Blog

  • Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

    Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

    Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

    Kremlini ka konfirmuar se mundësia e një takimi trepalësh mes presidentit rus Vladimir Putin, atij amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping është ngritur gjatë bisedimeve, ndërkohë që Ukraina e ka kundërshtuar ashpër një format të tillë, duke e cilësuar si inkurajim për agresionin rus.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi të hënën raportimet e prestigjiozes Wall Street Journal, sipas të cilave Putin ka propozuar një takim të përbashkët me Trumpin dhe Xi Jinpingun gjatë samitit të ardhshëm të APEC-ut në Kinë, me fokus dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

    Peskov pranoi se ideja ka qarkulluar, por theksoi se ende nuk ka asgjë të vendosur në letër, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Duke qenë se të tre krerët e shteteve mund të marrin pjesë në samitin në Kinë, çështja e një takimi të tillë hipotetik vërtet është ngritur. Ajo u përmend, por nuk u diskutuan dhe as nuk u paraqitën propozime apo marrëveshje konkrete nga askush, qoftë për vetë takimin, qoftë për agjendën dhe përmbajtjen e mundshme të tij”, theksoi Peskov.

    Ideja e një samiti mes tre superfuqive pa praninë e drejtpërdrejtë të palës ukrainase ka ngjallur irritim të menjëhershëm në Kiev. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, reagoi përmes një deklarate në platformën X, duke paralajmëruar për rreziqet e një formati të tillë.

    “Një takim trepalësh mes liderëve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë mund të ndihmojë që lufta të përfundojë më shpejt. Por, një takim mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së do të sillte të kundërtën: do ta inkurajonte Putinin të vazhdonte këtë luftë,” nënvizoi diplomati kryesor ukrainas.

    Nga ana tjetër, Peskov u shpreh para gazetarëve se Moska vlerëson rolin ndërmjetësues të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se asnjë marrëveshje përfundimtare nuk mund të realizohet pa përfaqësuesit e autoriteteve të Ukrainës.

    “Sigurisht, një zgjidhje përfundimtare është e pamundur pa pjesëmarrjen e dikujt nga Kievi që është i gatshëm të marrë përgjegjësi”, deklaroi zëdhënësi rus.

    Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, qëndrimet mes Moskës dhe Kievit mbeten thellësisht të ndara sa u përket kushteve për armëpushim dhe paqe afatgjatë.

  • Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

    Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

    Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

    Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Vitinha, ka folur para përballjes së zjarrtë ndaj Barcelonës në Champions League, duke thurur elozhe për yllin spanjoll Lamine Yamal, të cilin e renditi përkrah Kylian Mbappes si futbollistin më të mirë në planet, por theksoi prerazi se parizienët nuk i frikësohen askujt.

    Ylli 17-vjeçar i Barcelonës po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, me nëntë gola dhe dhjetë asistime në 11 paraqitje mes La Ligas dhe Champions League, duke qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen franceze, transmeton Klankosova.tv.Megjithatë, reprezentuesi portugez hodhi poshtë çdo aludim për frikë, duke nënvizuar se forca e PSG-së qëndron te grupi.

     Frikë nga Lamine Yamal? Jo, nuk ka vend për frikë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por si kolektiv duhet të punojmë bashkë për ta mbajtur nën kontroll. Së bashku me Mbappen, Lamine Yamal është më i miri në botë aktualisht, është i pabesueshëm. Është një sfidë shumë interesante të luash kundër tij, por gjithçka nuk sillet vetëm rreth Laminës. Barça është një klub i madh me shumë kualitete individuale,” theksoi Vitinha.

    Përtej dueleve individuale, Vitinha theksoi se fati i këtij takimi do të vendoset nga lufta për posedimin e topit dhe presioni i lartë, dy elemente themelore të filozofisë së të dy trajnerëve.

    Në fund, mesfushori i kampionëve të Francës komentoi shkurtimisht edhe garën për çmimin prestigjioz individual, “Topin e Artë”, ku veçoi tre emra si kandidatë potencialë, si Mbappe Olise dhe Yamal.

     

  • LEX | Vdekja e pacientes në QKUK, infermierja dëshmon në gjykimin ndaj katër mjekëve: Bëmë gjithçka që u kërkua

    LEX | Vdekja e pacientes në QKUK, infermierja dëshmon në gjykimin ndaj katër mjekëve: Bëmë gjithçka që u kërkua

    LEX | Vdekja e pacientes në QKUK, infermierja dëshmon në gjykimin ndaj katër mjekëve: Bëmë gjithçka që u kërkua

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë ka vazhduar gjykimi ndaj katër mjekëve, Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, të cilët akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor lidhur me vdekjen e pacientes S.F. në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në vitin 2016.

    Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitarja Valbona Kelmendi-Gashi, infermiere, e cila para trupit gjykues deklaroi se stafi mjekësor kishte ndërmarrë të gjitha veprimet që ishin kërkuar për trajtimin e pacientes.

    Sipas dëshmitares, për pacienten ishte kërkuar konsultimi i neurologut dhe ishte realizuar edhe ekzaminimi me tomografi kompjuterike (CT).

    Ajo theksoi se ishte bërë gjithçka që kishte qenë e mundur, duke shtuar se për këtë mund të dëshmojnë edhe familjarët e së ndjerës.

    Kelmendi-Gashi deklaroi se gjatë administrimit të dozës së dytë të gjakut, pranë pacientes kishin qenë bashkëshorti dhe vëllai i saj, ndërsa kunata kishte qëndruar vazhdimisht aty.

    Dëshmitarja sqaroi se infermierët përgatisin kërkesat për gjak, plazmë apo produkte të tjera të gjakut, ndërsa më pas kontaktojnë Klinikën e Transfuzionit për të konfirmuar nëse produktet janë të gatshme për t’u tërhequr.

    Ajo deklaroi gjithashtu se qeset e zbrazëta të gjakut nuk ruhen, ndërsa pacientja kishte marrë dozën e dytë të gjakut dhe plazmën në Emergjencë.

    Sipas saj, pacientja ishte sjellë me autoambulancë pasi kishte humbur vetëdijen.

    Çfarë pretendon Prokuroria?

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, katër mjekët dyshohet se më 20 janar 2016, gjatë trajtimit të pacientes në QKUK, kanë përdorur metoda të papërshtatshme mjekësore, duke shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, që përfundoi me vdekje.

    Prokuroria pretendon se e akuzuara Vjosa Zejnullahu kishte nënvlerësuar ankesat e pacientes lidhur me reagimin ndaj transfuzionit të gjakut dhe kishte vazhduar administrimin e tij pa konsultimin e transfuziologut.

    Ndërkaq, Selman Demolli dhe Myzeine Muja akuzohen se nuk kishin vepruar sipas protokolleve standarde të trajtimit, duke mos rekomanduar konsultimin me specialistin e transfuzionit, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së pacientes.

    Sa i përket Bashkim Shehollit, Prokuroria pretendon se ai kishte rekomanduar realizimin e CT-së së trurit, duke anashkaluar konsultimin me transfuziologun.

    Një tjetër pretendim i rëndësishëm i aktakuzës lidhet me mosruajtjen e qeses së gjakut, e cila, sipas Prokurorisë, do të mund të shërbente si provë për të përcaktuar nëse kishte pasur ndonjë reagim gjatë transfuzionit.

    Të katër të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 260, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

    Gjykimi po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Adnan Kamberi, me anëtarë Sulltane Hotin dhe Alban Ajvazin.

    Seanca e sotme është ndërprerë për shkak të përfundimit të orarit të punës së Gjykatës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Vdekja e pacientes në QKUK, infermierja dëshmon në gjykimin ndaj katër mjekëve: Bëmë gjithçka që u kërkua appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 735 pedagogë e akademikë në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    735 pedagogë e akademikë në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    735 pedagogë e akademikë në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    735 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike në Shqipëri kanë nënshkruar një deklaratë me pesë pika, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

    Deklarata, e iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, kërkon gjithashtu formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë.

    Nënshkruesit i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë përdorimin e dhunës ndaj studentëve dhe të mos zbatojë urdhra të paligjshëm.

    Në deklaratë, përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkohet të reagojnë publikisht për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

    Po ashtu, protestuesve u bëhet thirrje të ruajnë pronën publike dhe private, ndërsa qytetarëve të Tiranës u kërkohet të mbështesin të rinjtë përballë dhunës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 735 pedagogë e akademikë në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e Ramës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Macroni i refuzon dorëheqjen e ofruar nga ministri i Brendshëm i Francës

    Macroni i refuzon dorëheqjen e ofruar nga ministri i Brendshëm i Francës

    Qeveria qendrore e Francës u ka kërkuar disa autoriteteve lokale të vendosin orë policore, ndërsa të hënën po përballet me presion për dështimet në fushën e sigurisë, pas trazirave dhe plaçkitjeve gjatë fundjavës, të shkaktuara nga protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë.

    Kryeministri Sébastien Lecornu përjashtoi vendosjen e një ore policore në të gjithë Parisin, por nuk e përjashtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai tha se, për momentin, është më e përshtatshme të vendosen masa të pjesshme dhe të kufizuara në zona të caktuara, pa dhënë detaje.

    “Vendosmëria ime për të rivendosur rendin është absolute”, u tha ai gazetarëve.

    Ariel Weil, kryetari socialist i bashkisë së zonës qendrore të Parisit, deklaroi për televizionin BFM TV se mbështet vendosjen e orës policore.

    Marseja ndaloi tubimet dhe demonstratat. Ndërkohë, sindikatat franceze bënë thirrje për një valë të re grevash dhe protestash më 5 nëntor.

    Plaçkitjet dhe përleshjet mes disa protestuesve dhe policisë gjatë fundjavës pasuan disa javë protestash studentore. Situata po trondit Francën, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, dhe nxjerr në pah presionin e shkaktuar nga ekonomia e dobët dhe rritja e borxhit publik, raporton Reuters.

    Burimi: RTKLive

  • Bilanci i protestës në Tiranë: 68 të arrestuar, 20 policë të lënduar

    Bilanci i protestës në Tiranë: 68 të arrestuar, 20 policë të lënduar

    68 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të dielën në Tiranë, ku pati përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime të pronës publike e private.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç.

    Personat e arrestuar dhe ata të proceduar dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe ndaj godinave të institucioneve publike dhe private.

    Si pasojë e incidenteve, janë lënduar 20 punonjës policie, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe në sinjalistikën rrugore.

    Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Hetimet për rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente.

    Burimi: Dukagjini

  • Shefi i EULEX-it takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Shefi i EULEX-it takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Shefi i EULEX-it takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

    Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

    Përmes një njoftimi, EULEX-i ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në kuadër të partneritetit të fortë ndërmjet dy misioneve, me fokus në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit për çështjet e sigurisë në Kosovë.

    “Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ekzistues në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve ndaj sigurisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

    Mekanizmi me tre nivele i reaguesve ndaj sigurisë përfshin Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët kanë role të ndryshme në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

    EULEX-i ka theksuar rëndësinë e partneritetit dhe koordinimit ndërmjet dy misioneve për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shefi i EULEX-it takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza

    Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza

    Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza

    Programi Botëror i Ushqimit (WFP) do të ndërpresë ndihmën mujore për rreth 500 mijë njerëz në Gaza, për shkak të mungesës së fondeve, ka njoftuar të hënën një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

    Shkurtimet nënkuptojnë se rreth 1.1 milion palestinezë, afërsisht gjysma e popullsisë së Gazës, do të vazhdojnë të marrin ushqime ose ndihmë financiare çdo muaj.

    Që nga armëpushimi i tetorit të vitit 2025, WFP-ja ka arritur të ndihmojë nga 1.5 deri në 1.8 milion njerëz në muaj.

    “Ka qenë një shpëtim. Por tani, në vend që ta mbështesim dhe ta rrisim këtë ndihmë, na duhet ta zvogëlojmë atë”, tha për AFP-në Shaun Hughes, drejtor i WFP-së për vendin.

    Sipas masave të reja, familjet që marrin ndihmë ushqimore do të përfitojnë vetëm një pako në vend të dy pakove, si dhe një sasi më të vogël mielli të grurit.

    Ndërkohë, rreth 75 mijë familje që përfitojnë ndihmë financiare do të kenë ulje të pagesave mujore nga 400 në 240 dollarë.

    Hughes theksoi se kushtet në terren nuk janë përmirësuar mjaftueshëm për të justifikuar shkurtimin e ndihmave. Sipas vlerësimeve të fundit, rreth 1.4 milion njerëz në Gaza, ose afërsisht dy të tretat e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar.

    WFP-ja paralajmëron se nevojat humanitare mund të rriten sërish me ardhjen e dimrit.

    Në gusht të vitit 2025, Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, i mbështetur nga OKB-ja, kishte shpallur kushte urie në Gaza. Izraeli e kundërshtoi këtë vlerësim. Klasifikimi u hoq në dhjetor, dy muaj pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ndonëse sulmet izraelite kanë vazhduar.

    Mungesa e fondeve është përkeqësuar pjesërisht nga ulja e kontributeve amerikane për agjencitë e OKB-së. WFP-ja ka deklaruar se i nevojiten rreth 450 milionë dollarë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për operacionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor, ndërsa këtë vit ka marrë vetëm rreth gjysmën e financimit të zakonshëm për territoret palestineze.

    Në shtator, organizata kishte përgjysmuar edhe numrin e personave që ndihmon në Bregun Perëndimor, duke e ulur atë në rreth 200 mijë.

    Ndërkohë, sipas OKB-së, Izraeli ka lejuar hyrjen e më shumë mallrave në Gaza pas armëpushimit, por vazhdon të bllokojë disa produkte që i konsideron të përdorshme për qëllime ushtarake, përfshirë gjymtyrët protetike. Izraeli, nga ana tjetër, e akuzon OKB-në për paragjykim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Provimi i jurisprudencës, BDI: Propozimi skandaloz, alarmante degradimi i pozitës së shqiptarëve

    Provimi i jurisprudencës, BDI: Propozimi skandaloz, alarmante degradimi i pozitës së shqiptarëve

    Provimi i jurisprudencës, BDI: Propozimi skandaloz, alarmante degradimi i pozitës së shqiptarëve

    Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar si skandal propozimin e ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

    Për një gjë të tillë, ka pasur protesta të shumta të studentëve në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

    Mirëpo, së fundmi, kreu i dikasterit qeveritar të drejtësisë në Shkupin zyrtar, Jeton Shasivari u ka propozuar studentëve që teoria të jetë në shqip, ndërsa dy lëndë të praktikës në gjuhën maqedone.

    Njëra nga lëndët kryesore, ajo e Drejtës Penale, sipas Shasivarit, duhet të jetë në gjuhën maqedonase.

    Por, BDI-ja e Ali Ahmetit e ka kundërshtuar një propozim të tillë, duke thënë se ligji dhe Kushtetuta nuk janë çështje kompromisi.

    “Propozimi i ministrit të Drejtësisë është skandaloz. Në vend që të kërkojë zbatimin konsekuent të ligjit dhe respektimin e Kushtetutës, ai u thotë studentëve: “Hajde të merremi vesh ta shkelim Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ta shkelim Kushtetutën dhe ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht.” Ky qëndrim bie ndesh drejtpërdrejt me atë që vetë ministri deklaronte vetëm disa muaj më parë. Por, me t’u ulur në kolltukun e pushtetit, ai nxori nga sirtari propozimin e Karakamishevës dhe sot e mbron atë me fanatizëm, pikërisht para studentëve, të cilëve dje u njihte të drejtën që sot përpiqet t’ua mohojë.”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Sipas këtij subjekti politik, hipokrizia nuk ka fund, duke e quajtur degradim të pozitës së shqiptarëve, që sipas BDI-së, po merr përmasa alarmante.

    “Të drejtat kushtetuese dhe ligjore nuk mund të shndërrohen në objekt pazaresh politike, aq më pak nga ata që kanë detyrimin t’i mbrojnë dhe t’i zbatojnë ato. Ky skandal duhet të dënohet nga të gjithë, pa dallim politik. Ne jemi me studentët, me të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe me parimin se ligji duhet të zbatohet, jo të negociohet në dëm të të drejtave të shqiptarëve. Studentët kanë të drejtë që provimin e jurisprudencës, sikurse edhe çdo provim tjetër shtetëror, ta japin në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Studentët nuk kanë nevojë për kompromise që cenojnë të drejtat e tyre. Kanë nevojë për zbatim të ligjit!”, thuhet tutje në reagimin e BDI-së. /Klankosova.tv

  • Në kohë tensionesh, Loredana Zefi niset drejt Parisit

    Në kohë tensionesh, Loredana Zefi niset drejt Parisit

    Në kohë tensionesh, Loredana Zefi niset drejt Parisit

    Artistja shqiptare Loredana Zefi ka zgjedhur Parisin si destinacionin e radhës, në një kohë kur kryeqyteti francez po përballet me tensione dhe trazira të shumta.

    Lajmi është bërë i ditur pasi artistja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës ka lënë të kuptohet se është nisur drejt qytetit të njohur francez, transmeton Klankosova.tv.

    Situata në Francë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune, dëmtime të pronave dhe përplasje me forcat e rendit. Autoritetet franceze po shqyrtojnë masa shtesë për të rikthyer qetësinë në zonat e prekura.

    Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet e vizitës së Loredanës në kryeqytetin francez, nëse bëhet fjalë për angazhime profesionale apo për një udhëtim personal.