Blog

  • Gazi lotsjellës dhe mjetet piroteknike përplasin protestuesit me policinë në Tiranë

    Gazi lotsjellës dhe mjetet piroteknike përplasin protestuesit me policinë në Tiranë

    Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar gjatë orëve të mbrëmjes, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në disa zona të kryeqytetit.

    Sipas raportimeve nga mediat shqiptare, grumbullimi fillestar u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Më pas, protestuesit lëvizën drejt Ministrisë së Brendshme dhe sheshit “Skënderbej”, ku situata u tensionua.

    Në këtë zonë, protestuesit hodhën koktej-molotovi dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë.

    Policia e Shtetit ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa përballë saj vazhduan hedhjet e mjeteve piroteknike.

    Pas shpërndarjes së turmës kryesore nga sheshi “Skënderbej”, përplasjet vijuan në rrugë dytësore dhe zona të banuara. Grupe protestuesish hodhën sende të forta dhe u vunë flakën kontejnerëve të mbeturinave në zonën e “9 Katësheve” dhe përgjatë Rrugës së Dibrës.

    Ndërkohë, forcat e rendit ndërmorën një aksion në zonën e Medresesë, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë në aktet e dhunshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Gold AG humb një mik, ky është mesazhi i tij prekës

    Gold AG humb një mik, ky është mesazhi i tij prekës

    Gold AG humb një mik, ky është mesazhi i tij prekës

    Artisti i njohur, Gold AG, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin për humbjen e një miku.

    Përmes një InstaStory, reperi ka publikuar një mesazh prekës, ku ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Argjir.

    “Qofsh i Xhenetit, dosti i mahallës. Allahu të mëshiroftë, Argjir”, ka shkruar Gold AG./Klankosova.tv

  • Norvegjia ndalon TikTok-un, Snapchat-in e Roblox-in për personat nën 16 vjeç

    Norvegjia ndalon TikTok-un, Snapchat-in e Roblox-in për personat nën 16 vjeç

    Norvegjia ndalon TikTok-un, Snapchat-in e Roblox-in për personat nën 16 vjeç

    Qeveria e Norvegjisë ka njoftuar synimin për të zgjeruar nismën ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në internet, duke përfshirë disa platforma lojërash dhe rrjetesh sociale në propozimin që u ndalon qasjen personave nën 16 vjeç.

    Autoritetet në Oslo pritet ta dërgojnë projektligjin në parlament deri në fund të këtij viti, duke e riformuluar kufirin e moshës në mënyrë që të shënjestrohen posaçërisht platformat e cilësuara si të dëmshme.

    Sipas njoftimit zyrtar të ekzekutivit norvegjez, të dëmshme konsiderohen ato hapësira digjitale që me anë të dizajnit, funksioneve apo përmbajtjes së tyre rrezikojnë sigurinë, si dhe shëndetin emocional, kognitiv e zhvillimor të fëmijëve.

    Në këtë kuadër, në formën e tyre të tanishme, platforma të njohura si TikTok, Snapchat dhe platforma e lojërave Roblox parashikohet të bien plotësisht nën fushëveprimin e këtij ligji, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas propozimit, ndalesa do të jetë e vlefshme deri më 1 janar të vitit kur i mituri mbush 16 vjeç. Përgjegjësia kryesore për të ndërtuar mekanizma efikasë të verifikimit të moshës do t’u ngarkohet vetë kompanive teknologjike dhe platformave përkatëse.

    Megjithatë, duke qenë se qeveria laburiste norvegjeze operon si qeveri e pakicës, miratimi përfundimtar i projektligjit kërkon mbështetjen e partive të tjera politike në parlament

     

    Iniciativa e Norvegjisë pason vendime të ngjashme në skenën ndërkombëtare: Australia vitin e kaluar miratoi një ligj që u ndalon hyrjen në rrjete sociale personave nën 16 vjeç, teksa Bashkimi Evropian po planifikon vendosjen e kufizimeve të shkallëzuara në bazë të fashave të moshës.

     

  • Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

    Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

    Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

    Lideri i një kulti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është shpallur fajtor për vrasjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë.

    Ai dyshohet se u kishte urdhëruar ndjekësve të tij që t’i linin fëmijët pa ushqim, me pretendimin se kështu do të “takonin Jezusin”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Rasti tronditës ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kultit të udhëhequr nga Mackenzie, doktrina e të cilit ndalonte arsimimin dhe e cilësonte mjekësinë moderne si “të keqe”.

    Sipas akuzave, besimi ekstremist i kultit i shtynte anëtarët drejt praktikave vdekjeprurëse, duke i bindur se vdekja nga uria do t’i afronte me shpëtimin shpirtëror.

    Përveç Mackenziet, edhe 28 drejtues të tjerë të kultit janë shpallur fajtorë për vrasje. Të gjithë të akuzuarit i kishin mohuar akuzat, duke këmbëngulur se askush nuk ishte detyruar të vdiste.

    Çështja konsiderohet një nga rastet më tronditëse të abuzimit në emër të besimit fetar në Kenia, ku autoritetet kanë hetuar prej kohësh veprimtarinë e kultit dhe vdekjet e lidhura me të.

  • Sulmi me raketa nga Houthit në Jemen, të paktën 53 të vrarë dhe 200 të plagosur

    Të paktën 53 persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa balistike i kryer nga rebelët Houthi ndaj kampit ushtarak al-AIam, në provincën Shabwa, në jug të Jemenit.

    Sulmi ndodhi të hënën, gjatë një ushtrimi stërvitor, ku rekrutët e rinj të forcave qeveritare po merrnin trajnim. Sipas një zëdhënësi të forcave qeveritare të Jemenit, grupi i mbështetur nga Irani lëshoi tri raketa balistike drejt kampit ushtarak.

    Fillimisht, zyrtarët e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe burimet mjekësore raportuan për të paktën 18 të vrarë dhe më shumë se 30 të plagosur. Megjithatë, numri i viktimave u rrit ndjeshëm më vonë, kur autoritetet lokale në Shabwa njoftuan se 53 persona kishin humbur jetën dhe 200 të tjerë ishin plagosur.

    Kreu i Këshillit Presidencial të Jemenit, Rashad al-Alimi, konfirmoi se viktimat ishin rekrutë të rinj dhe paralajmëroi për një përgjigje të vendosur ndaj sulmit.

    Ai e cilësoi sulmin si dëshmi të asaj që e quajti qasje terroriste të Houthive, duke thënë se grupi po u drejtohet sulmeve të tilla kur përballet me presion, raporton Al Jazeera.

    Ndërkohë, rebelët Houthi kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas raportimit të Al Jazeera-s, grupi pretendon se objektiv ishte një bazë ushtarake e mbështetur nga Arabia Saudite, ku janë të vendosura forcat qeveritare të Jemenit.

    Zëdhënësi i Houthive, Yahya Saree, ka deklaruar se grupi do të vazhdojë të sulmojë bazat ku ka prani ushtarake të mbështetur nga Arabia Saudite.

    Sulmi ndodh në një kohë kur luftimet në Jemen janë intensifikuar sërish. Konflikti mes qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe Houthive ishte zbutur pas armëpushimit të vitit 2022, por tensionet rajonale dhe përshkallëzimi i luftimeve kanë nxitur rifillimin e përleshjeve.

    Forcat qeveritare të Jemenit, me mbështetjen e Arabisë Saudite, kanë nisur një kundërofensivë për të rimarrë territoret e kontrolluara nga Houthit, përfshirë kryeqytetin Sana, të cilin grupi e pushtoi në vitin 2014.

    Ndërkohë, Arabia Saudite ka paralajmëruar për kërcënime ajrore. Të hënën, autoritetet saudite dërguan njoftime për banorët e Riadit, duke paralajmëruar për një “kërcënim armiqësor nga ajri”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sulmi me raketa nga Houthit në Jemen, të paktën 53 të vrarë dhe 200 të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tirana në tension, sulmohet sërish Ministria e Brendshme e Shqipërisë

    Tirana në tension, sulmohet sërish Ministria e Brendshme e Shqipërisë

    Tirana në tension, sulmohet sërish Ministria e Brendshme e Shqipërisë

    Protestuesit në Shqipëri edhe sot qëndruan përpara kryeministrisë atje, për disa orë pa asnjë konfrontim me policinë.

    Por, rreth orës 18:00 pasi filluan marshimin në bulevard, situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar përsëri.

    Protestuesit u ndanë në dy grupe dhe filluan të godisnin me mjete pirroteknike Ministrinë e Brendshme, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën./TCh

  • Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh (VIDEO)

    Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh (VIDEO)

    Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh (VIDEO)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një thirrje drejt qytetarëve dhe kuadrove profesionale që të përfshihen sa më parë në jetën politike në vend.

    Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për njerëz të lirë dhe të pavarur financiarisht nga politika, për të ndalur atë që ai e konsideroi si degradim të vendit nga mendësia aktuale qeverisëse.

    Dua të bëj një thirrje për njerëzit profesionalë, njerëzve që nuk varen prej një rroge, prej politikës, njerëzve që dinë me mendu, që duan me zhvillu këtë vend: Kyçuni në politikë! S’ka lidhje çfarë partie, kyçuni aty ku e keni ju mendimin e lirë, ku mundeni me u shprehur lirshëm. Kyçuni, ejani, sepse përndryshe na shkoi ky vend për lesh me njerëz të kësaj mendësie” ka thënë Rama.

    Kryeministrin Albin Kurti, Rama e ka quajtur “kryebllokues“ të projekteve zhvillimore.

     

  • Këngëtares së njohur i ngordh qeni: Faleminderit për dashurinë tënde...

    Këngëtares së njohur i ngordh qeni: Faleminderit për dashurinë tënde…

    Këngëtares së njohur i ngordh qeni: Faleminderit për dashurinë tënde...

    Këngëtarja e njohur Ariana Grande po përjeton një moment të dhimbshëm pas humbjes së qenit të saj të dashur, Coco, i cili ishte pjesë e jetës së saj për më shumë se 17 vite.

    Artistja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta me Cocon, të shoqëruara me një mesazh prekës, përmes të cilit i ka dhënë lamtumirën mikut të saj besnik, transmeton klankosova.tv.

    “Cocoja më e ëmbël, më e mrekullueshme dhe më e bukura… Jam kaq krenare për ty. Faleminderit për dashurinë tënde dhe që e bekove këtë planet me praninë tënde fizike për më shumë se 17 vite të mrekullueshme”, shkroi Ariana.

    Këngëtarja theksoi se Coco kishte një mënyrë të veçantë për ta bërë çdo vend ku shkonte më të bukur, duke lënë pas kujtime të paharrueshme dhe një dashuri që do të mbetet gjithmonë në zemrën e saj.

    Ariana u shpreh se do t’i mungojë çdo ditë dhe se do ta mbajë përgjithmonë në zemrën e saj.

  • Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

    Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

    Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar hapjen e afatit të aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027.

    Përmes këtij programi, familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të mund të përfitojnë mbështetje financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi mund të bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare, ndërsa kërkesa mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

    “Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Programi synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve të cenueshme dhe t’i ndihmojë ato në përballimin e shpenzimeve të energjisë elektrike gjatë periudhës 2026–2027.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet e cenueshme për vitin 2026–2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbappe zbulon zakonin e pazakontë që e ndjek që nga fëmijëria

    Mbappe zbulon zakonin e pazakontë që e ndjek që nga fëmijëria

    Mbappe zbulon zakonin e pazakontë që e ndjek që nga fëmijëria

    Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka zbuluar një zakon të pazakontë që e ndjek para ndeshjeve të futbollit, të cilin e cilëson si të keq, por që nuk arrin ta ndryshojë.

    Në një intervistë për revistën “Onze Mondial”, francezi tregoi se luan pa shtrojat e brendshme në këpucët e futbollit, një shprehi që e ka krijuar kur ishte fëmijë.

    “Kam një zakon vërtet të keq. Nuk është gjë e mirë për t’u bërë, por unë prapëseprapë e bëj: luaj pa shtroja të brendshme në këpucë”, ka thënë Mbappe.

    Ai shpjegoi se këtë praktikë e ndjek që nga koha kur luante te klubi Bondy, në moshën gjashtëvjeçare, dhe se tashmë është bërë një refleks i vjetër.

    Madje, futbollisti u bëri thirrje fëmijëve që synojnë të bëhen profesionistë të mos e imitojnë këtë zakon.

    “Prandaj, të gjithë fëmijëve atje dua t’u them: mos i hiqni shtrojat nga këpucët! Mbajini brenda!”, u shpreh ai.

    Mbappe, i cili ka shënuar 11 gola këtë sezon në të gjitha garat, vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit.

    Ndërkohë, francezi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij jashtë fushës, duke nënshkruar një marrëveshje me markën zvicerane “On”, e cila synon të zgjerohet edhe në tregun e këpucëve të futbollit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbappe zbulon zakonin e pazakontë që e ndjek që nga fëmijëria appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali