë qirasë më të ulët

    Pagat në Paris janë më të larta se në Berlin, përkatësisht 3.171 euro kundrejt 2.946 eurove. Megjithatë, çifteve në Berlin u mbeten më shumë para pas pagesës së qirasë: 3.554 euro, krahasuar me 3.336 euro në Paris.

    Arsyeja kryesore është kostoja e banimit. Qiraja e një apartamenti në qendër të Parisit arrin në 3.005 euro, ndërsa në Berlin është 2.339 euro.

    Dublini ka një pagë neto prej 3.455 eurosh, më të lartë se Parisi, Berlini, Vjena dhe Stokholmi. Megjithatë, çifteve që jetojnë në kryeqytetin irlandez u mbeten vetëm 3.038 euro pas pagesës së qirasë, më pak se në të gjitha këto qytete.

    Dublini ka qiranë e katërt më të lartë në Evropë, me 3.873 euro në muaj, një shumë që tejkalon edhe pagën neto të një personi.

    Evropa Jugore renditet në fund

    Qytetet e Evropës Jugore kanë shumat më të ulëta të të ardhurave që u mbeten çifteve pas pagesës së qirasë. Lisbona dhe Milano janë ndër qytetet më të vështira për çiftet.

    Në Lisbonë, pas pagesës së qirasë mbeten vetëm 253 euro në muaj. Paga neto është 1.408 euro, ndërsa qiraja arrin në 2.561 euro.

    Në Milano, shuma e mbetur është vetëm 697 euro. Në Madrid, një çifti i mbeten 1.905 euro në muaj, ndërsa në Barcelonë 1.832 euro. Në Romë kjo shumë bie në 1.265 euro, ndërsa në Athinë në 1.148 euro.

    Në Athinë, qiraja mujore prej 1.164 eurosh është pak më e lartë se paga neto e një personi, e cila arrin në 1.156 euro.

    Stambolli renditet menjëherë pas Lisbonës në fund të listës evropiane, me vetëm 353 euro të mbetura pas pagesës së qirasë. Paga neto në këtë qytet është 1.027 euro, ndërsa qiraja arrin në 1.701 euro.

    Evropa Qendrore dhe Lindore paraqiten më mirë se jugu

    Disa qytete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë rezultate më të mira se ato të Evropës Jugore.

    Në Pragë, një çifti i mbeten 2.054 euro në muaj pas pagesës së qirasë. Në Varshavë kjo shumë arrin në 1.985 euro, ndërsa në Budapest në 1.548 euro. Të tria qytetet renditen përpara Romës dhe Athinës.

    Duhet theksuar se në këtë analizë përfshihet vetëm qiraja. Çiftet duhet të përballojnë gjithashtu shpenzimet për ushqim, faturat e shërbimeve dhe transportin.

    A mjafton një pagë për të paguar qiranë?

    Në shumë qytete, përgjigjja është jo.

    Në 11 qytete, qiraja mujore është më e lartë se paga neto e një personi. Këto qytete janë Athina, Barcelona, Budapesti, Dublini, Stambolli, Lisbona, Londra, Madridi, Milano, Praga dhe Roma.

    Lisbona ka diferencën më të madhe mes pagës dhe qirasë. Paga neto është 1.408 euro, ndërsa qiraja kushton 2.561 euro, pra 82% më shumë se një pagë mujore.

    Në Milano, paga neto është 1.940 euro, ndërsa qiraja arrin në 3.184 euro.

    Në Pragë dhe Budapest, qiraja dhe paga neto e një personi janë pothuajse në të njëjtin nivel.

    Si krahasohet Evropa me pjesën tjetër të botës?

    Evropa paraqitet mirë në renditjen globale. Cyrihu, me 9.140 euro të mbetura pas qirasë, dhe Gjeneva, me 8.783 euro, kryesojnë listën e 69 qyteteve në mbarë botën, duke lënë pas San Franciskon, ku një çifti i mbeten 7.992 euro.

    Shtatë nga dhjetë qytetet e para në këtë renditje janë evropiane.

    Asnjë qytet evropian nuk renditet në dhjetëshen e fundit. Këto qytete ndodhen të gjitha në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë. Në gjashtë prej tyre, qiraja kushton më shumë se dy paga neto.

    Manila, me minus 882 euro, dhe Bangkoku, me minus 759 euro, renditen në fund të listës.

    Në Moskë, një çifti i mbeten vetëm 313 euro pas pagesës së qirasë. Paga neto është 1.570 euro, ndërsa qiraja arrin në 2.827 euro.

    Disa qytete evropiane paraqiten më mirë edhe se Nju Jorku, ku një çifti i mbeten 1.921 euro pas pagesës së qirasë.

    Brezat e rinj në Evropë kanë norma më të ulëta të pronësisë së banesave krahasuar me brezat e mëparshëm. Në vitin 2026, çmimet e banesave dhe qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, duke tejkaluar inflacionin në shumë vende.

    Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë për shumë të rinj dhe familje që të sigurojnë një banesë të përballueshme, veçanërisht në qendrat e qyteteve të mëdha.

  • Albania approves agreement in principle with Peace Board for sending military troops to Gaza

    The Council of Ministers of the Republic of Albania, with the defence minister’s proposal, has in principle approved the international agreement with the Peace Board for participation of the Albanian Armed Forces in the International Stabilisation Force in the Gaza Strip.

    The decision is based on the Constitution, on legislation on international agreements, as well as on the legal framework for sending military forces outside Albania’s territory.

    Legal Basis and International Framework

    This normous act follows earlier institutional and parliamentary steps taken by Albanian authorities for involvement in this international peace mission.

    The process is specifically based on two basic legal acts adopted through 2026.

    This decision is based on the No.1/2026 Bill for ratification of the Republic of Albania’s accession agreement, represented by Prime Minister Edi Rama, the Peace Board Charter, and the No.98/2026 Law, about the participation of the Republic of Albania’s Armed Forces in the International Stability Force military operation in Gaza. )

    Decision and Access to Power

    Through this decision, the executive has formally approved the text of the agreement regulating administrative, technical and operational modalities of Albanian military participation within the Peace Board structures. The Council of Ministers’ decision comes into force shortly after the official signing.

  • ​Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

    ​Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

    Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, ka miratuar në parim marrëveshjen ndërkombëtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Shqiptare në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës.

    Vendimi mbështetet në Kushtetutë, në legjislacionin për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe në kuadrin ligjor për dërgimin e forcave ushtarake jashtë territorit të Shqipërisë.

    Baza ligjore dhe kuadri ndërkombëtar

    Ky akt normativ pason hapat e mëparshëm institucionalë e parlamentarë të ndërmarrë nga autoritetet shqiptare për përfshirjen në këtë mision ndërkombëtar të paqes.

    Procesi mbështetet specifikisht në dy akte ligjore bazë të miratuara përgjatë vitit 2026.

    Ky vendim bazohet te “ligji nr.1/2026, ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes’, dhe ligji nr.98/2026, ‘Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza’.”

    Vendimmarrja dhe hyrja në fuqi

    Përmes këtij vendimi, ekzekutivi ka miratuar zyrtarisht në parim tekstin e marrëveshjes që rregullon modalitetet administrative, teknike dhe operacionale të pjesëmarrjes ushtarake shqiptare brenda strukturave të Bordit të Paqes. Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit zyrtar.