Blog

  • Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin?

    Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin?

    Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin?

    Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, forcimin e kockave, prodhimin e hormoneve dhe rikuperimin e trupit.

    Sasia e proteinave që i nevojitet një gruaje çdo ditë varet nga pesha trupore, mosha, aktiviteti fizik dhe gjendja shëndetësore, shkruan Health.

    Rekomandimi i përgjithshëm për të rriturit është rreth 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë. Për gratë, kjo përkthehet në afërsisht 46 gramë në ditë, megjithëse nevojat ndryshojnë nga një person te tjetri.

    Gratë që ushtrohen rregullisht mund të kenë nevojë për 1.2 deri në 1.6 gramë proteina për kilogram të peshës trupore. Nevojat mund të rriten edhe gjatë shtatzënisë, në moshë të shtyrë dhe në rrethana të caktuara shëndetësore.

    Marrja e mjaftueshme e proteinave ndihmon në ruajtjen e masës muskulore dhe shëndetit të kockave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë dhe pas menopauzës, kur ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në muskuj dhe në dendësinë e kockave.

    Në të kundërt, marrja e pamjaftueshme e proteinave mund të kontribuojë në dobësimin e muskujve dhe të rrisë rrezikun për rrëzime e fraktura, veçanërisht te gratë e moshuara.

    Për të siguruar sasinë e nevojshme, rekomandohet që proteinat të përfshihen në vaktet e përditshme. Burime të mira janë vezët, qumështi, kosi grek, peshku, mishi pa shumë yndyrë, fasulet, thjerrëzat, qiqrat dhe tofu.

    Megjithatë, konsumimi i sasive të tepërta nuk sjell domosdoshmërisht përfitime shtesë. Personat me sëmundje të veshkave duhet të konsultohen me mjekun për sasinë e përshtatshme të proteinave.

    Një dietë e larmishme, e kombinuar me ushtrime të forcës, ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe të shëndetit të kockave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen

    Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen

    Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen

    Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka njoftuar se qenushja e saj, Lola, është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut, në Shqipëri.

    Përmes rrjeteve sociale, ajo ka publikuar fotografi dhe të dhëna për qenushen, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.

    Lola është e racës Poodle, me ngjyrë kafe në bezhë, qime kaçurrele dhe mban një rrip të zi.

    Për personin që e gjen qenushen është ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

    Oriola u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë Lolën ose kanë informacione për vendndodhjen e saj, që ta kontaktojnë menjëherë, me shpresën që ajo të gjendet sa më parë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ASK: Qarkullimi në sektorin e shërbimeve u rrit për 12.7 për qind

    ASK: Qarkullimi në sektorin e shërbimeve u rrit për 12.7 për qind

    Qarkullimi në sektorin e shërbimeve në Kosovë shënoi rritje prej 12.7 për qind në gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Indeksi i qarkullmit në sektorin e shërbimeve për muajin Gusht 2026 në raport  me periudhen e njejtë të vitit paraprak (Gusht 2025)

    “Në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i qarkullimit në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 12.70 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025). Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Bar-Restorane me 35.61 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 27.58 %; Hotele me 18.88 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 16.49 %; Transport dhe Magazinim me 11.46 %. Ndërsa rënie kishte te: Veprimtari administrative dhe mbështetëse me (-15.44 %)”, njofton ASK.

    Sipas ASK-së, në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i numrit të punësuarve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 5.25 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025).

    “Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 7.42 %; Bar-Restorane me 6.93 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse me 5.15 %; Hotele me 4.88 % Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 4.79 %”, njofton ASK.

    Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektorin e shërbimeve për muajin Gusht 2026 në raport me periudhen e njejtë të vitit paraprak (Gusht 2025)

    “Në muajin gusht të vitit 2026, Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektoret e shërbimeve kishte rritje  për 20.48 %  krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak(Gusht 2025). Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te : Bar-Restorane me 33.15 %; Hotele me 24.48 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 19.19 %; Veprimtari administrative dhe mbështetëse me 18.18 %; Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 17.61 %; Transport dhe Magazinim me 12.34 %”, njofton ASK.

     

     

    Burimi: RTKLive

  • Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

    Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

    Përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazheve SMS sapo të regjistrohet një gjobë në sistem.

    Po ashtu, në platformë do të mund të shihen informatat për gjobat e shqiptuara dhe masat mbrojtëse. Ndërsa pronarët e bizneseve do të kenë mundësi të qasen në raportin përkatës për gjendjen e gjobave të tyre.

    Sipas Policisë së Kosovës, raporti përfshin informata për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative të regjistruara në sistem.

    Policia vlerëson se ky integrim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes në informata dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

    Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik, duke theksuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve publike dhe ofrimin e shërbimeve më efikase e më të qasshme për qytetarët.

    Burimi: RTKLive

  • Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën

    Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën

    Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, sipas Gashit, propozimi i Justina Shiroka-Pulës, e cila më parë kishte qenë deputete dhe ministre nga radhët e PDK-së, e vendosi këtë parti përballë një situate të vështirë politike.

    Gashi vlerësoi se, nëse PDK-ja do ta refuzonte edhe këtë propozim, do ta kishte të vështirë ta arsyetonte një qëndrim të tillë para votuesve të saj.

    “Zoti Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante. Po e dimë për natën (kur u zgjedh presidentja), e cila ishte pak më pas se dy orë, duke e propozuar në fund, meqenëse se asnjëri prej kandidatëve të propozuar nga Albin Kurti, nuk pranoi. Sa që erdhi situata, që komunikimi bëhej mes gazetarëve, se ishte e pamundshme të kishte komunikim të drejtpërdrejtë… dhe e propozoi ish-deputeten e PDK, ish-ministren e PDK-së, zonjën Justina Shiroka-Pula. Po që se eventualisht, në mënyrë hipnotike PDK nuk do ta pranonte edhe këtë, besoj që nuk do të kishte pasur çka të arsyetonte te votuesit e saj. Se në mënyrë automatike do të shkonim në zgjedhje diku kah nëntori, do ta sillnin PDK në situatë të vështirë…”, ka deklaruar Gashi.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS

    Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS

    Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS

    Policia e Kosovës ka funksionalizuar integrimin e Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) me platformën shtetërore e-Kosova, duke u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në informatat për gjobat dhe masat në trafik.

    Sipas njoftimit të Policisë, përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të njoftohen në platformën e-Kosova dhe përmes mesazheve SMS sapo gjoba të regjistrohet në sistem.

    Po ashtu, përmes platformës do të mund të shihen informatat për gjobat dhe masat mbrojtëse, ndërsa pronarët e bizneseve do të kenë mundësi të qasen në raportet përkatëse për gjendjen e tyre lidhur me gjobat.

    Raportet përfshijnë të dhëna për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem.

    Policia e Kosovës vlerëson se ky integrim do të rrisë transparencën, do të lehtësojë komunikimin me qytetarët dhe do të përmirësojë qasjen në informatat lidhur me kundërvajtjet në trafik.

    Në fund, qytetarët janë ftuar ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar për gjobat dhe masat e shqiptuara në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inaugurohen Ferma Didaktike dhe dy institute të reja në Fakultetin e Bujqësisë

    Inaugurohen Ferma Didaktike dhe dy institute të reja në Fakultetin e Bujqësisë

    Ferma Didaktike dhe dy institutet krijojnë mundësi për ta lidhur më ngushtë arsimin dhe kërkimin shkencor me nevojat e fermerëve, bizneseve dhe institucioneve publike. Përmes tyre do të mbështetet bashkëpunimi ndërmjet fushave të bujqësisë, ushqimit, blegtorisë, veterinarisë, mjedisit, menaxhimit të resurseve ujore dhe agrobiznesit, duke kontribuar në adresimin e sfidave si ndryshimet klimatike, sigurisë ushqimore dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

    “Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga praktika, të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të kuptojnë më mirë sfidat reale të sektorit bujqësor dhe blegtoral. Studiuesit do të kenë një platformë për kërkime të aplikuara, mbledhje të dhënash dhe zhvillim të zgjidhjeve inovative. Fermerët do të përfitojnë nga demonstrimi i praktikave moderne dhe të qëndrueshme të menaxhimit të fermave, të blegtorisë dhe të burimeve natyrore”, theksoi Ardiana Efendija-Zhuri, përfaqësuese e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, njëkohësisht donatorë të Programit IWRM-K.

    Studentët do të kenë mundësi të mësojnë për ushqyerjen, kujdesin, mirëqenien dhe riprodhimin e kafshëve, rritjen e të vegjëlve, menaxhimin e prodhimit blegtoral dhe menaxhimin e plehut organik. Këto përvoja ndihmojnë në kuptimin e lidhjes ndërmjet shëndetit të kafshëve, cilësisë së prodhimit, menaxhimit të fermës dhe mbrojtjes së resurseve ujore.

    Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, institucioneve dhe partnerëve të Programit, së bashku me studentë dhe të ftuar.

    “Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë që, përmes bashkëpunimit me Programin IWRM-K, të krijojë kushte më të mira për punë dhe studim për studentët, dhe njëkohësisht të ofrojë një hapësirë didaktike për studiuesit dhe agrobiznesin. Kjo arritje është në dobi të institucionit dhe, mbi të gjitha, të studentëve tanë”, theksoi Arben Hajrullahu, Rektor i Universitetit të Prishtinës, në fjalën e tij përshëndetëse.

    Mbrojtja e resurseve ujore është gjithashtu pjesë e këtij procesi mësimor. Menaxhimi i duhur i plehut organik, ruajtja dhe përdorimi i tij sipas nevojave të tokës dhe kulturave mund të zvogëlojnë rrezikun e ndotjes së ujërave dhe nevojën për përdorimin e plehrave kimike. “Së bashku me përdorimin efikas të ujit dhe kujdesin për tokën, këto praktika demonstrojnë se si menaxhimi i fermës mund të sjellë përfitime ekonomike dhe mjedisore”, theksoi Arben Musliu, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

    Përmes mbështetjes për Fermën Didaktike, IBUMA-n dhe IBV-në, IWRM-K kontribuon në forcimin e kapaciteteve të Fakultetit për mësimdhënie, kërkim të aplikuar dhe transferim të njohurive. Kjo lidhje ndërmjet universitetit, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale synon të kontribuojë në zhvillimin e një bujqësie më të qëndrueshme dhe në menaxhimin më të përgjegjshëm të resurseve natyrore në Kosovë.

    Programi për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K) është një iniciativë transformuese 12-vjeçare e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës i cili synon forcimin e qeverisjes së ujit, përmirësimin e qasjes në shërbime ujore dhe nxitjen e barazisë gjinore në menaxhimin e resurseve natyrore në Kosovë. Programi implementohet nga SKAT Consulting dhe Agjencia Austriake e Mjedisit (EAA).

    Burimi: RTKLive

  • “Bota do të mahnitet”, CNN shkruan se komandantët e Iranit përgatiten për një luftë tjetër

    “Bota do të mahnitet”, CNN shkruan se komandantët e Iranit përgatiten për një luftë tjetër

    “Bota do të mahnitet”, CNN shkruan se komandantët e Iranit përgatiten për një luftë tjetër

    Irani ka sinjalizuar se po përgatitet për një raund tjetër lufte me Shtetet e Bashkuara dhe ka lëshuar kërcënime publike ndaj Uashingtonit dhe aleatëve të tij, në një përpjekje të dukshme për ta penguar presidentin Donald Trump që ta rifillojë konfliktin aktual, raporton CNN.

    Gjatë muajit të kaluar, komandantët ushtarakë iranianë kanë intensifikuar një sërë mesazhesh publike, duke pretenduar se Irani ka grumbulluar rezerva të mëdha armësh të reja, të gatshme për t’u përdorur kundër objektivave përtej rajonit, nëse SHBA-ja rifillon armiqësitë që nisën në shkurt.

    Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do ta zgjerojnë gamën e objektivave nëse konflikti rifillon, duke përmendur mundësi që përfshijnë ndërprerjen e kabllove nënujore të internetit, goditjen e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale dhe sulmet ndaj objekteve rajonale të naftës dhe gazit.

    “Bota do të mahnitet”, tha në fund të muajit të kaluar Hossein Mohebbi, zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit. “Kemi objektiva të reja që ende nuk janë sulmuar”, shtoi ai.

    Gati nëntë muaj pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit, konflikti ka ngecur në një ngërç, duke i lënë të gjithë të pasigurt për synimin përfundimtar të Trumpit, ndërsa bota po përballet me trazira ekonomike. Të dyja palët kanë shpallur fitoren – Teherani duke vënë në dukje mbijetesën e tij, ndërsa Uashingtoni dëmet e shkaktuara ndaj regjimit iranian. Ndërkohë, administrata Trump vazhdon të testojë masa të reja ekonomike dhe ushtarake për ta detyruar Iranin të kapitullonte, por Teherani u ka rezistuar me kokëfortësi.

    “Lufta nuk ka përfunduar”, tha Mohebbi. “Garda Revolucionare Islamike është përgatitur për një luftë afatgjatë”.

    Përgatitje për luftë

    Ndërsa komandantët iranianë sinjalizojnë forcë dhe gatishmëri, qytetarët e zakonshëm iranianë, të rënduar prej kohësh nga konflikti dhe pasiguria ekonomike, po përgatiten sërish për realitetin e luftës në terren.

    “Çdo ditë dhe çdo natë presim që bombardimet të fillojnë përsëri”, i tha CNN-it javën e kaluar një banor 70-vjeçar i Teheranit. “I kam karikuar të gjitha bateritë e jashtme, kam grumbulluar ujë dhe i kam bërë të gjitha përgatitjet, sepse sulmet mund të fillojnë përsëri në çdo moment, në çdo ditë”.

    Një nënë e dy fëmijëve i përshkroi CNN-it frikën me të cilën jeton teksa çdo mëngjes i dërgon fëmijët në shkollë, duke kaluar nëpër rrugë ku shihen pjesëtarë të Gardës Revolucionare dhe ku bazat ushtarake vazhdojnë të jenë aktive.

    “Do të doja ta dija saktësisht se çfarë tjetër po planifikon të bombardojë SHBA-ja?”, tha ajo. “Ata nuk arritën as t’i eliminonin (udhëheqësit iranianë). As të negocionit nuk mundët. Atëherë, cili është kuptimi i nisjes së një lufte tjetër?”

    Iranianët janë “të bindur” se lufta do të rifillojë, i tha CNN-it një tjetër banor i Teheranit.

    “Është gjithçka për të cilën mund të flasë kushdo… thjesht e ke gjithmonë në mendje: a është sonte nata kur do të ndodhë? Apo nesër? Mendoj se situatën e përkeqëson fakti që flitet kaq shumë për këtë, saqë nuk mund të shkëputesh as për pak”, i tha banori CNN-it.

    Iranianët folën për CNN-in me kusht që të mbeteshin anonimë, në mënyrë që të mund të shprehnin lirshëm frikën e tyre për një luftë tjetër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Bota do të mahnitet”, CNN shkruan se komandantët e Iranit përgatiten për një luftë tjetër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat në trafik

    Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat në trafik

    Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat në trafik

    Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas integrimit të saj me Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shërbimi i ri mundëson njoftimin e qytetarëve për gjobat në trafik përmes platformës e-Kosova dhe mesazheve SMS, menjëherë pas regjistrimit të gjobës në sistem, transmeton Klankosova.tv.

    Përveç njoftimeve, platforma ofron edhe qasje në informata më të detajuara lidhur me gjobat dhe masat mbrojtëse të regjistruara.

    Sipas njoftimit, një tjetër funksion i këtij shërbimi u mundëson pronarëve të bizneseve të shohin drejtpërdrejt në e-Kosova raportin për gjendjen e gjobave.

    Raporti përfshin informata për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative në trafik, bazuar në të dhënat e regjistruara në sistem.

    Sipas Policisë së Kosovës, ky integrim synon të lehtësojë qasjen në informata, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë komunikimin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik.

  • Zyrtare: KB Peja gjen zëvendësuesin e Kakiouzis, firmos me trajnerin e njohur malazez

    Zyrtare: KB Peja gjen zëvendësuesin e Kakiouzis, firmos me trajnerin e njohur malazez

    Zyrtare: KB Peja gjen zëvendësuesin e Kakiouzis, firmos me trajnerin e njohur malazez

    Klubi i Basketbollit Peja ka reaguar me shpejtësi pas ndarjes me grekun Michalis Kakiouzis, duke arritur marrëveshje me trajnerin e njohur malazez, Bosko Radovic.

    Verdhezinjtë do të udhëhiqen nga një emër me përvojë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

    Radovic, i cili për disa vite drejtoi me sukses Përfaqësuesen e Malit të Zi në ngjarje madhore evropiane, nis tashmë një kapitull të ri në elitën e basketbollit kosovar.

    Tekniku malazez vjen në krye të shtabit teknik për të zënë vendin e lënë bosh nga Kakiouzis, i cili u largua nga skuadra gjatë ditëve të fundit.

    Së fundmi, Radovic ishte pjesë e basketbollit aziatik, më konkretisht në kampionatin elitar kinez me skuadrën Guangdong Southern Tigers, ku shërbeu si ndihmës i Nenad Jakovljeviqit.

    Me emërimin e tij, klubi pejan synon konsolidimin e radhëve dhe vazhdimin e luftës për majën e tabelës dhe të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin vendor.