Blog

  • Galatasaray përmbys Lillen dhe shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

    Galatasaray përmbys Lillen dhe shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

    Skuadra turke ka siguruar tri pikët të mërkurën mbrëma, në një ndeshje me gjashtë gola dhe emocione deri në fund.

    Yunus Akgün kaloi Galatasarayn në epërsi që në minutën e dytë, por Lille reagoi përmes Soriba Diaounes, i cili realizoi dy herë për t’i dhënë epërsinë skuadrës franceze.

    Megjithatë, Galatasaray nuk u dorëzua. Alexey Batrakov barazoi shifrat në 2:2, duke rikthyer shpresat e skuadrës vendase për fitore.

    Në vazhdim, një autogol i Berke Özer dhe goli i Victor Osimhenit vulosën triumfin 4:2 për ekipin turk.

    Kjo ishte fitorja e parë e Galatasarayt në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa Lille pësoi humbjen e tretë radhazi në fazën e ligës.

    Burimi: RTKLive

  • Hoxha thotë se PDK e ka pasur Hamzën si administrator, jo si lider

    Hoxha thotë se PDK e ka pasur Hamzën si administrator, jo si lider

    Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka pasur Bedri Hamzën më shumë si administrator sesa si lider, duke mos ia respektuar plotësisht lidershipin.

    Duke komentuar dorëheqjen e Hamzës në emisionin Debat Plus, Hoxha tha se PDK-ja duhet të vendosë nëse dëshiron të krijojë një lider që do ta udhëheqë partinë në përballjen politike me kryeministrin Albin Kurti, apo të vazhdojë me një figurë që kryesisht shërben për ta mbajtur partinë të bashkuar.

    Sipas tij, Hamza nuk ishte lider i dobët, por kapaciteti i tij për të krijuar kohezion dhe për ta mbajtur partinë të bashkuar duket se ka qenë më i vlerësuar sesa lidershipi i tij politik.

    “Unë nuk konsideroj që Hamza ishte lider i dobët”, tha Hoxha.

    Ai theksoi se një parti politike e ka të vështirë të përparojë pa një lider të qartë, duke shtuar se PDK-ja nuk mund të funksionojë me dy figura që pretendojnë të jenë liderë.

    “Partitë që nuk e kanë një lider e kanë shumë vështirë me pasë progres”, u shpreh ai.

    Hoxha përmendi edhe Kadri Veselin, duke thënë se, sipas vlerësimit të tij, as Veseli nuk ka qenë lideri i vetëm i PDK-së.

    Ai vlerësoi se tashmë partia duhet të vendosë nëse do të zgjedhë një lider që merr përgjegjësi dhe e çon përpara subjektin politik, apo një administrator që pret zhvillimet, pa marrë rolin e një udhëheqësi të mirëfilltë politik.

    Burimi: Dukagjini

  • Heavy hit on Manchester United, Cosmo triumphs with convincing results

    Cesc Fabregas’ team held an excellent match, while Nico Paz, who achieved two goals and assisted in another.

    Anastasios Douvicas and Jacobo Ramon, who contributed to the Italian team’s deep success, were also registered on Comon’s list of feasibility.

    Manchester Unitedi managed to score only in the 91st minute, when Joshua Zirkzee sent the ball to the net for a final score of 4:1.

    This defeat comes at a difficult time for the Red Days, who are continuing to suffer the lack of positive results. Meanwhile, Cosmo is proving to be a team worthy of attention, thanks to convincing presentations and results achieved under Fabregas’ direction.

    Source Layer: RTKLive

  • Goditje e rëndë për Manchester Unitedin, Como triumfon me rezultat bindës

    Goditje e rëndë për Manchester Unitedin, Como triumfon me rezultat bindës

    Skuadra e Cesc Fabregasit zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa vëmendjen kryesore e mori Nico Paz, i cili realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

    Në listën e realizatorëve për Comon u regjistruan edhe Anastasios Douvikas dhe Jacobo Ramon, të cilët kontribuuan në suksesin e thellë të skuadrës italiane.

    Manchester Unitedi arriti të shënojë vetëm në minutën e 91-të, kur Joshua Zirkzee e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:1.

    Kjo disfatë vjen në një periudhë të vështirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët po vazhdojnë të vuajnë mungesën e rezultateve pozitive. Ndërkohë, Como po dëshmon se është një skuadër që meriton vëmendje, falë paraqitjeve bindëse dhe rezultateve të arritura nën drejtimin e Fabregasit.

    Burimi: RTKLive

  • High rents in Switzerland are straining integration, Albanians and foreigners risk being expelled from urban areas

    Continued rent increases in Switzerland are making it difficult to find affordable housing and can create new obstacles to the integration of foreigners, especially from low-income families.

    According to reports in Swiss media, including 20 Minuteen, increasing the cost of housing may deepen the division among various social groups, causing families with less financial opportunities to seek out dwellings in more distant or less wanted areas.

    This situation may also affect the integration of foreign communities, as the settlement plays an important role in access to schools, labour markets, public transportation, and social networks.

    Official Swiss data shows the housing market has come under added pressure. According to the Federal Home Office, the situation deteriorated during 2025 and the first half of 2026, mainly because of the increased demand and construction of new dwellings, Telegrafi broadcast.

    Low – and medium – income families are among the most affected groups. In demanding areas, finding an affordable residence has become increasingly difficult.

    According to Swiss authorities, between 2000 and 2024, the lease index increased by 38%, exceeding overall price and salary increases.

    For Albanian diaspora families and other foreign communities, this situation could pose an additional challenge, especially for those who have just settled in Switzerland and do not yet have full financial stability.

    Lack of affordable housing is not only economic but also social issues, since it can affect equal opportunities and the involvement of residents in community life.

    Swiss authorities expect housing construction to increase more by 2027, however, a rapid relief of the situation is not expected./Telegraphy/

  • Qiratë e larta në Zvicër po vështirësojnë integrimin, shqiptarët dhe të huajt rrezikojnë të përjashtohen nga zonat e qyteteve

    Qiratë e larta në Zvicër po vështirësojnë integrimin, shqiptarët dhe të huajt rrezikojnë të përjashtohen nga zonat e qyteteve

    Rritja e vazhdueshme e qirave në Zvicër po e vështirëson gjetjen e banesave të përballueshme dhe mund të krijojë pengesa të reja për integrimin e të huajve, veçanërisht të familjeve me të ardhura të ulëta.

    Sipas raportimeve në mediat zvicerane, përfshirë 20 Minuten, rritja e kostos së banimit mund të thellojë ndarjen mes grupeve të ndryshme shoqërore, duke bërë që familjet me më pak mundësi financiare të detyrohen të kërkojnë banesa në zona më të largëta ose më pak të kërkuara.

    Kjo situatë mund të ndikojë edhe në integrimin e komuniteteve të huaja, pasi vendbanimi luan rol të rëndësishëm në qasjen në shkolla, tregun e punës, transportin publik dhe rrjetet shoqërore.

    Të dhënat zyrtare zvicerane tregojnë se tregu i banesave është vënë nën presion të shtuar. Sipas Zyrës Federale për Banesa, situata u përkeqësua gjatë vitit 2025 dhe gjysmës së parë të vitit 2026, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe ndërtimit të pamjaftueshëm të banesave të reja, transmeton Telegrafi.

    Familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë ndër grupet më të prekura. Në zonat me kërkesë të lartë, gjetja e një banese me çmim të përballueshëm është bërë gjithnjë e më e vështirë.

    Sipas autoriteteve zvicerane, ndërmjet viteve 2000 dhe 2024, indeksi i qirave u rrit me 38%, duke tejkaluar rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe atë të pagave.

    Për familjet e diasporës shqiptare dhe komunitetet e tjera të huaja, kjo situatë mund të përbëjë një sfidë shtesë, sidomos për ata që sapo janë vendosur në Zvicër dhe nuk kanë ende stabilitet të plotë financiar.

    Mungesa e banesave të përballueshme nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe shoqërore, pasi mund të ndikojë në mundësitë e barabarta dhe në përfshirjen e banorëve në jetën e komunitetit.

    Autoritetet zvicerane presin që ndërtimi i banesave të shtohet më shumë nga viti 2027, megjithatë një lehtësim i shpejtë i situatës nuk pritet./Telegrafi/

  • Kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Sami Lushtaku

    Kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Sami Lushtaku

    Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.

    Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.

    “Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

    Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.

  • Kamioni nga Bullgaria transportonte 1.3 milion cigare kontrabandë, kapet në Gjermani

    Kamioni nga Bullgaria transportonte 1.3 milion cigare kontrabandë, kapet në Gjermani

    Dogana gjermane ka zbuluar rreth 1.3 milionë cigare të kontrabanduara në një kamion që vinte nga Bullgaria.

    Cigaret ishin fshehur mes mallrave të ligjshme që transportoheshin me automjetin, shkruajnë mediat.

    Kamioni u kontrollua më 13 tetor në një zonë pushimi përgjatë autostradës A3, pranë qytetit Rodgau, në landin e Hesenit.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë përdorën një pajisje të madhe me rreze X, përmes së cilës zbuluan parregullsi në ngarkesën e automjetit.

    Pas kontrollit më të hollësishëm, ata gjetën rreth 1.3 milionë cigare të markave të ndryshme, të cilat nuk kishin pullat tatimore gjermane dhe nuk po transportoheshin sipas rregullave në fuqi.

    Sipas autoriteteve, kontrabanda ka shkaktuar një dëm tatimor prej më shumë se 270 mijë eurosh.

    Shoferi i kamionit, një shtetas bullgar 51-vjeçar, u arrestua përkohësisht dhe ndaj tij nisi një procedurë hetimore nën dyshimin për evazion fiskal. Pas marrjes në pyetje, ai u la i lirë me urdhër të prokurorisë përgjegjëse për rastin.

    Cigaret e sekuestruara u transportuan në një vend të sigurt me ndihmën e Agjencisë Federale Gjermane për Ndihmë Teknike (THW).

    Hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Darmstadtit dhe Zyra e Hetimeve Doganore në Frankfurt, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin plotësisht rastin dhe rrethanat e kontrabandës. /Telegrafi/

  • Red wine can help preserve astronaut muscle during March missions

    A substance found in red wine can help protect astronaut muscles during long space missions, including trips to Mars.

    It is the resveratrol, a known ingredient for antioxidants, which, according to one study, has shown promising results in preserving mass and muscle strength.

    The study was published in the scientific magazine éFrontiers in Physiologyão by a Harvard University team co-ordinated by Marie Mortreux. The experiments are conducted on animals exposed to low – gravity conditions, similar to those that may be experienced on Mars.

    According to researchers, the journey to Mars with current technology takes about six months. During this time, astronauts can cope with muscle and bone weakening, a problem known as long missions at the International Space Station.

    After the first three weeks in space, some muscles begin to weaken, Mortreux stressed, underlining the importance of finding ways to reduce these effects.

    Proper nutrition, according to her, along with physical activity can play an important role in maintaining astronaut health during long – term missions.

    Resveratro has shown positive results in animals, affecting muscle growth through improved insulin sensitivity. However, additional studies are needed to determine whether these effects can be confirmed in humans.

    The findings do not mean that drinking red wine is recommended for muscle strengthening, since the results of experiments on animals cannot be applied directly to humans.

    Source Layer: Signal

  • Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

    Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

    Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

    Një substancë që gjendet në verën e kuqe mund të ndihmojë në mbrojtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve të gjata në hapësirë, përfshirë udhëtimet drejt Marsit.

    Bëhet fjalë për resveratrolin, një përbërës i njohur për vetitë antioksiduese, i cili sipas një studimi ka treguar rezultate premtuese në ruajtjen e masës dhe forcës muskulore.

    Studimi është publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Physiology” nga një ekip i Universitetit të Harvardit, i koordinuar nga Marie Mortreux. Eksperimentet janë kryer te kafshët e ekspozuara ndaj kushteve të gravitetit të ulët, të ngjashme me ato që mund të përjetohen në Mars.

    Sipas studiuesve, udhëtimi drejt Marsit me teknologjinë aktuale zgjat rreth gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, astronautët mund të përballen me dobësimin e muskujve dhe eshtrave, një problem i njohur edhe nga misionet e gjata në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

    “Pas tri javëve të para në hapësirë, disa muskuj fillojnë të dobësohen”, ka theksuar Mortreux, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së mënyrave për të zvogëluar këto efekte.

    Sipas saj, ushqyerja e përshtatshme, së bashku me aktivitetin fizik, mund të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të astronautëve gjatë misioneve afatgjata.

    Resveratroli ka treguar rezultate pozitive te kafshët, duke ndikuar në rritjen e muskujve përmes përmirësimit të ndjeshmërisë ndaj insulinës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse këto efekte mund të vërtetohen edhe te njerëzit.

    Gjetjet nuk nënkuptojnë se pirja e verës së kuqe rekomandohet për forcimin e muskujve, pasi rezultatet e eksperimenteve te kafshët nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt te njerëzit.

    Burimi: Sinjali