Blog

  • Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi i ri civil, u diskutua sot me panelistët e ftuar në emisionin Kosova Today.

    A po parashihet të legalizohet martesa mes gjinisë të njëjtë?

    Për këto dhe shumë të tjera u fol në Klan Kosova.

    Gazetarja Era Berisha, tha se shoqëria kosovare e ka një problem thelbësore, që fatin e të tjerëve e lidhim direkt me fatin tonë.

    Ajo pati një debat goxha dinamik me të ftuarin tjetër, z. Avni Çakmakun.

    “Dhe opinioni i zotëriut në fjalë, është opinioni i shumë qytetarëve të tjerë që është një mendësi shumë më patriarkale që nuk po mundem me u emancipu edhe me kalu më përpara. Veç një gjë duhet me kuptu, që secili person ka të drejtë me jetu në mënyrën qysh zgjedh ti me jetu. Ti je i vetëdijshëm dhe zgjedh vetëm për çështjet e tua personale, por nuk mundesh, por nuk mundesh me fol për të tjerët kaq lirshëm”, deklaroi Berisha në Klan Kosova.

  • Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit

    Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit

    Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit

    Pasi policia shqiptare i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt rrugës së Elbasanit, për t’u ngjitur drejt Gjykatës së Apelit.

    Fillimisht kanë gjuajtur me gurë drejt fasadës së institucionit dhe më pas kanë mësyrë drejt hyrjes, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv

    Me forca të shumta kanë arritur të shkatërrojnë derën e hekurt të Gjykatës dhe kanë hyrë brenda.

    Protestuesit kanë shkatërruar edhe barrierën metalike, që ishte vënë për mbrojtje shtesë.

    Sakaq, policia ka nisur menjëherë arrestimet, duke ndaluar disa të rinj.

  • Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Modeles dhe këngëtares shqiptare, Oriola Marashit i ka ndodhur një e papritur.

    Ajo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale që i ka humbur qenushja e saj, Lola, transmeton klankosova.tv.

    Në njoftimin e saj, ajo ka bërë të ditur se do të ofrojë shpërblim prej 2000 eurove kushdo që e gjenë Lolën.

  • Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

    Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

    Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

    Kreu i tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll mbetet i pandryshuar edhe pas javës së pestë, me Bashkimin që vazhdon të udhëheqë.

    Skuadra prizrenase ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë ndeshje, me bilanc prej katër fitoreve dhe një humbjeje, duke ruajtur pozitën e parë, raporton Klankosova.tv

    Në vendin e dytë është ngjitur kampioni në fuqi, Trepça, e cila ka tri fitore dhe dy humbje, me tetë pikë të grumbulluara.

    Me pikë të njëjta, por me kosh-diferencë më të dobët, renditet Bora në pozitën e tretë, transmeton Klankosova.tv

    Ylli i Suharekës mban vendin e katërt, po ashtu me tetë pikë, ndërsa Sigal Prishtina renditet e pesta me shtatë pikë.

    Rënien më të dukshme në pjesën e sipërme të tabelës e ka pësuar Peja. Pas pozitës së katërt në javën paraprake, pejanët tani gjenden në vendin e gjashtë, me dy fitore dhe tri humbje.

    Në dy pozitat e fundit janë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi, të cilat kanë nga gjashtë pikë, me nga një fitore në pesë ndeshje./Klankosova.tv

    May be an image of text

  • Jehona Lushaku-Sadriu propozohet si anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Jehona Lushaku-Sadriu propozohet si anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Jehona Lushaku-Sadriu propozohet si anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

    Klan Kosova ka mësuar se deputetja Jehona Lushaku-Sadriu është e propozuara e Lidhjes Demokratike të Kosovës për anëtare në Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Vlora Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së Parlamentit, është caktuar anëtare në këtë grup, transmeton Klankosova.tv.

    Nga Vetëvendosje do të jetë anëtar deputeti Adnan Rrustemi, ndërsa nga Aleanca Bekë Berisha.

    Kurse zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të kryesojë Grupin Punues.

  • 10 vjet pa zgjidhje, banorët e Arbërisë në Gjilan ankohen për kanalizimin (VIDEO)

    10 vjet pa zgjidhje, banorët e Arbërisë në Gjilan ankohen për kanalizimin (VIDEO)

    10 vjet pa zgjidhje, banorët e Arbërisë në Gjilan ankohen për kanalizimin (VIDEO)

    Banorët e lagjes “Arbëria” në Gjilan janë ankuar lidhur me problemin e kanalizimit, për të cilin thonë se po përballen prej më shumë se një dekade.

    Njëri nga banorët, në një prononcim për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, me gazetaren Blerina Doshllaku, tha se pavarësisht kërkesave dhe peticionit të dorëzuar në komunë, deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje.

    “Ky kanalizim, qe 10 vjet e më tepër ankohemi, bëjmë kërkesa dhe kemi bërë peticion në komunë, por ka hasur në vesh të shurdhër”, deklaroi mes tjerash banori.

    Ndiqni intervistën e plotë:

      

  • AC Milani rivalizon top gjigantët evropianë në garë për yllin e Barcelonës

    AC Milani rivalizon top gjigantët evropianë në garë për yllin e Barcelonës

    AC Milani rivalizon top gjigantët evropianë në garë për yllin e Barcelonës

    Milani i është bashkuar Chelseat dhe Bayernit në garën për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, raporton gazeta spanjolle SPORT, duke iu referuar mediumit italian Calciomercato.

    Klubi italian po kërkon të përforcojë repartin defensiv me një futbollist të nivelit të lartë dhe e ka vendosur në listën e objektivave reprezentuesin francez, i cili mund të largohet nga Barcelona nëse vjen një ofertë e konsiderueshme.

    Chelsea kishte tentuar ta transferonte Kounden edhe para se ai t’i bashkohej Barcelonës, ndërsa Bayerni po e përcjell gjithashtu nga afër situatën e tij.

    Një nga arsyet që ka shtuar interesimin e klubeve është pozita e tij te Barcelona. Kounde nuk është më titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Hansi Flickut. Edhe pse minutat e tij janë rritur pas pushimit të fundit për ndeshjet e kombëtareve, Eric Garcia aktualisht preferohet në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

    Megjithatë, Barcelona nuk ka plane të menjëhershme për ta shitur francezin, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2030 dhe nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga klubi.

    Sipas raportimit, në rast se katalunasit do të kishin nevojë të siguronin të ardhura të konsiderueshme nga shitjet, drejtuesit sportivë mund ta shqyrtonin fillimisht largimin e Alejandro Baldes, para Koundes.

    Mbrojtësi spanjoll ka humbur hapësirë në formacion, ku Joao Cancelo dhe Xavi Espart janë gjithashtu alternativa për krahun e majtë.

    Aftësia e Koundes për të luajtur si mbrojtës i djathtë dhe si qendërmbrojtës mbetet një avantazh i rëndësishëm për Barcelonën.

    Megjithatë, një ofertë e lartë mund ta detyrojë drejtorin sportiv Deco ta rishqyrtojë të ardhmen e tij, shkruan telegrafi.

    Deri më tani, asnjë klub nuk ka bërë një ofertë zyrtare për francezin, i cili aktualisht është i lënduar. Koha e rikuperimit të tij ende nuk është bërë e ditur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post AC Milani rivalizon top gjigantët evropianë në garë për yllin e Barcelonës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Sulmi në Ibër-Lepenc që tronditi vendin – pritet nisja e seancës ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit

    LEX | Sulmi në Ibër-Lepenc që tronditi vendin – pritet nisja e seancës ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit

    LEX | Sulmi në Ibër-Lepenc që tronditi vendin – pritet nisja e seancës ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore në rastin e sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, ku të akuzuar janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, raporton Sinjali.

    Procesi lidhet me shpërthimin e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, që dëmtoi kanalin me rëndësi për furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

    Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se vendosën dhe aktivizuan rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT brenda kanalit. Prokuroria pretendon se shpërthimi shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë, rrezikoi prodhimin e energjisë elektrike dhe i shkaktoi ndërmarrjes dëme prej 376 mijë e 774 euro e 70 centësh.

    Vëllezërit akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, lidhur me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq për armëmbajtje pa leje.

    Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Sulmi në Ibër-Lepenc që tronditi vendin – pritet nisja e seancës ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkimi i të dyshuarit po bëhet me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të ofrojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

    Policia ka bërë të ditur se çdo person që posedon informata relevante mund të kontaktojë në numrin 192 ose të dërgojë informatat përmes emailit në adresën info@kosovopolice.com.

    Autoritetet kanë apeluar te qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të ndihmuar në identifikimin e personit të dyshuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

    Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

    Kanë nisur përshkallëzimet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiran, ku, sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërkohë që këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

    Pas kësaj, protestuesit janë larguar nga zona pranë Ministrisë së Arsimit, duke u ndarë në dy grupe, ndërsa gazi ka përfshirë të gjithë zonën.

    Ndërkohë, në terren janë afruar 1 autobot me ujë dhe 2 furgon policie, si masa paraprake në rast përshkallëzimi të situatës./Euronewsal

    Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit e zjarrvënësit

    Burimi: Dukagjini