Blog

  • Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

    Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

    Gjyqtari Ismajli nuk e përfshiu në aktgjykim një pjesë të marrëveshjes me interes për viktimat dhe llogarinë

    Përkundër se marrëveshja u pranuar nga gjyqtari, sfidat për viktimat nuk përfunduan këtu.

    Pjesë e aktgjykimit nuk ishin llogaria bankare në të cilën viktimat do t’i transferonin parat, e as një pjesë e marrëveshjes e cila e obligonte Rexhajn që tú mundësonte viktimave shitjen e ndonjërës prej pronave.

    Por, megjithëse këshilla juridike i mundësonte prokurores të ankohej ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, apo edhe avokati mbrojtës i viktimave tí drejtohej gjyqtarit me shkresë për plotësim të aktgjykimit, asnjëri prej tyre nuk e bëri këtë.

    Kësisoj, më 4 mars 2025, aktgjykimi u bë i plotfuqishëm.

    Megjithatë, përgjegjësinë për këtë, gjyqtari Ismjali ia hedh prokurores që nuk kishte ushtruar ankesë.

    “Pas pranimit të aktgjykimit, secila palë ka pasur të drejtën që, brenda kufijve dhe kushteve të parashikuara me ligj, të përdorë mjetet juridike nëse ka konsideruar se aktgjykimi nuk e pasqyron marrëveshjen, përmban ndonjë mangësi apo cenon të drejtat e saj. Nëse një çështje e caktuar nuk është ngritur përmes mjeteve juridike dhe aktgjykimi ka marrë formë të prerë, atëherë duhet respektuar edhe parimi i sigurisë juridike dhe efekti detyrues i një vendimi gjyqësor të plotfuqishëm. Gjykata nuk mund të rishqyrtojë jashtë proceduralisht përmbajtjen e një aktgjykimi të formës së prerë përmes korrespondencës administrative, thuhet në përgjigjes e gjyqtarit Ismajli.

    Ndërsa nuk është përgjigjur, kur redaksia ka pyetur nëse mund të dëshmoj apo provoj se kur dhe si u është dhënë palëve llogaria e të akuzuarit.

    “Dosja” ka kërkuar përgjigje nga prokurorja Salihu, se pse nuk kishte ushtruar ankesë apo parashtresë për plotësim të aktgjykimit, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.

    Në seancën e 27 nëntorit 2024, prokurorja speciale konstatohet t’i ketë dorëzuar gjyqtarit një kopje të numrit të llogarisë bankare.

    Mirëpo, avokati Fejza pretendon se llogaria nuk i ishte dorëzuar.

    I pyetur se pse ka lejuar konstatimin e gjykatës, ai thotë se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur në seancë.

    Ndërsa kur pyetur se pse nuk ka reaguar pas pranimit të procesverbalit, thotë se nuk i ka ditur qëllimet e tyre të këqija.

    “Gazetarja: Llogarinë bankare kur e ka pru prokurorja në seancë, juve nuk ua ka ofru si avokat?

    Avokati Fejza: Jo, as nuk u kanë as nuk e ka pas në seancë, u dëshmu ajo ma vonë.

    Gazetarja: Kur u dëshmu, sepse në procesverbal të seancën thuhet që po ua dorëzon.

    Avokati Fejza: Qashtu qashtu thuhet, po nuk e ka dorëzu. Nuk e ka dorëzu.

    Gazetarja E pse s’keni reagu ju në atë moment me thanë që të konstatohet se e njëjta nuk po e dorëzon.

    Avokati Fejza: Tash nuk mundet me ditë unë jo unë po asnjë avokat nuk mundet kujtu çka është thanë në seancë. Veç me siguru video incizimin.

    Gazetarja: Jo, po në atë moment kur e keni pa që ajo nuk po e dorëzon, pse ke leju me konstatu që po dorëzohet.

    Avokati Fejza: Po, po e kom pa procesverbalin nuk po e mohoj që e kom pa. Po në raport me këta na shumë ma herët kena tentu”.

    Pas nxjerrjes së aktgjykimit 5 dhjetor 2024, avokatit i ishte dorëzuar përmes postës elektronike më 10 janar 2025.

    Mirëpo, as brenda afati ligjor para se aktgjykimit të bëhej i plotfuqishëm, avokati nuk i ishte drejtuar me shkresë gjykatës, pasi bazuar në ligj i njëjti nuk kishte të drejtë ankese në Apel.

    “ Gazetarja: A ndjeni përgjegjësi si avokat që nuk keni reaguar me kohë dhe keni leju me u bë i plotfuqishëm?

    Avokati Fejza: Jo, Alberta nuk po them çfarëdo përgjegjësie që mundet mu me më rrokë, unë e ndjej edhe e baj ata. Nuk kom pse i iki asaj.

    Gazetarja: A e keni lexu aktgjykimin kur e keni pranu avokat?

    Avokati Fejza: E kom lexu.

    Gazetarja: A e keni vërejt që i ka qëto dy mangësi?

    Avokati Fejza: Po e kom vërejt.

    Gazetarja: Edhe pse nuk ju ke shkrujt pra?

    Avokati Fejza: Po i kena shkrujt, 4 muj ditë para se me u be.

    Gazetarja: Pasi është bë i plotfuqishëm.

    Avokati Fejza: Po.

    Gazetarja: Pra i bie që është dashtë me i shkrujt para se me u bë i plotfuqishëm?

    Avokati Fejza: Nuk e ndalon qajo bre Albertë nuk është telashe ajo punë.

    Gazetarja: A i bie që qëllimisht keni prit me u bë i plotfuqishëm e me ju shkrujt?

    Avokati Fejza: Jo s’ka të bëjë.

    Gazetarja: Ani pse s’ju ke shkrujt pa u bë i plotfuqishëm brenda afatit ligjor.

    Avokati Fejza: Ajo ka qenë periudhë e gjatë që është dashtë.

    Gazetarja: A i bie që edhe ju keni përgjegjësi si avokat që nuk e keni kry detyrën e juaj me kohë brenda afatit ligjor?

    Avokati Fejza: Albertë, unë nuk thom që kom përgjegjësi prap po them në raport me punën që e kom bo”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Dy vite u humbën për emërtimin e Lojërave Mesdhetare

    Rama: Dy vite u humbën për emërtimin e Lojërave Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka kryer pagesat dhe as u është përgjigjur shkresave të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me detyrimet për organizimin e lojërave në Prishtinë.

    Në “Debat Plus” Rama është shprehur se janë humbur dy vite duke diskutuar nëse ngjarja duhet të emërtohet “Prishtina 2030” apo “Kosova 2030”.

    “Nuk ka pas nevojë as mu diskutu e as mu debatu. Prishtina është Kosovë, ne jemi një, jemi bashkë. Është dashtë ashtu me qenë. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, edhe nuk është dashtë me qenë ky problem”, ka thënë Rama.

    Sipas tij, pas kohës së humbur në debatin për emërtimin, janë shfaqur probleme të tjera që lidhen me mospagesat dhe mungesën e komunikimit me ICMG-në.

    “Pastaj na vijnë këto problemet e tjera të panevojshme”, ka deklaruar ai.

    Rama tha se shqetësimet lidhen me mosreagimin ndaj shkresës së komitetit dhe me detyrimet e papaguara.

    “Problemet janë mospërfillja e shkresës së ICMG-së dhe mospagesa”, ka thënë Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • NATO shton mbikëqyrjen në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

    NATO shton mbikëqyrjen në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

    NATO ka njoftuar sot (e marte) se do të angazhojë më shumë avionë patrullimi detar, radarë dhe dronë në Detin e Zi, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve në rajon, që dyshohet se lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Vendimi u bë i ditur pas diskutimeve mbi sigurinë në Detin e Zi në Këshillin e Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i aleancës, në selinë e NATO-s në Bruksel.

    Zëdhënësi ushtarak i NATO-s, koloneli amerikan Martin L. O’Donnell, tha se krahas mjeteve të mbikëqyrjes, vendet aleate kanë dërguar ose planifikojnë të dërgojnë personel dhe ekipe të inteligjencës për ekspertizën e eksplozivëve të përdorur në sulme.

    Aleanca ende nuk ka përcaktuar publikisht se kush qëndron pas këtyre incidenteve. Sipas analistëve ushtarakë, Rusia është pothuajse me siguri përgjegjëse, ndërsa Moska nuk e ka pranuar përgjegjësinë.

    Javën e kaluar, shtatë marinarë u raportuan të zhdukur pasi dy cisterna që transportonin lëndë kimike u goditën nga dronët pranë brigjeve rumune. Sulmet shkaktuan zjarre në anije dhe shtuan shqetësimet për sigurinë e një rruge detare me rëndësi jetike për Ukrainën.

    Gjatë dhjetë ditëve paraprake, të paktën pesë anije të tjera mallrash ishin goditur pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë, të dyja vende anëtare të NATO-s. Nga këto incidente, të paktën 23 marinarë u raportuan të vdekur ose të zhdukur.

    Zëdhënësja kryesore e NATO-s, Allison Hart, deklaroi në platformën X se aleanca tashmë ka përforcuar praninë në krahun lindor, përfshirë kapacitetet për mbrojtje kundër dronëve.

    Ajo theksoi se aleatët do të qëndrojnë të bashkuar dhe do të ruajnë gatishmërinë për t’u përballur me çdo kërcënim, me synimin për të garantuar sigurinë e rreth një miliard qytetarëve të vendeve anëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • 5 trendë të jashtëzakonshëm të manikyrit nga Java e Modës: Chanel, Dior dhe detajet që mahnitën pasarelat

    5 trendë të jashtëzakonshëm të manikyrit nga Java e Modës: Chanel, Dior dhe detajet që mahnitën pasarelat

    Korniza të arta, kristale delikate, tekstura kadifeje dhe efekte metalike – krijimet e shtëpive të famshme të modës sjellin frymëzim për çdo stil, nga eleganca klasike te guximi artistik

    Muaji i modës ka përfunduar, por disa prej detajeve më interesante të pasarelave vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Krahas veshjeve, çantave dhe aksesorëve, këtë sezon një vend të veçantë zunë edhe thonjtë, të cilët u shndërruan në elemente të mirëfillta artistike.

    Nga Parisi në Londër, shtëpitë e njohura të modës prezantuan manikyrë që ndërthurin elegancën, kreativitetin dhe teknikat e pazakonta të dekorimit.

    Pas shumë prej këtyre krijimeve qëndron Ama Quashie, artistja londineze e manikyrit, e njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës dhe modës.

    Ja pesë ide që tërhoqën veçanërisht vëmendjen dhe që mund të shërbejnë si frymëzim edhe jashtë pasarelave.

    1. Dior: Thonjtë me motive të lëkurës së gjarprit

    Dior solli një interpretim elegant të motiveve shtazore, duke i shndërruar thonjtë në një detaj të rafinuar.

    Manikyri karakterizohej nga thonjtë e shkurtër, në formë ovale, me motive bardhezi që imitonin lëkurën e pitonit. Baza metalike në ngjyrë argjendi krijonte efekt pasqyre, ndërsa vizatimet e imëta u jepnin motiveve pamje tredimensionale.

    Kontrasti me fustanet e mëndafshta dhe fundet me pala krijonte një kombinim të veçantë mes butësisë dhe karakterit të fortë.

    Ky stil mund të realizohet edhe në shtëpi, me llak metalik, ngjyrë të zezë dhe shabllone për dekorimin e thonjve.

    2. Chanel: Korniza të arta dhe thonj që ngjajnë me kopsa luksoze

    Një nga krijimet më elegante erdhi nga Chanel, ku frymëzimi u mor nga kopsat karakteristike të xhaketave prej stofi tweed.

    Secili thua kishte formë të rrumbullakosur dhe një kornizë të hollë të artë, që i jepte pamjen e një kopse të vogël luksoze.

    Ngjyrat ndryshonin sipas veshjeve: blu e çelët, e bardhë qumështore, rozë pudër, jeshile menteje dhe nuanca të thella bordo.

    Disa modele kishin tekstura që kujtonin mermerin ose sipërfaqen e perlave, ndërsa detajet e arta shtonin një prekje të sofistikuar.

    Për përdorim të përditshëm, mjafton një bazë neutrale dhe një vijë shumë e hollë e artë përgjatë skajeve të thonjve.

    3. Celine: Minimalizëm me kristale të vogla

    Ndryshe nga dekorimet e theksuara, Celine zgjodhi një qasje minimaliste, duke dëshmuar se edhe detajet më të vogla mund të krijojnë përshtypje të fortë.

    Thonjtë ishin të shkurtër, me formë natyrale dhe ngjyrë pothuajse transparente.

    Në qendër të tyre vendosej nga një kristal i vogël, i cili ngjante me një gur të çmuar.

    Kristalet e gjelbra kombinoheshin me veshjet e errëta, ndërsa gurët transparentë plotësonin elegancën e satenit të bardhë.

    Ky manikyr është veçanërisht i përshtatshëm për gratë që parapëlqejnë pamjen natyrale, por dëshirojnë një detaj të veçantë.

    4. Alexander McQueen: Efekti i merkurit të lëngshëm

    Alexander McQueen solli një nga krijimet më dramatike, duke shndërruar thonjtë në një formë arti eksperimental.

    Forma e gjatë bajame kombinohej me nuanca gri, sipërfaqe gjysmëtransparente dhe shkëlqim metalik, që krijonte përshtypjen e merkurit të lëngshëm.

    Elementi më mbresëlënës ishin pikat tridimensionale, të ngjashme me pika uji, të cilat vareshin nga majat e thonjve përmes fijeve pothuajse të padukshme.

    Me çdo lëvizje të duarve, ato lëkundeshin lehtë, duke krijuar një efekt të pazakontë vizual.

    Edhe pse jo praktik për përditshmëri, ky stil mund të frymëzojë versione më të thjeshta me llak kromi dhe pika dekorative prej xheli.

    5. Simone Rocha: Thonj me teksturë kadifeje

    Simone Rocha prezantoi një manikyr që tërhiqte vëmendjen jo vetëm përmes ngjyrës, por edhe përmes teksturës.

    Copëza kadifeje u përshtatën me formën e thonjve të shkurtër dhe të rrumbullakosur, duke krijuar sipërfaqe të buta, pa shkëlqim dhe me pamje prej pëlhure.

    Tri ngjyrat kryesore ishin e kuqja e verës, e zeza e thellë dhe bluja kobalt.

    Për një variant më praktik, efekti i kadifesë mund të imitohet me pluhur dekorativ me teksturë të imët dhe produkte për përfundim mat. /Telegrafi/

  • Shtatë kongresmenë amerikanë akuzojnë Vuçiqin për përpjekje për manipulim të zgjedhjeve

    Shtatë kongresmenë amerikanë akuzojnë Vuçiqin për përpjekje për manipulim të zgjedhjeve

    Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi, duke kërkuar garantimin e një procesi të lirë dhe të drejtë zgjedhor.

    Në një reagim në platformën X, Wilson ka mirëpritur deklaratën e një grupi senatorësh amerikanë, të cilët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Serbi, të parapara të mbahen më 25 tetor.

    “Regjimi i Vuçiqit po përpiqet në mënyrë agresive t’i manipulojë zgjedhjet, duke përdorur çdo truk të pistë të mundshëm”, ka shkruar Wilson.

    Ai ka theksuar se qytetarët serbë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta, ndërsa ka kërkuar miratimin e projektligjit SRBIJA Act.

    Deklarata e Wilsonit vjen në një kohë kur zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e demokracisë dhe standardet zgjedhore në Serbi.

  • Hasani: Judge and prosecutor legitimised an illegal act, at least treat for disciplinary responsibilities

    But unlike the stances of special prosecutor Habibe Salihu and Special Department Judge Vesel Ismajli, a former Supreme Court chairman, at the same time university professor, Feyzulla Hasani.

    Hasan in an interview for the show “Dosja” has stressed that this agreement does not find support in the law.

    Well in no way can a dimension that has a clean criminal character be included in a plea agreement, as is done in the concrete case you’re referring to. The prosecution has in no way been able to condition the injured, pay back the debt if you want to take the property back, because taking those properties was illegal, arbitrary action that has criminal character and is absolutely impossible, and I am surprised how it has been possible for such a formulation to exist in agreement between the prosecutor and the party. The worse the court has accepted this agreement for the fact that even the court can accept the agreement only when it is legal. There’s no way when the deal is illegal, in any way when that deal is flawed in fact and law.

    On the other hand, Professor Hasani explains the court has had to annul the legal acts through which the defendant has acquired the victims’ property, and the same go back to them.

    While, the share of the debt to the fileman directed in civil conflicts.

    Always when the defendant is found guilty of nothing without being part of the court agreement, there is legal obligation to annul all legal affairs that have been done through illegal acts. So the court had to declare him guilty, judge him and at the same time cancel the base on which he wore the property in his name and restore it to the injured. Not to take it to civilians, not to take it to civilians, but the court has been legally obliged that, in addition to the sentence stated by the defendant, the other dimension has had to cancel all legal affairs related to carrying these properties to the hawk and order them to return. And on the matter of damage, he can lead civil conflict, think about it, whether court or not, that if you’re going to have your property back, you’re going to take the property back, you’re going to make up for the damage because only the court and prosecutors in the concrete case have legitimized an illegal act that’s not possible. I’m saying I’m wondering how it’s possible, until I saw for myself that I believed this could happen in practice.

    Hasan says that in this direction, the judge and prosecutor should be treated for responsibility of at least the disciplinary.

    Not all judges or all prosecutors are largely familiar with the case sometimes make mistakes, make negligence, make such concessions. But any intentional action certainly attracts responsibility for the owners of these functions and judges prosecutors, at least disciplinary responsibilities, because it’s not possible, I told you, it’s not possible, it’s rational for the court to condition that you get the property back through the blame, you want to pay your debt to the defendant in any better. No matter why he has agreed, no matter why he is present, neither the court nor the court had to enter this dimension for an illegal act, for an act that was the object of the criminal case. Even now you can make sure you get this. So if you want to return property that was illegally taken from you and that’s why it was answered and prosecuted, you have to pay the debt or you can’t go back. So for me I couldn’t believe you could see such a deal as a man who didn’t spend the entire career in the judicial system. Maybe 40 years I’ve been dealing with these issues. I didn’t believe this could happen.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

    Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

    Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

    Por, ndryshe nga qëndrimet e prokurores speciale Habibe Salihu dhe gjyqtarit të Departamentit Speciale, Vesel Ismajli, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh profesori universitar, Fejzulla Hasani.

    Hasani në një intervistë për emisionin “Dosja” ka theksuar se kjo marrëveshje nuk gjenë mbështetje në ligj.

    “Mirëpo në asnjë mënyrë një dimension i cili ka karakter të pastër penal nuk mund të përfshihet në marrëveshje për pranimin e fajësisë, siç është vepruar në rastin konkret që ju po i referoni. Prokuroria nuk ka mundur në asnjë mënyrë që ta kushtëzojë të dëmtuarin, që t’ia kthejë borxhin nëse do që t’i merr pronat mbrapa, ngase marrja e atyre pronave ka qenë veprim i paligjshëm, veprim arbitrar që ka karakter penal dhe është absolutisht e pamundur dhe u çuditem si ka qenë e mundur ë që një formulim të tillë të ekzistojë në marrëveshje mes prokurorit edhe palës. Aq më keq që këtë marrëveshje të tillë e ka pranuar gjykata për faktin se edhe gjykata mund të pranojë marrëveshjen vetëm atëherë kur është e ligjshme marrëveshja. Në asnjë mënyrë kur marrëveshja është e paligjshme, në asnjë mënyrë kur ajo marrëveshje ka defekte në fakte dhe në ligj”.

    Tutje, profesori Hasani sqaron gjykata është dashur të anuloj veprimet juridike përmes së cilave i pandehuri i ka përfituar pronat e viktimave, dhe të njëjtat t’u kthehen atyre.

    Ndërsa, pjesa e borxhit ndaj fajdexhiut të udhëzohet në kontest civil.

    “Gjithmonë kur i pandehur i shpallet fajtor hiç pa qenë pjesë e marrëveshjes gjykata ka detyrim ligjor me i anulu të gjitha ato punë juridike që janë bërë nëpërmes veprimeve të paligjshme. Domethënë gjykata është dashur ta shpallë fajtor, ta gjykojë dhe njëkohësisht t’i anulojë bazën në bazë të cilës të cilës ai e ka bartë pronën në emër të tij dhe t’i rikthejë në emër të të dëmtuarit. Jo ta çojnë në civil, jo ta çojnë në civil, por gjykata ka qenë e detyruar ligjërisht që përpos pjesës dënimit që i ka shqiptuar të pandehurit, dimensioni tjetër është dashur t’i anulojë të gjitha punët juridike që kanë të bëjnë me bartjen e këtyre pronave tek fajdexhiu dhe t’i urdhërojë që ato prona t’i kthehen. Ndërsa për çështjen e dëmit ai ka mund me udhëheq kontest civil i pandehuni, a jo gjykata me kushtëzu që nëse do t’i kesh pronat prapa, ti t’i merresh pronat prapa, ti duash ta kompensosh dëmin ngase veç edhe gjykata edhe prokuroria në rastin konkret kanë legjitimuar një veprim të paligjshëm që nuk është e mundur. Unë po them po çuditem si është e mundur, derisa e pashë vetë s’kisha besuar që mundet me ndodhë kjo në praktikë”.

    Hasani thotë se në këtë drejtim, gjyqtari dhe prokurorja duhet të trajtohen për përgjegjësi së paku disiplinore.

    “Jo të gjithë gjyqtarët ose gjithë prokurorët janë në masë të mjaftueshme njohur me çështjen nganjëherë bëjnë gabime, bëjnë neglizhencë, bëjnë lëshime të tilla. Po çdo veprim i qëllimshëm patjetër që tërheq përgjegjësi patjetër për bartësit e këtyre funksioneve dhe prokuroritë e gjyqtarë, së paku përgjegjësi disiplinore, ngase nuk është e mundur, ju thashë nuk është e mundur, është alogjike që gjykata ta kushtëzojë ë të dëmtuarin që nëse do t’i merr pronat mbrapa që nëpërmes fajdes janë tjetërsuar, ti duash ta paguash borxhin që i ke te i pandehurit në asnjë më mirë. Pavarësisht pse ai ka pranuar, pavarësisht pse i ka pranu, as gjykata as prokuroria as gjykata nuk kanë nuk është dashur që të futen në këtë dimension se bëhet fjalë për një veprim të paligjshëm, për një veprim që ka qenë objekti i çështjes penale. Edhe tani ti ta kushtëzosh nëse do të marrësh këtë duhesh të bësh këtë. Domethënë nëse duash t’i kthesh pronat që në mënyrë të paligjshme tu kanë marrë dhe pikërisht për atë u përgjigj dhe penalisht, ti duhet t’ja paguash borxhin përndryshe s’mund t’i kthesh mbrapa. Domethënë për mua unë s’kisha mundur me besu që mund me pa një marrëveshje të tillë si njeri që krejt karrierën nuk kaluar në sistemin gjyqësor. Ndoshta që 40 vjet që jam marrë me këto çështje. Nuk kisha besuar që mund me ndodhë kështu”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • UN Security Council discusses Kosovo

    First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Glauk Konjufca is representing Kosovo at the United Nations Organisation Security Council ( The UN.

    Also at this meeting, UN Secretary General’s Special Representative and UN Chief UNMIK, Peter Due, is expected to present the latest report on Kosovo, which covers the period from 16 March to 15 September 2026.

    Source Layer: RTKLive

  • LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

    LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po përfaqëson Kosovën, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.

    Burimi: RTKLive

  • Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?

    Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?

    Një podcast i portalit zviceran Watson ka zbuluar historinë e emrave të çuditshëm të vendeve, maleve dhe luginave në Zvicër, të cilët shpesh kanë kuptime krejt të ndryshme nga ato që mendohet sot.

    Gazetari Reto Fehr, në podcastin “Rauszeit” të Watson, ka biseduar me This Fetzer, redaktor në Fjalorin e Gjermanishtes Zvicerane (Schweizerisches Idiotikon), për origjinën e emërtimeve të pazakonta që hasen nëpër shtigjet malore të Zvicrës.

    Sipas Fetzerit, shumë vende në Zvicër mbajnë emra që në ditët e sotme tingëllojnë qesharakë apo edhe vulgarë, por kuptimi i tyre historik mund të jetë krejt ndryshe, transmeton Telegrafi.

    Një shembull është fjala “Arsch”, që në gjermanishten e sotme përkthehet si “prapanicë”.

    Në Zvicër ekzistojnë disa vende që mbajnë këtë emër, por sipas ekspertit, emërtimet nuk kanë domosdoshmërisht kuptimin vulgar që u atribuohet sot.

    Fetzer shpjegon gjithashtu punën e Fjalorit të Gjermanishtes Zvicerane, një projekt gjuhësor që ka më shumë se një shekull që dokumenton gjuhën dhe shprehjet zvicerane. Aktualisht, puna për përpilimin e tij ka arritur në vëllimin e 17-të, te shkronja “Z”.

    Ai sqaron se edhe emri “Idiotikon” ka origjinë greke, nga fjala “idios”, që nënkupton diçka personale, të veçantë ose karakteristike, dhe jo domosdoshmërisht kuptimin që fjala “idiot” ka sot.

    Përveç historisë së emrave, në podcastin “Rauszeit” ndahen edhe tri sugjerime për shtigje malore që mund të vizitohen nga adhuruesit e ecjeve në natyrë.

    Përmes këtij diskutimi, ekspertët synojnë të shpjegojnë se pas emrave që sot mund të shkaktojnë të qeshura fshihen histori të vjetra gjuhësore dhe kuptime që janë ndryshuar me kalimin e kohës./Telegrafi/