Blog

  • President Shiroka Pula meets Archbishop Dode George

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has hosted the Prizren-Pristina Archbishop’s meeting today, My Lord Dode Gjergji.

    During the meeting, George has congratulated the president on his new task and has wanted success in carrying out the mandate.

    According to the announcement, the importance of co-operation between the country’s institutions and religious communities has been discussed at the meeting, with the goal of preserving peace, prosperity and tolerance in society.

    President Shiroka Pula has praised the Catholic Church’s contribution to the preservation of tradition, strengthening interreligious harmony and cultivating solidarity and co-existence among citizens.

    Source Layer: Dukeagini

  • Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

    Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

    Gjatë takimit, Gjergji e ka uruar presidenten për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.

    Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe bashkësive fetare, me qëllim të ruajtjes së paqes, mirëqenies dhe tolerancës në shoqëri.

    Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, forcimin e harmonisë ndërfetare dhe kultivimin e solidaritetit e të bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Tensions before the prime minister, Molotov jumps towards the effecters, approaches the Autobot to spread the crowd and extinguish the fires.

    Protests before the prime minister have been accompanied by tensions, as protesters have repeatedly thrown Molotov towards the institution’s building.

    A few minutes ago, protesters have thrown Molotov even into the state police’s effectiveness, which are positioned on one side of the prime minister, within the institution’s perimeter.

    Meanwhile, police forces are expected to increase in the area. As journalist Sara Demushi reports, the water Autobot is approaching protesters with a view to distributing them. So far, police effectives have not called on protesters.

    After the release of the Mototoves and the act of fire, fire services working on the scene have also been involved.

  • Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhet molotov drejt efektivëve, afrohet autoboti për të bërë shpërndarjen e turmës dhe fikjen e zjarreve

    Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhet molotov drejt efektivëve, afrohet autoboti për të bërë shpërndarjen e turmës dhe fikjen e zjarreve

    Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit.

    Pak minuta më parë, protestuesit kanë hedhur molotov edhe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë pozicionuar në njërën anë të Kryeministrisë, brenda perimetrit të institucionit.

    Ndërkohë, pritet që në zonë të shtohen forcat e policisë. Siç raporton gazetarja Sara Demushi, autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk kanë bërë thirrje drejtuar protestuesve.

    Pas hedhjes së molotovëve dhe aktivizimit të zjarrit, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

  • Lajm i madh për fansat e “Sulejmanit të Madhërishëm”, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli rikthehen bashkë në një film

    Lajm i madh për fansat e “Sulejmanit të Madhërishëm”, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli rikthehen bashkë në një film

    Aktorët turq Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli, të njohur për rolet e tyre si Sulltan Sulejmani dhe Hurrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, prezantuan të martën filmin e tyre të ri “Imroz’da Bahar” (“Pranvera në Imroz”).

    Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit El Gouna në Egjipt.

    Sipas mediave turke, çifti i aktorëve mbërriti në tapetin e kuq të kapur për dore, dhe më pas pozuan së bashku për fotografët.

    Ky është projekti i tyre i parë i përbashkët që nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili u transmetua nga viti 2011 deri në vitin 2014. Uzerli u largua nga seriali para përfundimit të xhirimeve, pasi përjetoi një lodhje të rëndë.

    Ata njoftuan mbërritjen e tyre në premierë rreth dhjetë ditë më parë në një video të përbashkët në rrjetet sociale. “Do ta kemi premierën botërore më 20 tetor në El Gouna. Do të jemi atje”, thanë ata në atë kohë.

    Filmi u drejtua nga Ozcan Alper, i cili shkroi skenarin me Luzin Dink. Filmi u xhirua në ishullin Gokceada, i njohur edhe si Imroz, dhe historia ndjek dy njerëz, rrugët e të cilëve kryqëzohen në ishull dhe që përballen me të kaluarën e tyre.

    Në film, Ergenc luan rolin e Arifit, një shkrimtari 52-vjeçar i cili nuk ka qenë në gjendje të shkruajë për një kohë të gjatë. Uzerli luan rolin e Sonyas, një gruaje 41-vjeçare që humbi bashkëshortin dhe djalin e saj tre vjet më parë. Të dy janë bashkëproducentë të filmit.

    Traileri u publikua më 16 tetor. Pas festivalit, sipas njoftimeve, filmi duhet të dalë në kinematë e më shumë se 50 vendeve. Data e publikimit në Turqi nuk është njoftuar ende.

  • Irani është i gatshëm për bisedime me SHBA-në

    Irani është i gatshëm për bisedime me SHBA-në

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë rrugën diplomatike me Shtetet e Bashkuara, por njëkohësisht është i përgatitur të mbrohet në rast të një sulmi të ri ushtarak.

    Në një intervistë për televizionin irakian Al-Ekhbariya, Araghchi tha se kontaktet diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit po vazhdojnë përmes vendeve ndërmjetësuese, përfshirë Pakistanin dhe Katarin.

    Ai bëri të ditur se Irani i ka paraqitur SHBA-së një nismë shtatëditore, sipas së cilës Ngushtica e Hormuzit do të rihapej plotësisht në ditën e gjashtë, nëse Uashingtoni i pranon kushtet e Teheranit.

    Sipas Araghchit, pala amerikane ka njoftuar se i pranon kushtet iraniane, por ka kërkuar shtimin e disa pikave të tjera në marrëveshje. Ai nuk i bëri publike kërkesat shtesë të SHBA-së, raportojnë mediat.

    Kryediplomati iranian theksoi se Teherani kërkon që Uashingtoni të përmbushë të gjitha zotimet e përcaktuara në memorandumin e mirëkuptimit të arritur në Islamabad. Vetëm pas përmbushjes së tyre, sipas tij, mund të zhvillohen negociata për çështjet e tjera.

    Araghchi tha se Irani dëshiron ta mbajë të hapur rrugën diplomatike, por shprehu mosbesim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se raundet e mëparshme të negociatave kishin përfunduar me sulme kundër vendit të tij.

    “Bota duhet ta dijë se është pala amerikane, dhe jo Irani, ajo që po e bllokon rrugën drejt diplomacisë”, deklaroi ai.

    Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Araghchi tha se ajo nuk do të hapet plotësisht për të gjithë trafikun detar pa një marrëveshje me Uashingtonin.

    Ai shtoi se Irani dhe Omani kanë rënë dakord për rrugët e hyrjes dhe daljes së anijeve nga ngushtica, ndërsa hartat dhe koordinatat përkatëse duhet të regjistrohen pranë Organizatës Ndërkombëtare Detare.

    Duke folur për mundësinë e një konflikti të ri, ministri iranian paralajmëroi se nuk mund të përjashtohet një sulm i ri nga SHBA-ja dhe Izraeli.

    “Kur themi se jemi të gatshëm për luftë, kjo nuk do të thotë se e dëshirojmë atë. Përkundrazi, është një mesazh për palën tjetër që të rishikojë llogaritjet e saj dhe të mos nisë një luftë tjetër”, theksoi Araghchi, duke shtuar se Irani është po aq i gatshëm për diplomaci sa edhe për luftë. Irani është i gatshëm për diplomaci me SHBA-në

  • Manchester United’s hit, Sesco is in danger of missing up to four months.

    Manchester United fears that attacker Benjamin Sesco may be left out of the field for up to four months, which would keep him out of the team until February, English media reports.

    The 23-year-old attacker has been missing for five weeks due to a physical problem that had disturbed him over the previous six months.

    The English club is conducting additional medical examinations at the Carrington training center, while the media report there is the possibility that its absence will be shorter than initially predicted.

    Manchester United coach Michael Carrick has said the club hopes to have more clarity about the attacker’s situation in the coming days.

    I hope the next time we talk, maybe not tomorrow, but by the end of the week, we’ll have something clearer, Carrick said.

    A prolonged lack of Sesko may force Manchester United to seek reinforcements in the offensive department during the January transitional deadline. Meanwhile, Joshua Zirkzee is facing difficulties in providing regular minutes in the field.

    Sesko scored 12 goals in his first season at Manchester United, after joining the club from RB Leipzig.

    If confirmed missing by February, this would constitute a significant blow to Manchester United’s plans for the rest of the season.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Goditje për Manchester Unitedin, Sesko rrezikon të mungojë deri në katër muaj

    Goditje për Manchester Unitedin, Sesko rrezikon të mungojë deri në katër muaj

    Goditje për Manchester Unitedin, Sesko rrezikon të mungojë deri në katër muaj

    Manchester United frikësohet se sulmuesi Benjamin Sesko mund të mbetet jashtë fushave deri në katër muaj, çka do ta linte atë jashtë skuadrës deri në shkurt, raportojnë mediat angleze.

    Sulmuesi 23-vjeçar mungon prej pesë javësh për shkak të një problemi fizik, i cili e kishte shqetësuar edhe gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.

    Klubi anglez po kryen kontrolle të tjera mjekësore në qendrën stërvitore në Carrington, ndërsa mediat raportojnë se ekziston mundësia që mungesa e tij të jetë më e shkurtër sesa parashikohet fillimisht.

    Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka thënë se klubi shpreson të ketë më shumë qartësi për gjendjen e sulmuesit në ditët në vijim.

    “Shpresoj që herën tjetër kur të flasim, ndoshta jo nesër, por deri në fund të javës, do të kemi diçka më të qartë”, deklaroi Carrick.

    Një mungesë e zgjatur e Seskos mund ta detyrojë Manchester Unitedin të kërkojë përforcime në repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit. Ndërkohë, Joshua Zirkzee po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në fushë.

    Sesko shënoi 12 gola në sezonin e tij të parë te Manchester United, pasi iu bashkua klubit nga RB Leipzig.

    Nëse konfirmohet se do të mungojë deri në shkurt, kjo do të përbënte një goditje të rëndësishme për planet e Manchester Unitedit për pjesën e mbetur të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lapi Road Cleaned in Fushe Kosova

    The NPL campaign Kosovo has realised the cleaning of the Llap Road and Metush Krasniqi’s route, within public space maintenance activities in the city.

    According to the company’s announcement, its teams have removed waste from these roads, contributing to improved purity and environment for residents.

    NPL Fushka Kosova’s NPL has indicated that a daily commitment to maintaining public spaces and creating a cleaner environment for citizens will continue. /Telegraphy/

  • Pastrohen rruga e Llapit dhe rruga “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë

    Pastrohen rruga e Llapit dhe rruga “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë

    NPL “Fushë Kosova” ka realizuar pastrimin e rrugës së Llapit dhe rrugës “Metush Krasniqi”, në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet e saj kanë larguar mbeturinat nga këto rrugë, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe të ambientit për banorët.

    NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët. /Telegrafi/