Blog

  • NBA nis me befasi, Philadelphia mposht New York Knicks

    NBA nis me befasi, Philadelphia mposht New York Knicks

    Në ndeshjen e zhvilluar në “Madison Square Garden”, Philadelphia arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, duke ia prishur festën skuadrës vendase në startin e sezonit të ri.

    Lider i Sixers ishte Tyrese Maxey, i cili e përfundoi takimin me 28 pikë, ndërsa Jaylen Brown kontribuoi me 19 pikë. Vëmendje të veçantë mori edhe LeBron James, i cili në debutimin e tij me skuadrën e re realizoi 14 pikë.

    Në anën tjetër, New York Knicks nuk arritën ta shfrytëzonin përparësinë e fushës vendase. Jalen Brunson ishte ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës me 21 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns shtoi 19 pikë.

    Kështu, Philadelphia 76ers e nis sezonin me fitore, ndërsa Knicks do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjet e ardhshme për ta lënë pas këtë humbje. 

    Burimi: RTKLive

  • Punëtori vdiq pas lëndimeve në vendin e punës në Drenas

    Punëtori vdiq pas lëndimeve në vendin e punës në Drenas

    Një punëtor ka vdekur pasi ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës, në një kompani private në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar gjatë pasdites të së martës.

    Viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor, por pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

    Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe inspektorët e punës, për të trajtuar rrethanat e rastit.

    Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Burimi: RTKLive

  • Macja që luan badminton "bëhet sensacion" në rrjetet sociale

    Macja që luan badminton “bëhet sensacion” në rrjetet sociale

    Një mace që luan badminton është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, duke argëtuar përdoruesit me aftësitë e saj të pazakonta.

    Në pamjet që po qarkullojnë në internet, macja shihet duke reaguar ndaj lëvizjeve të lojës dhe duke ndjekur “topthin”.

    Videoja ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët kanë shpërndarë pamjet dhe kanë komentuar me humor.

    Kjo performancë e pazakontë e ka kthyer macen në një yll të vogël të internetit. /Telegrafi/

  • Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

    Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

    Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, Bedrie Rama, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, sëmundje infektive ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore.

    Fruthi përhapet përmes ajrit dhe shfaqet me simptoma si temperatura e lartë, kollitja, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe puçrrat në lëkurë, të cilat zakonisht fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit.

    Në raste të caktuara, kjo sëmundje mund të shkaktojë komplikime, përfshirë pneumoninë, infeksionet e veshit dhe encefalitin.

    Rama ka theksuar rëndësinë e vaksinimit me vaksinën MMR, e cila mbron kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

    Sipas rekomandimeve të paraqitura në njoftim, vaksina jepet në dy doza: e para në moshën 12-muajshe dhe e dyta në moshën 6-vjeçare, para fillimit të shkollës. Marrja e të dyja dozave siguron mbrojtje të lartë kundër fruthit dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

    Prindërve u është bërë thirrje të kontrollojnë nëse fëmijët e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

    Po ashtu, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, ata këshillohen të kontaktojnë institucionin shëndetësor para se të paraqiten për kontroll, në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së infeksionit.

    Vaksinimi mbetet një nga masat kryesore për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit. /Telegrafi/

  • U arrestua nën dyshimin se nxorri dokumentet zyrtare nga zyra e regjistrimit civil në Leposaviq, policia jep detaje

    U arrestua nën dyshimin se nxorri dokumentet zyrtare nga zyra e regjistrimit civil në Leposaviq, policia jep detaje

    Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Leposaviq.

    Tutje thuhet se gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil. Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

  • Jenna Ortega draws attention with bright dress at the premiere of the new film

    Jenna Ortega draws attention with bright dress at the premiere of the new film

    Jenna Ortega has attracted attention with her elegant appearance at the premiere of the new film Klara and the Suné, held Monday at the Crossby Street Hotel in New York.

    The actress appeared in a narrow dress of fringes, decorated with details of silver and yellow and peach shades, and completed the view with elegant heels.

    On the blue carpet, 24-year-old was accompanied by her colleague Amy Adams, who chose a black dress with elegant cuts and white sleeve details.

    Jenna Ortega draws attention with bright dress at the premiere of the new film Jenna

    The two actors are promoting the film directed by Taika Waiti, which is based on the same book by writer Kazuo Ishiguro.

    In the movie Jenna Ortega plays Klara, a robot girl created to prevent loneliness.

    Amy Adams

    History develops into an alternative future, where technological advances in genetic engineering have created deep divisions among humans.

    When young Josie sees Clara in the window of a store, she convinces her mother, Chrissie, to buy the robot to make friends.

    Steve Buscemi and Natasa Lyonne are also on the movie floor.

    Jenna

    However, despite the promotion and public presentation of actors, the film has been met with sharp criticism from some media known.

    Clara and the Sun’s currently received only 25 percent appreciation from critics on the Rotten Tomatoes platform, based on 12 concessions.

    Jenna

    Meanwhile, newspapers The Telegraph, The Times, and The Guardian have given the film only one star. /Telegraphy/

    Jenna, Taika, and Amy

  • Another illegal waste depot in Pec is evacuated

    Environment and Spatial Planning Minister Victory Pacolli-Dalip has announced that an illegal waste depot in Dardania 3 district has also been evacuated in Pec.

    Through a Facebook post, Pacolli-Dalip has announced that the illegal storage action is continuing.

    The action is continuing because we want our Kosovo clean and green. /Telegraph/

  • Largohet një deponi tjetër ilegale e mbeturinave në Pejë

    Largohet një deponi tjetër ilegale e mbeturinave në Pejë

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se është larguar edhe një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Dardania 3 në Pejë.

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se aksioni për largimin e deponive ilegale po vazhdon.

    “Aksioni po vazhdon, sepse Kosovën tonë e duam të pastër e të gjelbër”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

  • Jenna Ortega tërheq vëmendje me fustanin plot shkëlqim në premierën e filmit të ri

    Jenna Ortega tërheq vëmendje me fustanin plot shkëlqim në premierën e filmit të ri

    Jenna Ortega ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, të mbajtur të hënën në hotelin Crosby Street në New York.

    Aktorja u shfaq me një fustan të ngushtë me thekë, i zbukuruar me detaje argjendi dhe nuanca të verdha e pjeshkë, ndërsa pamjen e kompletoi me taka elegante.

    Në tapetin blu, 24-vjeçarja u shoqërua nga kolegia e saj Amy Adams, e cila zgjodhi një fustan të zi me prerje elegante dhe detaje të bardha te mëngët.

    Jenna Ortega draws attention with bright dress at the premiere of the new film Jenna

    Dy aktoret po promovojnë filmin e drejtuar nga Taika Waititi, i cili bazohet në librin me të njëjtin emër të shkrimtarit Kazuo Ishiguro.

    Në film, Jenna Ortega luan Klarën, një vajzë robotike e krijuar për të parandaluar vetminë.

    Amy Adams

    Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku përparimet teknologjike në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella mes njerëzve.

    Kur adoleshentja Josie e vëren Klarën në vitrinën e një dyqani, ajo bind nënën e saj, Chrissie, të blejë robotin për t’i bërë shoqëri.

    Në kastin e filmit janë edhe Steve Buscemi dhe Natasha Lyonne.

    Jenna

    Megjithatë, pavarësisht promovimit dhe paraqitjeve publike të aktorëve, filmi është pritur me kritika të ashpra nga disa media të njohura.

    “Klara and the Sun” aktualisht ka marrë vetëm 25 për qind vlerësim nga kritikët në platformën Rotten Tomatoes, bazuar në 12 recensione.

    Jenna

    Ndërkohë, gazetat “The Telegraph”, “The Times” dhe “The Guardian” i kanë dhënë filmit vetëm një yll. /Telegrafi/

    Jenna, Taika dhe Amy

  • Vdes një person në vendin e punës

    Vdes një person në vendin e punës

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e lëndimit në vendin e punës në Korroticë të Epërme të Drenasit.

    Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:01.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

    Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës.

    Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/