Blog

  • ISHP: Gjatë muajit shtator janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/AIDS, dy persona kanë ndërruar jetë

    ISHP: Gjatë muajit shtator janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/AIDS, dy persona kanë ndërruar jetë

    Gjatë muajit shtator, u raportuan 8 raste të reja me HIV/AIDS, të gjithë meshkuj, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

    Sipas shpërndarjes së moshës, 4 persona i përkasin grupmoshës 30-39 vjeç dhe nga një person në grupmoshat 15-19, 20-29, 40-49 dhe 50-59 vjeç.

    U raportuan dy persona të vdekur, të raportuar më parë si raste me HIV, përkatësisht në vitet 2015 dhe 2018. Të dy personat i përkasin grupmoshës 40-49 vjeç.

    Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara (që nga 30.09.2026), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me HIV/AIDS në vitin 2026 është 49, ndërsa numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoni, për periudhën 1987–2026, është 778, prej të cilëve 144 persona të vdekur, 520 persona jetojnë ende me HIV/AIDS, ndërsa 114 janë të listuar si të humbur për ndjekje (emigruan).

  • OSBE: Vonesat në gjykata, një nga sfidat kryesore të drejtësisë në Kosovë

    OSBE: Vonesat në gjykata, një nga sfidat kryesore të drejtësisë në Kosovë

    Institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e trajtimit të rasteve të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por reformat ende nuk po zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme në praktikën gjyqësore.

    Kështu vlerësohet në raportin e dytë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të publikuar të mërkurën, në kuadër të Projektit Rajonal të Monitorimit të Proceseve Gjyqësore.

    Raporti shqyrton zhvillimet në gjashtë juridiksione të Ballkanit Perëndimor që nga viti 2024, duke vlerësuar zbatimin e rekomandimeve të mëparshme dhe duke identifikuar fushat ku nevojiten përmirësime për një sistem më të drejtë dhe më efikas të drejtësisë penale.

    Sipas OSBE-së, institucionet e drejtësisë kanë treguar përkushtim më të madh ndaj reformave, përfshirë planifikimin strategjik, zgjerimin e mjeteve digjitale, trajnimin e specializuar dhe masat për të siguruar praktikë më të qëndrueshme gjyqësore.

    Megjithatë, organizata vlerëson se këto përparime ende nuk janë përkthyer në rezultate të njëtrajtshme në trajtimin e rasteve komplekse.

    Një nga fushat ku raporti evidenton përparim është transparenca në publikimin e vendimeve gjyqësore.

    Gjatë periudhës së monitorimit, 36 nga 41 aktgjykimet e shqyrtuara janë publikuar online. Në mesin e tyre janë të gjitha 20 aktgjykimet e monitoruara të Gjykatës së Apelit.

    Raporti vëren gjithashtu se institucionet kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e shërbimeve të interpretimit dhe përkthimit, si dhe të komunikimit me publikun.

    Megjithatë, OSBE-ja thekson se mbeten sfida të rëndësishme që ndikojnë në efikasitetin dhe cilësinë e proceseve gjyqësore.

    Sipas raportit, një ndër problemet kryesore vazhdon të jetë zgjatja e procedurave gjyqësore, veçanërisht në shkallën e apelit.

    Vështirësi janë evidentuar edhe në konsistencën e hartimit të aktakuzave dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore, si dhe në qasjen në shërbimet e interpretimit dhe në materialet e përkthyera të lëndëve.

    Një tjetër fushë që kërkon përmirësim është përdorimi i hetimeve financiare, konfiskimit të pasurisë dhe dënimeve plotësuese në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Menaxheri i projektit për komponentin e Kosovës në kuadër të këtij projekti të OSBE-së, Kahramon Sanginov, tha se raporti njeh përparimin e institucioneve në zbatimin e rekomandimeve, por theksoi nevojën që ky proces të vazhdojë.

    “Raporti njeh progresin e arritur nga institucionet e drejtësisë dhe ndjekjen e rekomandimeve tona. Hapi i radhës është të ndërtohet tutje mbi këtë progres, në mënyrë që reformat të përmirësojnë vazhdimisht mënyrën se si përgatiten, menaxhohen dhe vendosen rastet komplekse”, tha Sanginov.

    Në rekomandimet e tij, raporti bën thirrje për përcaktim më të qartë të përgjegjësive institucionale, vazhdimësi më të madhe në zbatimin e reformave dhe investime të qëndrueshme në ekspertizën e specializuar dhe burimet operative.

    Theksi vihet te nevoja që strategjitë, udhëzimet dhe mjetet digjitale të mos mbeten vetëm dokumente dhe mekanizma institucionalë, por të sjellin përmirësime të matshme në trajtimin e përditshëm të rasteve gjyqësore.

    Në të njëjtën kohë, raporti nënvizon rëndësinë e garantimit të së drejtës për gjykim të drejtë dhe ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit.

    Gjetjet dhe rekomandimet e raportit pritet të diskutohen në Forumin Gjyqësor Rajonal, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor 2026 në Budvë të Malit të Zi. Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë nga gjashtë juridiksionet e përfshira në projekt, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave për zbatimin e qëndrueshëm të reformave në drejtësi. /Telegrafi/

  • Mickoski passes trans through Kosovo, police warn temporary traffic cuts

    Kosovo police through a report on the social Facebook network have indicated that due to the transfer of Republika Macedonia’s Northern Macedonian prime minister, Hristian Mickoski, with the 21st and October 22nd 2026, through the territory of the Republic of Kosovo, police under official duty will take security measures as well as take care of traffic regulation during the time of his movement in Kosovo.

    To enable free circulation of the escort, according to the motion route, entry into the Republic of Kosovo from the border point of Elez, to the start of Vermica.The police report says.

    The goal is said to be that Kosovo police, according to the need, will make temporary disruptions in traffic circulation (at short intervals) of several road segments. Kosovo police require full understanding on the part of citizens and participants in traffic.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Over 2 thousand and 500 traffic tickets and 20 arrested within 24 hours, police publish statistics

    Kosovo police have pronounced 2,501 traffic tickets and arrested 20 people over the last 24 hours. Meanwhile, 54 traffic accidents have been recorded in the country, including 25 with injured persons and 29 with material damage.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, no fatal traffic accidents have been recorded during this period.

    Of the persons arrested, seven have been sent to maintenance, while two persons are under police ban. Also, three people are serving their sentence.

    The data reflects police activity and traffic security situation over the past 24 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbi 2 mijë e 500 tiketa trafiku dhe 20 të arrestuar brenda 24 orëve, Policia publikon statistikat

    Mbi 2 mijë e 500 tiketa trafiku dhe 20 të arrestuar brenda 24 orëve, Policia publikon statistikat

    Mbi 2 mijë e 500 tiketa trafiku dhe 20 të arrestuar brenda 24 orëve, Policia publikon statistikat

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,501 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, në vend janë regjistruar 54 aksidente trafiku, prej të cilave 25 me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Nga personat e arrestuar, shtatë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në ndalim policor. Po ashtu, tre persona janë duke vuajtur dënimin.

    Të dhënat pasqyrojnë aktivitetin policor dhe gjendjen e sigurisë në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mickoski kalon transit nëpër Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Mickoski kalon transit nëpër Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Mickoski kalon transit nëpër Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se për shkak të kalimit transit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, me datat 21 dhe 22 tetor 2026, nëpër territorin e Republikës së Kosovës, Policia sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së tij në Kosovë.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vermicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje thuhet se Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Muja: Vetëm pesë për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave

    Muja: Vetëm pesë për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave

    Gratë rurale në biznes vazhdojnë të përballen me sfida si mungesa e pronës dhe gjithëpërfshirja e tyre. Kështu, vlerësuan drejtues të institucioneve në panairin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale “EcoKosWomen” dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.

    Shkurije Hasani dhe Drita Kadriu janë në mesin e grave që merren me prodhimin e produkteve bujqësore, e që sot janë pjesë e panairit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale. Ato i thanë Radio Kosovës së ky profesion sjell të mira materiale që mundësojnë mirëqenien e familjes, por që përballen edhe me sfida të ndryshme.

    “Sivjet i kemi 80 ari, po kemi produkte të ndryshme. Është fitimprurës, do mund shumë,do shpenzime shumë. Zakonisht e bëjë përpunimin e ajvarit të shtëpisë edhe  prodhimin e xhemit të kumbullës. Nga institucionet nuk kemi shumë përkrahje, kemi sfida se unë duhet krejt produktet m’i ble vetë, duke filluar prej lëndës së parë krejt i blej.”

    E, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, teksa foli për rëndësinë e grave në të bërit biznes, përmendi disa nga sfidat që ata përballen në biznes që e që sipas tij, është prona dhe gjithëpërfshirja për çka premtoi mbështetje institucionale.

    “Një nga problemet thelbësore që ky komunitet ballafaqohet është prona. Siç e dimë, vetëm 5 për qind e pronave në Kosovë janë në pronësi të grave. Me lejoni të them që skema jonë e granateve do  të adresojë një qasje gjithëpërfshirese që ia lejon këtij komuniteti të marrin pjesë aktive në shoqëri dhe në aktivitetin e tyre bujqësor”, tha ai.

    Ndërkaq, udhëheqësi i Shoqatës se Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, tha se gratë në biznes kanë një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për këtë arsye është e nevojshme përkrahja e tyre.

    Të rëndësishëm rolin e gruas në biznes e vlerësoi edhe drejtoresha e Bujqësisë në Komunë e Prishtinës, Jeta Rafuna. Ajo tutje tha se kjo kategori e grave kanë nevojë për mbështetje institucionale.

     

    Burimi: RTKLive

  • What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    Barcelona’s former defender, Sylvinho, has been fascinated by Lamine Yamal’s staggering rise as one of the best players in the world at the age of 19.

    The Spanish explorer has taken his game to another level this season, marking 10 goals and 10 assistings to 12 matches.

    He also scored 4-2 last night’s defeat of the SPG in the Champions League.

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    His presentations have prompted Yamal to be praised by former Albanian national coach Sylvinho, who is surprised by what 19-year-olds are doing.

    What he’s doing is not normal. These kinds of players are different, very different, Sylvinho said at first.

    He’s gaining experience, I know where he should go and not go. It continues to grow, Albania’s former coach concluded. /Telegraphy/

  • “Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

    “Ajo që po bën ai nuk është normale”, ish-trajneri i Shqipërisë lëvdon Lamine Yamalin

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho, është mahnitur nga ngritja marramendëse e Lamine Yamal si një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën 19-vjeçare.

    Anësori spanjoll e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe 10 asistime në 12 ndeshje.

    Ai shënoi gjithashtu në humbjen 4-2 të mbrëmshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

    What he’s doing is not normal, Albania’s former coach praises Lamine Yamali

    Paraqitjet e tij kanë bërë që Yamal të lëvdohet nga ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili befasohet nga ajo çfarë po bënë 19-vjeçari.

    “Ajo që po bën ai nuk është normale. Këta lloj lojtarësh janë të ndryshëm, shumë të ndryshëm”, ka thënë fillimisht Sylvinho.

    “Ai po fiton përvojë, e di se ku duhet të shkojë dhe ku nuk duhet. Ai vazhdon të rritet”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë. /Telegrafi/

  • Renditja sipas rëndësisë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd

    Renditja sipas rëndësisë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd

    Pak grupe në historinë e rokut kanë arritur të ndërthurin risinë e tingullit, thellësinë emocionale dhe ambicien konceptuale ashtu si Pink Floyd. Nga fillimet psikodelike te epikat që mbushnin stadiumet, i rendisim 15 albumet e grupit Pink Floyd: ikonat, të pazakontat dhe gjithçka ndërmjet tyre.

    Nga: Steve Wright / Classical Music (titulli: So, we ranked all 15 Pink Floyd albums. And there’s definitely a ‘magic run’ in there)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Nga origjina psikodelike te epikat e gjera filozofike, krijimtaria e tyre përshkon një hark magjepsës përgjatë dekadave të evolucionit kulturor dhe muzikor. Në kulmin e tyre, fllojdët nuk bënin thjesht albume – krijonin përvoja gjithëpërfshirëse: kinematografike në përmasa, përndjekëse në tingull dhe shpesh mahnitshëm të bukura.

    Diskografia e tyre është një histori metamorfoze. Me Syd Barrettin e paqëndrueshëm si lider, vitet e para ishin kaleidoskopike dhe të paparashikueshme. Kur David Gilmour mori përsipër detyrat në kitarë dhe Roger Watersi u shfaq si arkitekti kryesor konceptual, grupi u zhvendos drejt një terreni më të ngarkuar politikisht dhe psikologjikisht.

    Në vitet ’70 të shekullit XX, ata krijuan disa prej albumeve më ambicioze dhe më të shitura në historinë e rokut. Dhe, edhe mes ndryshimeve në formacion, grindjeve dhe ndryshimeve të shijeve muzikore, ata mbetën vazhdimisht krijues.

    Pink Floyd në vitet e hershme: (nga e majta në të djathtë) Roger Waters (bas, vokal), Nick Mason (bateri), Syd Barrett (vokal, kitarë) dhe Rick Wright (tastiera), 4 mars 1967Foto: Doug McKenzie / Getty Images

    Por, jo të gjitha albumet e tyre janë të një niveli. Disa janë shumë të dashura, por jo në nivel; disa të tjera kanë të meta, ndonëse janë magjepsëse. Dhe, pastaj janë ato pak më të rralla që duken të përjetshme – kryevepra që vazhdojnë të jehojnë brez pas brezi.

    Ja renditja jonë e 15 albumeve të grupit Pink Floyd, nga ato më pak esenciale deri tek ato krejtësisht ikonike. Qofsh adhurues prej kohësh apo një i sapoardhur kureshtar, kjo listë është kremtim i një grupi që e ndryshoi përgjithmonë tingullin e rokut.

    Lexo po ashtu për Pink Floyd:
    – “Wish You Were Here” për pak sa nuk e shkatërroi grupin Pink Floyd
    – “Pink Floyd at Pompeii – MCMLXXII”: Një kujtesë vullkanike e madhështisë së tyre
    – Valët e trurit, inteligjenca artificiale dhe Pink Floyd
    – Pesëdhjetë vjet në anën e errët të jetës së përditshme
    – Tre megalomaniakë në një dhomë: “The Wall” – përvoja më e hidhur e Alan Parkerit
    – Gjeniu i çmendur pranë shtëpisë sime
    – Të fotografosh gjeniun e çmendur

    15. More (1969)


    Kolonë zanore e filmit pak të njohur me të njëjtin titull, More është një kuriozitet kalimtar që e zë grupin mes fillimeve të tyre psikodelike dhe kulmit të tyre në rokun progresiv. Nuk është në nivel, por jep shenja të asaj që do të vijë – Cymbaline dhe Green Is the Colour tregojnë aftësinë e tyre gjithnjë në rritje për të krijuar atmosferë. Megjithatë, në pjesë të tjera devijon drejt instrumentaleve të zgjatura e pa drejtim dhe devijimeve në hard-rok që duken të shkëputura. Album interesant, por jo esencial.
    Pjesa kryesore: Cymbaline.

    14. Ummagumma (1969)


    Album i dyfishtë, i ndarë mes incizimeve në koncerte dhe pjesëve eksperimentale të secilit anëtar, Ummagumma e paraqet grupin në formën e tij të vetëkënaqësisë. Disku live është i papërpunuar dhe gjithëpërfshirës, duke ofruar versione të fuqishme të klasikëve të hershëm si Set the Controls for the Heart of the Sun. Megjithatë, disku në studio (me përjashtim të Grantchester Meadows të Roger Watersit) është i shkëputur dhe shpesh të huton – album më interesant si dokument i eksperimentimit të viteve ‘60 të shekullit XX sesa për kënaqësinë e dëgjimit.
    Pjesa kryesore: Grantchester Meadows.

    Pink Floyd pas Barrettit, janar 1969: (nga e majta në të djathtë) Rick Wright, David Gilmour, Roger Waters, Nick MasonFoto: Christian Rose / Roger Viollet via Getty Images

    13. The Endless River (2014)


    Një pasthënie e papritur, e përpiluar prej materiale të papërdorura të albumit The Division Bell, ky album kryesisht instrumental është një udhëtim meditativ dhe ambiental. Është homazh për Rick Wrightin, tastierat e të cilit mbizotërojnë atmosferën. Ndonëse i mungon një narrativë e fortë ose një singël që spikat, The Endless River ka një cilësi të qetë, elegjiake. Është një lamtumirë – si për një shok grupi, ashtu edhe, me sa duket, për vetë grupin. I qetë dhe atmosferik, është më shumë elegji sesa album.
    Pjesa kryesore: Louder than Words.

    12. A Momentary Lapse of Reason (1987)

    Albumi i parë pas Roger Watersit u pa si ringjallje e udhëhequr nga Gilmouri – dhe, ndonëse tingëllon në mënyrë të pagabueshme si Pink Floyd, i mungon thellësia e mëparshme e teksteve dhe koncepteve. Ka këngë që spikatin: Learning to Fly dhe Sorrow kanë tërheqje atmosferike dhe punë të mira në kitarë. Por, në tërësi, të jep ndjesinë e një grupi që po rivendos identitetin e vet. I lëmuar dhe profesional, por më shumë i lustruar sesa i thellë.
    Pjesa kryesore: On the Turning Away.

    11. Obscured by Clouds (1972)

    Një perlë e fshehur që shpesh anashkalohet, ky album – kolonë zanore e vitit 1972 (për filmin francez La Vallée) – shërben si parapërgatitje për Dark Side of the Moon. Është më i përqendruar te këngët, me kitarën dhe vokalin e Gilmourit në qendër të vëmendjes. Këngë si Wot’s… Uh the Deal dhe Free Four ofrojnë një entuziazëm befasues. Nuk është deklaratë madhore e fllojdëve, por është i kënaqshëm dhe i fuqishëm.
    Pjesa kryesore: Wot’s… Uh the Deal

    10. The Final Cut (1983)

    I cilësuar si “rekuiem për ëndrrën e pasluftës”, ky album i errët dhe teatral është, në thelb, një përpjekje solo e Roger Watersit në gjithçka – përveç emrit të grupit. Është i hidhur, i ngarkuar politikisht dhe thellësisht personal – ndonjëherë deri në pikën e tjetërsimit. Teksa këngët si The Gunner’s Dream dhe The Fletcher Memorial Home janë të fuqishme në tekst, muzikës i mungon shkëndija bashkëpunuese e veprave të mëparshme. Të mbërthen, por emocionalisht të lodh.
    Pjesa kryesore: The Fletcher Memorial Home.

    9. The Division Bell (1994)

    Më tërheqës se paraardhësi i tij A Momentary Lapse of Reason, The Division Bell i vitit 1994 i gjen fllojdët duke zbuluar një lloj të ri të pjekurisë. Nuk është revolucionar, por është i menduar dhe i gjerë në shtrirje, me pika kulmore si High Hopes dhe Marooned. Kitara e Gilmourit ngrihet lart dhe produksioni është i pasur. Ndonëse nuk arrin kurrë lartësitë e epokës klasike, është album elegant dhe soditës që shpërblen dëgjimet e përsëritura dhe shërben si një deklaratë e dinjitetshme e periudhës së vonë.
    Pjesa kryesore: High Hopes.

    8. Atom Heart Mother (1970)

    Atom Heart Mother është një nga albumet më ambicioze dhe më polarizuese. Suita që mban titullin e albumit, një epikë e rokut orkestral prej 23 minutash, ndërthur instrumentet e frymorëve, korin dhe psikodelinë në një formë të shtrirë. Ndonëse i mungon përqendrimi konceptual i veprave të mëvonshme, shtrirja e tij eksperimentale është mbresëlënëse. Këngët më të shkurtra në anën e dytë janë të çuditshme dhe pastorale, duke ofruar hijeshi, por pak kohezion. Është vepër interesante kalimtare – me të meta, por thelbësore në evolucionin krijues të grupit.
    Pjesa kryesore: Atom Heart Mother (suita).

    7. A Saucerful of Secrets (1968)

    Ky është tingulli i një grupi në ndryshim – Syd Barretti duke u larguar, David Gilmouri duke hyrë. Nuk është në nivel, por historik. Set the Controls for the Heart of the Sun dhe kënga që mban titullin e albumit janë pika kulmore psikodelike, që ndërthurin atmosferën kozmike me rëndesën eksperimentale. Këtu ka pështjellim, por edhe ambicie. Është forma embrionale e fllojdëve që do të bëhen, ku kaosi i lë vend kohezionit.
    Pjesa kryesore: Set the Controls for the Heart of the Sun.

    6. Meddle (1971)

    Këtu gjithçka vërtet bashkohet. Meddle i vitit 1971 është ura mes së kaluarës psikodelike dhe së ardhmes konceptuale. Kënga hapëse, One of These Days, është një shpërthim emocionues instrumental, ndërsa Echoes (të 23 minutat e saj) është një kryevepër e ndërtimit të atmosferës, teksturës së tingullit dhe kulmit emocional. Pjesa tjetër e albumit shkon nga bluzi tek e çuditshmja. Është eksplorues, koherent dhe krejtësisht Pink Floyd.
    Pjesa kryesore: Echoes.

    5. The Piper at the Gates of Dawn (1967)

    Magnum opusi psikodelik i Syd Barrettit nuk ngjan me asgjë tjetër në katalogun e fllojdëve. Është kureshtar, i çuditshëm dhe shpesh shqetësues. Pjesët si Astronomy Domine dhe Interstellar Overdrive shpërthejnë në territorin e spejs-rokut, ndërsa Lucifer Sam dhe Bike me ekscentricitetin britanik. Vizioni unik i Barrettit shkëlqeu, por për pak kohë, dhe ky album mbetet artefakt i krijimtarisë së viteve ‘60 të shekullit XX dhe i një origjinaliteti që të trazon mendjen.
    Pjesa kryesore: Interstellar Overdrive.

    Pink Floyd (Nick Mason, Rick Wright, Syd Barrett dhe Roger Waters) jashtë EMI-t në Londër, pasi nënshkruan kontratë me kompaninë më 3 mars 1967Foto: Arthur Sidey / Daily Mirror / Mirrorpix via Getty Images

    4. Animals (1977)

    Një nga albumet e tyre më të errëta dhe më politike, i dalë në të njëjtin vit (1977) me kulmin e pankut, Animals është i papërpunuar, i zemëruar dhe i zhveshur. I bazuar lirshëm në Fermën e kafshëve të Orwellit, këngët e tij të gjata – Dogs, Pigs dhe Sheep – sjellin një koment therës shoqëror mbi aranzhime të ndërlikuara dhe agresive. Watersi dominon, por puna e Gilmourit në kitarë është e fuqishme. Nuk është aq i kapshëm sa albumet e tjera, por egërsia dhe kompleksiteti i tij muzikor i kanë dhënë statusin e një albumi kult mes adhuruesve më të përkushtuar.
    Pjesa kryesore: Dogs.

    3. The Wall (1979)

    Një rok-operë e gjerë që ndërthur traumën personale, ankthin politik dhe ambicien teatrale – The Wall është epika më provokuese dhe përçarëse e fllojdëve. The Wall është një nga arritjet më ambicioze dhe më teatrale të grupit Pink Floyd – një rok-operë e gjerë që eksploron izolimin, traumën, luftën dhe koston psikologjike të famës. I shtyrë nga rrëfimi thellësisht personal i Roger Watersit, albumi ndjek personazhin Pink teksa ai ndërton një barrierë emocionale mes vetes dhe botës. Në aspektin muzikor, është i mbushur me momente të paharrueshme – nga sfida agresive e Another Brick in the Wall (Part II) te dëshpërimi operistik i Comfortably Numb. Megjithatë, me gjithë shkëlqimin e tij, The Wall prej kohësh i ka ndarë adhuruesit dhe kritikët. Disa e konsiderojnë të fryrë ose me vetëkënaqësi, ndërsa për të tjerët mungon fryma më demokratike dhe eksploruese e fllojdëve të mëparshëm. Megjithatë, intensiteti i tij emocional, shtrirja kinematografike dhe jehona kulturore e qëndrueshme e bëjnë atë një nga albumet konceptuale përcaktuese të rokut – dhe një portret të fuqishëm psikologjik.
    Pjesa kryesore: Comfortably Numb – me gjasë kulmi emocional dhe muzikor i The Wall, me një nga solot më ikonike në kitarë të David Gilmourit.

    2. Wish You Were Here (1975)

    Albumi më i ndjeshëm i grupit – një homazh elegjiak dhe atmosferik për miqësinë e humbur, zhgënjimin krijues dhe çmimin e famës. Një homazh me jehonë të fortë emocionale për anëtarin themelues, Syd Barrett, Wish You Were Here është një nga albumet më prekëse të grupit Pink Floyd. Pesë këngët e tij ndërthurin tekste me aranzhime të shtrira dhe hipnotike që eksplorojnë temat e mungesës, tjetërsimit dhe pafajësisë së humbur. Kënga që mban titullin e albumit të thyen zemrën me thjeshtësinë e saj akustike. Shine On You Crazy Diamond, në nëntë pjesë, e hap dhe e mbyll albumin me një shkëlqim që ndërtohet ngadalë dhe me një madhështi pikëllimi. Ndërkohë, Have a Cigar dhe Welcome to the Machine shtojnë një ton kritik ndaj industrisë, duke zbërthyer mungesën e shpirtit të biznesit muzikor. Teksturat tingullore të albumit – sintetizatorë të pasur, solo plot dhimbje dhe produksioni kumbues – ngjallin njëkohësisht afërsi emocionale dhe largësi ekzistenciale. Është melankolik, madhështor dhe thellësisht njerëzor – ndoshta vepra më e plotë në aspektin emocional e fllojdëve.
    Pjesa kryesore: Shine On You Crazy Diamond është homazh për vokalistin e tyre të humbur, Syd Barrett – një kryevepër epike që ndërtohet ngadalë dhe që përcakton shpirtin e grupin në çastin e tij më të brishtë.

    Pink Floyd më 1973: (nga e majta në të djathtë) Nick Mason, Dave Gilmour, Roger Waters, Rick WrightFoto: Michael Ochs Archives / Getty Images

    1. The Dark Side of the Moon (1973)

    Një kryevepër e përjetshme dhe gjithëpërfshirëse që eksploron pyetjet më të mëdha të jetës, The Dark Side of the Moon e riformësoi muzikën rok dhe përcaktoi një brez. The Dark Side of the Moon nuk është thjesht një album – është fenomen kulturor. I publikuar në atë vit të madh e të çuditshëm, 1973, albumi i tetë në studio i grupit Pink Floyd e përmblodhi ankthin ekzistencial në një udhëtim të pandërprerë tingullor përmes temave të kohës, vdekjes, lakmisë, çmendurisë dhe jetës moderne. Kopertina e tij ikonike me prizmin dhe produksioni i përsosur e bëjnë menjëherë të dallueshëm, ndërsa risitë e tij muzikore – si efektet zanore në takt, sintetizatorët analogë dhe copëzat e të folurit – i shtynë kufijtë e asaj që mund të ishte një album roku. Por, nuk ishte novator vetëm nga ana e tingullit. Albumi preku shqetësimin kolektiv dhe i dha zë në një mënyrë që pak albume e kanë bërë ndonjëherë. Ai qëndroi në klasifikimet e Billboard-it për më shumë se 14 vjet 0 një arritje e pakrahasueshme – duke e përforcuar vendin e tij në kulturën pop. Pjesët si Time, Money dhe Us and Them u bënë jo thjesht hite, por pika referimi për breza që përballeshin me një botë gjithnjë e më komplekse. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme: është përdorur nga artistë të hip-hopit, është referuar në filma dhe është analizuar pafundësisht nga audiofilët. Qoftë i përjetuar me kufje apo në një skenë të madhe, The Dark Side of the Moon mbetet një eksplorim që kapërcen të zakonshmen e gjendjes njerëzore.
    Pjesa kryesore: Time kap thelbin e The Dark Side of the Moon – një meditim mbi vdekshmërinë, keqardhjen dhe kalimin e jetës. Duke u hapur me kumbimin tronditës të shumë orëve dhe një soloje me perkusione, ndërtohet në një ndërthurje të fuqishme të kitarës së David Gilmourit dhe teksteve depërtuese të Roger Watersit. Thellësia emocionale, ambicia e tingullit dhe qartësia e tekstit e bëjnë këngën një nga pikat më të spikatura në udhëtimin ekzistencial të albumit. /Telegrafi/