Blog

  • Ekskluzive | Tre viktima në tri qytete – arrestohet Shqipdon Pllana, i kërkuar për shpërdorim pasurie dhe keqpërdorim të besimit, pranon njërin rast

    Tri denoncime, tri lokacione të ndryshme dhe një emër i përbashkët në dosjet policore. Pas disa javësh kërkimesh, Policia ka arritur ta arrestojë Shqipdon Pllanën, i cili dyshohet se është përfshirë në tri raste të shpërdorimit të pasurisë së huaj dhe keqpërdorimit të besimit në Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Shqipdon Pllanën rreth 26-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor lidhur me rastet e denoncuara gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, denoncimet janë bërë nga F.B. rreth 54-vjeç, B.D. rreth 40-vjeç dhe A.D. rreth 33 vjeç, të cilët figurojnë si të dëmtuar në tri rastet që po hetohen.

    Rasti i parë është raportuar më 27 gusht 2026, në fshatin Leban të Prishtinës, i dyti më 5 shtator, në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, ndërsa i treti më 20 shtator, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

    Në këto raste janë iniciuar hetime për veprat penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

    Pas denoncimeve, Policia kishte ndërmarrë veprime për sigurimin e pranisë së të dyshuarit, i cili kërkohej lidhur me të tria çështjet.

    Më 20 tetor, pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve për lokalizimin e tij, Shqipdon Pllana është ndaluar nga Policia.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar avokate mbrojtëse sipas detyrës zyrtare, në praninë e së cilës është zhvilluar intervistimi.

    Pikërisht gjatë intervistimit ka ardhur edhe zhvillimi i rëndësishëm në këtë rast.

    Sipas burimeve të Sinjalit, Pllana ka pranuar veprën për njërin prej rasteve, të evidentuara për hetim, ndërsa për dy rastet e tjera nuk ka dhënë përgjigje.

    Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj Shqipdon Pllanës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë mbi pasurinë që dyshohet se është shpërdoruar, vlerën e dëmit të pretenduar dhe mënyrën se si janë zhvilluar rastet.

    Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të të tria rasteve dhe përcaktimin e përgjegjësisë eventuale penale të të dyshuarit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Enrice after winning Barcelona: We saw extraordinary football

    The SPG triumphed at the Parc des Princess Stadium, in a high-speed duel and numerous marking cases. The Parisian team managed to secure victory despite physical problems that forced some of its leading football players to leave the field prematurely.

    Ousmane Deble, Kvaratskhelia and Marquinhos were replaced because of physical concerns, but this did not prevent the champion in power of Europe from retaining the advantage and obtaining three points.

    After the match, Louis Enrique expressed satisfaction with what both teams showed, stressing the level of the game and the character of his team.

    I believe we saw two teams playing extraordinary soccer with a very offensive game. We showed our level. It was a very competitive match, the Spanish coach said.

    The SPG technique acknowledged that confronting Barcelona was not easy, especially because of the opponent’s quality and difficulties in controlling the game throughout the match.

    It’s been hard keeping control of the game. There are only three more points, but it’s always positive to beat such a quality team. The players who entered from the reserve bank were excellent and gave us a great boost. We’re very happy, he stressed.

    The Barcelona win represents an important result for the SPG in the Champions League, while Coach Louis Enrique may be pleased with the team’s response, especially in a match where injuries created difficulties during the game.

    On the other hand, Barcelona suffered the first loss of the season in a confrontation that highlighted the offensive potential of both teams. The SPG thus continues its European journey with the aim of defending the title won last season. 

    Source Layer: RTKLive

  • Enrique pas fitores ndaj Barcelonës: Pamë futboll të jashtëzakonshëm

    Enrique pas fitores ndaj Barcelonës: Pamë futboll të jashtëzakonshëm

    PSG-ja triumfoi në stadiumin “Parc des Princes”, në një duel me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi. Skuadra parisiene arriti të sigurojë fitoren, pavarësisht problemeve fizike që detyruan disa prej futbollistëve të saj kryesorë të largoheshin para kohe nga fusha.

    Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Marquinhos u zëvendësuan për shkak të shqetësimeve fizike, por kjo nuk e pengoi kampionin në fuqi të Evropës që ta ruante avantazhin dhe të arkëtonte tri pikët.

    Pas ndeshjes, Luis Enrique u shpreh i kënaqur me atë që treguan të dyja skuadrat, duke theksuar nivelin e lojës dhe karakterin e ekipit të tij.

    “Besoj se pamë dy skuadra që luajtën futboll të jashtëzakonshëm, me një lojë shumë sulmuese. Ne treguam nivelin tonë. Ishte një ndeshje shumë konkurruese”, deklaroi trajneri spanjoll.

    Tekniku i PSG-së pranoi se përballja me Barcelonën nuk ishte e lehtë, veçanërisht për shkak të cilësisë së kundërshtarit dhe vështirësive për ta kontrolluar lojën gjatë gjithë ndeshjes.

    “Ka qenë e vështirë ta mbanim kontrollin e lojës. Janë vetëm tri pikë më shumë, por është gjithmonë pozitive të mposhtësh një skuadër kaq cilësore. Lojtarët që hynë nga banka e rezervistëve ishin të shkëlqyer dhe na dhanë një shtysë të madhe. Jemi shumë të lumtur”, theksoi ai.

    Fitorja ndaj Barcelonës përbën një rezultat të rëndësishëm për PSG-në në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Luis Enrique mund të jetë i kënaqur me reagimin e skuadrës, sidomos në një ndeshje ku dëmtimet krijuan vështirësi gjatë lojës.

    Në anën tjetër, Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, në një përballje që nxori në pah potencialin sulmues të të dyja skuadrave. PSG-ja vazhdon kështu rrugëtimin evropian me synimin për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. 

    Burimi: RTKLive

  • This is Raif Aliu, 47-year-old who lost his life in Drenas

    Raif Ali’s family from Licoci of Skyright has announced his death, after 47-year-old lost his life Tuesday in the premises of the company Pharama-Fixu, in the Upper Cerrotica of Drenas.

    With deep sorrow, we inform you that he has accidentally passed away in his factory, my brother Raif Qazim Aliu of Licoci of Skyeraj, says the family report.

    He has made it known that the funeral time will be announced after the completion of the autopsy.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Expulsive “Cannabis Plantation in the yard, over two kilos of drugs drying up at the ceiling ʹ adroga arrests 21-year-old in Kacanic

    A common search of a car has led drug investigators towards a considerable amount of cannabis to a house in Kacanik. From a jar of marijuana found in a 4th Golf, police have discovered over two kilograms of material suspected of cannabis in the drying stage, as well as three cannabis plants cultivated in a greenhouse, two of them about two feet [2 m] high.

    Signal sources suggest that the action was held on 20 October 2026 by investigators from the Directorate for Narcotics Trafficking Investigation at Ferizaj, while the detainee is Gentrit Dullovi about 21 years old, from the village of Vata Kachanik.

    According to information provided by the signal, investigators had in advance obtained operational information that Dullov was suspected of dealing with marijuana trading, and for that purpose he used a 4 – colored vinyl.

    At around 20:30, the car was located in the village of Doganaj, near the Flag Road, where the Narcotics units stopped it for control.

    During the search, a glass jar with suspected narcotic substance of marijuana has been found inside the vehicle.

    But the biggest discovery has come after the search of the suspect’s home in the village of Vata.

    Operating under pressing circumstances, investigators have controlled Dullov’s property, and dozens of cannabis branches in the process have found in the house ceiling.

    The numbered amounts include 17 branches weighing 1,467 grams and 21 other branches weighing 586 grams, as well as 59.3 grams of cannabis leaves.

    Meanwhile, within a greenhouse yard, police have discovered three suspected plants Cannabis sativa, two of which had grown up to about two feet [2 m] in length, and the third was about 40 inches [40 cm] long.

    During the action, three other suspected marijuana quantities, weighing 9.8 grams, 0.5 grams and 6.4 grams, a pair of scissors and a mobile phone, have also been seized.

    Only plant material in the drying stage and sequasted leaves grows to over nine pounds [2.1 kg], including the weight of three plants found in the greenhouse.

    At the scene, regional Ferizaj Forenzica officials have also emerged, documenting and attracting suspected substances and plants for examination.

    Following the announcement of the Founding Prosecutor in Ferizaj, the Randa Crime Department, an interview of the suspect and his detention for 48 hours has been authorized.

    Investigations are under way against Genrit Dullov for criminal acts ‘%Blerja, possession, distribution and unauthorized selling of narcotics, psychotrope and analogues, and BAR Kultivation of hashish plant, cocaine bush or cannabis plant.

    Investigations are continuing to clarify the origin, destination, and purpose of possessing sequenified substances as well as the circumstances of growing plants found on property.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Plantacion kanabisi në oborr, mbi dy kilogramë drogë në tharje në tavan – antidroga arreston 21-vjeçarin në Kaçanik

    Ekskluzive | Plantacion kanabisi në oborr, mbi dy kilogramë drogë në tharje në tavan – antidroga arreston 21-vjeçarin në Kaçanik

    Ekskluzive | Plantacion kanabisi në oborr, mbi dy kilogramë drogë në tharje në tavan – antidroga arreston 21-vjeçarin në Kaçanik

    Një kontroll i zakonshëm i një veture ka çuar hetuesit e antidrogës drejt një sasie të konsiderueshme kanabisi në një shtëpi në Kaçanik. Nga një kavanoz me marihuanë i gjetur në një Golf 4, Policia ka zbuluar mbi dy kilogramë material bimor të dyshuar si kanabis në fazën e tharjes, si dhe tri bimë kanabisi të kultivuara në një serë, dy prej tyre rreth dy metra të larta.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar më 20 tetor 2026, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, ndërsa i arrestuari është Gentrit Dullovi rreth 21-vjeç, nga fshati Vatë i Kaçanikut.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, hetuesit kishin marrë paraprakisht informacione operative se Dullovi dyshohej se merrej me shitblerjen e marihuanës dhe për këtë qëllim përdorte një Golf 4, ngjyrë vishnje.

    Rreth orës 20:30, vetura është lokalizuar në fshatin Doganaj, afër Udhëkryqit të Flamujve, ku njësitë e antidrogës e kanë ndaluar për kontroll.

    Gjatë kontrollit, brenda automjetit është gjetur një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Por zbulimi më i madh ka ardhur pas kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Vatë.

    Duke vepruar në rrethana të ngutshme, hetuesit kanë kontrolluar pronën e Dullovit dhe në tavanin e shtëpisë kanë gjetur dhjetëra degë kanabisi në proces tharjeje.

    Sasitë e evidentuara përfshijnë 17 degë me peshë 1,467 gramë dhe 21 degë të tjera me peshë 586 gramë, si dhe 59.3 gramë gjethe kanabisi.

    Ndërkohë, në oborrin e shtëpisë, brenda një sere, Policia ka zbuluar tri bimë të dyshuara Cannabis sativa, dy prej të cilave ishin rritur deri në rreth dy metra, ndërsa e treta kishte gjatësi rreth 40 centimetra.

    Gjatë aksionit janë sekuestruar gjithashtu tri sasi të tjera të dyshuara marihuane, me peshë 9.8 gramë, 0.5 gramë dhe 6.4 gramë, një palë gërshërë dhe një telefon mobil.

    Vetëm materiali bimor në fazën e tharjes dhe gjethet e sekuestruara arrijnë në mbi 2.1 kilogramë, pa përfshirë peshën e tri bimëve të gjetura në serë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Forenzikës Rajonale të Ferizajt, të cilët kanë dokumentuar dhe tërhequr substancat dhe bimët e dyshuara për ekzaminim.

    Pas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda, është autorizuar intervistimi i të dyshuarit dhe ndalimi i tij për 48 orë.

    Ndaj Gentrit Dullovit po zhvillohen hetime për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar prejardhjen, destinacionin dhe qëllimin e posedimit të substancave të sekuestruara, si dhe rrethanat e kultivimit të bimëve të gjetura në pronë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

    Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

    Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

    Familjari i Raif Aliut nga Likoci i Skenderajt ka njoftuar për vdekjen e tij, pasi 47-vjeçari humbi jetën të martën në ambientet e kompanisë “Prima-Fix”, në Korroticë të Epërme të Drenasit.

    “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë aksidentalisht në fabrikën e tij vëllai im, Raif Qazim Aliu nga Likoci i Skenderajt”, thuhet në njoftimin e familjarit.

    Ai ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë pas përfundimit të autopsisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona e denoncon PSG-në në UEFA për shkak të koreografisë fyese të tifozëve

    Barcelona e denoncon PSG-në në UEFA për shkak të koreografisë fyese të tifozëve

    Barcelona e denoncoi PSG-në në UEFA për shkak të koreografisë provokuese që tifozët e klubit francez shfaqën në tribunat e Parc des Princes përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Parisienët i mposhtën katalunasit 4-2, por pas ndeshjes, nuk bëhej më fjalë vetëm për futboll.

    Klubi katalunas i raportoi delegatit të UEFA-s një koreografi gjigante që tregonte një burrë të maskuar që i ngjante Jason Voorhees nga seriali i famshëm horror “E premtja e 13-të” me një sharrë elektrike duke shkatërruar stemën e klubit katalunas, ndërsa gjaku shpërthen përreth. Skena shoqërohej me mbishkrimin “Massacre à la parisienne” ose “Masakër në stilin parisien”.

    Koreografia u shfaq në mënyrë të spikatur në tribunat e ultrasve të PSG-së para ndeshjes, me mesazhin e saj të drejtuar qartë kundër Barcelonës. Skena u theksua më tej nga efektet piroteknike që simulonin shkëndija nga një sharrë elektrike.

    Ky nuk ishte incidenti i vetëm që e shqetësoi Barcelonën. Tifozët e PSG-së shfaqën gjithashtu banera më të vogël me mbishkrimin fyes “Puta Barça” (Barça është një kurvë), dhe klubi katalunas kërkoi heqjen e tyre.

    Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gjithashtu e pakënaqur me mënyrën se si banera të tillë u sollën në stadium, duke marrë parasysh kontrollet e sigurisë që kryhen në ndeshje të këtij niveli.

    Çështja tani mund të ketë një epilog disiplinor.

    UEFA do ta shqyrtojë raportin dhe PSG mund të përballet me një gjobë për shkak të përmbajtjes së koreografisë dhe sjelljes së disa prej tifozëve. /Telegrafi/

  • Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

    Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

    58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.

    Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.

    Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që të mos mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.

    Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë çështja e 58 personave të tjerë të shoqëruar nga Policia, ndërsa ende pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre. /Euronews.al/

  • Pa filtra dhe përpunime - publikohen fotografitë reale të modeleve të Victoria’s Secret

    Pa filtra dhe përpunime – publikohen fotografitë reale të modeleve të Victoria’s Secret

    Fundjavën e kaluar u mbajt sfilata e shumëpritur e Victoria’s Secret për vitin 2026, ku në pasarelë u shfaqën disa nga emrat më të njohur të industrisë.

    Me paraqitjet e tyre, modelet tërhoqën vëmendjen e publikut, duke prezantuar krijimet e markës së njohur të të brendshmeve.

    Përveç veshjeve dhe paraqitjeve glamuroze, këtë herë vëmendje të veçantë kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë sfilatës.

    Në një kohë kur filtrat digjitalë dhe editimi i fotografive janë bërë pjesë e zakonshme e rrjeteve sociale, imazhet e paedituara ofrojnë një pasqyrë më të natyrshme të pamjes së modeleve.

    Fotografitë e publikuara nga agjencitë fotografike tregojnë modelet pa ndërhyrje, duke u dhënë ndjekësve mundësinë të shohin më nga afër pamjen e tyre gjatë sfilatës, larg filtrave dhe përpunimeve që shpesh përdoren në fotografitë e modës.

    Këto imazhe sjellin një këndvështrim më realist të paraqitjes së modeleve në pasarelë dhe dallimet mes fotografive të paedituara dhe atyre që shohim zakonisht në rrjetet sociale.

    Më poshtë janë fotografitë e paedituara të modeleve nga sfilata e Victoria’s Secret për vitin 2026:

    Ashley Graham

    Ashley

    Gigi Hadid

    Gigi

    Barbara Palvin

    Barbara

    Devyn Garcia

    Devyn

    Adriana Lima

    Adriana

    Alessandra Ambrosio

    Alessandra

    Bella Hadid

    Bella

    Precious Lee

    Precious

    /Telegrafi/