Blog

  • Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

    Përveç parandalimit, trajtimi i kancerit të gjirit në Kosovë po synohet të rregullohet me ligj përmes krijimit të një Qendre të specializuar të Gjirit, sipas standardeve evropiane.

    Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po angazhohet që për çdo rast të vendosë një bord i përbashkët multidisiplinar i përbërë nga radiologë, patologë, onkologë, kirurgë torakalë, kirurgë plastikë dhe specialistë të mjekësisë nukleare, një koordinim ky që aktualisht mungon në sistemin vendor shëndetësor.

    Alban Neziri, gjinekolog në Zvicër dhe pjesë e Kolegjit të Kirurgëve, theksoi se edhe shtetet evropiane kishin probleme të ngjashme, derisa u vendos kuadri ligjor.

    Drejtoresha e Departamentit të Kirurgjisë së Gjirit në Tokio, Hiroko Masuda, konfirmoi se programi i shkëmbimit do t’u mundësojë kirurgëve torakalë, plastikë dhe onkologëve të rinj nga Kosova të mësojnë drejtpërdrejt praktikat bashkëkohore dhe modelin e ngritjes së qendrës së gjirit.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

    Nxënës, staf mjekësor dhe zyrtarë komunalë të Skenderajt kanë marshuar së bashku, të hënën, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

    Në kuadër të aktiviteteve për “Tetorin Rozë”, thirrja e tyre kryesore ishte për kontrolle të rregullta dhe zbulim të hershëm të sëmundjes.

    Ecja sensibilizuese, e cila tashmë është kthyer në tradicionale, u nis nga ndërtesa e komunës dhe përfundoi në sheshin “Adem Jashari”, prirë nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

    Pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi për gratë dhe vajzat.

    Të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi t’i kryejnë ekzaminimet falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, një mundësi që nuk e ofrojnë shumë komuna të tjera.

    Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hasan Hoti, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi.

    Pavarësisht apeleve të vazhdueshme dhe kushteve të ofruara, numri i grave që paraqiten për kontroll mbetet ende nën pritshmëritë e mjekëve.

    Gjatë tërë muajit tetor, aktivitete të ngjashme ndërgjegjësuese po mbahen në të gjithë Kosovën, me synim informimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të mamografisë dhe ekzaminimeve parandaluese.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027

    Qeveria e Austrisë ka prezantuar një program të ri financiar, përmes të cilit synon t’u sigurojë fëmijëve një shumë fillestare prej 500 eurosh, me qëllim të nxitjes së kursimit dhe investimeve afatgjata.

    Programi, i emërtuar “Zukunftsdepot” (Fondi i së Ardhmes), parasheh që çdo fëmijë i lindur nga 1 janari 2027 të përfitojë 500 euro nga shteti. Sipas planit, zbatimi i tij pritet të nisë më 1 korrik 2027.

    Kjo shumë nuk do t’u jepet drejtpërdrejt prindërve, por do të investohet në një llogari të veçantë në emër të fëmijës, me synimin që vlera e saj të rritet me kalimin e viteve.

    Përveç shumës së ndarë nga shteti, prindërit, gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë mundësi të kontribuojnë në fondin e fëmijës. Kontributet shtesë mund të arrijnë deri në 5 mijë euro në vit për secilin fëmijë.

    Paratë e grumbulluara do të mund të tërhiqen pa tatim pasi fëmija të mbushë moshën 18-vjeçare. Ato mund të përdoren për financimin e studimeve, investime personale apo për të ndihmuar në blerjen e një prone.

    Kancelari austriak, Christian Stocker, ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është t’u krijojë të rinjve mundësi më të mira financiare në fillim të jetës së tyre të pavarur.

    Përmes këtij programi, Austria synon të promovojë kulturën e kursimit dhe investimeve afatgjata, duke u ofruar brezave të rinj një mbështetje financiare për të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja”

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e të rinjve në shoqëri.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shpërndarë një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “Të rinjtë janë e ardhmja”.

    Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa zhvillimet dhe pamjet nga protestat po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

    Me këtë mesazh, Bebe Rexha ka vënë në pah rëndësinë e brezit të ri dhe rolin e tij në përcaktimin e së ardhmes.

    Protestat në kryeqytetin shqiptar janë përshkallëzuar ditët e fundit, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome.

    Ajo që fillimisht nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: “Të rinjtë janë e ardhmja” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

    Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

    Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

    Tranzicioni drejt energjisë së pastër, siguria e furnizimit, tërheqja e investimeve dhe krijimi i kushteve të favorshme të tregut ishin temat kryesore të trajtuara në panelin e diskutimit “Energjia dhe qendrat e të dhënave të IA-së”, të mbajtur këtë të hënë.

    Përfaqësues qeveritarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian theksuan nevojën për uljen e varësisë nga qymyri dhe integrimin e teknologjive të reja përballë kërkesës në rritje për energji.

    Zëvendësministri i Ekonomisë i Kosovës, Getoar Mjeku, foli rreth hapave konkretë që po ndërmerr vendi për të ulur varësinë nga energjia e prodhuar nga qymyri dhe për të modernizuar sektorin:

    Nga ana tjetër, zëvendësministri i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Labudović, ndau përvojën e vendit të tij me ndryshimet ligjore dhe menaxhimin e prurjeve të reja të energjisë së gjelbër:

    Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, nënvizoi se sektori i energjisë luan një rol kritik jo vetëm në ekonomi, por edhe në stabilitetin shoqëror.

    Perr shtoi se Bashkimi Evropian e trajton energjinë si një nga sektorët më jetikë, duke paralajmëruar se paqëndrueshmëria në këtë fushë mund të shkaktojë lehtësisht edhe pakënaqësi të mëdha sociale.

  • ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

    ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

    ukagjini nuk dorëzohet, nxjerr pikë të artë me një lojtarë më pak në fushë

    Dukagjini ka marrë një barazim me vlerë fitoreje në shtëpi përballë Drenicës, duke luajtur 1-1 në stadiumin “18 Qershori”, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku tregoi karakter të lartë luftarak, duke rezistuar për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak në fushë, transmeton Klankosova.tv.

    Ndeshja nisi furishëm për vendasit, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë me anë të Elton Basriut.

    Megjithatë, planet e klinasve u vështirësuan vetëm dhjetë minuta më vonë, kur Kushtrim Gashi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Drenica e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike në terren dhe vendosi baraspeshën në minutën e 20-të përmes Agim Zekës. Pavarësisht përpjekjeve të mysafirëve përgjatë pjesës së mbetur të lojës,

    Me këtë pikë të arkëtuar, Dukagjini arrin në kuotën e 17 pikëve dhe barazohet me Dritën e vendit të katërt në tabelë.

    Nga ana tjetër, Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me 11 pikë, tri më shumë se Feronikeli ’74, i cili ndodhet në zonën e barazhit.

     

  • Raporti i FMN-së: Kosovën e ‘mbyt’ inflacioni, kampion në rajon (VIDEO)

    Raporti i FMN-së: Kosovën e ‘mbyt’ inflacioni, kampion në rajon (VIDEO)

    Raporti i FMN-së: Kosovën e ‘mbyt’ inflacioni, kampion në rajon (VIDEO)

    Në dy muaj e gjysmë të mbetur të vitit 2026, inflacioni në Kosovë pritet të shkojë në 6.8%, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Ndërkohë, Agjencia e Statistikave, thotë se vendi ka arritur 7.8% veç në muajin shtator.

    Kosova bën pjesë ndër katër shtetet evropiane me çmimet më të larta, sipas Kos Data.

    Kjo situatë, për Odën Ekonomike Amerikane, duhet të ngrejë shqetësim te institucionet.

    Sipas përfaqësuesve të konsumatorëve, mungesa e kontrollit shtetëror po rëndon buxhetin familjar.

    Ndiqni kronikën në vazhdim:

  • “Jo në emrin tim”: Presidente, dekretoje ose ktheje ligjin (VIDEO)

    “Jo në emrin tim”: Presidente, dekretoje ose ktheje ligjin (VIDEO)

    “Jo në emrin tim”: Presidente, dekretoje ose ktheje ligjin (VIDEO)

    Drejtuesi i iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta dekretojë Ligjin për Specialen ose ta kthejë në Kuvend nëse konsideron se ka nevojë për përmirësime.

    Duke kërkuar të mos priten ditët e fundit, por të bëhet punë menjëherë, Çlirim Haziri deklaroi se përkrah krijimin e komisionit qeveritar për hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Ai gjithashtu paralajmëroi se mund t’i kthehen protestave nëse shteti nuk vepron.

    Ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Mbrojtja e katërshes: Kryesia kompleton Grupin Punues për Apel (VIDEO)

    Mbrojtja e katërshes: Kryesia kompleton Grupin Punues për Apel (VIDEO)

    Mbrojtja e katërshes: Kryesia kompleton Grupin Punues për Apel (VIDEO)

    Është kompletuar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Një përfaqësues i Kuvendit, e dy të tjerë partiakë që do të jenë pjesë e grupit punues, përbërje kjo që u kumtua të hënën.

    Meqë më herët ishte emëruar kreu i grupit, sot u bënë të ditur edhe emri i nënkryetares dhe anëtarëve të tjerë nga VV, PDK, LDK dhe Aleanca.

    Ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit

    Ukraina ka realizuar një operacion të pazakontë shpëtimi, duke evakuuar me dron ajror një ushtar të plagosur nga vija e frontit, në një mision që Forcat e Armatosura ukrainase e cilësuan si historik.

    Ushtria ukrainase publikoi pamje të ushtarit që transportohej në ajër me dron, ndërsa bëri të ditur se operacioni u realizua në kushte të vështira, për shkak të aktivitetit intensiv të dronëve rusë dhe pranisë së minave tokësore.

    Një programer i Brigadës së 92-të, i përfshirë në përgatitjen e operacionit, shpjegoi në rrjetin “Telegram” se evakuimi me mjete tokësore pa pilot ishte i pamundur për shkak të rreziqeve në terren, raporton “The Independent”.

    Për këtë arsye, specialistët vendosën të provonin një metodë të re, duke transportuar ushtarin e plagosur me një dron ajror.

    Për operacionin u përdor një heksakopter për bartjen e ngarkesave të rënda, i prodhuar nga kompania ukrainase “Gurzuf Defence”, e cila e kishte ofruar pajisjen pa pagesë.

    Sipas njoftimit të ushtrisë ukrainase, misioni përfundoi me sukses. Ushtari i plagosur është duke marrë trajtim mjekësor dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, ndërsa jeta e tij nuk është më në rrezik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ukraina kryen evakuimin e parë mjekësor me dron, shpëtohet ushtari i plagosur nga vija e frontit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali