Blog

  • “Malli për atdheun i kthen bashkatdhetarët në Kosovë”, Valentina Gara tregon për fluksin e udhëtarëve në aeroport

    “Malli për atdheun i kthen bashkatdhetarët në Kosovë”, Valentina Gara tregon për fluksin e udhëtarëve në aeroport

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pret fluks të shtuar të udhëtarëve në prag të festave të fundvitit, kur shumë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Kosovës kthehen në vend për të kaluar kohë me familjet e tyre.

    Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë në një intervistë për Telegrafin se pas një rënje të numrit të udhëtarëve gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, nga muaji korrik është shënuar rritje e fluksit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Ne në tremujorin e dytë të këtij viti kemi pasur një rënie të numrit të udhëtarëve për shkak të krizës ekonomike në Evropë dhe pothuajse në botë, ndërkaq që tani, nga muaji korrik e tutje, kemi pasur një rritje të numrit të udhëtarëve krahasuar me periudhën e vitit të kaluar”, ka thënë Gara për Telegrafin.

    Ajo ka bërë të ditur se deri në fund të muajit shtator, mbi tre milionë udhëtarë kanë frekuentuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Duke folur për dallimet ndërmjet sezonit veror dhe atij dimëror, Gara ka theksuar se vitet e fundit ky dallim është zvogëluar ndjeshëm, shkruan Telegrafi.

    “Para disa viteve kemi pasur një dallim mjaft të madh në krahasim me periudhën mes sezonit dimëror dhe sezonit veror. Ndërkaq, dy-tri vitet e fundit nuk kemi ndonjë dallim, edhe pse normalisht ka një fluks pak më të madh”, ka deklaruar ajo.

    Sa i përket udhëtarëve që vijnë nga Zvicra, Gara ka thënë se ky shtet përbën një pjesë të rëndësishme të tregut të udhëtimeve në Kosovë.

    “Zvicra përbën diku rreth 40 për qind të tregut kosovar, apo rreth 40 për qind të numrit total të fluturimeve dhe numrit total të udhëtarëve”, ka thënë ajo për Telegrafin.

    Me afrimin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, aeroporti pret rritje të numrit të udhëtarëve, veçanërisht nga diaspora kosovare që jeton në shtetet evropiane.

    “Tani, pasi që hyjmë në sezonin e dimrit, janë festat e fundvitit, siç janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Kështu që një fluks më të madh të udhëtarëve e presim diku pas datës 15 dhjetor, për shkak të festave, duke pasur parasysh që numrin më të madh të udhëtarëve tanë e përbëjnë bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë qoftë në Zvicër apo edhe në shtetet tjera”, ka theksuar Gara.

    Ajo ka bërë të ditur se Bazeli dhe Cyrihu vazhdojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara në Zvicër, krahas Gjenevës dhe destinacioneve të tjera.

    “Destinacionet më të frekuentuara me shtetin zviceran mbesin akoma Bazeli dhe Cyrihu, dhe destinacionet tjera si Gjeneva e kështu me radhë”, ka thënë Gara.

    Përveç fluksit të shtuar, ajo u ka bërë thirrje udhëtarëve që të përdorin shërbimet online të aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata në sportele.

    “Siç e dini, ne vetëm se e kemi vënë në funksion shërbimin online, prandaj si në shkuarje, po ashtu edhe në ardhje. Prandaj, lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë që t’i përdorin këto shërbime sa më shumë, shërbimin check-in online, po ashtu edhe shërbimin self-check-in apo self-bag-drop”, ka thënë ajo për Telegrafin.

    Sipas Garës, përdorimi i këtyre shërbimeve u mundëson udhëtarëve të shmangin radhët e gjata në sportelet ku nevojitet personeli i aeroportit.

    Malli për vendlindjen i kthen bashkatdhetarët në Kosovë

    Përtej shifrave dhe fluksit të udhëtarëve në aeroport, kthimi në Kosovë për shumë bashkatdhetarë lidhet me mallin për vendlindjen, familjen dhe jetën që kanë lënë pas.

    Njëri nga qytetarët e intervistuar nga Telegrafi, i cili është kthyer nga diaspora dhe tash e një vit jeton në Kosovë, ka treguar se për 35 vjet ka jetuar jashtë vendit.

    “Kam jetuar atje 35 vjet, tash jam kthyer qe një vit, po jetoj këtu. Më ka ndodhur një rast, më kanë kthyer për pesë vjet, normal na ka munguar.”, ka thënë ai për Telegrafin, duke folur për jetën pas kthimit në atdhe.

    Ndërkaq, një bashkatdhetar tjetër, i cili jeton në Gjermani, ka rrëfyer për Telegrafin se malli për Kosovën e shoqëron vazhdimisht dhe se gjatë vizitave në vendlindje ndien mungesën e gjithçkaje që e lidh me të.

    “Më mungon shoqëria, më mungon rrethi, më mungon çdo gjë. Jam i përmallum edhe për pemë e për gurë. Vijmë tri-katër herë në Kosovë”, ka thënë ai.

    Rrëfimet e bashkatdhetarëve tregojnë se, pavarësisht viteve të kaluara jashtë vendit, lidhja me Kosovën mbetet e fortë. Për shumë prej tyre, kthimi në atdhe është më shumë se një udhëtim: është rikthim te familja, kujtimet dhe vendi që vazhdon t’u mungojë./Telegrafi/

  • SPG damage Danny Olmo is expected to be missing in El Classic

    Barcelona has received another blow after losing 4-2 to Paris Saint-Germain, after midfielder Dani Olmo suffered an injury in the left thigh.

    Spanish football player was forced to leave the field around the 30th minute of the match, following physical concerns he showed during the game.

    According to preliminary reports, the first examinations have raised doubts about a damage to the left leg’s adult muscle. However, Barcelona is expected to submit the player to other medical tests to determine the extent of damage and recovery time.

    Although the final results have not yet been disclosed, Olmo is expected to be missing in Sunday’s face against Real Madrid, known as El Classico.

    The damage comes at an important moment for the 27-year-old midfielder, who recorded his 100th appearance with Barcelona’s fanfare.

    Prior to this match, Olmo played 44 consecutive matches, while his last injury occurred on December 3rd, when he suffered a wealth of shoulder luxury in the match against Atlético Madrid.

    Currently, the Catalan club is awaiting final medical results to learn more about the midfielder situation and the time of its return to the field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dëmtimi ndaj PSG-së, Dani Olmo pritet të mungojë në El Clasico

    Dëmtimi ndaj PSG-së, Dani Olmo pritet të mungojë në El Clasico

    Dëmtimi ndaj PSG-së, Dani Olmo pritet të mungojë në El Clasico

    Barcelona ka marrë një tjetër goditje pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit, pasi mesfushori Dani Olmo pësoi një dëmtim në kofshën e majtë.

    Futbollisti spanjoll u detyrua të largohej nga fusha rreth minutës së 30-të të ndeshjes, pas shqetësimeve fizike që shfaqi gjatë lojës.

    Sipas raportimeve paraprake, ekzaminimet e para kanë ngritur dyshime për një dëmtim të muskulit aduktor të këmbës së majtë. Megjithatë, Barcelona pritet t’i nënshtrojë lojtarit teste të tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

    Pavarësisht se rezultatet përfundimtare ende nuk janë bërë të ditura, Olmo pritet të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, e njohur si El Clasico.

    Dëmtimi vjen në një moment të rëndësishëm për mesfushorin 27-vjeçar, i cili ndaj PSG-së regjistroi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Barcelonës.

    Para kësaj ndeshjeje, Olmo kishte luajtur në 44 ndeshje radhazi, ndërsa dëmtimi i fundit i tij kishte ndodhur më 3 dhjetor, kur pësoi një luksacion të shpatullës në ndeshjen ndaj Atlético Madridit.

    Tashmë, klubi katalanas është në pritje të rezultateve përfundimtare mjekësore për të mësuar më shumë rreth gjendjes së mesfushorit dhe kohës së rikthimit të tij në fushë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Roads in Podujevo and the village of Dumnica

    In the town of Podujevo and in the village of Dumnica, street asphalt and alleys are continuing under projects by the Urban Directorate.

    According to the Podujevo municipality’s announcement, on Wednesday the second layer of asphalt has been laid on the street of the Papinica street in the city. A new sidewalk has been built in this section, with the aim of improving infrastructure and increasing safety for pedestrians.

    Meanwhile, several roads and alleys have also been paved in the village of Dumnica during the last days, improving the circulation conditions for residents.

    The municipality has announced that the work will continue in the coming days, in other parts of its territory, with the aim of improving road infrastructure. /Telegraph/

  • Asfaltohen rrugë në Podujevë dhe në fshatin Dumnicë

    Asfaltohen rrugë në Podujevë dhe në fshatin Dumnicë

    Në qytetin e Podujevës dhe në fshatin Dumnicë po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave, në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Urbanizmit.

    Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, të mërkurën është shtruar shtresa e dytë e asfaltit në rrugën “Dëshmorët Babatinca”, në qytet. Në këtë pjesë është ndërtuar edhe një trotuar i ri, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.

    Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit janë asfaltuar edhe disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumnicë, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit për banorët.

    Komuna ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në pjesë të tjera të territorit të saj, me synimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore. /Telegrafi/

  • “Pse pikërisht unë?", Kvaratskhelia prek zemrat me mesazhin pas lëndimit të rëndë

    “Pse pikërisht unë?”, Kvaratskhelia prek zemrat me mesazhin pas lëndimit të rëndë

    Khvicha Kvaratskhelia ka përcjellë një mesazh emocionues për tifozët e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në përballjen e Paris Saint-Germainit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

    Ylli gjeorgjian premtoi se do ta përballojë rikuperimin, me gjithë dhimbjet dhe lotët që e shoqërojnë, për t’u rikthyer më i fortë se kurrë më parë.

    Përmes një postimi në Instagram, Kvaratskhelia foli për tronditjen që përjetoi nga lëndimi, i cili do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave. Ai zbuloi se para çdo ndeshjeje lutej që Zoti ta ndihmonte të largohej nga fusha pa pësuar ndonjë lëndim.

    “Ende nuk ka kaluar shumë kohë, por një pyetje vazhdon të më sillet në mendje: pse pikërisht unë? Nuk kam kursyer asgjë për këtë lojë dhe, ndoshta, isha përgatitur për këtë ndeshje më mirë se për çdo tjetër në jetën time. Mendoja se isha gati për gjithçka, por për këtë nuk isha i përgatitur”, shkroi gjeorgjiani.

    Ai tregoi se tashmë po përpiqet ta pranojë atë që ndodhi si një pjesë të fatit të përcaktuar nga Zoti.

    “E kuptoj se Zoti më zgjodhi mua për këtë dhe, nëse në këtë mënyrë kam mbrojtur lojtarët e tjerë që ishin në fushë, atëherë jam gati t’i kaloj këta muaj mes punës, dhimbjes dhe lotëve”, shpjegoi ai.

    Ylli i PSG-së theksoi se synimi i tij është të rikthehet edhe më i fortë, për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    “E di se duhet të rikthehem më i fortë se më parë, për hir të tifozëve të mi që qëndrojnë gjithmonë pranë meje. Nuk do t’ju zhgënjej, jua premtoj këtë, dhe nuk do të kursej asnjë përpjekje, as edhe për një çast të vetëm”, u shpreh Kvaratskhelia.

    Në fund, ai falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe la një mesazh shprese për rikthimin e tij.

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shihemi sërish së shpejti”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Konfirmohet pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Procesit të Berlinit

    Konfirmohet pjesëmarrja e Kurtit në Samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të mërkurën drejt Malit të Zi, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e Procesit të Berlinit.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kyreministrit, në kuadër të samitit Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me zyrtarë të lartë e krerë shtetesh.

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe proceset e integrimit evropian.

    Nga ky samit, në Kosovë presin shtyrjen përpara të marrëveshjeve rajonale që kanë mbetur të bllokuara, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

  • Studimi zviceran: Pacientët që shtrohen përmes urgjencës janë më pak të kënaqur me kujdesin në spital

    Studimi zviceran: Pacientët që shtrohen përmes urgjencës janë më pak të kënaqur me kujdesin në spital

    Pacientët që shtrohen në spital përmes departamenteve të urgjencës në Zvicër e vlerësojnë përvojën e tyre më negativisht sesa ata që kanë shtrim të planifikuar. Problemet kryesore lidhen me mungesën e informacionit për kohën e pritjes, shpjegimet për shtrimin në spital dhe komunikimin me mjekët.

    Pacientët që paraqiten në urgjencë për shkak të dhimbjeve apo problemeve shëndetësore presin të marrin sa më shpejt informacion për gjendjen e tyre dhe hapat e mëtejshëm. Megjithatë, pikërisht në këtë fazë, spitalet zvicerane duket se kanë vështirësi në përmbushjen e pritshmërive të pacientëve, raporton 20minuten.

    Këtë e tregon një studim i ri i Shoqatës Kombëtare për Zhvillimin e Cilësisë në Spitale dhe Klinika (ANQ), në të cilin u analizuan përvojat e rreth 46 mijë pacientëve. Prej tyre, afro 18 mijë ishin shtruar përmes urgjencës, ndërsa gati 28 mijë kishin pasur shtrim të planifikuar. Anketa u zhvillua nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025.

    Mungesa e informacionit për kohën e pritjes

    Dallimet më të mëdha mes dy grupeve u vunë re në fazën fillestare të qëndrimit në spital. Pacientët e shtruar përmes urgjencës kishin 14 pikë përqindjeje më pak gjasa ta vlerësonin informacionin për kohën e pritjes me notën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, mundësia për një vlerësim veçanërisht negativ ishte rreth shtatë pikë përqindjeje më e lartë, transmeton Telegrafi.

    Rezultate më të dobëta u regjistruan edhe sa i përket shpjegimeve të kuptueshme për shtrimin në spital. Mundësia që pacientët e urgjencës ta vlerësonin këtë aspekt me notën më të mirë ishte 10,9 pikë përqindjeje më e ulët. Ndërsa dallimi në vlerësimin e saktësisë së informacionit arriti në 8,3 pikë përqindjeje.

    Problemet nuk kufizohen vetëm te koha e pritjes dhe informimi. Pacientët e urgjencës e vlerësuan më pak pozitivisht edhe komunikimin mes mjekëve dhe pacientëve, disponueshmërinë e mjekëve, si dhe mënyrën se si trajtohen shqetësimet dhe frikërat e tyre.

    Dallimet vërehen në të gjitha fushat e studiuara

    Sipas studimit, dallimet mes pacientëve të shtruar përmes urgjencës dhe atyre me shtrim të planifikuar janë të pranishme në të tetë fushat e analizuara.

    Ky rezultat mbetet edhe pasi merren parasysh faktorë të tillë si mosha, gjendja shëndetësore, gjinia, klasa e sigurimit dhe spitali ku trajtohet pacienti.

    Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se pacientët që vijnë përmes urgjencës shpesh ndodhen në gjendje më të vështira shëndetësore. Për shembull, përqindja e pacientëve mbi 80 vjeç në këtë grup është më shumë se dyfishi i asaj te pacientët me shtrim të planifikuar.

    Studimi nuk jep një shpjegim përfundimtar për arsyet e përvojës më pak pozitive të pacientëve të urgjencës. Autorët nënvizojnë se faza e parë e qëndrimit në spital është veçanërisht e ndjeshme: pacientët kanë nevojë për përgjigje dhe siguri sa më shpejt, ndërsa personeli mjekësor duhet t’u japë përparësi rasteve sipas urgjencës së tyre mjekësore./Telegrafi/

  • Grimaldo has no doubts: Alvarez is the best player of Atletico Madrid

    Despite the result, the positive news for Diego Simeones’ team was the return to Julian Alvarez’s goal. The Argentinian striker realised at the beginning of the second part, equalising the figures and giving his team an important point on the journey.

    Atletico Madrid was forced to develop the last few minutes with a player, following Morten Huylmand’s red card, while failing to continue the series of positive results.

    The goal of Stutgart was the first for Alvarez with the fan of Atletico Madrid this season. Argentina is aiming to return to its best form and to regain an important role in coach Simeone’s plans again, as during the summer it was talked about a possible departure towards Barcelona.

    However, his importance for the madrile team remains indisputable. Fellow Alex Grimaldo confirmed that, who highly praised the attacker after the match.

    Julian is our best player. He has created cases in the last few matches and needed that goal, Grimaldo said.

    He also voiced hope that this will only be the beginning of a series of realisations for the Argentinan assailant.

    We hope this will be the first goal of many for him this season, he concluded.

    For Alvarez, this realisation could be an important impetus for the continuation of the season, while Atletico Madrid intends to return to the victories and remain competitive in the Champions League.

    Source Layer: RTKLive

  • Grimaldo s’ka dyshime: Alvarez është lojtari më i mirë i Atletico Madridit

    Grimaldo s’ka dyshime: Alvarez është lojtari më i mirë i Atletico Madridit

    Pavarësisht rezultatit, lajmi pozitiv për skuadrën e Diego Simeones ishte rikthimi te goli i Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas realizoi në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar shifrat dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në udhëtim.

    Atletico Madridi u detyrua ta zhvillonte minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Morten Hjulmandit, ndërsa nuk arriti ta vazhdonte serinë e rezultateve pozitive.

    Goli ndaj Stuttgartit ishte i pari për Alvarezin me fanellën e Atletico Madridit këtë sezon. Argjentinasi po synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të fitojë sërish një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Simeone, pasi gjatë verës ishte përfolur për një largim të mundshëm drejt Barcelonës.

    Megjithatë, rëndësia e tij për skuadrën madrilene mbetet e padiskutueshme. Këtë e konfirmoi edhe bashkëlojtari Alex Grimaldo, i cili e vlerësoi lart sulmuesin pas ndeshjes.

    “Julian është lojtari ynë më i mirë. Ai ka krijuar raste në disa ndeshjet e fundit dhe kishte nevojë për atë gol”, deklaroi Grimaldo.

    Ai shprehu gjithashtu shpresën që ky të jetë vetëm fillimi i një serie realizimesh për sulmuesin argjentinas.

    “Shpresojmë që ky të jetë goli i parë nga shumë të tjerë për të këtë sezon”, përfundoi ai.

    Për Alvarezin, ky realizim mund të jetë një shtysë e rëndësishme për vazhdimin e sezonit, ndërsa Atletico Madridi synon të rikthehet te fitoret dhe të mbetet konkurrues në Ligën e Kampionëve.

    Burimi: RTKLive