Blog

  • Meloni planifikon masa emergjente kundër trazirave në Itali

    Meloni planifikon masa emergjente kundër trazirave në Itali

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të miratojë të martën një dekret emergjent për të frenuar trazirat, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme në veri të Italisë.

    Trazirat vijnë pas protestave në Francë, ku demonstruesit u përleshën me policinë për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike.

    Sipas Sky News, masat e propozuara përfshijnë zgjerimin e mundësive për ndalimin parandalues të të miturve, luftimin e grupeve kriminale të të rinjve dhe arrestimin e të dyshuarve pas rasteve të plaçkitjeve në grup.

    Qeveria italiane ka autorizuar gjithashtu dërgimin e personelit shtesë ushtarak në Milano për të përforcuar sigurinë.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Krasniqi po i sulmon ata për shkak se, sipas tij, nuk po i nënshtrohen pushtetit.

    “Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur

    Një zyrtare e Policisë së Kosovës është lënduar mëngjesin e së hënës në Mitrovicë të Veriut, pasi një veturë civile i ka kaluar mbi të dyja këmbët dhe është larguar nga vendi i aksidentit pa u ndalur për t’i ofruar ndihmë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 07:30, në rrugën “Tetovës”, ku një zyrtare policore, e lindur në vitin 1981, është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit ende nuk është identifikuar.

    Sipas informatave fillestare, policja ndodhej në rrugë kur automjeti i ka kaluar mbi të dyja këmbët, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Por shoferi nuk është ndalur pas aksidentit. Ai ka vazhduar lëvizjen, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa identiteti i tij mbetet i panjohur.

    Në vendin e aksidentit ka dalë Njësia e Trafikut Rrugor, e cila ka nisur ekzaminimin e rrethanave dhe veprimet për identifikimin e automjetit të përfshirë.

    Zyrtarja policore ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa sipas vlerësimit të mjekëve kujdestarë, lëndimet e saj janë të natyrës së lehtë.

    Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar drejtuesin e automjetit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Haradinaj për Krasniqin e VV-së: Po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Krasniqi po i sulmon ata për shkak se, sipas tij, nuk po i nënshtrohen pushtetit.

    “Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën

    Një qytetar nga Vushtrria, i cili fillimisht kishte kërkuar ndihmën e Policisë pasi persona të panjohur i kishin vjedhur pushkën e gjuetisë nga shtëpia, tashmë është bërë vetë subjekt i hetimeve penale. Gjithçka ka ndodhur pasi verifikimet kanë zbuluar se arma e raportuar si e vjedhur ishte mbajtur pa lejen përkatëse.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Slavisha Stoliqin, 44 vjeçar nga fshati Prelluzhë i Vushtrrisë, i cili më 18 tetor kishte raportuar se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin marrë një pushkë gjuetie të prodhimit rus, me dy tyta horizontale, të kalibrit 16 GA.

    Pas denoncimit, Policia kishte iniciuar rastin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa krahas hetimeve për identifikimin e autorëve, ishte kërkuar edhe verifikimi i dokumentacionit të armës.

    Pikërisht ky verifikim ka nxjerrë në pah një tjetër problem për pronarin.

    Më 19 tetor, njësia e hetimeve ka marrë konfirmimin nga zyra përkatëse e armëve se Stoliqi nuk posedonte leje për pushkën e raportuar si të vjedhur.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ai kishte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për leje, por jo autorizimin përkatës për posedimin e armës.

    Pas këtij konstatimi, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që pronari të intervistohet, këtë herë në cilësinë e të dyshuarit.

    Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas intervistimit, Slavisha Stoliqi është liruar në procedurë të rregullt.

    Kështu, rasti që nisi me denoncimin e vjedhjes së një pushke ka përfunduar me dy çështje penale: njërën për vjedhjen e armës dhe tjetrën për posedimin e saj pa leje.

    Hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes dhe rrethanat e posedimit të armës po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Raportoi se hajnat ia vodhën pushkën në Vushtrri – Policia zbulon se pronari nuk kishte leje për armën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

    Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë hetimore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 18 tetor, rreth orës 18:00, kur B. K (1984) ka kontaktuar Policinë për të treguar se kishte gjetur armë zjarri në shtëpinë familjare.

    Sipas deklarimit të tij, armët ndodheshin mes gjësendeve të babait, Xh. K (1945), i cili kishte ndërruar jetë më 14 tetor 2026.

    Gjatë kontrollimit të gjësendeve, djali ka gjetur dy pistoleta të tipit “Zastava”, njërën me dy karikatorë dhe tjetrën me një karikator.

    Përveç armëve, janë gjetur edhe 14 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe një këllëf pistolete.

    Pas njoftimit, Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ka sekuestruar armët, karikatorët dhe municionin.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja i është referuar njësisë së hetimeve për veprime të mëtejshme.

    Rasti është evidentuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Ende nuk është sqaruar statusi ligjor i armëve dhe rrethanat në të cilat ato ishin mbajtur në shtëpi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

    Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

    Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

    As shkollat nuk po u shpëtojnë vjedhjeve. Një laptop në pronësi të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan është raportuar i vjedhur, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 19 tetor, rreth orës 08:20, nga drejtori i shkollës, J. Bahtiri, i cili ka njoftuar Policinë për mungesën e një laptopi që i përkiste institucionit arsimor.

    Sipas deklarimit të tij, pajisja e zhdukur ka një vlerë të përafërt prej 300 eurosh.

    Pas denoncimit, në shkollë kanë dalë njësitë hetimore dhe tekniku i kriminalistikës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.

    Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje”.

    Deri në momentin e raportimit nuk ishte identifikuar ndonjë person i dyshuar, ndërsa mbetet të sqarohet se kur dhe në çfarë rrethanash është marrë laptopi nga shkolla.

    Hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar

    Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar

    Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot vendimin për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026.

    Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit  “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

    Sipas vendimit qeveria do të japë  shpërblim financiar në masën prej 269 120 lekësh për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

    Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 lekësh.

    Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

    Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Burimi: RTKLive

  • Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste

    Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste

    Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste

    Boksieri shqiptar, Elvin Sope, me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, do të përballet me Jose Rivas më 27 nëntor, në Europa-Park.

    22-vjeçari synon të vazhdojë serinë e fitoreve në boksin profesionist, duke kërkuar triumfin e tretë radhazi.

    Në një intervistë për MalishevaSot, në bisedë me gazetarin Altin Dobruna, Sope ka shprehur motivimin e tij për këtë sfidë, duke thënë se mezi pret momentin për ta bërë krenar popullin shqiptar.

    Përballja e 27 nëntorit pritet të jetë një tjetër mundësi për boksierin shqiptar që të dëshmojë aftësitë e tij në ring dhe të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën profesioniste.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tri modelet e flokëve që po pëlqehen këtë vjeshtë, njëri përshtatet me pothuajse çdo formë fytyre

    Vjeshta është periudha ideale për të freskuar pamjen dhe për t’u kujdesur për flokët pas ekspozimit ndaj diellit dhe temperaturave të larta gjatë verës.

    Këtë sezon, trendet e flokëve po orientohen drejt pamjes natyrale, vëllimit dhe modeleve që nuk kërkojnë shumë kohë për mirëmbajtje. Në vend të stilimeve të ndërlikuara, përparësi kanë prerjet e buta, shtresat e lehta dhe balluket elegante.

    1. Bob-i i butë

    Prerja bob mbetet një nga zgjedhjet më të pëlqyera, ndërsa këtë vjeshtë vjen me një pamje më natyrale. Gjatësia zakonisht përfundon te mjekra ose pak më poshtë saj, kurse shtresat delikate u japin flokëve lëvizje dhe vëllim.

    Valët e lehta dhe majat jo plotësisht të rregullta krijojnë një pamje moderne, pa kërkuar stilim të gjatë. Ky model mund të përshtatet me forma të ndryshme të fytyrës, në varësi të gjatësisë dhe mënyrës së prerjes.

    2. Flokët e gjatë me shkallëzim

    Për ato që dëshirojnë të ruajnë gjatësinë, por t’u japin flokëve më shumë gjallëri, prerja me shkallëzim është një alternativë praktike.

    Shtresat e vendosura me kujdes krijojnë lëvizje dhe ndihmojnë që flokët të duken më të lehtë. Ky model mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për flokët e dendur, ndërsa te flokët e hollë shkallëzimi duhet të bëhet me kujdes, në mënyrë që majat të mos duken tepër të rralla.

    Një tjetër përparësi është se flokët mund të mbahen të drejtë, me onde të buta ose të lihen të thahen natyrshëm.

    3. Balluket elegante

    Për ato që nuk dëshirojnë t’i shkurtojnë shumë flokët, balluket mund të sjellin një ndryshim të dukshëm në pamje.

    Këtë vjeshtë, vëmendje marrin veçanërisht balluket e ndara në mes, të njohura si curtain bangs, të cilat kornizojnë fytyrën dhe kombinohen lehtësisht me flokët e gjatë ose me prerjen bob.

    Megjithatë, balluket mund të kërkojnë më shumë përkujdesje të përditshme dhe korrigjim të rregullt të gjatësisë te parukierja.

    Cilin model të zgjidhni?

    Zgjedhja nuk duhet të bazohet vetëm te trendet, por edhe te forma e fytyrës, dendësia dhe tekstura e flokëve, si dhe koha që dëshironi t’i kushtoni stilimit.

    Bob-i i butë është një alternativë për një ndryshim më të dukshëm, shkallëzimi u jep flokëve të gjatë më shumë lëvizje, ndërsa balluket mund të freskojnë pamjen pa pasur nevojë për një prerje drastike.

    Në fund, modeli më i përshtatshëm është ai që përputhet me tiparet tuaja dhe mund të mirëmbahet lehtësisht në përditshmëri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tri modelet e flokëve që po pëlqehen këtë vjeshtë, njëri përshtatet me pothuajse çdo formë fytyre appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali