Blog

  • Former agent: P SRK has broken the money laundering case

    The decision to launch investigations into Rajj along with the blame was also made for the commission.

    However, the prosecutor has not provided an answer to the epilogue of this investigation, since the indictment had been filed solely for impeachment.

    The Penal Procedure Code allows the prosecution to drop prosecution for any other act under the plea agreement. However, the prosecution for duty has not even been included in the agreement.

    For this, neither has the File managed to find any decision to lay off the investigation into this criminal offense.

    While, Rexhaj has said investigations into the obligation have been closed with reaching the agreement, although this is not stated in it.

    )Rexha: You’re done with me that day.

    Journal: When on the day when did you reach the agreement?

    Rexhaj: Every day we reached the deal, everything was closed.

    On the other hand, the subject against Rajjaj had ended up in the Special Prosecutor’s Office with just suspicion of money laundering.

    )Former Sergeant Gashi: In addition to our basic research, we have provided evidence that there is evidence that money laundering is being done in this case. Because the same doesn’t own any legal income in Kosovo or the place where it lives in Switzerland. Because we’ve done through the Constitutional Prosecutorship we’ve applied to Swiss authorities who have called us a complete report on all transactions that Aslan Rexaj has made and has any legitimate business in the state of Switzerland. So it’s negative that neither business nor business is income, but according to the report it turns out that it only takes social.

    Journal: On the other hand, the wealth he had?

    Former Sergeant Gashi: His wealth is millions, which only during integrated financial investigations results in over 1 million and 400 thousand doing business in Kosovo.

    But what has happened to this case, if the prosecution is conducting the investigation, suspending or firing them, prosecutor Habibe Salihu has not indicated.

    However, Rexhaj, in his statement on the D.C., has said he has agreed to enter the plea agreement for Fajde’s guiltyness, despite denying that he did it as a work because of his wealth at the time was seized during money laundering investigations.

    And then it says that investigations have been closed in lack of evidence.

    )Journal: Yes, you are convicted, Mr. Aslan.

    Rexhaj: I’m not guilty of guilt, and I’m supposed to, I mean, they only owe it to me, and I’m talking about it.

    Rexhaj: The prosecutor has enough hands that he’s behind the base.

    Journal: So you’ve accepted a decision that has closed the investigation into lack of property?

    Rexhaj: Yes.

    However, former investigator Kadri Gashi says the Kosovo Special Prosecutor has marred the case after claiming he has not conducted a real investigation into money laundering.

    I, as an investigator, is a sin that the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo broke that case, and has not conducted an investigation into money laundering and has made no decision about it. But he’s got them making deals, because he’s got him present and freely I can say he’s a criminal of the guilty, who’s committed his own guilt, so he can escape the money laundering and property he’s illegally earned. Some dwellings around 350,000 euros that have been taken through the same file in Fushe Kosova.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

    Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

    Ish-hetuesi: PSRK e ka prishur rastin për pastrim parash

    Aktvendimi për fillimin e hetimeve ndaj Rexhajt krahas fajdes ishte marrë edhe për kryerjen e veprës penale “Detyrim”.

    Mirëpo, prokurorja nuk ka dhënë përgjigje se cili është epilogu i këtij hetimi, meqë aktakuza ishte ngritur vetëm për fajde.

    Kodi i Procedurës Penale lejon që në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Prokuroria të heq dorë nga ndjekja penale për ndonjë vepër tjetër. Mirëpo, heqja dorë nga ndjekja penale për veprën ”Detyrim” nuk është përfshirë as në marrëveshje.

    Për këtë, as “Dosja” nuk ka arritur të gjejë ndonjë aktvendim për pushim të hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale.

    Ndërsa, Rexhaj ka thënë se hetimet për detyrimin janë mbyllur me arritjen e marrëveshjes, përkundër se kjo nuk thuhen në të.

    “Rexha: Me mu ka përfundu atë ditë çdo gja a je tu më kuptu?

    Gazetarja: Kur atë ditë, kur e keni mbërri marrëveshjen?

    Rexhaj: Qat ditë kur e kemi mbërri marrëveshjen, çdo gja u mbyllë ajo punë”.

    Në anën tjetër, lënda ndaj Rexhajt kishte përfunduar në Prokurorinë Speciale pikërisht me dyshimet për pastrim parash.

    “Ish-rreshteri Gashi: Gjatë hetimeve tona përpos veprës bazë, ne kemi siguruar dëshmi se ka dëshmi që është duke u bë edhe pastrimi i parave në këtë rast. Sepse i njëjti nuk posedon asnjë të ardhur ligjore në Kosovë apo në vendin ku ka jetu në Zvicër. Sepse ne kemi bërë përmes Prokurorisë Themelore kemi bë kërkesë në autoritet zvicerane të cilat na kanë qu raportin komplet për të gjitha transaksionet që ka bërë Aslan Rexhaj dhe a posedon ndonjë biznes të ligjshëm në shtetin e Zvicrës. Pra është negativ që s’ka as biznes po s’ka as të ardhura, por në bazë të raportit rezulton që vetëm merrë social.

    Gazetarja: Në anën tjetër, pasuria të cilën e ka pasur?

    Ish-rreshteri Gashi: Pasuria e tij është milionëshe, e cila vetëm gjatë hetimeve të integruara financiare rezulton mbi 1 milionë e 400 mijë që ka bërë biznes në Kosovë”.

    Por, se çfarë ka ndodhur me këtë rast, nëse prokuroria është duke i zhvilluar hetimet, i ka pezulluar apo pushuar ato, nuk ka treguar prokurorja Habibe Salihu.

    Mirëpo, Rexhaj në deklaratën dhënë për “Dosja” ka thënë se ka pranuar të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë për “Fajde” përkundër se mohon ta ketë kryer si vepër, për shkak të pasurisë, meqë atë kohë pasuria e tij ishte e sekuestruar gjatë hetimeve për pastrim parash.

    Ndërsa më pas thotë se hetimet janë mbyllur në mungesë provash.

    “Gazetarja: Po ju jeni i dënuar zotëri Aslan për fajde.

    Rexhaj: Unë jom i dënum për fajde edhe mu ka dashtë, jom kanë i detyrum veç me mshel temën se e kom pas krejt pasurinë, krejt kuptom.

    Rexhaj: Prokurorja ka hek dorë se s’ka pas bazë.

    Gazetarja: Pra keni pranu aktvendim që është mbyll hetimi në mungesë të pronave?

    Rexhaj: Po.

    Mirëpo, ish-hetuesi, Kadri Gashi, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka prishur rastin pasi pretendon se nuk ka zhvilluar hetim të mirëfilltë për pastrim parash.

    “Unë si hetues është mëkat se atë rast e ka prish Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka zhvillu hetim për pastrim të parave dhe nuk ka marrë vendim për ato. Mirëpo i ka hek duke bërë marrëveshje, sepse ai e ka pranu dhe lirisht mund të them se është kriminel i fajdeve, i cili e ka pranu fajësinë e vet se e ka kry veprën penale të fajdes, për me mujt me i ik veprën e pastrimit të parave dhe pasurive që i ka përfitu në mënyrë të jashtëligjshme. Disa banesa diku 350 mijë euro që i ka marrë njëjtë përmes fajdes në Fushë Kosovë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Murder near Vásil Shantos ‘%, car destroyed on the road, victim identity detected

    A serious event has occurred in Tirana, where a person has been found killed inside his vehicle on the road to Michael Popié.

    In the photo provided by journalist Eraldo Harlicaj, there are victims inside the vehicle, while the car is seen with multiple damage and broken glass.

    As journalist Doreina Bezat learns, the victim is Ismet Habil, 46, and has been shot in the movement.

  • Vrasja pranë “Vasil Shantos”, makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës

    Vrasja pranë “Vasil Shantos”, makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën “Mihal Popi”.

    Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet viktima brenda mjetit, ndërsa makina shihet me dëme të shumta dhe xhamin e thyer.

    Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje.

  • Pse stjuardesat ju shikojnë drejt në sy kur hyni në aeroplan? Arsyeja do t’ju befasojë

    Pse stjuardesat ju shikojnë drejt në sy kur hyni në aeroplan? Arsyeja do t’ju befasojë

    Ajo që duket si një përshëndetje e zakonshme në hyrje të aeroplanit, në të vërtetë mund të jetë pjesë e rëndësishme e punës së ekuipazhit të kabinës.

    Kur pasagjerët hyjnë në aeroplan, stjuardesat zakonisht i përshëndesin, u buzëqeshin dhe shpesh i shikojnë drejtpërdrejt në sy. Por ky moment nuk shërben vetëm për t’i mirëpritur udhëtarët.

    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gjatë këtij kontakti të shkurtër, anëtarët e ekuipazhit vëzhgojnë gjendjen dhe sjelljen e pasagjerëve, për të identifikuar nëse dikush duket i sëmurë, tepër i dehur, i çorientuar apo ka nevojë për ndihmë të veçantë.

    Vëzhgimi që mund të ndihmojë në raste emergjente

    Sipas revistës Travel + Leisure, stjuardesat mundohen gjithashtu të identifikojnë pasagjerë që mund të kenë nevojë për mbështetje gjatë fluturimit, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë të vegjël.

    Në të njëjtën kohë, ekuipazhi mund të vërejë pasagjerë fizikisht të aftë që, nëse lind nevoja, mund të ndihmojnë gjatë një evakuimi emergjent.

    Edhe revista Condé Nast Traveler ka raportuar se përshëndetja në hyrje të aeroplanit është një mundësi për stjuardesat që të vlerësojnë nevojat e pasagjerëve dhe të vërejnë shenja të mundshme të problemeve që mund të ndikojnë në sigurinë e fluturimit.

    Pse ka rëndësi kontakti me sy?

    Kontakti me sy u mundëson stjuardesave të krijojnë një ndërveprim të drejtpërdrejtë me pasagjerët dhe të vëzhgojnë reagimet e tyre gjatë përshëndetjes. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata mund të përcaktojnë me siguri gjendjen shëndetësore ose qëllimet e dikujt vetëm duke e parë në sy.

    Kjo praktikë është pjesë e rolit më të gjerë të ekuipazhit të kabinës, i cili nuk kufizohet vetëm te shërbimi ndaj udhëtarëve, por përfshin edhe vëzhgimin e vazhdueshëm dhe ruajtjen e sigurisë në bord.

    Pra, herën tjetër që një stjuardesë ju përshëndet dhe ju shikon drejt në sy teksa hyni në avion, dijeni se pas këtij gjesti të zakonshëm mund të fshihet edhe një vlerësim profesional që ndihmon ekuipazhin të përgatitet për një fluturim sa më të sigurt.

  • Demokratët do të fillojnë hetimet ndaj Muskut nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit

    Demokratët do të fillojnë hetimet ndaj Muskut nëse fitojnë zgjedhjet e nëntorit

    Demokratët në Shtetet e Bashkuara po përgatiten të nisin hetime ndaj miliarderit Elon Musk nëse fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit, që do të mbahen në nëntor.

    Hetimet e mundshme do të përfshinin disa çështje që lidhen me aktivitetet e Muskut në administratën amerikane, përfshirë drejtimin e Departamentit për Efikasitetin Qeveritar (DOGE), shkurtimet e vendeve të punës në institucionet federale dhe pretendimet për shkelje të sigurisë së të dhënave.

    Gjithashtu, demokratët pritet të shqyrtojnë kontratat qeveritare të kompanive të lidhura me Muskun, si dhe rolin e shërbimit satelitor Starlink në Ukrainë, shkruan politico.

    Musk, një nga personat më të pasur në botë, ka dhuruar më shumë se 276 milionë dollarë për republikanët, duke u bërë një nga mbështetësit financiarë më të rëndësishëm të tyre në zgjedhjet e mesmandatit.

    Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit mund të përcaktojë nëse demokratët do të kenë mundësinë të ushtrojnë mbikëqyrje parlamentare ndaj aktiviteteve të Muskut dhe marrëdhënieve të kompanive të tij me qeverinë amerikane.

    Ndryshe, zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar të mbahen më 3 nëntor 2026. /Telegrafi/

  • Bashkëshortja i përgatiti të shoqit një drekë të thjeshtë, videoja bëhet virale

    Bashkëshortja i përgatiti të shoqit një drekë të thjeshtë, videoja bëhet virale

    Ndonjëherë, për shkak të angazhimeve të shumta, përgatitja e drekës mund të duket si një detyrë shtesë. Megjithatë, një video e publikuar në TikTok ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, pasi një grua i përgatiti bashkëshortit të saj një drekë që shumëkush e konsideroi të pamjaftueshme.

    Videoja, e publikuar nga përdoruesja me emrin @lougirl877, ka grumbulluar miliona shikime dhe mijëra komente, ku njerëzit bëjnë shaka me porcionet e vogla dhe pulën që duket tepër e thatë.

    Në kutinë e ushqimit shihen disa copa pule, disa tranguj turshi, pak salcë molle dhe djathë. Sipas komentuesve, kombinimi i përbërësve dhe mënyra e shërbimit e bëjnë drekën të duket më shumë si një grumbull ushqimesh të vendosura rastësisht sesa si një vakt i përgatitur me kujdes.

    @lougirl877 Pack my hubbys lunch w/me for his work 9-30-26/10-1-26 #fyp #tiktok #creatorrewardsprogram ♬ original sound – Lyndsay

    Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Disa përdorues hamendësuan se çifti mund të ishte grindur, ndërsa të tjerë bënë shaka se bashkëshortja i kishte dhënë të shoqit aq ushqim sa për të vazhduar punën, por jo aq sa të kishte energji për t’u larguar.

    Një komentues madje pyeti se si mund të kërkonte divorc në emër të dikujt tjetër. Të tjerë u përqendruan te vetë ushqimi, duke thënë se burri kishte marrë disa përbërës të rastësishëm dhe jo një drekë të mirëfilltë.

    Një nga komentet më të pëlqyera ishte se të qeshurit me videon mund të harxhojë më shumë kalori sesa përmban vetë dreka.

    Megjithatë, pamja e ushqimit nuk tregon domosdoshmërisht se si ka shijuar ai, ndërsa nuk dihet nëse kishte ndonjë arsye të veçantë për përgatitjen e këtij vakti. Videoja, sidoqoftë, ka mjaftuar për ta kthyer drekën e zakonshme në temë diskutimi në internet. /Telegrafi/

  • Çfarë e bën “Call of Duty: Modern Warfare 4” një nga video-lojërat më të mira të serisë?

    Çfarë e bën “Call of Duty: Modern Warfare 4” një nga video-lojërat më të mira të serisë?

    “Call of Duty: Modern Warfare 4” ka marrë vlerësime pozitive për fushatën e saj, e cila konsiderohet ndër më të mirat e serisë në vitet e fundit. Loja spikat për historinë, zhvillimin e personazheve dhe misionet që ndërthurin aksionin me elemente të reja të lojës.

    Fushata përfshin 16 misione dhe vazhdon historinë e serisë së rinisur “Modern Warfare”. Ndryshe nga disa prej titujve të mëparshëm, të cilët janë kritikuar për histori të shkurtra dhe misione që nuk arrinin të shfrytëzonin plotësisht potencialin e tyre, kjo lojë synon të rikthejë përvojën klasike që i ka bërë të njohur titujt e serisë.

    Një nga elementet që e dallon lojën është vendosja e konfliktit në Kore. Historia përqendrohet te Parku dhe njësia e tij, ndërsa në ngjarje përfshihen edhe personazhe të njohura, si kapiteni John Price. Sipas vlerësimit të recensuesit, personazhet kanë më shumë peshë në zhvillimin e ngjarjeve dhe nuk shërbejnë vetëm si pjesë e skenave të aksionit.

    Një vëmendje e veçantë i kushtohet misionit “Stranded”, ku lojtari mbetet pas vijave të armikut dhe duhet të mbledhë burime, të sigurojë pajisje dhe të planifikojë lëvizjet për të mbijetuar. Liria për të zgjedhur objektivat dhe mënyrën e përballjes me kundërshtarët e bën këtë mision një nga pikat më të spikatura të fushatës.

    Loja vlerësohet gjithashtu për regjinë, skenat kinematografike dhe larminë e mjediseve. Përleshjet zhvillohen në zona urbane, ndërtesa të shkatërruara, plazhe dhe llogore, duke krijuar situata të ndryshme luftarake. Grafika, ndriçimi dhe dizajni i niveleve kontribuojnë në përvojën e përgjithshme.

    Megjithatë, fushata nuk është pa mangësi. Disa zhvillime të historisë përmbyllen shpejt, ndërsa personazhi Archer, i paraqitur si kërcënim serioz, nuk merr hapësirë të mjaftueshme për t’u zhvilluar plotësisht.

    Pavarësisht këtyre kritikave, vlerësimi përfundimtar është pozitiv. Recensuesi i ka dhënë lojës 9 nga 10 pikë, duke veçuar historinë, personazhet dhe mënyrën se si misionet tradicionale ndërthuren me mekanika të reja të lojës. /Telegrafi/

  • Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

    Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

    Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

    Kësisoj, parat ishin deponuar pas përfundimit të afatit ligjor, pra pas datës 4 mars 2026.

    Por, përkundër se parat i pranoi dhe vazhdon t’i mbaj ato, pronat nuk i ktheu.

    Ani se parat i mban në llogari, tash Rexhaj nuk i konsideron se janë parat e tij.

    Ndërsa, për pronësinë e parcelave, shtëpive e lokalit thotë se do ta pres vendimin e gjykatës.

    “Aslan Rexhaj: Kupton, unë i kom dëshmitë që ju kom drejtu avokatit të M.I, i kom thanë të lutëm tregom mjetet me ti kthy e kom dëshminë nuk jom tu fol për hava e kom me dëshmi e kom me postë.

    Gazetarja: A ka qenë pra zotëri Aslan e qëllimshme që mospranimi i mjeteve nga ana e juaj në mënyrë që me i mbajt pronat, për shkak se vlera të cilën ata e kanë transferu që është konsideru borxh ndaj juve është 130 mijë euro në anën tjetër vlera e pronave është gjysmë milioni?

    Aslan Rexhaj: E mjetet e mija sa jon?

    Gazetarja: 130.

    Aslan Rexhaj: 130 mijë jon me marrëveshje. Aaa a jemi në rregull. Pse se pagoj për 1 vjet që pat afat?

    Gazetarja: Pra a po i bie që ka qenë e qëllimshme?

    Aslan Rexhaj: E kujt e qëllimshme?

    Gazetarja: Që ju nuk e keni ofru llogarinë bankare brenda afatit 1 vjeçar ne mënyrë që pronat me mbet e juaja?

    Aslan Rexhaj: Qysh po e merr ju?

    Gazetarja: Po ju bëjë pyetje zotëri Aslan, vetëm po u bëjë pyetje.

    Aslan Rexhaj: Ti mu je ka me bon pytje po unë asnjë sen obligim ndaj M** edhe asaj shoqes së tij edhe avokatit të tij, kur një sen nuk kom pas. Unë e kom me dëshmi me email në prezence të kamerave në gjykatë kur e kom qel konton e re edhe ia kom qu, pse su qu ai me bo një kopje të kontos. Kurrfarë obligimi s’kom pas i kom kry obligimet e mija ndaj shtetit edhe palës së tyne”.

    Mirëpo, derisa Rexhaj nuk u ishte përgjigjur viktimave për llogarinë bankare, ai ju përgjigje atyre për të i njoftuar se nuk do ua kthej pronat e as parat.

    “Gazetarja: Pse në momentin kur të është kërku llogaria ju nuk jeni përgjigj, por kur ka përfundu afati ti ke gjet kohë me u përgjigj.

    Aslan Rexhaj: Jo unë kom gjet kohë me u përgjigj jo po unë e mbrojt të drejtën tem.

    Gazetarja: Cilën të drejtë?

    Aslan Rexhaj: Tona te drejtat çka oshte e drejtë e jemja.

    Gazetarja: E drejtë e jotja po thu që është me i mbajt pronat e viktimave?

    Aslan Rexhaj: Pronat e viktimave ato prona mu mi ka kthy gjykata, as ti as ai ato prona i kom ble unë”.

    Ish-hetuesi policor ngre dyshimet se për mos ofrimin e llogarisë bankare, mund të ketë pasur një marrëveshje në mes të fajdexhisë dhe prokurores.

    “ Ish-rreshteri Gashi: Përkundër pranimit të marrëveshjes të cilën e kanë bërë në mes të dyshuarit dhe viktimës ende është duke bredhë nëpër gjykata dhe prokurori, për arsye se në vendimin të cilin ka qenë dashtë të futet xhirollogaria e të dyshuarit që ka pas viktima me ia qit parat, të cilat ndodh vetëm në Kosovë sepse asnjë fajdexhie në mënyrë të ligjshme nuk i kthehen ato para. Nuk është vu llogaria as në prokurori as në vendimin e gjykatës. Dhe sa jom i njoftum viktima pasi i ka bo parat me i kthy në llogarinë e të dyshuarit, ka kërku edhe prej avokatëve të tij, ka bë kërkesë edhe përmes avokatit në PSRK në Gjykatën Themleore në Prishtinë, në Departamentin Special për sigurimin e xhirollogarisë, mirëpo ata nuk e kanë ofru llogarinë. Edhe këtu na shtinë me dyshu se ka një marrëveshje në mes të dyshuarit dhe prokurorisë.
    Gazetarja: Vlerësoni se përgjegjësi ka edhe gjyqëtari?

    Gashi: Edhe gjyqtari këtë rast ka përgjegjësi sepse pas kërkesë, prokuroria ia ka dërgu mesiguri të gjykata, edhe nuk është fut në vendimin e gjykatës, edhe sot viktimat me sa di unë 4 muaj kanë bredh nëpër prokurori edhe gjykata përmes avokatëve”.

    Pra, M.I dhe V.I fillimisht ishin viktima të fajdexhinjve.

    Ndërsa, sot, ata janë viktima të shtetit, përmes një marrëveshje të kundërligjshme dhe të paprecedent siç e quan ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasani.

    Përveç që kryen pagesën prej 130 mijë euro, në këmbim nuk arritën t’a rimarrin pronësinë e patundshmërive të tyre në vlerë rreth gjysmë milioni euro.

    “Viktima V.I: Ka Në telefon e ka thirrë burrin Aslani, edhe i ka thanë sot e 100 vjet ti ato prona nuk i merr. Ty të ka kalu afati, ty të ka kalu koha, mi keni qit me kohë të kalume. Unë ato pare nesër jom në Kosovë edhe ko me ti kthy, edhe ato prona nuk ka birë nane që i merr.

    Gazetarja: A i ka kthy paret?

    Viktima V.I: Si ka kthy as paret as pronat.

    Gazetarja: Sot keni mbet edhe pa pare edhe pa prona?

    Viktima V.I: Edhe pa pare edhe pa prona. Jemi dëmtu ma shumë se ne fillim, tash ejmi dëmtu ma shumë se në fillim. Se unë ato pare që i kom marrë borxh e jemi hy kredi prap, krejt fmit sa keni pas mundësi jemi hy në kredia. Na kemi marrë paret familjarëve për 15 ditë, se marrëveshja ka qenë që na brenda 15 ditëve si tia qësim paret, na me shit dicka edhe me i kthy. Edhe për një afat shumë të shkurt i kemi marrë. Edhe tash jemi blloku komplet”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

    Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

    Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

    Por, kur viktimat kishin gjetur blerësit potencial, kishin parë se në aktgjykim nuk është përfshirë kjo pjesë e marrëveshjes.

    Për këtë, avokati Fejza i ishte drejtuar më 5 shkurt 2026 gjyqtarit Ismajli dhe prokurores Salihu.

    Në shkresën e tij përmes postës elektronike ai i njoftonte se klientët e tij kishin gjetur 3 blerës potencial, mirëpo i dënuari tashmë nuk po i përgjigjej viktimave për t’ju mundësuar shitjen e ndonjërës prej pronave.

    Njëkohësisht ai i kishte njoftuar se të njëjtit kanë arritur të sigurojnë edhe shumën prej 130 mijë euro siç parashihej në marrëveshje. Por, edhe për të nuk posedonin llogarinë bankare të Rexhajt.

    “Viktima V.I: Tani e pamë që veç u afru koha edhe u detyrum me ia bo paret, mendojshim që me ia bo edhe mos me lanë me kalu afati

    Gazetarja: Kur keni fillu me i bo paret?

    Viktima V.I: Paret na i kishim me 4 mars 2026, na paret veç i kemi bo në janar, do me thanë 2 muaj përpara. Edhe jemi detyru direkt me thirrë Aslanin që paret i kemi bo. Llogarinë nuk e kanë qit pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe llogaria aty me kanë, nuk u kanë as ajo pjesa e shitblerjes.

    Gazetarja: E aktgjykimit?

    Viktima V.I: E aktgjykimit po, në gjykatë nuk është kërka ajo pjesë.

    Gazetarja: Edhe çka u kanë thanë Aslani?

    Viktima V.I: Po vi, jom smut, mos e ki dert, po, po, po. E pamë që veç u afru koha edhe atëherë tham është tu e bo me qëllim na jemi detyru me ia bo paret 130 mijë euro brenda dy muajve.

    Gazetarja: Qysh i keni bo këto pare?

    Viktima V.I: Disa kemi punu, disa jemi hy borxh prap, vëllaznit e mi, familja jem, e kom shit arin deri në pikë çka kom pas. Tona mënyrat e mundeshne, kemi shit vetura, borxhe edhe ia kemi bo paret”

    Por, Rexhaj thotë se nuk kishte për detyrë që t’i përgjigjej avokatit, pasi për këtë obligim i ishte përgjigjur gjykatës dhe prokurorisë.

    “Aslan Rexhaj: Sheremet Fejza i ka përzi këto punë me gjithë këtë djalin, se Sheretmet Fezja nuk ka pas nevojë me më shkrujt hiç. Sheremet Fejza ka mujt me u drejtu në gjykatë me marrë konto numrin.

    Gazetarja: Po nuk kanë mujt me marrë në gjykatë, nuk ka mujt me marrë në gjykatë, nuk ka mujt me marrë në prokurori. Ju personalisht pse nuk ia keni ofru llogarinë bankare kur ju ka shkrujt.

    Aslan Rexhaj: Po unë jo që nuk ia kom ofru konto numrin, po unë as se kom pas obligim me fol me avokat të palës së tjetër.

    Gazetarja: Pra ju po thoni që nuk ia keni ofru llogarinë bankare për shkak se nuk e keni pas obligim, e ka pas gjykata dhe prokuroria. A po e kuptoj saktë?

    Aslan Rexhaj: Shumë në rregull është.

    Përkundër se viktimat kishin trokitur derë më derë, nga prokurorja te gjyqtari, e nga gjyqtari tek vet fajdexhiu, asnjëri prej tyre nuk i ishte përgjigjur.

    Viktimat kishin arritur të siguronin llogarinë bankare vetëm pasi kishin bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Pejës.

    “Prokurori e ka ftu Aslanin çka është puna pse nuk ia ke jep llogarinë, edhe ai ka tregu që unë i kom dorëzu në prokurori në Prishtinë, çka ka bo prokuroria mu s’më intereson. Edhe ai ato dëshmi që i ka dorëzu në Prokurori të Pejës, shihet kjart që në email i ka dërgu te prokurorja Habibe Salihu, ja ka dërgu, dhe ajo brenda 5 minuta i përgjigjet avokatit të tij faleminderit i nderuar. A avokatit tonë asnjëherë nuk ju ka përgjigje”, është shprehur viktima, V.I.

    Kësisoj, parat ishin deponuar pas përfundimit të afatit ligjor, pra pas datës 4 mars 2026.

    “Tani na ja kemi qit brenda 3 jave do më thanë ka kalu afati, si na ka jep mas 3 ditëve na ja kem deponu, tash na nuk dishim a me ja qit paret a jo. Avokati thojke ti e ki një marrëveshje ti duhesh me ja qit, se ajo marrëveshje ska ka me shku duhesh edhe e kena pranu. Edhe ia kemi transferu 130 mijë euro në llogari të Aslanit”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali