Blog

  • Arrestohet ish-ministri i Orbanit dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë

    Arrestohet ish-ministri i Orbanit dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Gyorgy Matolcsy, është arrestuar nën dyshimin për mashtrim financiar dhe keqpërdorim të fondeve, në kuadër të një hetimi që lidhet me humbje të mëdha financiare.

    Matolcsy, i cili për shumë vite ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt ekonomikë të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, dyshohet për mashtrim që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, si dhe për përdorimin e një dokumenti privat të falsifikuar.

    Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, përmes një postimi në Facebook. Avokati i Matolcsy-t konfirmoi se klienti i tij ishte dërguar në Prokurorinë Qendrore Hetimore, por në atë kohë marrja e tij në pyetje si i dyshuar ende nuk kishte filluar.

    Prokuroria hungareze njoftoi se po zhvillon hetime dhe kontrolle në disa lokacione, në kuadër të një rasti për keqpërdorim të fondeve dhe dëme të mëdha financiare. Sipas raportimeve të mediave hungareze, në këtë rast janë ndaluar edhe disa persona të tjerë, përfshirë individë të lidhur me kompanitë e djalit të ish-guvernatorit.

    Hetimi lidhet me fondacionet Pallas Athéné, të krijuara nga Banka Qendrore e Hungarisë në vitin 2014, gjatë kohës kur Matolcsy drejtonte institucionin. Këto fondacione administronin pasuri me vlerë qindra miliarda forinta, ndërsa menaxhimi i investimeve të tyre ka ngritur dyshime për humbje të konsiderueshme financiare.

    Zyra Shtetërore e Auditimit të Hungarisë kishte ngritur më herët shqetësime për mënyrën e administrimit të pasurisë së fondacioneve. Në maj të këtij viti, autoritetet sekuestruan rreth 92 miliardë forinta, afërsisht 300 milionë dollarë, në para dhe letra me vlerë, në kuadër të një hetimi të lidhur me dyshime për pastrim parash.

    Matolcsy ishte ministër i Ekonomisë Kombëtare nga viti 2010 deri më 2013, ndërsa më pas drejtoi Bankën Qendrore të Hungarisë për 12 vjet, deri në mars të vitit 2025.

    Arrestimi i tij vjen në një kohë kur qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka paralajmëruar hetime më të gjera për dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së mëparshme.

    Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse ndaj ish-guvernatorit do të ngrihet aktakuzë. Akuzat ndaj tij mbeten nën hetim dhe përgjegjësia penale nuk është vërtetuar. /Telegrafi/

  • Mbretëria e Bashkuar miraton shpimet në një “vendburim gazi” në Detin e Veriut pavarësisht shqetësimeve mjedisore

    Mbretëria e Bashkuar miraton shpimet në një “vendburim gazi” në Detin e Veriut pavarësisht shqetësimeve mjedisore

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të mërkurën planet për të filluar shpimet në një “vendburim gazi” në Detin e Veriut.

    Vendimi u mirëprit nga grupet e energjisë, por u kritikua nga ambientalistët, të cilët paralajmëruan për emetime më të larta të karbonit.

    “Vendburimi!” Jackdaw ndodhet 240 kilometra në lindje të Aberdeenit, Skoci.

    Megjithatë, qeveria argumentoi se projekti mund të forcojë sigurinë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e energjisë.

    “Në një kohë kur njerëzit po vuajnë vërtet, është e drejtë që ne të shohim në një mënyrë të përgjegjshme maksimizimin e rezervave ekzistuese të energjisë që kemi në Britani, të cilat mund të ndihmojnë”, tha kryeministri laburist Andy Burnham.

    “Ne jemi të përkushtuar të shkojmë drejt energjisë së rinovueshme dhe të arrijmë zero neto deri në vitin 2050. Por edhe në rrugën tonë ambicioze klimatike, ne do të vazhdojmë të kërkojmë naftë dhe gaz si pjesë të nevojave tona energjetike për dekadat e ardhshme”.

    Kritikët gjithashtu argumentojnë se ky veprim do të bëjë pak për të ulur faturat e energjisë elektrike për familjet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi çmimet e naftës dhe gazit përcaktohen nga tregjet globale.

    Një gjykatë skoceze vendosi vitin e kaluar se miratimet e mëparshme për Jackdaw dhe Rosebank, një tjetër projekt nafte dhe gazi në Detin e Veriut, ishin të paligjshme pasi nuk morën parasysh emetimet e tyre indirekte të karbonit.

    Qeveria ende nuk ka vendosur nëse do ta miratojë Rosebank, e cila besohet se mban rezervat më të mëdha të pashfrytëzuara të naftës në Mbretërinë e Bashkuar.

    Zack Polanski, udhëheqësi i Partisë së Gjelbër të krahut të majtë, e quajti vendimin “vandalizëm klimatik”, ndërsa Greenpeace tha se miratimi tregoi “kontrollin toksik që lobistët e karburanteve fosile ende kanë mbi politikën tonë të energjisë”. /Telegrafi/

  • France, violence damage during protests could amount to hundreds of millions of euros

    The damage caused by violence and riots during the weekend protests in France could amount to tens, even hundreds of millions of euros, French Economy Minister Roland Lescure has declared.

    In an interview for RTL radio, Lescure described the incidents as extremely serious, saying the country has faced acts of violence by anarchists and hooligans.

    He made it known that the government is co-operating with insurance companies to support harmful businesses and businessmen, while pledging that measures will be taken to prevent the repeat incidents.

    Meanwhile, new protests have been warned of Saturday in Paris. The Yelekverd movement has announced the organisation of a demonstration, while even labour unions and students plan to gather at Bastille Square.

    The recent riots followed a protest against the increase in cost of living, held on October 17, when some 550 thousand people took to the streets throughout France.

    During the protests there were clashes between demonstrators and police, vehicles were burned, shops were looted, and more than 2,000 people were arrested.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Francë, dëmet nga dhuna gjatë protestave mund të arrijnë në qindra miliona euro

    Francë, dëmet nga dhuna gjatë protestave mund të arrijnë në qindra miliona euro

    Francë, dëmet nga dhuna gjatë protestave mund të arrijnë në qindra miliona euro

    Dëmet e shkaktuara nga dhuna dhe trazirat gjatë protestave të fundjavës në Francë mund të arrijnë në dhjetëra, madje edhe qindra miliona euro, ka deklaruar ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure.

    Në një intervistë për radion RTL, Lescure i cilësoi incidentet si jashtëzakonisht serioze, duke thënë se vendi është përballur me akte dhune nga anarkistët dhe huliganët.

    Ai bëri të ditur se qeveria po bashkëpunon me kompanitë e sigurimeve për të mbështetur bizneset dhe tregtarët e prekur nga dëmet, ndërsa u zotua se do të merren masa për të parandaluar përsëritjen e incidenteve.

    Ndërkohë, protesta të reja janë paralajmëruar për të shtunën në Paris. Lëvizja e Jelekverdhëve ka njoftuar për organizimin e një demonstrate, ndërsa edhe sindikata të punëtorëve dhe studentëve planifikojnë të mblidhen në sheshin Bastille.

    Trazirat e fundit pasuan një protestë kundër rritjes së kostos së jetesës, e mbajtur më 17 tetor, kur rreth 550 mijë persona dolën në rrugë në mbarë Francën.

    Gjatë protestave pati përleshje mes demonstruesve dhe policisë, u dogjën automjete, u plaçkitën dyqane dhe më shumë se 2 mijë persona u arrestuan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rosenne Barr admits they enjoyed the kisses with colleague Randy Quaid: I wish he would leave his wife for me

    Rosenne Barr admits they enjoyed the kisses with colleague Randy Quaid: I wish he would leave his wife for me

    The American actress and comedian, Rosenne Barr, spoke up about chemistry with her colleague Randy Quaid, who plays a married couple in the new comic series, Meemew: A Modern Day Fablem.

    In an interview with The Hollywood Reporter, 73-year-old woman has been saying in a mood that she is in love with the actor and that she would like him to leave her wife to marry her.

    I’m in love with her and I’d like her to leave her and marry me, she said.

    Rosenne Barr admits they enjoyed the kisses with colleague Randy Quaid: I wish he would leave his wife for me Rosenne Barr with Randy Quaid

    Barr has also shown that he has so enjoyed kissing scenes with Quaid, 76, that he has written other scenes where their characters kissed.

    She also mentioned numerous romantic and passionate serial scenes, joking that some of them could be published on the OnlyFans platform.

    Meanwhile, Quaid has been married to his wife Evie since 1989.

    The involvement of two actors in the new project has also attracted attention because of the controversy that has accompanied their career.

    In the same interview, Barr has discovered that John Goodman, with whom he played on the popular series “Roseanne,” has refused to appear in her new project.

    She also indicated that she no longer maintains contact with Laurie Metcalf, who performed her sister in the series. /Telegraphy/

  • Roseanne Barr pranon se i shijuan puthjet me kolegun Randy Quaid: Do të doja ta linte bashkëshorten për mua

    Roseanne Barr pranon se i shijuan puthjet me kolegun Randy Quaid: Do të doja ta linte bashkëshorten për mua

    Aktorja dhe komediania amerikane, Roseanne Barr, ka folur hapur për kiminë me kolegun e saj Randy Quaid, me të cilin luan një çift të martuar në serialin e ri komik “Meemaw: A Modern Day Fable”.

    Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, 73-vjeçarja ka deklaruar me humor se është e dashuruar me aktorin dhe se do të dëshironte që ai ta linte bashkëshorten për t’u martuar me të.

    “Jam e dashuruar me të dhe do të doja që ta linte bashkëshorten dhe të martohej me mua”, është shprehur ajo.

    Rosenne Barr admits they enjoyed the kisses with colleague Randy Quaid: I wish he would leave his wife for me Roseanne Barr me Randy Quaid

    Barr ka treguar gjithashtu se i ka shijuar aq shumë skenat e puthjeve me Quaid, 76 vjeç, saqë ka shkruar edhe skena të tjera ku personazhet e tyre puthen.

    Ajo ka përmendur edhe skenat e shumta romantike dhe pasionante në serial, duke bërë shaka se disa prej tyre mund të publikoheshin në platformën OnlyFans.

    Ndërkohë, Quaid është i martuar me bashkëshorten Evi që nga viti 1989.

    Përfshirja e dy aktorëve në projektin e ri ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të polemikave që kanë shoqëruar karrierën e tyre.

    Në të njëjtën intervistë, Barr ka zbuluar se John Goodman, me të cilin luajti në serialin e njohur “Roseanne”, ka refuzuar të shfaqet në projektin e saj të ri.

    Ajo gjithashtu ka treguar se nuk mban më kontakte me Laurie Metcalf, e cila interpretonte motrën e saj në serial. /Telegrafi/

  • Tri gola, tri fitore, nëntë pikë – Rin Ahmeti po bëhet makthi i Ballkanit

    Tri gola, tri fitore, nëntë pikë – Rin Ahmeti po bëhet makthi i Ballkanit

    Rin Ahmeti po dëshmon se është njëri prej talentëve më premtues të futbollit të Kosovës. Sulmuesi i krahut i Prishtinës, ndonëse ende në moshë adoleshente, është shndërruar në një protagonist të rëndësishëm në përballjet me Ballkanin, ndaj të cilit ka realizuar tri gola vendimtarë që i kanë sjellë bardhekaltërve tri fitore dhe nëntë pikë të plota.

    Ka futbollistë që kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur me futbollin e nivelit të lartë, por ka edhe të tillë që, pavarësisht moshës, dinë të bëjnë diferencën në ndeshjet më të rëndësishme. Rin Ahmeti po dëshmon se i përket kësaj kategorie.

    Sulmuesi i krahut i Prishtinës ka gjetur mënyrën për të lënë gjurmë në përballjet ndaj Ballkanit, njërit prej rivalëve kryesorë të kryeqytetasve në futbollin kosovar. Me tri gola në tri fitore të ndryshme, Ahmeti ka qenë vendimtar në sigurimin e nëntë pikëve për skuadrën e tij, duke dëshmuar se mund të marrë përgjegjësi edhe në sfidat me peshë të madhe.

    Historia e tij me golat ndaj Ballkanit nisi në sezonin 2025/26, kur Prishtina triumfoi 1-0 në ndeshjen e javës së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Në atë përballje, një gol i Ahmetit mjaftoi për t’ia siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

    Sulmuesi i ri nuk u ndal me kaq. Në javën e 35-të të po atij sezoni, ai realizoi sërish ndaj Ballkanit, këtë herë golin e dytë të ekipit në fitoren 1-2 në udhëtim. Një tjetër gol me peshë, që konfirmoi se paraqitja e tij e mëparshme nuk ishte rastësi.

    Edhe në sezonin 2026/27, Ahmeti vazhdoi traditën e tij të mirë kundër skuadrës nga Suhareka. Në ndeshjen e javës së 10-të, ai shënoi golin e fitores 0-1, duke i dhënë Prishtinës edhe tri pikë të tjera dhe duke kompletuar një seri prej tri golash vendimtarë ndaj të njëjtit kundërshtar.

    Tri ndeshje, tri gola dhe nëntë pikë për Prishtinën. Një bilanc që tregon ndikimin e sulmuesit të ri në këto përballje dhe aftësinë e tij për të shfrytëzuar momentet vendimtare.

    Nga talenti 16-vjeçar te protagonisti i Prishtinës

    Ajo që e bën edhe më të veçantë shpërthimin e Ahmetit është mosha në të cilën ka arritur të lërë gjurmë në Superligën e Kosovës, ku debutoi si 16-vjeçar.

    Në sezonin 2025/26, kur ishte vetëm 17-vjeçar, ai e përfundoi kampionatin me gjashtë gola dhe dy asistime. Për një futbollist në atë moshë, këto shifra dëshmojnë se bëhet fjalë për një lojtar që ka potencial të ndikojë në lojën sulmuese të skuadrës, e jo vetëm për një talent që pret rastin e tij.

    Në sezonin aktual 2026/27, tashmë si 18-vjeçar, Ahmeti ka regjistruar një gol dhe një asistim në gjashtë ndeshje, shumica nga banka. Edhe pse sezoni është ende në zhvillim, sulmuesi i krahut vazhdon të jetë një emër për t’u përcjellë me vëmendje te Prishtina.

    Pozicioni i tij në krah i jep mundësinë të krijojë rrezik përmes lëvizjeve sulmuese, depërtimeve dhe aftësisë për të përfunduar aksionet. Në të njëjtën kohë, golat ndaj Ballkanit tregojnë se ai di të shfaqet në momentet kur skuadra ka më së shumti nevojë.

    Pjesë e së ardhmes së Dardanëve

    Zhvillimi i Ahmetit nuk është vënë re vetëm në nivel klubesh. Ai është gjithashtu reprezentues i rregullt i grupmoshave të Kosovës dhe aktualisht është pjesë e Përfaqësueses U21 të Dardanëve.

    Përfshirja në këtë grupmoshë është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i dhënë mundësinë të zhvillohet në një ambient konkurrues dhe të fitojë përvojë në nivel ndërkombëtar.

    Për futbollin kosovar, lojtarët e rinj që arrijnë të fitojnë hapësirë në klubet e tyre dhe të bëjnë diferencën në Superligë përbëjnë një shenjë pozitive për të ardhmen. Ahmeti është një prej emrave që po e ndërton këtë rrugëtim, duke kombinuar minutat në nivel klubesh me paraqitjet për përfaqësueset e moshave.

    Ofertat nga jashtë dhe hapi i radhës në karrierë

    Rin Ahmeti llogaritet ndër futbollistët më perspektivë të futbollit të Kosovës, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr interesimin e klubeve të ndryshme.

    Prishtina tashmë ka marrë disa oferta për sulmuesin e ri, çka dëshmon se zhvillimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë vendit. Një kalim i mundshëm në një kampionat ndërkombëtar mund të përbëjë hapin e radhës në karrierën e tij, megjithëse gjithçka do të varet nga kushtet dhe koha e duhur për zhvillimin e futbollistit.

    Rin Ahmeti duke u prezantuar te Prishtina si 16-vjeçar

    Në moshën 18-vjeçare, Ahmeti ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar dhe për të fituar përvojë. Për të, sfida kryesore do të jetë vazhdimësia, që të konfirmojë potencialin e treguar dhe të shndërrohet në një lojtar edhe më të rëndësishëm për Prishtinën.

    Tri golat vendimtarë ndaj Ballkanit tashmë përbëjnë një kapitull të veçantë në fillimet e karrierës së tij. Por për një talent që ka përpara një rrugë të gjatë, këto mund të jenë vetëm hapat e parë drejt një të ardhmeje më të madhe në futboll. /Telegrafi/

  • Haziri paralajmëron garën e brendshme në LDK: 2027-a, vit vendimtar për partinë

    Haziri paralajmëron garën e brendshme në LDK: 2027-a, vit vendimtar për partinë

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se viti 2027 do të jetë vit i zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, garës së drejtë dhe kontributit të anëtarëve.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se LDK-ja duhet të mbetet parti e vlerave demokratike dhe të jetë mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në ndërtimin e saj gjatë 37 vjetëve.

    “Viti 2027 është vit i zgjedhjeve të brendshme me të gjitha vlerat të cilat i sublimon LDK”, ka shkruar Haziri.

    Ai ka theksuar se gara për pozitat drejtuese nuk duhet të paraprihet nga debate se kush është kandidati më i mirë, pa u hapur zyrtarisht procesi zgjedhor dhe pa u përcaktuar kalendari në të gjitha nivelet.

    “Secili që mundet, përmes shembullit personal të suksesit, kontributit e meritës, duhet të garantojë rikthimin e madh të LDK-së. Ai apo ajo le të ftohet nga votuesit për besim në garë”, ka deklaruar Haziri.

    Në postimin e tij, ai ka folur edhe për synimin e rikthimit të besimit të qytetarëve dhe bashkimit të shqiptarëve, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

    “Koha për mirëbesim, bashkëpunim e marrëveshje të madhe, që gara e ardhshme zgjedhore t’i bashkojë të gjithë qytetarët në shpresë e besë për LDK-në dhe shqiptarët”, ka përfunduar Haziri. /Telegrafi/

  • Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë pas një dite të gjatë në punë, pas qëndrimit ulur për orë të tëra ose gjatë ditëve të nxehta.

    Shpesh, shkaku është grumbullimi i lëngjeve në inde, por jo çdo ënjtje është e padëmshme dhe jo gjithmonë shkaktohet nga lodhja.

    Për një kronikë shëndetësore me interes publik, është e rëndësishme të shpjegohet kur ënjtja mund të jetë e zakonshme, kur duhet konsultuar mjeku dhe cilat shenja kërkojnë ndihmë urgjente.

    Pse mund të ënjten këmbët?

    Sipas Mayo Clinic, MedlinePlus dhe shërbimeve shëndetësore britanike, ënjtja mund të shkaktohet nga disa faktorë:

    Qëndrimi i gjatë ulur ose në këmbë: lëngjet mund të grumbullohen në pjesën e poshtme të trupit.

    Problemet me venat: kur gjaku nuk kthehet siç duhet drejt zemrës, mund të shfaqet ënjtje, sidomos rreth kyçeve.

    Konsumimi i tepërt i kripës: mund të rrisë mbajtjen e lëngjeve.

    Disa barna: për shembull, disa ilaçe për tensionin e gjakut, antiinflamatorë dhe kortikosteroide.

    Sëmundjet e zemrës, veshkave ose mëlçisë: mund të shkaktojnë grumbullim të lëngjeve.

    Mpiksja e gjakut ose infeksionet: veçanërisht kur ënjtja shfaqet papritur, shoqërohet me dhimbje, skuqje ose nxehtësi lokale

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Urgjencë mjekësore

    Nëse ënjtja shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje ose shtrëngim në gjoks, apo kollitje me gjak, kërkoni menjëherë ndihmë emergjente. Këto mund të jenë shenja të një mpiksjeje që ka arritur në mushkëri ose të një problemi serioz të zemrës.

    Kontroll urgjent, pa e shtyrë

    Ënjtja e papritur e njërës këmbë, veçanërisht kur shoqërohet me dhimbje, skuqje ose nxehtësi, kërkon vlerësim të shpejtë mjekësor, sepse mund të jetë shenjë e trombozës së venave të thella.

    Vizitë te mjeku

    Nëse ënjtja vazhdon për disa ditë, përkeqësohet, përsëritet shpesh ose shfaqet te një person me sëmundje të zemrës apo veshkave, duhet bërë kontroll mjekësor.

    Çfarë mund të bëni në përditshmëri?

    Nëse ënjtja është e lehtë dhe duket e lidhur me qëndrimin e gjatë ulur ose në këmbë, mund të ndihmojnë disa masa:

    Ngrini këmbët mbi nivelin e zemrës kur pushoni, nëse kjo nuk ju shkakton vështirësi në frymëmarrje.

    Bëni ecje të shkurtra dhe lëvizni kyçet e këmbëve gjatë ditës.

    Shmangni qëndrimin e pandërprerë në të njëjtin pozicion.

    Kufizoni kripën e tepërt në ushqim.

    Mos ndërprisni ilaçet dhe mos përdorni barna për largimin e lëngjeve pa këshillën e mjekut.

  • Mijëra studentë protestojnë edhe në Greqi

    Mijëra studentë protestojnë edhe në Greqi

    Mijëra studentë dhe mësues kanë dalë të mërkurën në rrugët e Greqisë, duke kërkuar më shumë financim shtetëror për arsimin, kushte më të mira në shkolla dhe klasa më pak të mbipopulluara. Protestat vijnë në një kohë kur në disa vende evropiane po shtohen pakënaqësitë për koston e lartë të jetesës.

    Sipas policisë, rreth 10 mijë protestues, përfshirë nxënës të shkollave dhe studentë universitarë, morën pjesë në një tubim paqësor në qendër të Athinës dhe në zonat përreth saj.

    Protesta u organizuan edhe në qytete të tjera të vendit, ku pjesëmarrësit shprehën solidaritet me protestat në Francë dhe vende të tjera evropiane, duke kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës dhe kushtet e dobëta në shkolla, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Protestat shtojnë presionin ndaj qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, e cila përballet me zgjedhjet e planifikuara për mesin e vitit 2027. Ndërkohë, qytetarët grekë vazhdojnë të përballen me paga të pandryshuara, qira të larta dhe rritje të kostove të energjisë, vite pas krizës së borxhit që goditi vendin.

    “Që nga Greqia deri në Francë, duam arsim publik dhe falas”, brohorisnin protestuesit e mbledhur para parlamentit. Studentët kishin ngritur tenda në sheshin Sintagma, në qendër të Athinës, ku kishin zhvilluar edhe një protestë gjatë natës, përpara marshimit të së mërkurës.

    Protestat shkaktuan ndërprerje edhe në funksionimin e shkollave publike dhe spitaleve, pasi një pjesë e mësuesve të arsimit fillor dhe mjekëve ndërprenë punën për të kundërshtuar pagat e ulëta dhe mungesën e personelit.

    Ministrja e Arsimit, Sofia Zacharaki, deklaroi para protestave se po i dëgjonte kërkesat e studentëve. Ajo pranoi se kostot e banimit po rëndojnë buxhetet e familjeve greke, ndërsa bëri të ditur se janë duke u realizuar projekte me vlerë mbi 733 milionë euro për ndërtimin e konvikteve të reja studentore dhe përmirësimin e objekteve ekzistuese.

    Greqia ka arritur të rimëkëmbet nga kriza e borxhit që zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2018, gjatë së cilës pagat dhe shpenzimet për arsimin u shkurtuan në kuadër të masave shtrënguese, në këmbim të tri pakove ndërkombëtare të shpëtimit financiar me vlerë rreth 290 miliardë euro.

    Megjithëse pagat janë rritur që atëherë, fuqia blerëse reale e shumë grekëve vazhdon të jetë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian. Situata është përkeqësuar më tej nga inflacioni dhe rritja e çmimeve të karburanteve, të lidhura me luftën në Iran.

    Paga mesatare mujore prej rreth 1,500 eurosh ka mbetur në nivelin e vitit 2009, ndërsa qiratë e larta në qytete po ua vështirësojnë gjithnjë e më shumë të rinjve mundësinë për të siguruar banim.

    “Është shumë e vështirë të mbijetosh këtu. Qiraja është vërtet e lartë dhe banesat janë shumë të vogla. Prindërit tanë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për qiranë, energjinë elektrike dhe jetesën tonë këtu”, tha Georgia Foukidou, 21-vjeçare, studente universitare që iu bashkua protestës në Athinë.

    Demonstratat në Greqi vijnë pas disa ditësh protestash në Francë dhe Shqipëri, ku pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës dhe perceptimin për korrupsion kanë çuar në përplasje dhe dëme të mëdha materiale.

    Ndërkohë, protestat në Greqi kanë qenë kryesisht paqësore gjatë muajve të fundit. Qeveria e Mitsotakis ka deklaruar se subvencionet dhe ndihmat e tjera për familjet dhe bizneset, për t’i mbrojtur nga rritja e kostove të energjisë, do të arrijnë vlerën prej rreth një miliard eurosh.

    Burimi: Dukagjini