Blog

  • Vlorë, mësimi në universitet vijon normalisht

    Vlorë, mësimi në universitet vijon normalisht

    Deri më tani, në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, mësimi vijon normalisht dhe në qetësi në fakultetet e tij.

    Pedagogët dhe studentët janë paraqitur rregullisht në auditore, ku leksionet dhe procesi mësimor po zhvillohen sipas orareve të përcaktuara.

    Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente nuk raportohet për bojkot të mësimit nga ana e pedagogëve, shkruan A2.

    Thirrja për bojkot, mesa duket, nuk ka gjetur ende përgjigje në universitet, ndërsa procesi mësimor po vijon pa ndërprerje.

    Edhe nga ana e studentëve nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim të dukshëm lidhur me këtë situatë.

    Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata gjatë orëve në vazhdim. (A2 Televizion)

  • Për dy vite radhazi po ulet kthimi i TVSH-së nga shteti ndaj kompanive në Maqedoni

    Për dy vite radhazi po ulet kthimi i TVSH-së nga shteti ndaj kompanive në Maqedoni

    Mbledhja e taksave rritet çdo vit, por për dy vjet me radhë, pagesa e rimbursimeve të TVSH-së për kompanitë ka rënë. Dhe në raportin e publikuar rishtazi mbi punën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për vitin 2025, vërehet një rënie në rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për vitin e kaluar.

    Ulja e rimbursimeve të TVSH-së në periudhën 01-12/2025 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024 është në shumën absolute prej 1.129.997.960 denarë ose 3.29 përqind, u publikua në raportin vjetor të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përcjell “Faktor”.

    Në dokument thuhet se 540.238.172 euro u janë kthyer kompanive si rimbursime të TVSH-së në vitin 2025. Vitin e kaluar, shuma ishte 558,612,122 euro. Nga ana tjetër, DAP ka rritur mbledhjen e të gjitha llojeve të TVSH-së, nga shitjet e brendshme, nga importet e mallrave dhe nga donacionet.

    Rimbursimi i reduktuar i TVSH-së vjen pas një rimbursimi tashmë të reduktuar të këtij tatimi gjatë vitit 2024. Në vitin 2023, rimbursimi i TVSH-së ishte 629.814.385 euro, pas të cilit në vitin 2024 pati një rënie të madhe prej më shumë se 70 milionë eurosh. Nëse krahasohen vitet 2023 dhe 2025, atëherë diferenca është rreth 90 milionë euro.

    Rimbursimi i TVSH-së është një rimbursim parash që një kompani kërkon nga shteti kur, sipas rregullave tatimore, ka regjistruar më shumë TVSH sesa duhet të paguajë. Për kompanitë, kjo nuk është vetëm një çështje tatimore, por edhe një çështje likuiditeti, a do të kenë para të mjaftueshme për të paguar pagat, furnizuesit, kreditë dhe detyrimet e tjera.

    Ministria e Financave njoftoi vitin e kaluar se po kryheshin kontrolle shtesë mbi kompanitë që sistemi i shënonte si të rrezikshme dhe se po kryheshin procedura hetimore në lidhje me abuzime në shkallë të gjerë të rimbursimeve të TVSH-së, prandaj pati një vonesë në rimbursimin e fondeve./Telegrafi/

  • Liverpool and Arsenal in the Race for Barca’s Talent

    19-year-old defender, taken out of Barcelona’s famous academy, La Massia’s earned the trust of Coach Hansi Flick, getting involved in the first team plans at the beginning of the 2026/27 season.

    Espart can play on both sides of the defence, which gives him more alternative to the German technonic. It is seen as an additional opportunity for competition in these positions, where Barcelona is also available to Joao Cancelon and Julius Cowden.

    The Catalan club has taken steps to secure its future, continuing the contract by 2030. The new agreement includes a 100m-euro release clause, which makes any effort to transfer costly.

    According to reports, however, Premier League’s interest could be concrete if Espart loses space in Barcelona formation. Liverpool and Arsenal are tracking his situation, while the English club from Merseyside can see it as a possible reinforcement for the future.

    On the other hand, Liverpool is also considering the future of Ronald Aruyo, who reportedly borrowed from the English team for a season. Uruguayn defenders have shown good performance on the right side of defence, and Liverpool can buy his cardboard for about 55m euros.

    Right now, it’s not about a confirmed agreement on Espart. It remains to be seen whether the interest of English clubs will turn into concrete bids, while Barcelona has a favourable negotiating position thanks to the long-term contract and the high release clause. 

    Source Layer: RTKLive

  • Liverpooli dhe Arsenali në garë për talentin e Barçës

    Liverpooli dhe Arsenali në garë për talentin e Barçës

    Mbrojtësi 19-vjeçar, i dalë nga akademia e famshme e Barcelonës, “La Masia”, ka fituar besimin e trajnerit Hansi Flick, duke u përfshirë në planet e ekipit të parë në fillim të sezonit 2026/27.

    Espart mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, çka i jep më shumë alternativa teknikut gjerman. Ai shihet si një mundësi shtesë për konkurrencë në këto pozita, ku Barcelona ka në dispozicion edhe Joao Cancelon dhe Jules Kounden.

    Klubi katalanas ka ndërmarrë hapa për ta siguruar të ardhmen e talentit të tij, duke ia vazhduar kontratën deri në vitin 2030. Marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, çka e bën të kushtueshëm çdo tentim për ta transferuar.

    Megjithatë, sipas raportimeve, interesimi nga Premier League mund të konkretizohet nëse Espart humbet hapësirat në formacionin e Barcelonës. Liverpooli dhe Arsenali po e përcjellin situatën e tij, ndërsa klubi anglez nga Merseyside mund ta shohë si një përforcim të mundshëm për të ardhmen.

    Në anën tjetër, Liverpooli po shqyrton edhe të ardhmen e Ronald Araujos, i cili, sipas raportimit, është huazuar te skuadra angleze për një sezon. Mbrojtësi uruguaian ka treguar paraqitje të mira në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Liverpooli mund ta blejë kartonin e tij për rreth 55 milionë euro.

    Për momentin, nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të konfirmuar për Espartin. Mbetet të shihet nëse interesimi i klubeve angleze do të shndërrohet në oferta konkrete, ndërsa Barcelona ka një pozitë të favorshme negociuese falë kontratës afatgjatë dhe klauzolës së lartë të lirimit. 

    Burimi: RTKLive

  • University Union starts implementing teaching boycotts at all public universities in Albania

    Albania University Workers Union ( SPUSH has started boycotting teaching at all public universities in the country, in solidarity with students and students protesting.

    The decision was unanimously taken by the union leadership on October 20th, as the boycott starts on 21 October and will continue until a second announcement.

    In the official announcement, the union says that students have been protesting quality education for months, dignified health, life and property security, as well as accountability. According to her, their response to their demands has been silence and violence, since October 13th.

    The students have been protesting quality education for months, dignified health, life and property security, accountability rights, and so on. The answer they received was, not dialogue, but silence and, as of October 13 and following, even extreme violence. Pedagogues cannot continue teaching as usual while their students are hit on the street. The pedagogues share the same opinions with students about political, economic developments, rampant corruption, the lack of meritocracy, etc., says the Union’s announcement on the reasons for the boycott.

    The SPUSH calls for the immediate ban on violence against peaceful students and protesters, independent and transparent investigations into the use of force, accountability of responsible persons, dignified treatment of associated students and meeting the requirements of protesters.

    We demand an immediate ban on the use of violence against students and peaceful protesters; The independent and transparent investigation into the use of force since the following 13 October, as well as the accountability of those who have ordered and exercised this unprecedented violence; The legitimate and dignified treatment of each student associated; Meeting the demands of students and students.

    The union calls on senior public educational institutions’ reactors and directors to respect the decision and not take disciplinary measures against teachers and students participating.

    In addition to boycotting the lesson, teachers will actively participate in the protest. Every day, at 10:00, they will gather before the Central Corps of Tirana’s Polytechnic University to continue supporting the students.

    The union stresses that classes will be compensated later and requires professors to stay in communication with students, offering support and academic materials as needed.

    The coach is not abandoning the audience, says the report, stressing that teachers will return to school as soon as the students get the answer they deserve. /A2

    Source Layer: Dukeagini

  • Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike në Shqipëri

    Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike në Shqipëri

    Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë.

    Vendimi u mor njëzëri nga kryesia e sindikatës, më 20 tetor, ndërsa bojkoti nis më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

    Në njoftimin zyrtar, sindikata shprehet se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, sigurinë e jetës dhe pronës, si dhe llogaridhënien. Sipas saj, përgjigjja ndaj kërkesave të tyre ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna.

    “Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj. Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme. Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë. Pedagogët ndajnë të njejtat opinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj”, thuhet në njoftimin e Sindikatës mbi arsyet e bojkotit.

    SPUSH kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës, vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës, trajtimin dinjitoz të studentëve të shoqëruar dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

    “Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë; Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt; Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar; Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve”.

    Sindikata u bën thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.

    Përveç bojkotit të mësimit, pedagogët do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Çdo ditë, në orën 10:00, ata do të mblidhen para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës për të vijuar mbështetjen ndaj studentëve.

    Sindikata thekson se orët e mësimit do të kompensohen më vonë dhe u kërkon pedagogëve të qëndrojnë në komunikim me studentët, duke u ofruar mbështetje dhe materiale didaktike sipas nevojës.

    “Bojkoti nuk është braktisje e auditorit”, thuhet në njoftim, ku theksohet se pedagogët do të rikthehen në mësim sapo studentët të marrin përgjigjen që meritojnë./A2

    Burimi: Dukagjini

  • Kur protesta paqësore dështon, a justifikohet dhuna?

    Kur protesta paqësore dështon, a justifikohet dhuna?

    Një nga pyetjet e mëdha filozofike që ngre lëvizja protestuese e gjimnazistëve është kjo: deri në ç’pikë mund të konsiderohet e ligjshme dhuna, qoftë ajo e ushtruar nga nxënësit apo nga policia? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Nicolas Tenaillon ka përfytyruar një dialog mes Sokratit dhe një gjimnazisteje. Dhe, këtë herë, është filozofi ai që duket i hutuar nga bashkëbiseduesja e tij!

    Cynthia: Sokrat, ti thua se është më mirë të pësosh padrejtësi sesa ta bësh atë. Por, a është padrejtësi përdorimi i dhunës kur mendon se po trajtohesh padrejtësisht, sepse askush nuk të dëgjon? Sinqerisht, kur të rriturit na i imponojnë vendimet e tyre pa u kushtuar vëmendje kërkesave tona, a duhet të vazhdojmë t’u bindemi urtësisht?

    Sokrati: Po ngre një pyetje të mirë, Cynthia. Por, a mendon se fakti që nuk ju dëgjojnë ju jep ty dhe shokëve të tu të gjimnazit të drejtën të ushtroni dhunë ndaj të tjerëve?

    Cynthia: Jo domosdoshmërisht. Por, kur të gjitha zgjidhjet e tjera dështojnë, a na mbetet ndonjë alternativë? Nëse protestojmë në mënyrë paqësore, siç bënte Gandhi, por asgjë nuk ndryshon, çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse t’i drejtohemi dhunës? A nuk është kjo e vetmja rrugë që sjell rezultate?

    Sokrati: Pra, duket se mendon se efektiviteti i një veprimi mjafton për ta bërë atë të ligjshëm. Por, a nuk do të thotë kjo se një veprim, çfarëdo qoftë ai, është i drejtë për sa kohë që na ndihmon të arrijmë atë që duam? Nëse do ta pranonim këtë, atëherë drejtësia do të varej nga forca, apo jo?

    Cynthia: Jo, nuk po them se çdo përdorim i forcës është i ligjshëm. Po them se ajo mund të justifikohet kur përdoret si përgjigje ndaj një padrejtësie që është bërë e padurueshme. Nëse nxënësit ndihen të harruar dhe të poshtëruar, mbi bazën e cilit koncept të drejtësisë mund t’u ndalohet të rebelohen?

    Sokrati: Për t’iu përgjigjur pyetjes sate, mendoj se duhet së pari të shqyrtojmë se çfarë kupton me dhunë dhe me drejtësi. Përndryshe, rrezikojmë ta ngatërrojmë rezistencën e ligjshme me hakmarrjen. Për mua, drejtësia nënkupton të veprosh në përputhje me të Mirën, ndërsa dhuna nënkupton ta detyrosh tjetrin të bëjë diçka kundër vullnetit të tij, përmes forcës.

    Cynthia: Në ato pak orë mësimi që kemi pasur që nga shtatori, profesori i filozofisë na ka mësuar se, sipas sociologut Max Weber, vetëm shteti mund të pretendojë me sukses monopolin e dhunës së ligjshme. Epo, ne nuk pajtohemi me Weberin. Kur në disa lëndë mungojnë mësimdhënësit për muaj të tërë, kur oraret janë të mbingarkuara dhe absurde, ndërsa ndërtesat shkollore rrezikojnë të shemben, pengimi i vazhdimit të mësimit përmes bllokimit të shkollës dhe djegies së kontejnerëve është, për ne, një formë e ligjshme e dhunës, jo hakmarrje.

    Sokrati: Por, kur hidhni gurë ndaj policisë, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e paqes në qytet, a nuk bëhet kjo dhunë e paligjshme?

    Cynthia: Ndoshta. Megjithëse, një nxënës i klasës sonë, një tip intelektual që lexon gjithë kohën, do të të përgjigjej me një kundërargument që më ka pëlqyer shumë.

    Sokrati: Cili është ai?

    Cynthia: E ka nxjerrë nga njëfarë Walter Benjamin, nga një libër i vjetër i vitit 1921, me titull Për një kritikë të dhunës. Sipas këtij autori gjerman, policia priret të mos e dallojë kufirin mes dhunës që e themelon të drejtën, siç ishte ajo e Revolucionit Francez, dhe dhunës që e ruan atë. Kështu, edhe pse policia merr udhëzime që t’u përgjigjet në mënyrë proporcionale provokimeve të gjimnazistëve, sipas këtij argumenti, në vetë natyrën e saj qëndron rreziku i kryerjes së abuzimeve. Tejkalimet e saj janë të vazhdueshme dhe mund të vërehen kudo. Pikërisht kjo e dobëson të drejtën në emër të së cilës vepron policia dhe e bën të ligjshëm kundërpërgjigjen tonë me dhunë.

    Sokrati: Interesante. E pranoj se autoriteti, kur gëzon respekt, nuk ka nevojë ta shfaqë pushtetin e tij përmes dhunës. Një filozofe e madhe, Hannah Arendt, e ka shprehur shumë mirë këtë ide. Por, a nuk u shkakton dëm të tjerëve kundërdhuna për të cilën po flet, atyre që nuk duan të përfshihen në konfliktin mes jush dhe përfaqësuesve të shtetit, domethënë institucioneve arsimore dhe policisë?

    Cynthia: Për kë e ke fjalën?

    Sokrati: Për nxënësit që duan të vazhdojnë mësimin. Bllokimi i shkollave i prek rëndë, sepse ua pamundëson vazhdimin normal të shkollimit. Nëse duan të hyjnë në provime, a nuk kanë edhe ata të drejtë të kundërshtojnë bllokadën?

    Cynthia: Po, sigurisht. Edhe liria e tyre ka rëndësi.

    Sokrati: Atëherë, cila liri duhet të mbizotërojë: e juaja apo e tyre?

    Cynthia: Nxënësit e përfshirë duhet të kenë mundësi ta diskutojnë këtë çështje së bashku…

    Sokrati: Sigurisht. Por, le të supozojmë se në këtë diskutim shumica mbështet vazhdimin e bllokadës. A mjafton fakti që janë më të shumtë në numër për të pasur të drejtë?

    Cynthia: Jo, sigurisht që jo. Edhe shumica mund të gabojë.

    Sokrati: Pikërisht. Këtë ia kisha kundërshtuar edhe Protagorës, atij sofistit të shquar, i cili mendonte se një «diskurs i fuqishëm», që bind shumicën, duhet të përcaktojë se çfarë është e drejtë. Unë, përkundrazi, këmbëngul se një veprim, për të qenë i drejtë, duhet të mbështetet në arsyetim dhe jo në opinionin që arrin të bindë numrin më të madh të njerëzve. Arsyeja na thotë se, kur luftojmë kundër një padrejtësie, nuk duhet të lejojmë që kjo luftë të krijojë një padrejtësi edhe më të madhe se ajo që po përpiqemi të luftojmë. Prandaj, në fund të fundit, është më mirë të pësosh padrejtësi sesa ta bësh atë.

    Cynthia: Por, Sokrat, duket se ti mendon se pengimi i nxënësve që duan të vazhdojnë mësimin është më i rëndë sesa lufta kundër atyre që na pengojnë të kemi kushte të denja për të studiuar. A nuk mendon se padrejtësia më e madhe është ajo që na shkakton institucioni, e jo ajo që ne u shkaktojmë nxënësve që vënë mbi gjithçka tjetër suksesin e tyre personal në shkollë? Për ne, është pikërisht bindja e tyre ndaj sistemit ajo që nuk është e drejtë.

    Sokrati: Argument i mirë. E pranoj se respektimi i rendit nuk nënkupton gjithmonë respektim të drejtësisë. Por, pranoje edhe ti se shkelja e rendit nuk është domosdoshmërisht dëshmi e guximit.

    Cynthia: Për ata që janë përbuzur dhe janë ndier të fyer nga institucioni arsimor, mendoj se angazhimi në protesta dhe shprehja e hapur e vuajtjes së tyre janë, përkundrazi, një formë guximi.

    Sokrati: Por, fakti që dikush ka vuajtur nuk do të thotë se ai ka gjithmonë të drejtë. Ai mund të gabojë në gjykimin e tij, të reagojë në mënyrë joproporcionale dhe, në fund, të bëhet vetë i padrejtë.

    Cynthia: Duke arsyetuar kështu, Sokrat, ti i jep të drejtë atij që e ka pushtetin, sepse kërkon që ai që vuan ta përmbajë veten dhe të sillet gjithmonë me arsye, duke respektuar rregullat që të tjerët i përdorin kundër tij.

    Sokrati: Por, a duhet të themi atëherë se ai që pëson padrejtësi duhet të heqë dorë nga çdo parim moral për ta rikthyer drejtësinë?

    Cynthia: Jo. Por, ne kemi të drejtë të mos u bindemi rregullave të padrejta që cenojnë dinjitetin e nxënësve.

    Sokrati: Është e vërtetë se autoriteti, në vetvete, nuk mjafton për t’i bërë rregullat të ligjshme. Por, nëse secili vendos t’u bindet vetëm atyre rregullave që i konsideron të drejta, çfarë do të ndodhë me jetën tonë të përbashkët?

    Cynthia: Dakord, këtu ekziston rreziku i anarkisë. Por, a është më mirë të promovojmë një shoqëri në të cilën askush nuk mund ta kundërshtojë autoritetin?

    Sokrati: Jo, sepse një shoqëri e tillë do të ishte tiranike. Megjithatë, nëse i japim shumë hapësirë kundërshtimit, rrezikojmë që dialogun ta zëvendësojmë me një përballje të thjeshtë forcash. Mos mendo se një kundërshtim bëhet më i drejtë vetëm sepse është kolektiv. Turma mund të rrëmbehet lehtë nga zemërimi dhe të kërkojë hakmarrje ndaj një fajtori që e krijon vetë, pa u mbështetur domosdoshmërisht në fakte. Në veprën e tij Psikologjia e Popujve dhe Turmave, Gustave Le Bon ka treguar se sa lehtë turma mund të kthehet prapa në zhvillimin e saj dhe sa e paaftë mund të bëhet për dialog.

    Cynthia: Ndoshta turma nuk ka gjithmonë të drejtë, por indinjata e saj meriton të dëgjohet, apo jo?

    Sokrati: Po. Pikërisht për këtë arsye, pushteti nuk duhet ta vendosë ruajtjen e rendit përmes forcës mbi kërkimin e drejtësisë përmes dialogut dhe marrëveshjes.

    Heshtje.

    Cynthia: Dukesh i zhytur në mendime, Sokrat…

    Sokrati: Sa më shumë që mendoj për këtë çështje, aq më shumë bindem se problemi që duhet të zgjidhim, nëse është e mundur, është ai i legjitimitetit të mosbindjes civile.

    Cynthia: Çfarë do të thuash me këtë?

    Sokrati: Po pyes veten se deri në ç’masë mund ta arsyetojmë dhe ta bëjmë të mbështetur në parime racionale.

    Cynthia: Po ti, çfarë mendon?

    Sokrati: Nëse i besoj asaj që është shkruar për këtë çështje, mendoj se kundërshtimi i shtetit, siç bëri Henry David Thoreau kur refuzoi të paguante taksat, sepse në kohën e tij ato përdoreshin për të financuar luftën kundër Meksikës me synimin e aneksimit të Teksasit, rrezikon të ngatërrojë moralin me politikën. Është e qartë se mosbindja civile duhet të ketë ndikim në jetën e qytetit dhe të shoqërisë; përndryshe, ajo mbetet vetëm një qëndrim simbolik.

    Cynthia: E sheh, Sokrat? Edhe ti po flet për efektivitetin.

    Sokrati: Po, por ajo që më shqetëson më shumë është se kërkimi i efektivitetit mund të çojë në luftë civile. Ne, grekët, e quajmë këtë stasis (shprishja e harmonisë). Ajo është sëmundja më e rëndë e qytetit, sepse dhuna i përfshin të gjithë dhe e shndërron fqinjin, mikun apo edhe të afërmin në një armik të mundshëm. Nëse gjimnazistët që bllokojnë shkollat fillojnë të ushtrojnë dhunë jo vetëm ndaj policisë, por edhe ndaj mësimdhënësve ose shokëve të tyre që duan të vijojnë mësimin, madje edhe ndaj prindërve që përpiqen t’i pengojnë të protestojnë për t’i mbrojtur nga dhuna policore, atëherë rreziku bëhet i madh. Çështja që ata mbrojnë jo vetëm mund të dështojë, por edhe mund të humbasë legjitimitetin për shkak të kaosit të pakontrollueshëm që shkakton.

    Cynthia: Nuk kemi arritur deri aty. Nuk janë gjimnazistët ata që bëjnë thirrje për kryengritje.

    Sokrati: U dëgjofshin fjalët e tua nga perënditë e Olimpit! Unë jam i mendimit, ashtu si Hannah Arendt, të cilën e përmenda më herët, se duhet të kemi besim te ligjet e qytetit. Mosbindja civile mund të jetë e ligjshme vetëm nëse nuk i dobëson ligjet themelore të sistemit politik që e ka bërë arsimin të qasshëm për të gjithë.

    Cynthia: Por, a ekziston ndonjë rregull që mund ta kufizojë dhunën e gjimnazistëve, në mënyrë që ata t’i arrijnë qëllimet e tyre pa e përfshirë të gjithë qytetin në flakë e gjak?

    Sokrati: Më lejo t’i referohem një mendimtari të fundit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje: amerikanit John Rawls, autorit të veprës Teoria e Drejtësisë. Edhe pse ai nuk e konsideron mosbindjen si një mënyrë për ta legjitimuar dhunën, sipas tij mund të justifikohet vetëm nëse plotësohen tri kushte.

    Së pari, duhet të ketë shkelje të rënda të parimeve themelore që e bëjnë një shoqëri të drejtë.

    Së dyti, për t’i bërë kërkesat të pranueshme, duhet të kenë dështuar të gjitha mjetet ligjore, qoftë për shkak të mungesës së vullnetit të mirë nga ana e qeverisësve, qoftë për shkak të plogështisë së shoqërisë.

    Së treti, mosbindja nuk duhet të shoqërohet me një numër të madh veprimesh të ngjashme, sepse kjo do të shkaktonte një çrregullim tepër të madh.

    E sheh se situata e tanishme i përmbush dy kushtet e para. Por, që të jetë e ligjshme, dhuna e gjimnazistëve duhet ta respektojë edhe kushtin e tretë. Kjo do të thotë se ata duhet t’i rezistojnë tundimit për t’i bashkuar të gjitha pakënaqësitë dhe betejat në një protestë të vetme, e cila mund të shpërthejë në një zemërim të përgjithshëm.

    Cynthia: Sepse, në atë rast, kauza e tyre do të humbiste veçantinë brenda një kundërshtimi të përgjithshëm ndaj qytetit dhe do të kontribuonte në shkatërrimin e tij përmes asaj që ti e quan stasis?

    Sokrati: Më ke kuptuar mirë, Cynthia.

    Tekst i botuar në revistën Philosophie, përkthyer dhe përshtatur për Dukagjinin.

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, përparon për dy pozita

    Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, përparon për dy pozita

    Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave ka shënuar përparim në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u ngjitur për dy pozita në ranglistën botërore.

    FIFA ka publikuar të martën renditjen e re, në të cilën Kosova pozicionohet në vendin e 83-të.

    ‘Dardanet’ kishin qenë në pozitën e 81-të në prill, por në ranglistën e publikuar më 16 qershor kishin rënë në vendin e 85-të.

    Përparimi vjen pavarësisht se Kosova pësoi dy humbje në ndeshjet e plejofit kualifikues për Kupën e Botës ndaj Austrisë.

    Megjithatë, rezultatet e përfaqësueseve të tjera dhe koeficientët e tyre kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes botërore.

    Austria, ndonëse fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka humbur dy pozita në ranglistë. Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 68-të, pasi ka rënë për një pozitë.

    Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania./Telegrafi/

  • A worker in Drenas dies, police start investigating

    A worker has passed away after injuries suffered at his workplace on Tuesday in the village of Upper Corrotica in Drenas.

    As it becomes known in the 24-hour police report, the victim was originally sent for medical treatment, but after the examination, the caretaker doctor found that he was without signs of life.

    At the scene, besides police units, work inspectors have also emerged to address random circumstances.

    It has been reported that the Kosovo male victim has suffered bodily injuries at his workplace at a private company. The victim has been sent for medical treatment, where the caregiver has found that the victim is without life. Work inspectors have also appeared at the scene in addition to police units. The prosecution’s decision has initiated the case and the lifeless body has been sent to the IML for organisation, the police report says.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

    Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

    Një punëtor ka ndërruar jetë pas lëndimeve që kishte pësuar në vendin e tij të punës të martën në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor, por pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

    Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe inspektorët e punës, për të trajtuar rrethanat e rastit.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

    Burimi: Dukagjini