Blog

  • Komisioni për Buxhet shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për 2026

    Komisioni për Buxhet shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për 2026

    Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Burimi: RTKLive

  • Komuna e Butelit vendos roje komunale, do të sanksionohet hedhja e mbeturinave dhe dëmtimi i pronës publike

    Komuna e Butelit vendos roje komunale, do të sanksionohet hedhja e mbeturinave dhe dëmtimi i pronës publike

    Komuna e Butelit do të vendosë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, me automjete zyrtare dhe kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e komunës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

    Sipas njoftimit të tij, do të sanksionohen hedhja e pakujdesshme e mbeturinave, krijimi i deponive të egra, dëmtimi i pronës komunale dhe shkeljet e tjera të rendit komunal.

    “Hapësira publike është pronë e të gjithë neve, por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, thekson Kostovski.

    Ai shton se qëllimi i masës nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por vendosja e rendit dhe rritja e përgjegjësisë për hapësirat e përbashkëta.

    “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë, por të vendosim rend, përgjegjësi dhe respektim të hapësirës së përbashkët”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Butelit.

  • I gjendet në shtëpi marihuanë e 41 bimë kanabis, i dyshuari nga Kaçaniku dërgohet në ndalim policor

    I gjendet në shtëpi marihuanë e 41 bimë kanabis, i dyshuari nga Kaçaniku dërgohet në ndalim policor

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Kaçaniku është dërguar në ndalim policor, pasi i janë gjetur në shtëpi marihuanë e bimë të kanabisit.

    Rasti ka ndodhur të martën, në ora 20:30 në fshatin Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti merret me shitje dhe kultivim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në automjet, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 16.7 gramë, 41 bimë të kanabis sativa të gjitha në peshë 2112.3 gramë, një palë gërshëre dhe një telefon”, thuhet në raport.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor. /Telegrafi/

  • Official complaint at UEFA due to SPG ultrasound banner

    FC Barcelona filed an official complaint at UEFA about the offensive banner displayed in the SPG’s ultras section before the match.

    It presented a picture similar to Jason from Friday 1350 using an electric saw and destroying Barcelona’s coat, accompanied by the threatening message: ) Massacre à la Parisienne (Masacra Parisiane) .

    Catalan club reported the complaint to U delegate EFA, who was present at Parc des Princess in the first part rest and also requested the removal of other banners against Barca who were seen in the tribuna, where it wrote “Putate* Barcha.

    Things got out of control for the SPG ultrasound, so he saw Barcelona the night he lost his first season game.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • What did the Security Council say about Kosovo?

    Representatives of permanent members of the UN Security Council presented deeply different positions on the situation in Kosovo, relations between Pristina and Belgrade, and UNMIK’s further mandate.

    The US deputy ambassador to the UN, Tami Bruce, urged Kosovo and Serbia to refrain and engage constructively in the facilitated dialogue by the European Union. She reiterated the stance on UNMIK’s closure, arguing that Kosovo has changed radically since 1999.

    And United Kingdom representative to the UN Jennifer McNaughtan singled out the need for Serbia to bring to justice those responsible for the attack on Banjska, Zvecan, north of Kosovo. It asked the parties for full implementation of the Ohrid Agreement, while also calling for a strategic review of UNMIK’s tasks and funding.

    France’s deputy ambassador to the UN, Jay Dargreickari, urged renewed trend in dialogue between Pristina and Belgrade for full implementation of the agreements reached under EU ease. He described the fact that the perpetrators of the terrorist attack in Banjska on 24 September 2023 remain at large in Serbia.

    He also expressed concern about recently adopted changes to the Law for Specialised Chambers, adding they do not comply with Kosovo’s international obligations. France Confirmed Full Support for UNMIK Mission

    And Russia’s ambassador to the UN, Vasily Nebenzya, claimed the situation remains fragile due to attacks and violation of the rights of Serbs in Kosovo, while criticising the EU for failing to impose Kosovo on forming the Association of Serb Major States. He has also complained about KFOR’s decision on troop optimism following the improved security situation in Kosovo.

    Fu Cong, deputy head of the China Mission at the UN, said Beijing supports reaching a solution through dialogue, but within Resolution 1244. Jong also called on the Security Council to support the continuation of UNMIK’s work.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

    Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

    Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

    Përfaqësuesit e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paraqitën qëndrime thellësisht të ndryshme mbi situatën në Kosovë, marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit dhe mandatin e mëtejshëm të UNMIK-ut.

    Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin për mbylljen e UNMIK-ut, duke argumentuar se Kosova ka ndryshuar rrënjësisht nga viti 1999.

    E përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Jennifer McNaughtan, veçoi nevojën që Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, Zveçan, në veri të Kosovës. Ajo i kërkoi palëve zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa kërkoi gjithashtu një rishikim strategjik të detyrave dhe financimit të UNMIK-ut.

    Zëvendësambasadori i Francës në OKB,, Jay Darmadhikari, kërkoi ripërtëritje të mentumit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nën lehtësimin e BE-së. Ai cilësoi të papranushëm faktin se autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 mbeten të lirë në Serbi.

    Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për ndryshimet e miratuar së fundmi në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shtuar se nuk përkojnë me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Franca konfirmoi mbështetjen e saj të plotë për misionin e UNMIK-ut

    E ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pretendoi se situata mbetet e brishtë për shkak të  “sulmeve e shkelje të të drejtave të serbëve” në Kosovë, ndërsa kritikoi BE-në për dështim në detyrimin e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai është ankuar gjithashtu edhe për vendimin e KFOR-it për optimizmin e trupave pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

    Fu Cong, zëvendësshef i Misionit të Kinës në OKB, deklaroi se Pekini mbështet arritjen e një zgjidhjeje përmes dialogut, por në kuadër të Rezolutës 1244. Cong gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë vazhdimësinë e punës së UNMIK-ut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barça ankim zyrtar në UEFA për shkak të banderolit të ultrasve të PSG-së

    Barça ankim zyrtar në UEFA për shkak të banderolit të ultrasve të PSG-së

    Barça ankim zyrtar në UEFA për shkak të banderolit të ultrasve të PSG-së

    FC Barcelona paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA në lidhje me banderolën ofenduese të shfaqur në seksionin e ultrasve të PSG-së para ndeshjes.

    Ajo paraqiste një figurë të ngjashme me Jason nga ‘E premtja 13’ duke përdorur një sharrë elektrike dhe duke shkatërruar stemën e Barcelonës, e shoqëruar nga mesazhi kërcënues: “Massacre à la parisienne (Masakra pariziene) ” .

    Klubi katalanas ia raportoi ankesën delegatit të UEFA-s, i cili ishte i pranishëm në Parc des Princes në pushimin e pjesës së parë dhe gjithashtu kërkoi heqjen e pankartave të tjera kundër Barçës që ishin parë në tribuna ku shkruhej “Puta* Barça” .

    Gjërat dolën jashtë kontrollit për ultrasit e PSG-së, dhe kështu e pa Barcelona natën kur humbi ndeshjen e parë të sezonit .

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

    Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

    Pedagogët kanë dalë sërish këtë të mërkurë (21 tetor) në protestë në mbështetje të studentëve dhe nxënësve, të cilët prej nëntë ditësh vijojnë tubimet për plotësimin e kërkesave të tyre dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), Sandër Kovaçi, ka bërë të ditur se sindikata ka vendosur bojkotimin e mësimdhënies në të gjitha universitetet e vendit, në shenjë solidariteti me protestuesit dhe në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore. Ashtu siç kishin paralajmëruar, pedagogët janë mbledhur sërish përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë shprehur mbështetjen për studentët dhe nxënësit që vijojnë protestën prej nëntë ditësh. Përfaqësuesit e sindikatës kanë deklaruar se vendimi për bojkotimin e mësimit vjen si reagim ndaj situatës së krijuar dhe pretendimeve për dhunë ndaj studentëve e protestuesve.

    Gjatë prononcimit për mediat, kreu i SPUSH-it, Sandër Kovaçi, bëri të ditur se vendimi për bojkotin ishte marrë nga kryesia e sindikatës në mbledhjen e zhvilluar më 20 tetor, në sheshin ku po protestojnë studentët. Sipas tij, bojkoti ka nisur këtë të mërkurë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

    “Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve dhe vazhdojmë me moton: ‘I gjendemi pranë studentëve, jo dhunës ndaj studentëve’”, deklaroi Kovaçi.

    Ai sqaroi se vendimi i sindikatës parashikon ndërprerjen e mësimdhënies në të gjitha universitetet e Republikës së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë hap si një formë solidariteti me studentët dhe nxënësit, si dhe si një qëndrim në mbrojtje të së drejtës së tyre për t’u shprehur dhe protestuar në mënyrë paqësore.

    “Kryesia e sindikatës, në mbledhjen e datës 20 tetor, në sheshin e protestës së studentëve, vendosi njëzëri shpalljen e bojkotit të mësimdhënies në të gjitha universitetet e Republikës së Shqipërisë, në solidaritet me studentët, nxënësit dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Bojkoti fillon nga sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë”, u shpreh kreu i sindikatës.

    Duke shpjeguar arsyet që kanë çuar në vendimin për bojkot, Kovaçi theksoi se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe nxënësve për përmirësimin e cilësisë së arsimit, shëndetësinë dinjitoze, garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës, si dhe rritjen e llogaridhënies nga ana e qeverisë. Sipas tij, stafi akademik nuk mund të vijojë procesin mësimor sikur asgjë të mos ketë ndodhur, ndërkohë që studentët e tyre janë pjesë e protestave dhe, sipas pretendimeve të ngritura, janë përballur me dhunë.

    “Studentët protestojnë për arsim cilësor, shëndetësi digjitale, siguri jete e prone dhe për të drejtën e llogaridhënies së qeverisë. Pedagogët s’mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht kur studentët e tyre goditen në dhunë”, deklaroi Kovaçi.

    Ai shtoi se shqetësimet e pedagogëve nuk lidhen vetëm me zhvillimet brenda universiteteve, por edhe me situatën më të gjerë politike dhe ekonomike në vend, duke përmendur mungesën e llogaridhënies dhe të meritokracisë.

    “Pedagogët ndajnë të njëjtat opinione me studentët në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, mungesën e llogaridhënies dhe meritokracisë”, u shpreh kreu i SPUSH-it.

    Një prej kërkesave kryesore të parashtruara nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë lidhet me ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, si dhe me hetimin e veprimeve të forcave të rendit gjatë protestave. Kovaçi bëri të ditur se sindikata kërkon një hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej datës 13 tetor, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë drejtuar apo ushtruar dhunën.

    “Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve e protestuesve paqësorë; hetim të pavarur e transparent për përdorimin e forcës nga data 13 tetor e në vijim dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë udhëhequr e ushtruar këtë dhunë”, deklaroi ai.

    Gjithashtu, sindikata kërkon që çdo student i shoqëruar nga policia të trajtohet në mënyrë të ligjshme dhe dinjitoze, ndërsa institucionet përgjegjëse të marrin në shqyrtim kërkesat e parashtruara nga studentët. “Kërkojmë trajtimin e ligjshëm e dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar, plotësimin e kërkesave të studentëve”, theksoi Kovaçi.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë duhet të konsumoni për një lëkurë më të re?

    Çfarë duhet të konsumoni për një lëkurë më të re?

    Bimët, yndyrnat dhe ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrudhave, në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe në përmirësimin e teksturës së lëkurës sonë.

    Lëkura është organi më i madh i trupit dhe duhet të na shërbejë gjatë gjithë jetës. Përveçse na ndihmon të ruajmë një pamje rinore, kujdesi i mirë për lëkurën ndikon pozitivisht edhe në shëndetin tonë të përgjithshëm.

    Por, si barriera që ndan trupin tonë nga bota e jashtme, lëkura përballet me shumë ndikime të dëmshme. Shumë faktorë mjedisorë kontribuojnë në plakjen e saj, përfshirë ndotjen e ajrit, ozonin dhe ndryshimet klimatike, thotë Jean Krutmann, profesor i dermatologjisë në Institutin Kërkimor Leibniz për Mjekësinë Mjedisore.

    “Për dekada me radhë kemi menduar se rrezatimi ultravjollcë ishte shkaktari kryesor i plakjes së lëkurës nga faktorët mjedisorë. Tani e dimë se kjo nuk është e saktë”, thotë Krutmann. “Edhe gjatësitë e tjera valore të dritës natyrore të diellit mund të kontribuojnë në plakje, për shembull, drita e dukshme dhe rrezatimi infra i kuq.” Sipas tij, edhe rritja e temperaturës mund të ndikojë në këtë proces.

    Pastaj është edhe vetë kalimi i kohës. Me kalimin e moshës, trupi ynë humbet gradualisht kolagjenin, një proteinë që i jep lëkurës strukturë dhe qëndrueshmëri. Kjo humbje mund të çojë në shfaqjen e rrudhave.

    Burimi: Dukagjini

  • Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

    Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

    Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, lexoi para mediave vendimin për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.

    Sipas tij, bojkoti nis nga sot deri në një njoftim të dytë, shkruan A2.

    “Kryesia, në mbledhjen e 20 tetorit, në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna ekstreme. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen”, tha Kovaçi.

    “Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimin e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj atyre që marrin pjesë në protestë”, shtoi Kovaçi. (A2 Televizion)