Blog

  • Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

    Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

    Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

    Ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Francë.

    Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, duke përjashtuar mundësinë e shtyrjes së takimit.

    “Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, ka deklaruar Nunez.

    Përballja do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës. Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga dy fitore në dy ndeshjet e para.

    Barcelona për këtë takim do të ketë mungesa në repartin defensiv, ndërsa PSG-ja nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Nuno Mendes.

    Konfirmimi i ministrit francez ka larguar mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, me përgatitjet e të dyja skuadrave që vazhdojnë sipas planit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kremlini konfirmon diskutimet për takimin Putin-Trump-Xi gjatë muajve të ardhshëm

    Kremlini ka konfirmuar se është diskutuar mundësia e një takimi të përbashkët mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit kinez, Xi Jinping, ndërsa Ukraina ka paralajmëruar se një takim i tillë mund ta inkurajojë Moskën të vazhdojë luftën.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi të hënën raportimet e The Wall Street Journal, sipas të cilave Putini ka propozuar një takim me Trumpin dhe Xi Jinpingun gjatë samitit të ardhshëm të APEC-ut në Kinë, me fokus përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Peskov konfirmoi se ideja është përmendur gjatë bisedimeve, por theksoi se nuk ka propozime konkrete apo marrëveshje për mbajtjen e takimit dhe agjendën e tij.

    “Çështja e një takimi të tillë hipotetik është ngritur. Ajo u përmend, por nuk u diskutuan dhe as nuk u paraqitën propozime apo marrëveshje konkrete”, deklaroi Peskov, sipas Reuters.

    Ideja ka nxitur reagimin e Ukrainës, e cila kundërshton një format të tillë negociatash pa pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, tha se një takim mes liderëve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë mund të ndihmonte në përfundimin më të shpejtë të luftës, ndërsa një takim mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së mund të kishte efekt të kundërt.

    “Një takim mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së do ta inkurajonte Putinin ta vazhdonte këtë luftë”, paralajmëroi Sybiha përmes një reagimi në platformën X.

    Nga ana tjetër, Peskov tha se Moska e vlerëson rolin ndërmjetësues të SHBA-së, duke pranuar se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ukrainës.

    Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, Moska dhe Kievi vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme lidhur me kushtet për armëpushim dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kremlini konfirmon diskutimet për takimin Putin-Trump-Xi gjatë muajve të ardhshëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit (VIDEO)

    Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit (VIDEO)

    Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit (VIDEO)

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësime lidhur me sulmet dhe pengesat politike, me të cilat thotë se po përballet qeverisja e tij.

    Ai ka deklaruar se ekzistojnë grupe të organizuara që punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të bllokuar, sipas tij, projektet e kryeqytetit.

    I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pari i kryeqytetit shprehu keqardhje për qasjen bllokuese, duke theksuar se që nga fillimi i mandatit ka kërkuar bashkëpunim të gjerë për të mirën e qytetarëve dhe rinisë.

    Është për keqardhje faktikisht që ka sulme dhe shantazhe. Krijojnë grupe, kam dëgjuar që e kanë atë grupin ligjor dhe grupin e propagandës  që punojnë vazhdimisht kundër meje, kundër kryeqytetit dhe kundër punëve të mira që ne i bëjmë. Kam kërkuar gjithmonë bashkëpunim që nga fillimi, të krijojmë gjëra të mira për të ardhmen tonë, për rininë tonë, por nuk e kanë bërë këtë, për fat të keq”, thaRama.

     

    Rama nënvizoi se drejtimi i kryeqytetit kërkon konsensus dhe përfshirje përtej ndasive politike, arsye për të cilën kishte propozuar një bashkëpunim më të gjerë politik që në nisje.

     Si kryetar i kryeqytetit, duhet të bashkëpunoj me të gjithë dhe duhet të krijojmë projekte madhore. Kam bërë thirrje që të kemi një koalicion të gjerë, sepse e kemi pasur vizionin e qartë për atë se çfarë i duhet Prishtinës. Ishte e domosdoshme një bazë e tillë e gjerë për t’i shtyrë proceset e mëdha përpara për kryeqytetin”, tha Përparim Rama. /Klankosova.tv

  • RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

    RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

    RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

    Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova do të diskutohet për protestat që kanë shpërthyer në disa qendra, përfshirë Tiranën, Parisin e Milanon.

    – Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë dhe pse protestat po shoqërohen me dhunë?

    – Çfarë kërkojnë protestuesit dhe çfarë përgjigjesh po marrin nga qeveritë?

    – Ku takohen e ku dallojnë arsyet e revoltës në Tiranë, Paris, Milano e qytete të tjera evropiane?

    – Kush po e nxit përshkallëzimin dhe a po i lë dhuna në hije kërkesat e qytetarëve?

    – A mund të sjellin protestat ndryshim dhe çfarë ndodh kur pushteti nuk tërhiqet?

    Për këto dhe të tjera, sonte në panel: Bardh Zherka, Agim Sopi, Besnik Tahiri, Rrahman Paçarizi, Arbër Vllahiu dhe Selam Hajrizi.

    Klan Kosova, 20:45.

  • Luis Enrique: Jam këtu për të folur për futbollin, jo për çështje tjera

    Luis Enrique: Jam këtu për të folur për futbollin, jo për çështje tjera

    Luis Enrique: Jam këtu për të folur për futbollin, jo për çështje tjera

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është pyetur për situatën e krijuar në Francë dhe rastet e dhunës, por ka preferuar të mos përfshihet në diskutime jashtë futbollit.

    “Kam mendimet e mia shumë të qarta, por nuk jam personi që duhet të flasë për këtë çështje. Unë jam trajner futbolli”, deklaroi spanjolli.

    I pyetur nëse situata në Francë mund të ndikojë në ndeshjen e tij, Enrique u përgjigj se kjo nuk e shqetëson aspak.

    “Nuk jam askush për të folur për këtë temë. Jam këtu për të folur për futbollin. Është e qartë se nuk na pëlqen kjo lloj dhune, por kjo është shoqëria. Në rastin tim, duhet të qëndroj i përqendruar te futbolli”, përfundoi trajneri i PSG-së.

  • Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

    Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

    Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

    Deputeti Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësime për fertilizimin e asistuar dhe çështjet që lidhen me bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër një ndër arsyejet që ai thotë e bëjnë të mbaj qëndrim për ta kundërshtuar Kodin Civil në Kuvend.

    Duke folur në emisionin “Kosova Live” në T7, Rrahmani ka deklaruar se disa çifte, sipas tij, për të mos ndryshuar trupin gjatë shtatzënisë, angazhojnë një grua tjetër që ta mbajë shtatzëninë dhe ta lindë fëmijën e tyre.

    “Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira edhe ajo lind fëmijën e tyre, pastaj gruaja që s’martohet por lind fëmijë, që s’e di kush është baba…”, ka deklaruar Rrahmani duke pretenduar së në këtë formë i pa mundësohet fëmijut ta di kush është prindi i vërtetë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Banka e Shqipërisë: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

    Banka e Shqipërisë: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

    Banka e Shqipërisë deklaroi se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta, ndërsa shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht, pavarësisht dëmtimeve të shkaktuara në disa degë bankare dhe bankomate (ATM) gjatë incidenteve të ditëve të fundit nga protesta.

    Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar se siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi.

    Deklarata e plotë e Bankës së Shqipërisë

    Banka e Shqipërisë po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incidentet ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve (ATM), të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve bankare. Në këto rrethana, siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi.

    Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve.

    Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.

    Në ushtrim të përgjegjësive të saj ligjore, Banka e Shqipërisë është në komunikim të vazhdueshëm me bankat tregtare dhe institucionet përkatëse, duke ndjekur nga afër situatën dhe masat e ndërmarra për ruajtjen e sigurisë së punonjësve, klientëve dhe infrastrukturës bankare.

    Kufizimet e përkohshme të shërbimeve në degë të caktuara lidhen me nevojën për të mbrojtur sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve. Banka e Shqipërisë fton qytetarët dhe bizneset të ndjekin njoftimet zyrtare të bankave përkatëse dhe të përdorin sa më shumë kanalet alternative të shërbimit bankar.

    Sistemi bankar është një shtyllë me rëndësi thelbësore për ekonominë dhe jetën e qytetarëve. Pas çdo dege bankare, çdo pagese apo transaksioni qëndrojnë familje që administrojnë kursimet e tyre, qytetarë që marrin pagat dhe pensionet, biznese që paguajnë punonjësit dhe vijojnë aktivitetin e tyre, si dhe sipërmarrje që investojnë dhe krijojnë vende pune. Funksionimi normal i bankave është i lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve, vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik dhe besimin në të ardhmen.

    Banka e Shqipërisë, si institucion i pavarur në shërbim të interesit publik, përmbush funksione thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, stabilitetit financiar dhe shërbimin e pagesave.

    Në detyrim ndaj këtij misioni, Banka e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në ushtrimin e së drejtës së tyre për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë sigurinë e Bankës së Shqipërisë, të institucioneve bankare, ambienteve, infrastrukturës dhe punonjësve të tyre. Ruajtja e këtyre institucioneve do të thotë ruajtje e shërbimeve dhe e funksioneve që u përkasin dhe u shërbejnë të gjithëve.

    Banka e Shqipërisë mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e mandatit të saj për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe funksionimin e sigurt e të qëndrueshëm të sistemit bankar. Ajo do të vijojë të ndjekë me përgjegjësi zhvillimet dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të mbështetur vijimësinë e shërbimeve bankare dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin financiar.

    Besimi dhe siguria e qytetarëve janë themeli i një sistemi bankar të qëndrueshëm. Ruajtja e këtij besimi dhe e institucioneve që i shërbejnë publikut është në interesin e përbashkët të të gjithë shoqërisë.

    Burimi: RTKLive

  • Spanca në takimin e Institucioneve të Auditimit që u mbajt në Paris

    Spanca në takimin e Institucioneve të Auditimit që u mbajt në Paris

    Gjatë panelit për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve supreme të auditimit, Spanca prezantoi përvojën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në ushtrimin e mandatit kushtetues, duke theksuar rëndësinë e integritetit profesional, transparencës dhe komunikimit me median, shoqërinë civile dhe qytetarët për forcimin e besimit publik.

    Në këtë takim, liderët e institucioneve miratuan Planin e Punës së Rrjetit për periudhën 2027–2028, i cili parasheh aktivitete për rritjen e ndikimit të auditimit, mbrojtjen e pavarësisë institucionale dhe forcimin e kapaciteteve për auditimin e projekteve të investimeve kapitale dhe reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.

    Auditorja e Përgjithshme shprehu gatishmërinë që Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës të kontribuojë në aktivitetet që lidhen me auditimin e projekteve të investimeve kapitale dhe shkëmbimin e përvojave në auditimet paralele.

    Takimi u organizua në kuadër të Rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim me projektin e EUROSAI-t për Asistencë në Zhvillim, me mbështetjen e OECD/SIGMA dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Në të morën pjesë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe zyrtarja për komunikim me publikun, Shqipe Hetemi.

    Burimi: RTKLive

  • Në Tetovë u mbajt edicioni jubilar i 30-të i Festivalit “Ditët e Naimit”

    Në Tetovë u mbajt edicioni jubilar i 30-të i Festivalit “Ditët e Naimit”

    Çmimi i madh letrar “Naim Frashëri” iu nda akademikut dhe poetit rumun Ion Deaconescu, për vlera të larta artistike e estetike, ndërsa çmimi për karrierë letrare “Ditët e Naimit” iu dha poetes shqiptare Flutura Açka.

    Gjatë festivalit u ndanë edhe çmimet e tjera letrare: “Menada” për poetin francez Pierre Ech-Ardour, “Silke/Liria” për poeten Angela Valenti Durazzo nga Monako, “Oeneumi” për poeten turke Sevgi Suçin dhe “Qiriu i Naimit” për poeten Eli Rosa Zamora nga Venezuela.

    Programi përfshiu tryezë shkencore kushtuar tri dekadave të festivalit, përurimin e Antologjisë së Poezisë Bashkëkohore Botërore, lexime poetike, aktivitete kulturore dhe interpretime muzikore. Në kuadër të manifestimit u vlerësua edhe kontributi i drejtorit të festivalit, Shaip Emërllahu, i cili u shpall anëtar nderi i Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu” dhe u nderua me çmimin “Bota e Re”.

    Në ceremoninë hapëse, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se, në bashkëpunim me drejtorin e festivalit, është diskutuar institucionalizimi i “Ditëve të Naimit” në kuadër të Komunës së Tetovës.

    Festivali, i organizuar në shënim të 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës, ndërsa sponsor i këtij edicioni ishte restoranti “Kurtishi”.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen pesë të dyshuar për vandalizmin e Gjykatës së Apelit

    Arrestohen pesë të dyshuar për vandalizmin e Gjykatës së Apelit

    Pesë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, nën dyshimin për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit gjatë protestës së zhvilluar pranë këtij institucioni.

    Sipas njoftimit të policisë, hetimet e zhvilluara gjatë tubimit kanë mundësuar identifikimin e 20 personave që dyshohet se kanë dëmtuar institucionin me sende të forta.

    Në mesin e pesë të arrestuarve janë A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.

    Gjatë kontrollit fizik ndaj të miturit, policia ka sekuestruar edhe një sasi lëndësh piroteknike.

    Ndërkohë, 15 personat e tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se po vazhdojnë punën për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjor

    Burimi: Dukagjini