Blog

  • Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

    Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

    Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” është ndërprerë për shkak të mungesës së prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

    Prokurori zëvendësues, Armend Zenelaj, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme, ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër.

    Kërkesën e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e prokurorit të rastit. Avokatët kanë deklaruar se ishin përgatitur për këtë seancë prej disa javësh dhe se ishin angazhuar për sigurimin e dëshmitarëve.

    Megjithatë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit zëvendësues.

    Seanca e radhës nuk është caktuar, pasi gjyqtari Ismaili ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe se për këtë arsye do të ketë ndryshime në përbërjen e trupit gjykues.

    Para ndërprerjes së seancës, është dëgjuar dëshmitarja Tiana Viqentijeviq, e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.

    Ajo ka deklaruar se Jovani është axha i saj dhe se, përveç qëndrimit në fshat, ai kohë pas kohe qëndron edhe në Zubin-Potok, ku e ka pjesën e vet të shtëpisë.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të mbrojtjes, Tiana ka thënë se e mban mend ditën e sulmit, më 29 nëntor 2024, pasi një ose dy ditë më vonë ishin arrestuar axhallarët e saj, fillimisht Dragisha e më pas Jovani.

    Sipas dëshmisë së saj, atë ditë Jovani kishte ardhur në shtëpi për t’u përgatitur për punë. Ajo ka treguar se ai kishte sjellë vezë fshati dhe më pas kishte shkuar për vizitë te familja e saj, ku kishin biseduar për rreth 10 deri në 15 minuta duke pirë çaj.

    Tiana ka deklaruar se, pas kësaj vizite, Jovani ishte nisur për në punë. Ajo ka thënë se ndërrimi i tij fillon në orën 20:00 dhe se vendi i tij i punës është në ujësjellësin e Gazivodës.

    Dëshmia e saj u paraqit në kuadër të provave të propozuara nga mbrojtja.

    Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e sulmit terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”.

    Në seancë janë të pranishëm vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

    Prokurorinë në këtë rast e përfaqëson Armend Zenelaj, ndërsa palën e dëmtuar, ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Naxhije Sadiku.

    Në kuadër të seancës janë paraparë të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentijeviq dhe Dejan Viqentijeviq.

    Ndërkaq, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se dëshmitari i tretë, Tribun Vojeviq, nuk do të paraqitet. Për këtë arsye, mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

    Në këtë rast, përveç vëllezërve Viqentijeviq, është i akuzuar edhe Igor Dimoviq.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalit “Ibër-Lepenc”. Dëmi material ndaj ndërmarrjes është vlerësuar në mbi 376 mijë euro./RTK

    Burimi: Dukagjini

  • Emocionet e Champions League, Artmotion me spektakël futbolli

    Emocionet e Champions League, Artmotion me spektakël futbolli

    Emocionet e Champions League, Artmotion me spektakël futbolli

    Liga e Kampionëve rikthehet me një program të pasur ndeshjesh, ku vëmendja do të jetë te përballjet mes disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian.

    Të gjitha ndeshjet e paraqitura në programin e Artmotion do të transmetohen në kanalet sportive të platformës, ndërsa sfidat janë të ndara mes ditës së martë dhe asaj të mërkurë.

    Të martën, programi nis në orën 18:45 me dy përballje: Fenerbahçe – Slavia Prague, që transmetohet në Sport 1, dhe Sabah – Borussia Dortmund, në Sport 2.

    Nga ora 21:00, në ekran vijnë disa ndeshje të tjera interesante. Paris Saint-Germain përballet me Barcelonën në Sport 1, Liverpooli luan kundër Villarrealit në Sport 2, ndërsa Napoli pret Bodø/Glimt në Sport 3.

    Në të njëjtën kohë, Manchester City përballet me AEK Athinën në Sport 4, Roma luan kundër Slovan Bratislavës në Sport 5, ndërsa Stuttgart – Atlético Madrid transmetohet në Sport 6.

    Programi i së martës përmbyllet me përballjen mes Portos dhe PSV Eindhovenit, e cila është paraparë të transmetohet në kanalin Prima Rival.

    Të mërkurën, programi vazhdon me nëntë ndeshje të tjera, ku spikat përballja mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.

    Dita nis në orën 18:45 me dy sfida. Como 1907 – Manchester United transmetohet në Sport 1, ndërsa LOSC Lille – Galatasaray në Sport 2.

    Pjesa kryesore e programit nis në orën 21:00. Bayern Munichu përballet me Arsenalin, në një ndeshje që transmetohet në RTK 1, ndërsa Real Madridi luan kundër RB Leipzigut në Sport 1.

    Në të njëjtën orë, Interi përballet me Shakhtar Donetskun në Sport 2, Real Betisi luan kundër Feyenoordit në Sport 3, ndërsa Aston Villa – Viking transmetohet në Sport 4.

    Po ashtu, Club Brugge përballet me Lensin në Sport 5, kurse Sporting CP luan kundër LASK-ut në Sport 6.

    Me këtë program, shikuesit do të kenë mundësi t’i ndjekin përmes Artmotionit përballjet e ekipeve të njohura evropiane, me ndeshje të shpërndara në disa kanale sportive dhe me dy orare kryesore, 18:45 dhe 21:00.

  • Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

    Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

    Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

    Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” është ndërprerë për shkak të mungesës së prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

    Prokurori zëvendësues, Armen Zenelaj, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme, ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër, raporton RTK, transmeton Klankosova.tv.

    Kërkesën e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e prokurorit të rastit. Avokatët kanë deklaruar se ishin përgatitur për këtë seancë prej disa javësh dhe se ishin angazhuar për sigurimin e dëshmitarëve.

    Megjithatë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit zëvendësues.

    Seanca e radhës nuk është caktuar, pasi gjyqtari Ismaili ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe se për këtë arsye do të ketë ndryshime në përbërjen e trupit gjykues.

  • LEX | Shtyhet seanca për sulmin në Ibër-Lepenc, gjyqtari Vesel Ismajli njofton pensionimin

    Seanca e sotme ndaj tre të akuzuarve serbë në rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit është shtyrë, raporton Gazeta Sinjali.

    Gjyqtari Vesel Ismajli ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme të këtij rasti, pasi më 10 nëntor del në pension.

    “Seanca e sotme shtyhet. Në të tjerat unë nuk marr pjesë, sepse më 10 nëntor dal në pension”, ka deklaruar Ismajli.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Shtyhet seanca për sulmin në Ibër-Lepenc, gjyqtari Vesel Ismajli njofton pensionimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

    Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

    Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Maqedonci takohet me komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • RTK me tjetër transmetim ekskluziv

    RTK me tjetër transmetim ekskluziv

    Marrëveshja është nënshkruar nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së Zana Spahiu dhe Toklir Xhoxhaj, trajner dhe menaxher i Labinotit.

    Mbrëmja e madhe e boksit do të zhvillohet më 27 nëntor, në Lahr të Gjermanisë, derisa në meçin kryesor do të ngjitet në ring Labinot Xhoxhaj përballë italianit Eduardo Giustini.

    Ndryshe pas transmetimit të dy meçeve të kaluara të Labinot Xhoxhaj të vlefshme për titullin e Evropës, RTK vazhdon traditën e promovimit të talentëve dhe sportistëve elitarë në mërgatë, duke e sjellë për publikun e gjerë në mënyrë ekskluzive, një tjetër mbrëmje të madhe sportive dhe një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e kampionit evropian.

    Ndërkohë edhe nga ekipi i boksierit Xhoxhaj marrëveshja vlerësohet jashtëzakonisht me interes për hapësirën që RTK vazhdimisht i ka dhënë bokist e në veçanti meçeve të Labinot Xhoxhaj.

     RTK me këtë rast mbetët e përkushtuar në misionin e saj për publikun kosovar me sigurimin e ngjarjeve më të rëndësihme sportive sikurse në mbrëmjen e 27 Nëntorit ku kampioni kosovar Labinot Xhoxhaj, do të sfidohet për herë të tretë në mbrojtjen e titullit EBU, meç ky i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

    Burimi: RTKLive

  • Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

    Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

    Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

    Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.

    Në letrën e urimit, Jansha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe përkushtimin e vendit të tij për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian.

    “Dua gjithashtu të shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të forcohen, në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven transmeton Klankosova.tv.

    Kryeministri slloven i uroi Kurtit sukses në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Ai theksoi se Sllovenia u kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit evropian. Ju lutem, jini të sigurt se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmën tonë në këtë fushë”, thuhet më tej në letrën e Janshës.

  • 224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

    224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

    224 raste me fruth në Kosovë, mbi 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

    Sipas të dhënave të institutit, nga 16 prilli deri më 18 tetor të këtij viti, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 224 raste me fruth, ndërsa 21 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, transmeton Klankosova.tv.

    IKShPK bën të ditur se mbi 95 për qind e personave të prekur nga fruthi janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

    Përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, instituti ka intensifikuar edhe vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që, për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar me kohë.

    Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,481 fëmijë të grupmoshës 2-5 vjeç.

    IKShPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve në rritjen e shkallës së vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi është thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve dhe kufizimin e përhapjes së fruthit.

    Instituti u bën thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë vaksinuar sipas kalendarit të paraparë dhe, në rast të vaksinimit të vonuar, të kontaktojnë profesionistët shëndetësorë për të marrë udhëzimet e nevojshme.

  • Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

    Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

    Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë

    Modelja Barbara Palvin ka tërhequr vëmendjen me rikthimin e saj në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show 2026, vetëm gjashtë javë pasi solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin, aktorin Dylan Sprouse.

    E pyetur për rikthimin kaq të shpejtë në punë, modelja ka dhënë një përgjigje që ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

    “Në Amerikë, pushimi i lehonisë është 6 deri në 8 javë. Nesër bëhen gjashtë javë për mua, kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu”, është shprehur ajo.

    Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe bashkëshorti i saj, Dylan Sprouse, i cili është bërë viral në rrjetet sociale për mënyrën se si e mbështet partneren e tij, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, shkruan Dukagjini.

    Rikthimi i Palvin ka hapur gjithashtu diskutime për presionin ndaj grave që të rikthehen në punë menjëherë pas lindjes dhe për politikat e pushimit të lehonisë në Shtetet e Bashkuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Barbara Palvin rikthehet në pasarelë: Kjo është Amerika, pushimi i lehonisë zgjat 6-8 javë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

    Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

    Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend

    Çlirim Haziri, drejtues i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, në konferencën e sotme për media ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës veprime konkrete dhe angazhim të koordinuar shtetëror lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Haziri ka rikujtuar se iniciativa, për 21 ditë e 21 net, qëndroi në sheshet e Prishtinës me kërkesën që institucionet të marrin përgjegjësinë që u takon pas vendimit të 16 shtatorit, të cilin e konsideron thellësisht të padrejtë.

    Ai i ka bërë thirrje Presidentes së Republikës së Kosovës që ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili ndodhet në Presidencë.

    “Nëse konstatohen dispozita që nuk janë në harmoni me Kushtetutën apo kanë çfarëdo problemi ligjor, kërkojmë që Presidentja ta ushtrojë kompetencën e saj kushtetuese dhe ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Nëse ka nevojë, të ndryshohet e të përmirësohet çfarëdo që duhet ndryshuar e përmirësuar”, ka deklaruar Haziri.

    Ai ka theksuar se UÇK-ja ka nevojë për një ligj kushtetues, të zbatueshëm dhe në përputhje me standardet evropiane, që i qëndron kohës dhe prodhon rezultate konkrete.

    Një nga pritjet kryesore të iniciativës, sipas Hazirit, është që mundësia e monitorimit të proceseve gjyqësore, përmes bashkëpunimit me institute, universitete dhe ekspertë të drejtësisë, të shndërrohet në një mekanizëm real, të pavarur dhe profesional.

    Ky mekanizëm duhet të mundësojë vlerësimin e procedurave, provave dhe respektimit të të drejtave themelore të të akuzuarve, si dhe të prodhojë analiza juridike, raporte profesionale dhe vlerësime të pavarura, të cilat do t’u përcillen edhe institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare.

    “Ne nuk kërkojmë drejtësi të privilegjuar për UÇK-në. Ne kërkojmë drejtësi të drejtë!”, ka thënë ai.

    Haziri ka përsëritur bindjen në pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke theksuar se askush nuk duhet të konsiderohet përfundimisht fajtor pa një vendim të formës së prerë, të mbështetur në prova dhe në një proces të drejtë gjyqësor.

    Ai ka deklaruar se iniciativa konsideron që Gjykata Speciale ka bërë shkelje serioze gjatë procesit dhe se vendimi nuk është mbështetur në një vlerësim të drejtë, të paanshëm dhe të plotë të provave. Për këtë arsye, ka kërkuar që këto shkelje të shqyrtohen dhe të vlerësohen nga ekspertë të pavarur, mbi bazën e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

    Duke folur për të drejtat e viktimave, Haziri ka theksuar se edhe ato kanë të drejtë ta dinë të vërtetën, të mbështetur në fakte dhe prova.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haziri: Presidentja ta dekretojë ose ta kthejë ligjin për UÇK-në në Kuvend appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali