Blog

  • Familjet ndajnë përvojat e tyre dhe kërkojnë kujdes më të mirë për diabetin në “Kafe Llafe”

    Familjet ndajnë përvojat e tyre dhe kërkojnë kujdes më të mirë për diabetin në “Kafe Llafe”

    Personat që jetojnë me diabet të tipit 1 dhe familjarët e tyre ndanë përvojat personale me qytetarët të martën, në Kafe Llafe, një ngjarje e organizuar nga Action for Mothers and Children (AMC), në partneritet me Tip1omël, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

    Në kuadër të ngjarjes u organizua Biblioteka e Hapur, një format interaktiv ku pjesëmarrësit ndajnë historitë e tyre personale drejtpërdrejt me vizitorët. Qytetarët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të mësojnë më shumë për realitetin e përditshëm të jetesës me diabet të tipit 1, sfidat me të cilat përballen familjet dhe rëndësinë e qasjes në teknologjitë e domosdoshme mjekësore.

    “Është një barrë me pas diabet të tipit 1, sidomos prej fëmijërisë, është një barrë shumë e madhe, emocionale edhe fizike, po përveç barrës emocionale dhe fizike, e ki edhe barrën financiare që vjen me qenurit me diabet të tipit 1. E kjo është një barrë që nuk i është dashur me ekzistuar, duke qenë se në krejt vendet e Ballkanit, përveç Kosovës edhe Shqipërisë, nuk janë të mbuluara këto pajisje. Është një barrë jashtëzakonisht e madhe, se kemi shpenzime çdo muaj për me e pas një jetë normale sadopak”, Lisa Mehmeti, themeluese e Tip1Omël.

    Bisedat nxorën në pah sfida që shpesh mbeten të padukshme për personat që nuk janë të familjarizuar me diabetin e tipit 1, përfshirë matjet e shpeshta të glukozës në gjak, injeksionet e shumta ditore të insulinës dhe nevojën për vigjilencë të vazhdueshme për të parandaluar ndryshimet potencialisht të rrezikshme të nivelit të sheqerit në gjak.

    “Se çdo fëmijë meriton një pompë insulinike, sepse kjo pompë ma ka ndryshuar mua jetën. Është shumë më mirë sesa kimiket normale, sepse më në fund të jap më pak njësi ose më shumë njësi, domethënë siç do me llogarit edhe ti vetë. Mendoj që është shumë edhe për fëmijët, po edhe për prindër, familjen”, Jara Hasolli, fëmijë me diabet të tipit 1.

    Për prindërit, menaxhimi i diabetit të fëmijës mund të nënkuptojë ndërprerje të gjumit, barrë të konsiderueshme financiare dhe shqetësim të vazhdueshëm për shëndetin dhe sigurinë e fëmijës.

    “Organizata Action for Mothers and Children para rreth 2 viteve ka blerë 10 pompa të insulinës për fëmijët me diabet të tipit 1, rezultatet klinike tregojnë se të gjithë ata fëmijë pas përdorimit të pompave kanë bërë më mirë. Përveç se fëmijët me diabet tip 1 kanë rezultate më të mira shëndetësore, edhe familjet e tyre kanë një mirëqenie më të lartë”, Rina Demiri Spahija, Drejtoreshë e AMC-së.

    Kafe Llafe ishte pjesë e fushatës së vazhdueshme avokuese të AMC-së dhe Tip1omël, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës të sigurojë qasje në pajisjet për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës (CGM) dhe pompat e insulinës për personat që jetojnë me diabet të tipit 1. Këto teknologji mund të zvogëlojnë rrezikun e hipoglikemisë së rëndë dhe ta lehtësojnë barrën e përditshme të menaxhimit të diabetit, por kostoja e tyre mbetet e papërballueshme për shumë familje në Kosovë.

    Fushata përfshin edhe një peticion publik, përmes të cilit i kërkohet qeverisë t’i bëjë këto teknologji të domosdoshme më të qasshme. Peticioni deri më tani ka mbledhur mbi 2,200 nënshkrime.

  • Gati të nis Kupa e Botës U15 në Azerbajxhan, Kosova mund të përballet me Serbinë

    Gati të nis Kupa e Botës U15 në Azerbajxhan, Kosova mund të përballet me Serbinë

    Kupa e re e Botës FIFA U15 nis të enjten në Baku të Azerbajxhanit, me 189 ekipe kombëtare të të rinjve nga e gjithë bota. Përveç rikthimit të Rusisë në një turne global të futbollit, vëmendje të veçantë marrin përballjet e mundshme mes vendeve me konflikte politike, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

    Sipas mediumit gjerman “Sportschau”, turneu organizohet për herë të parë në këtë format dhe do të zgjasë nëntë ditë, me afro 1.000 ndeshje të planifikuara në 20 fusha. Ekipet do të garojnë fillimisht në 32 grupe, ndërsa rezultatet do të përcaktojnë ndarjen e tyre në gjashtë nivele të fazës së dytë, ku secili do të ketë fituesin e vet.

    Pjesëmarrja e Rusisë është një nga temat më të diskutuara, pasi bëhet fjalë për turneun e parë global të futbollit ku ajo merr pjesë që nga nisja e luftës kundër Ukrainës. Federata Ukrainase e Futbollit i ka thënë “Sportschau” se ishte tërhequr nga turneu për arsye sportive përpara se të mësonte për pjesëmarrjen e Rusisë. Sipas saj, pas informimit të federatave të tjera, disa shtete vendosën të mos merrnin pjesë, ndërsa të tjera shprehën gatishmërinë për të garuar, por jo për t’u përballur me Rusinë.

    Edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk do të dërgojë ekip në këtë turne. Për “Sportschau”, ajo ka përmendur arsye që lidhen me zhvillimin e futbollistëve të rinj, duke argumentuar se talentet nuk duhet të ekspozohen shumë herët ndaj presionit për rezultate, vlerësimit publik dhe interesimit të agjentëve.

    Vëmendja te Kosova dhe Serbia

    Përtej aspektit sportiv, një nga temat më të ndjeshme të turneut është mundësia e përballjeve mes vendeve që kanë raporte të tensionuara politike. Sipas “Sportschau”, rregulloret e plota të garës nuk janë publikuar, ndërsa FIFA ka bërë të ditur se ndeshjet e fazës pas grupeve do të përcaktohen në bazë të rezultateve të fazës së parë, pa kufizime të veçanta për kundërshtarët.

    Kjo hap mundësinë teorike që Kosova të përballet me Serbinë, dy përfaqësuese që nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në garat e UEFA-s. Një duel i tillë do të kishte ndjeshmëri të veçantë politike dhe sportive, por deri më tani nuk është caktuar asnjë përballje mes tyre, transmeton Telegrafi.

    Sipas mediumit gjerman, skenarë të ngjashëm mund të paraqiten edhe mes Izraelit dhe Palestinës, Iranit dhe Izraelit, si dhe Spanjës dhe Gjibraltarit. Këto janë përballje të mundshme teorikisht, varësisht nga rezultatet dhe rrugëtimi i ekipeve në turne.

    FIFA: Futbolli bashkon botën

    Drejtori i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsene Wenger, e ka përshkruar turneun si një mundësi për të bashkuar të rinjtë nga e gjithë bota.

    “Kjo është bukuria e këtij turneu. Ishte një ëndërr të kishim të gjithë nga e gjithë bota së bashku. Në FIFA, ne gjithmonë themi se futbolli bashkon botën”, deklaroi Wenger në një video të publikuar nga organizata botërore e futbollit.

    Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur idenë e përfshirjes së sa më shumë vendeve në garat ndërkombëtare.

    Në lidhje me Rusinë, ai kishte deklaruar në shkurt: “Sa më shpejt që të gjithë të përfshihen në një Kupë Bote, aq më mirë”.

    Turneu zhvillohet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, një vend që prej vitesh ka raporte të tensionuara me Armeninë. Sipas “Sportschau”, organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vazhdimisht autoritetet azerbajxhanase për përdorimin e ngjarjeve të mëdha sportive për të rritur profilin ndërkombëtar të vendit.

    Kështu, përveç synimit për t’u dhënë futbollistëve të rinj përvojë ndërkombëtare, Kupa e Botës U15 pritet të tërheqë vëmendje edhe për shkak të përballjeve të mundshme mes vendeve me histori konfliktesh. Për Kosovën, një ndeshje ndaj Serbisë do të ishte pa dyshim një nga skenarët më të ndjeshëm të kësaj gare. /Telegrafi/

  • LEX ) Suspected trafficking of girls from Latin America towards Kosovo concludes the public hearing, the lawyer remembers after an hour asking for closure of the session and the removal of the video urgently

    At the Foundation Court in Pristina, during the review of the case of alleged trafficking with people, related to the behaviour of girls from Latin America to Kosovo, the closure of the public hearing has been established.

    What has attracted attention is the fact that the demand for closing the session and erasing the videos has been raised by the lawyer about an hour after the judicial review begins, the Signal newspaper reports.

    The case relates to the Special Prosecutor’s indictment of Fabias Anais Cobos Vega and other accused of organised crime and trafficking in people.

    According to the indictment, the defendants allegedly organised the recruiting, transportation and shelter of persons from Latin America and other countries towards Kosovo.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

    LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

    LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë shqyrtimit të rastit të trafikimit të dyshuar me njerëz, që lidhet me sjelljen e vajzave nga Amerika Latine në Kosovë, është vendosur mbyllja e seancës për publikun.

    Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se kërkesa për mbylljen e seancës dhe fshirjen e videove është ngritur nga avokatja rreth një orë pas fillimit të shqyrtimit gjyqësor, raporton Gazeta Sinjali.

    Rasti lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Fabiana Anais Cobos Vega dhe të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kishin organizuar rekrutimin, transportimin dhe strehimin e personave nga Amerika Latine dhe vende të tjera drejt Kosovës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrested by a person in Kacanic, police find narcotics

    Kosovo police have arrested a person suspected of selling and cultivating narcotics substances in Kacanic.

    According to police, the case was registered on Tuesday, October 20, 2026, around 20:30, in the villages of Doganaj and Wata of Kacanik.

    The suspect, the Kosovo male, has been arrested under suspicion of dealing with the sale and cultivation of narcotics.

    During the search of vehicle, house, and escorting facilities, police officials have found and confiscated the alleged 167 grams of marijuana – type narcotics, as well as 41 cannabis plants (Cannabis sativa), which are weighing up to six pounds [2 kg] and 100 ounces [112.3 grams].

    Likewise, both material evidence has been seized by a pair of scissors and a telephone.

    THE suspect after the interview, with the prosecutor’s decision, was sent to police detention, the Kosovo Police report said.

    The case has been initiated for criminal acts: The possession of narcotic substances and the production of weed plants.

    Source Layer: RTKLive

  • Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

    Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shitje dhe kultivim të substancave narkotike në Kaçanik.

    Sipas policisë, rasti është regjistruar të martën, më 20 tetor 2026, rreth orës 20:30, në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut.

    I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se merrej me shitjen dhe kultivimin e narkotikëve.

    Gjatë kontrollit të automjetit, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 16.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 41 bimë kanabisi (Cannabis sativa), me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh.

    Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe një palë gërshërë dhe një telefon.

    “I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Rasti është iniciuar për veprat penale: “Posedim i substancave narkotike” dhe “Kultivim i bimës së hashashit”.

    Burimi: RTKLive

  • O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

    O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

    Profesori i politikës evropiane, John O’Brennan, ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Serbisë për neutralitet, duke e cilësuar atë si partneren më të afërt të Rusisë në Evropë.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, O’Brennan e quajti “qesharak” pretendimin se Serbia mban një qëndrim neutral në raport me zhvillimet gjeopolitike.

    Ai gjithashtu i kërkoi Beogradit të tregojë më shumë respekt ndaj NATO-s, nëse synon të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Sipas tij, NATO-ja luan rol kyç në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendeve të BE-së.

    Burimi: Dukagjini

  • Arti i Dorarta Bislimit prezantohet në revistën ndërkombëtare 'ICONNER Magazine'

    Arti i Dorarta Bislimit prezantohet në revistën ndërkombëtare ‘ICONNER Magazine’

    Piktorja nga Kosova, Dorarta Bislimi, me stilin e saj të veçantë dhe qasjen unike ndaj artit figurativ, prezantohet në revistën ndërkombëtare ‘Iconner Magazine’, ku vëmendje i kushtohet praktikës së saj artistike dhe mënyrës se si ajo e trajton pikturën si mjet për të eksploruar kujtesën, emocionet dhe përvojën njerëzore.

    Përmes veprave të saj, Bislimi ndërthur përvojat personale me vëzhgimin e kujdesshëm të formave dhe detajeve.

    Punimet e saj përfshijnë portrete, studime të duarve dhe figurave skulpturore, duke sjellë një perspektivë të veçantë mbi mënyrën se si trupi dhe gjestet mund të shprehin ndjenja dhe kuptime që shkojnë përtej asaj që shihet në pamje të parë.

    Një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e saj zë edhe dialogu me historinë e artit.

    Përmes studimit të veprave të artistëve të mëparshëm, piktorja eksploron ndikimin e traditës artistike në praktikën bashkëkohore, duke e trajtuar pikturën si një proces të vazhdueshëm të të mësuarit, vëzhgimit dhe interpretimit.

    Në këtë prezantim, vëmendje i kushtohet edhe lidhjes mes kujtimeve personale dhe përfaqësimit vizual.

    Edhe pse temat e trajtuara në pikturat e saj janë të ndryshme, ato bashkohen nga interesi për praninë njerëzore dhe për emocionet që mund të fshihen pas një portreti, një gjesti apo një forme.

    Për Bislimin, piktura nuk synon gjithmonë të përcjellë një mesazh të vetëm, por krijon hapësirë për reflektim dhe interpretime individuale.

    Veprat e saj i ftojnë shikuesit të ndalen te detajet dhe të zbulojnë kuptime të reja përmes vëzhgimit të vazhdueshëm.

    Prezantimi në ‘Iconner Magazine’ vë në pah qasjen e saj ndaj artit figurativ, ku ndërthuren ndjeshmëria personale, kërkimi artistik dhe vëmendja ndaj detajeve.

    Përmes kësaj, Bislimi dëshmon se piktura mund të jetë një mënyrë për të ruajtur kujtimet, për të shprehur emocionet dhe për të thelluar mënyrën se si e kuptojmë përvojën njerëzore. /Telegrafi/

  • KRU Pristina announces maintenance interventions on seven roads

    According to the company’s announcement, interventions will take place on the streets of Hasan Remnik, Arif Gashi, Bekim Mani, Hyzri Talla, Arif Shala, Ismet Bicaj and Ali Ajeti.

    The teams will be on the ground for the realisation of planned maintenance works.

    The KRU Pristina has not provided additional details about the length of the work or the possible impact on services for citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • KRU “Prishtina” njofton për intervenime mirëmbajtjeje në shtatë rrugë

    KRU “Prishtina” njofton për intervenime mirëmbajtjeje në shtatë rrugë

    Sipas njoftimit të kompanisë, intervenimet do të zhvillohen në rrugët Hasan Remniku, Arif Gashi, Bekim Mani, Hyzri Talla, Arif Shala, Ismet Bicaj dhe Ali Ajeti.

    Ekipet do të jenë në terren për realizimin e punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes.

    KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me kohëzgjatjen e punimeve apo ndikimin e mundshëm në shërbimet për qytetarët.

    Burimi: RTKLive