Source Layer: Dukeagini
Blog
-

Arteta entuziazmon tifozët e Arsenalit: Ende s’e kemi arritur majën

Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali ende nuk e ka arritur nivelin më të lartë të suksesit, teksa skuadra londineze po përgatitet për përballjen me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar, Arsenali i dha fund pritjes së gjatë për titullin e Ligës Premier. Pas tri sezoneve radhazi në vendin e dytë, londinezët u shpallën kampionë për herë të parë që nga sezoni 2003/04.
Për një pjesë të madhe të sezonit 2025/26, skuadra e drejtuar nga Arteta ishte në garë për të fituar katër trofe. Megjithatë, Arsenali humbi finalen e Kupës së Ligës ndaj Manchester Cityt dhe u eliminua në mënyrë befasuese nga Southampton në çerekfinale të Kupës FA.
Londinezët arritën gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve, ku synonin të fitonin për herë të parë në histori trofeun e këtij kompeticioni. Megjithatë, ata u mposhtën nga Paris Saint-Germaini me rezultat 4-3 pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.
Këtë sezon, Arsenali synon sërish të fitojë trofe dhe e ka nisur mbarë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar në të dyja ndeshjet e para.
Arteta është i entuziazmuar për të vazhduar përparimin e skuadrës dhe për të parë se deri ku mund të arrijë ajo.
“Besoj se kemi arritur në një mal me fitimin e Ligës Premier, por jo në majën më të lartë, apo në atë që unë e imagjinoj”, ka deklaruar Arteta në emisionin “Inside the Game” të HBO Max.
“Ne kemi arritur një objektiv që ishte pjesë e një kapitulli, por tani duhet të kalojmë te kapitulli i radhës”.
“Flasim për mundësinë që të fitojmë sërish dhe, mbi të gjitha, se si do t’i qasemi kësaj sfide nga ana e mentalitetit. Kjo rrugë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe jam shumë i entuziazmuar për të”.
“Qëndrueshmëria është ndoshta gjëja më e vështirë për t’u arritur. Duhet t’i ruajmë të gjithë faktorët që na kanë ndihmuar ta arrijmë objektivin, por njëkohësisht të vazhdojmë t’i frymëzojmë dhe t’i udhëheqim lojtarët drejt një niveli tjetër, duke ruajtur të njëjtin ambicie”, ka përfunduar trajneri spanjoll.
Arsenali ka fituar 14 ndeshjet e fundit radhazi në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. Që nga rikthimi në këtë garë në vitin 2023, vetëm Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi, me nga 28 fitore secili, kanë regjistruar më shumë triumfe në përgjithësi sesa londinezët. Arsenali ka 27 fitore, po aq sa Bayern Munichu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali
-

Apeli ia ktheu dy herë lëndën prokurores për mbylljen e hetimeve ndaj avokatit, noterit, përmbaruesit e vlerësuesit të licencuar

Në anën tjetër, hetim të mirëfilltë Salihu nuk kishte zhvilluar as ndaj avokatit, noterit, përmbaruesit privat dhe vlerësuesit të licencuar të pronave.
Më 6 nëntor 2024 PSRK kishte pushuar hetimet ndaj tyre duke theksuar se nuk ishin siguruar prova të mjaftueshme që vërtetonin dyshimin e bazuar se të pandehurit kishin kryer veprat penale.
Mirëpo, pas ankesës së avokatit Fejza, Prokuroria e Apelit kishte aprovuar ankesën e tij dhe kishte anuluar aktvendimin e PSRK-së për pushimin e hetimeve, duke e kthyer lëndën në rivendosje.
Burime të emisioni hulumtues “Dosja” kanë treguar se Apeli kishte udhëzuar PSRK-në për ndërmarrjen e veprimeve hetimore shtesë, pasi sipas Apelit nuk ishin dhënë arsye konkrete bindëse në raport me mos ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë.
Përkundër udhëzimeve, prokurorja Salihu nuk i kishte përfituar ato.
Më 28 janar 2025, ajo i kishte mbyllur sërish hetimet, kësaj radhe me arsyetimin se tashmë kishte përfunduar afati hetimor.
Aktvendimi i dyte i Apelit gjene se e njëjta nuk ka vepruar në përputhje me udhëzimet e Apelit, por vetëm ka bërë rivlerësimin e veprimeve hetimore.
Tutje, Apeli i kishte rikujtuar PSRK-së se sipas Kodit të Procedurës Penale, prokurorja do duhej të përkujdesej për afatin hetimor, në mënyrë që të shtjerreshin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ruajtjes së afatit.
Apeli kishte kritikuar prokuroren se përkundër se thirrej në përfundim të afatit hetimor, në shkresa të lëndësh nuk gjendej shënim zyrtar, siç edhe e parasheh Kodi i Procedurës Penale, përkatësisht neni 154 lidhur me “Shqyrtimin e detyrueshëm të lëndës” i cili thotë ‘’Çdo tre (3) muaj, prokurori i shtetit dhe kryeprokurori i zyrës së tij shqyrtojnë lëndën dhe konstatojnë nëse hetimi duhet të mbetet i hapur, të pezullohet, të pushohet apo të ngritët aktakuza. Për këtë duhet të bëhet shënim zyrtar.
Kësisoj, Apeli i kishte rekomanduar PSRK-së që të rivlerësonte mundësinë e zgjatjes së afatit hetimor.
Në përgjigjen e prokurores Salihu, thuhet se të gjitha shënimet dhe veprimet që lidhen me këtë çështje janë të evidentuara në dosjen e lëndës.
Përkundër se gjykimi u bo, viktimat si përfundim mbetën edhe më të dëmtuara sesa kur hyrën.
Mirëpo, përtej dëmeve materiale, viktima tregon për pasojat psiqike me të cilat jeton bashkëshorti dhe familja.
“Viktima V.I: Trauma e tonat i ka pas, edhe vazhdon me i pas.
Gazetarja: A është me terapi hala?
Viktima V.I: Po.
Gazetarja: Përveç bashkëshortit kush është tjetër me trapi?
Viktima V.I: Edhe unë edhe çika e madhe edhe qishtu. Edhe fëmija e vogël në atë kohë që jon kanë edhe hala kanë trauma. Si të shohin që u ndal dikush, dikush oshtë dikush oshtë, tonë kohën jon në stres. Se kamerat i kemi tash në telefon, krejt kohën e përcjellin babin, mamë dikush oshtë te babi, krejt kohën krejt kohën jena në presion”.
Burime të emisionit “Dosja” në Gjykatën Themelore të Pejës, tregojnë se ndaj viktimave është ushtruar padi për mos pagimin e qeras.
Krejt kjo pavarësisht se pronat ishin përfituar me kryerjen e veprës penale, dhe se në mes tyre nuk ka marrëdhënie kontraktuale mbi pagesën e qeras.
Këtë e ka konfirmuar edhe Rexhaj.
“Unë ju kom drejtu gjykatë, e kom të regjistrume landën që unë kom kërku që ata me ma pagu qeran prej asaj kohe që jon tu nej aty”.
Përkundër se viktimat pranuan të hynin në marrëveshjen që ish kryetari i Gjykatës Supreme e konsideron të paprecedent, me qëllimin e vetëm për të ju shmangur procedurës civile, sot sërish përfunduan aty.
Ata jetojnë dhe veprojnë në pronat të cilat vazhdojnë të mos jenë më në emër të tyre.
Derisa, i janë drejtuar Gjykatës Themelore në Pejë me qëllimin për ta realizuar të drejtën e tyre mbi pronësinë.
Tash mbetet në dorën e kësaj gjykate për të vendosur fatin e fundit të tyre.
Në anën tjetër, i mbetet Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe atij Prokurorial, për tí trajtuar përgjegjësit eventuale disiplinore apo penale të gjyqtarit Vesel Ismajli, prokurores Habibe Salihu dhe ish kryeprokurorit Blerim Isufaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali
-

Harry Bajraktari kërkon reagim nga SHBA-ja për protestat në Shqipëri
Harry Bajraktari i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, duke shprehur shqetësimin për trajtimin e studentëve protestues dhe gazetarëve gjatë demonstratave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka kërkuar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku protestat kundër qeverisë janë shoqëruar me tensione dhe raportime për përdorim të forcës nga policia.
Në një letër drejtuar ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, Bajraktari ka ngritur shqetësime për mënyrën se si autoritetet po trajtojnë studentët që marrin pjesë në protesta, si dhe gazetarët që raportojnë nga terreni.
Sipas raportimit të First Balkan Media, Bajraktari ka theksuar rëndësinë që shqetësimet e studentëve të dëgjohen dhe protestuesit të mos trajtohen si armiq, transmeton Telegrafi.
Ai ka vënë në pah gjithashtu nevojën për mbrojtjen e të drejtave demokratike dhe lirisë së medias, duke kërkuar vëmendje më të madhe ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Bajraktari ka bërë të ditur se komuniteti shqiptaro-amerikan mund të shfrytëzojë kontaktet e tij në Uashington për të tërhequr vëmendjen ndaj situatës dhe për të mbështetur respektimin e të drejtave demokratike në Shqipëri.
Ndërkohë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar veçmas hetim të pavarur lidhur me pretendimet për dhunë policore dhe trajtimin e personave të ndaluar, përfshirë të miturit.
Këto pretendime kërkojnë verifikim të pavarur dhe nuk mund të konsiderohen të vërtetuara pa përfundimin e hetimeve.
Reagimi i veprimtarit shqiptaro-amerikan vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për çështjet që lidhen me trajtimin e studentëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protestë paqësore./Telegrafi/





