Blog

  • Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

    Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një person të dashur për të.

    Përmes një mesazhi prekës, Blero i ka dhënë lamtumirën mikut të tij të ngushtë, Argjir Rexha, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

    “Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shoqërisë. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar Blero në Instagram./Klankosova.tv

  • Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Franca shpall orë policore pas fundjavës së mbushur me tensione

    Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka premtuar transparencë të plotë në hetimin e akteve të dhunës dhe trazirave që përfshinë vendin gjatë fundjavës, duke paralajmëruar masa të rrepta të sigurisë, përfshirë shtetrrethime të kufizuara.

    Pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit francez theksoi vendosmërinë e shtetit për të vënë rend dhe ligj.

    “Nuk kemi asgjë për të fshehur”, deklaroi prerazi Lecornu, teksa drejtoi gishtin nga grupet e ekstremit të majtë dhe elementët e dyshuar kriminalë si përgjegjësit kryesorë pas përshkallëzimit të tensioneve.

    Kryeministri u ndal me theks të veçantë te situata në qytetin e Marsejës, ku sipas tij ka vatra tensioni të lidhura drejtpërdrejt me grupet radikale të së majtës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Për shkak të rrezikut, autoritetet lokale atje kanë marrë vendim të menjëhershëm për ndalimin e çdo tubimi publik nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 20:00.

    Lecornu garantoi se personat e vënë në pranga do të marrin dënimet e merituara, duke nënvizuar se reagimi do të jetë i pakompromis përmes drejtësisë penale.

    Paralelisht, është iniciuar një hetim i gjerë për të identifikuar dhe sjellë para përgjegjësisë të gjithë individët e tjerë të përfshirë në trazira.

    Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, qeveria u ka kërkuar prefekturave të vendosin shtetrrethime të pjesshme në zona specifike, detajet e të cilave pritet të bëhen publike gjatë ditës.

    Lecornu sqaroi se masa e shtetrrethimit nuk do të bllokojë të gjithë Parisin, por do të aplikohet me saktësi në pikat kyçe.

    “Disa zona do t’i nënshtrohen shtetrrethimit, veçanërisht ato që lidhen me nyjet e transportit publik, si dhe vendet simbolike dhe me rëndësi të veçantë strategjike”, përfundoi kryeministri francez.

  • Këta janë pesë basketbollistët që shkëlqyen në javën e pestë të Superligës

    Këta janë pesë basketbollistët që shkëlqyen në javën e pestë të Superligës

    Këta janë pesë basketbollistët që shkëlqyen në javën e pestë të Superligës

    Java e pestë e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll u karakterizua nga paraqitje të spikatura individuale, me pesë basketbollistë që u dalluan për kontributin e tyre në pikë, kërcime dhe asistime.

    Në krye të listës së lojtarëve më të dalluar të javës është Mika Adams i Rahovecit 029, i cili regjistroi një paraqitje mbresëlënëse me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, duke përfunduar me indeks efikasiteti prej 35.

    Pas tij renditet Kentrell Pullian i Vëllaznimit, me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën nga Gjakova.

    Edhe Davontrey Thomas i Golden Eagle Yllit u dallua në këtë xhiro, duke shënuar 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Ai regjistroi indeks efikasiteti prej 33.

    Ndërkohë, Vincent Golson i Sigal Prishtinës ishte ndër realizuesit më të mirë të javës, me 30 pikë, gjashtë asistime dhe një kërcim, për një indeks efikasiteti prej 29.

    Listën e pesë basketbollistëve më të dalluar e plotëson Kenny Hasbrouck i Trepçës, i cili kontribuoi me 15 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, duke regjistruar indeks efikasiteti prej 17.

    Paraqitjet e këtyre basketbollistëve dëshmojnë për nivelin e konkurrencës në ProCredit Superligën e Kosovës, ku kontributi individual vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ecurinë e skuadrave gjatë sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Këta janë pesë basketbollistët që shkëlqyen në javën e pestë të Superligës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ish-diplomati amerikan: SHBA-ja nuk do të jetë kurrë lojtarja kryesore në Azinë Qendrore

    Duke folur në Samarkand të Uzbekistanit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e bëri të qartë se biznesi ishte në qendër të vizitës së tij të parë në Azinë Qendrore.

    “Ne kemi një delegacion të jashtëzakonshëm, pothuajse 300 amerikanë që janë këtu me ne dhe mundësinë për të nënshkruar marrëveshje me vlerë miliarda dollarë, të cilat do t’i pasurojnë vendet e rajonit, por gjithashtu do t’i sjellin përfitime ekonomike Shteteve të Bashkuara”, tha Rubio më 19 tetor.

    Për Daniel Rosenblum, i cili shërbeu si zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Azinë Qendrore nga viti 2014 deri më 2019, para se të bëhej ambasador i SHBA-së në Uzbekistan dhe Kazakistan, përmasat e delegacionit janë “të pazakonta”.

    “Nuk mund të kujtoj ndonjë rast të mëparshëm kur vizita e sekretarit të Shtetit në rajon të jetë shoqëruar me një mision biznesi. Në të kaluarën kemi pasur shumë misione biznesi. Por, nuk më kujtohet që kjo të jetë lidhur ndonjëherë në këtë mënyrë me një vizitë të sekretarit të Shtetit. Mendoj se është gjë e mirë dhe mund të çojë në më shumë suksese në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjeve dhe investimeve të reja”, tha Rosenblum për Radon Evropa e Lirë (REL).

    Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet që të pritet një rritje e menjëhershme e investimeve amerikane. Vëmendja, në nivel të lartë, mund të hapë dyer, tha ai, por nuk mund t’i eliminojë pengesat praktike me të cilat përballen kompanitë kur investojnë në rajon.

    “Do të vija në pah se realiteti i investimeve në Azinë Qendrore mbetet i njëjtë, pavarësisht nëse sekretari i Shtetit ndodhet atje për kontaktin fillestar apo jo”, tha Rosenblum.

    “Disa vende janë pak më mikpritëse se të tjerat. Pastaj janë çështjet që lidhen me distancën, logjistikën, financimin dhe gjetjen e një partneri të mirë. Të gjitha këto mbeten të njëjta, pavarësisht nëse ke 100, 200 apo 20 kompani”.

    Rubio ka deklaruar se delegacioni i madh i biznesit synon të sigurojë që kompanitë amerikane të mund të konkurrojnë në tregjet që po hapen për tregtinë amerikane.

    “Ka të bëjë me atë që ne të jemi të pranishëm në çdo pjesë të botës që po i hap dyert biznesit dhe tregtisë amerikane. Që të shfaqemi dhe të jemi atje. Dhe, pikërisht për këtë bëhet fjalë”, tha Rubio në Samarkand, duke shtuar se marrëveshje të mëdha do të bëheshin publike më vonë.

    Teksa Rosenblum e mirëpriti përqendrimin te lidhjet tregtare, ish-diplomati shprehu skepticizëm për një zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit të bizneseve amerikane.

    “Do të habitesha nëse do të kishte një shpërthim të papritur, ku papritmas… dhjetë herë më shumë kompani amerikane do të bënin biznes sesa sot. Mendoj se kjo më duket vërtet e tepruar”.

    Po të drejtat e njeriut?

    Theksi që administrata amerikane e presidentit Donald Trump, po i kushton interesave tregtare përbën një largim nga ekuilibri tradicional i politikës amerikane ndaj Azisë Qendrore, tha Rosenblum.

    Administratat e mëparshme e ndërthurën bashkëpunimin ekonomik dhe atë të sigurisë me mbështetjen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe reformat e tregut. Sipas Rosenblum, administrata aktuale e ka hequr kryesisht komponentin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga agjenda e saj publike.

    “Disa njerëz thonë – përfshirë edhe disa në Azinë Qendrore – se kjo është e mirë për raportet. Është sikur e bën më të lehtë komunikimin dhe të mundëson të shkosh drejtpërdrejt te thelbi i çështjes, qoftë për marrëveshjet e biznesit apo për çështje të tjera. Dhe do të thosha se kjo, sigurisht, i thjeshton marrëdhëniet”, tha Rosenblum. “Nuk jam i sigurt nëse në planin afatgjatë mund të ruhet kjo afërsi, pra afërsia e marrëdhënieve tona me vendet e Azisë Qendrore, pa këtë komponent [të të drejtave të njeriut]”, u shpreh ai.

    Në Azinë Qendrore, pushteti mbetet i përqendruar tek elitat qeverisëse dhe familjet e tyre, teksa kalimi i pushtetit nga një brez te tjetri po përcakton të ardhmen politike të disa shteteve. Turkmenia autoritare tashmë ka përjetuar kalimin e pushtetit nga babai tek i biri, ndërsa skenarë të ngjashëm të trashëgimisë së pushtetit janë shfaqur në Taxhikistan dhe Uzbekistan. Kirgizia, që dikur shihej nga Uashingtoni si një ‘përjashtim demokratik’ në Azinë Qendrore, po kufizon gjithnjë e më shumë opozitën politike dhe po shton trysninë ndaj mediave të pavarura.

    Rosenblum tha se beson që demokracia dhe të drejtat e njeriut do të rikthehen përfundimisht në politikën amerikane, duke përmendur legjislacionin, kërkesat për raportim dhe traditën diplomatike.

    “Besoj se [të drejtat e njeriut do të rikthehen], sepse ato janë të përcaktuara me ligj, për sa u përket kërkesave që kemi për raportet vjetore mbi të drejtat e njeriut dhe sanksioneve të ndryshme që lidhen me to. Ato janë pjesë e normave që kemi zbatuar si vend në raportet tona me botën. Janë po ashtu pjesë e traditës sonë. Besoj se janë pjesë e ADN-së sonë. Janë pjesë e ADN-së amerikane”, tha ai.

    Rosenblum hodhi poshtë idenë se promovimi i demokracisë dhe mbrojtja e interesave tregtare të SHBA-së përjashtojnë njëra-tjetrën.

    “Mendoj se është e mundur të promovohen dhe të zgjerohen interesat e SHBA-së në fushën e sigurisë, në marrëdhëniet e biznesit dhe ato ekonomike, duke folur njëkohësisht edhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Nuk është çështje zgjedhjeje mes njërës dhe tjetrës dhe as lojë me shumën zero”, tha ai.

    Ai shtoi se institucionet më të forta mund t’u sjellin përfitime edhe kompanive amerikane, duke krijuar kushte më të parashikueshme për investime.

    Kufijtë e ndikimit amerikan në Azinë Qendrore

    Rubio tha se Uashingtoni nuk po u kërkon vendeve të Azisë Qendrore që të “ndalojnë së foluri me dikë tjetër apo të ndalojnë së bashkëpunuari me vende të tjera”, duke pranuar lidhjet e tyre të thella ekonomike me fqinjët e fuqishëm, veçanërisht me Kinën.

    Rusia që një kohë të gjatë ka ruajtur lidhje të rëndësishme ekonomike, të sigurisë dhe energjetike në të gjithë rajonin. Lufta e saj në Ukrainë ka krijuar mundësi të reja për Uashingtonin, por Rosenblum paralajmëroi kundër supozimit se Shtetet e Bashkuara mund ta zëvendësojnë Moskën si fuqia e jashtme dominuese në rajon.

    “Mendoj se mund të luajmë një rol në këtë, qoftë në fushën e sigurisë, në atë ekonomike apo në bashkëpunimin ndërkombëtar. SHBA-ja ka shumë për të ofruar. Prandaj, mund të jemi një aktor i rëndësishëm, sigurisht edhe më i rëndësishëm sesa jemi sot. Sipas mendimit tim, nuk do të jemi kurrë aktori kryesor në Azinë Qendrore”, tha Rosenblum.

    Në vend që të synojë dominimin, Uashingtoni duhet të përqendrohet në fushat ku ka përparësi dhe ku qeveritë e Azisë Qendrore dëshirojnë përfshirjen amerikane, tha ai.

    Rosenblum përmendi teknologjinë e avancuar, inteligjencën artificiale dhe arsimin në gjuhën angleze si fusha në të cilat bashkëpunimi me SHBA-në mund ta ndihmojë rajonin t’i diversifikojë partneritetet e tij.

    Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se prania në rritje ekonomike dhe e sigurisë e Kinës nënkupton se rajoni tashmë i ka humbur Pekinit.

    “Nuk mendoj se kjo është një lojë e humbur, nëse mund të quhet lojë”, tha ai.

    Teksa Uashingtoni përdor formatin C5+1 – formatin kryesor diplomatik të SHBA-së për bashkëpunim me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmeninë dhe Uzbekistanin – për të zgjeruar angazhimin e tij, qeveritë e Azisë Qendrore po përpiqen të menaxhojnë një numër gjithnjë e më të madh formatesh diplomatike me fuqitë e jashtme.

    “Ka më shumë formate C5-plus sesa muaj në vit”, tha Rosenblum. “Pra, edhe nëse do të përpiqeshe të organizoje nga një të tillë çdo muaj, nuk do të mund t’i përfshije të gjitha brenda një viti”.

    Rosenblum, që prej kohësh mbështet integrimin rajonal, tha se sheh një kohezion në rritje mes vetë pesë vendeve të Azisë Qendrore.

    “Besoj se formati C5 më vete, pa ‘plus’ apo ‘minus’, siç e kam quajtur më parë, po zhvillohet, po rritet dhe gradualisht po bëhet më koheziv”, tha ai.

    The post Ish-diplomati amerikan: SHBA-ja nuk do të jetë kurrë lojtarja kryesore në Azinë Qendrore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident trafiku në hyrje të autostradës në Prizren, s’dihet për të lënduar

    Aksident trafiku në hyrje të autostradës në Prizren, s’dihet për të lënduar

    Aksident trafiku në hyrje të autostradës në Prizren, s’dihet për të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të autostradës në Prizren.

    Për momentin, nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur aksidenti mbeten të paqarta.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe nëse ka persona të lënduar.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me këtë aksident.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident trafiku në hyrje të autostradës në Prizren, s’dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zjarr në fshatin Atmaxh, tymi shihet nga larg

    Zjarr në fshatin Atmaxh, tymi shihet nga larg

    Zjarr në fshatin Atmaxh, tymi shihet nga larg

    Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Atmaxh, ndërsa tymi që po del nga vendi i ngjarjes shihet edhe nga larg.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Për momentin, nuk dihen shkaqet e zjarrit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr në fshatin Atmaxh, tymi shihet nga larg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur afatin e aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

    Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe vlen vetëm për një njehsor elektrik.

    Aplikimi mund të bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”. Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

    Afati për aplikim ka nisur më 19 tetor 2026 dhe do të jetë i hapur deri më 31 mars 2027.

    Ministria ka bërë të ditur se subvencionimi fillon nga muaji në të cilin aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, familjeve u rekomandohet të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë nga mbështetja për një periudhë sa më të gjatë.

    Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit do të verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të çojë në refuzimin e aplikimit ose në kthimin e mbështetjes së përfituar.

    Detajet dhe kriteret për përfitim janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë , ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova.

    Burimi: Dukagjini

  • Shefi i EULEX-it pret në takimin komandantin e KFOR-it, flasin për thellim të bashkëpunimit

    Shefi i EULEX-it pret në takimin komandantin e KFOR-it, flasin për thellim të bashkëpunimit

    Shefi i EULEX-it pret në takimin komandantin e KFOR-it, flasin për thellim të bashkëpunimit

    Shefi i EULEX-it, Antero Lopes ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

    Sipas njoftimit të EULEX-it, Lopes dhe Vergori diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Duke u mbështetur në partneritetin e fortë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, priti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.  Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre-nivele të reaguesve ndaj sigurisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, u tha në njoftim.

  • Prishtina mposht Ballkanin me rezultat minimal

    Prishtina mposht Ballkanin me rezultat minimal

    Prishtina mposht Ballkanin me rezultat minimal

    Pas dy barazimeve radhazi në elitën e futbollit kosovar, skuadra e Prishtinës i është rikthyer rrugës së fitoreve me një goditje të madhe në udhëtim, duke marrë tri pikë me peshë të jashtëzakonshme në një nga terrenet më të vështira të kampionatit.

    Të besuarit e trajnerit Orges Shehi triumfuan përballë Ballkanit në Suharekë me rezultatin minimal 1-0, në kryesfidën e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Edhe pse me shifra minimale, kjo fitore ishte më se e mjaftueshme për bardhekaltrit që të mbanin ritmin e lartë në garën për titull dhe të barazonin me pikë lideren e tabelës, Malishevën.

    Fraksioni i parë i lojës prodhoi një betejë të fortë taktike dhe të balancuar nga të dyja anët, ku si në lojë ashtu edhe në raste shifrat mbetën të paprekura, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me barazim pa gola.

    Epilogu i ndeshjes u vulos në fillimin e pjesës së dytë. Ishte minuta e 50-të kur Rin Ahmeti arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke kaluar kryeqytetasit në avantazh dhe duke ndezur festën në kampin mysafir.

     Sfida mori dramë shtesë në çerekun e fundit të takimit. Nga minuta e 75-të, Prishtina u detyrua të luftonte me dhjetë futbollistë në fushë, pasi Diar Halili mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua me të kuq.

    Ndonëse suharekasit patën në dispozicion pothuajse 20 minuta lojë me epërsi numerike, ata dështuan ta shfrytëzonin këtë avantazh përballë një mbrojtjeje të organizuar mirë nga Shehi, e cila i ruajti me fanatizëm pikët e plota.

    Me këtë trepikësh madhor, Prishtina shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mbetet në vendin e dytë në renditje, me pikë plotësisht të barabarta me Malishevën kryesuese.

    Në anën tjetër, Ballkani zhytet më tej në renditje duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me 13 pikë tashmë plot 10 pikë larg kreut dhe 4 pikë prapa Gjilanit, që mban pozitën e tretë me 17 pikë.

  • Provimi i jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi: Sukses i protestave tona, por s'ndalemi këtu!

    Provimi i jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi: Sukses i protestave tona, por s’ndalemi këtu!

    Provimi i jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi: Sukses i protestave tona, por s'ndalemi këtu!

    Prijësi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, ka falënderuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në përpjekjet e tyre për të siguruar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

    Pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe ekspertët juridikë, Ademi ka deklaruar se hapat e ndërmarrë përbëjnë një arritje, por nuk përfaqësojnë zgjidhjen e plotë që kërkojnë studentët.

    Përgjithësisht, kjo është një arritje, një barrierë që nuk ka qenë më parë. Arritje u takon vetëm atyre kolegëve që kanë qenë së bashku, krah për krah me ne në protestat tona. Kemi organizuar katër protesta dhe tashmë janë bërë tre vite që po merremi me këtë çështje. Fatkeqësisht, zgjidhja nuk është e plotë dhe ne nuk jemi dakord me të”, ka deklaruar Ademi.

     Ai ka theksuar se studentët kërkojnë zbatim konkret të bazës ligjore për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kundërshtuar çdo zgjidhje që nuk e përmbush plotësisht këtë kërkesë, raporton topchannel transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, studentët nuk mund të mbajnë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit dhe as të mbeten peng të pengesave institucionale.

    Ademi ka bërë të ditur se angazhimi i lëvizjes studentore nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të shtrihet edhe te provime të tjera që duhet të mund të zhvillohen në gjuhën shqipe.

    Ai ka shprehur keqardhje që, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit dhe takimeve me figura të ndryshme, ende nuk është arritur një zgjidhje e plotë.

     Ai ka falënderuar gjithashtu qytetarët dhe të gjithë mbështetësit që u janë bashkuar studentëve në këtë proces, duke vlerësuar solidaritetin e treguar ndaj kërkesave të tyre.

    Ademi ka nënvizuar se studentët do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre edhe për çështje të tjera që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

     Në përfundim, ai ka theksuar se është e papranueshme që shqiptarët të vazhdojnë të përballen me çështje që, sipas tij, duhej të ishin zgjidhur në bazë të Kushtetutës, në vend që vëmendja të përqendrohet te problemet thelbësore të qytetarëve.

    Ai ka përmendur vështirësitë ekonomike të familjeve, pamundësinë e shumë qytetarëve për të përballuar shpenzimet deri në fund të muajit, si dhe bllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit.