Blog

  • RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë

    RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë

    RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë

    Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë radhazi.

    Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë të pozicionuara në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit, raporton top channel.

    Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku janë raportuar hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

    Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

    Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Aleksandar Vuçiq, se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë.

    Në një reagim në rrjetin social X, Wilson i ka bërë thirrje regjimit që të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.

    Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.

     

    Burimi: RTKLive

  • Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

    Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

    Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro

    Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka siguruar furnizimin me naftë për tri vitet e ardhshme, përmes një kontrate me vlerë mbi 8 milionë euro.

    Vlera e kontratës së dhënë është 8 milionë e 27 mijë e 410 euro e 20 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj është 36 muaj.

    Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit ishte 8 milionë e 100 mijë euro. Kështu, kontrata është dhënë për rreth 72 mijë e 590 euro më pak se shuma e parashikuar.

    Në këtë aktivitet të prokurimit janë pranuar dy oferta, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

    Kontrata është dhënë më 16 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 20 tetor 2026.

    Furnizimi me naftë do të realizohet në pikat e shitjes së operatorit fitues, si dhe në rezervuarin e “Trafikut Urban” në Prishtinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tri vjet furnizim me naftë, “Trafiku Urban” lidh kontratë mbi 8 milionë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

    Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

    Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

    Cristiano Ronaldo është suspenduar për 30 ditë dhe është gjobitur me 255 euro nga Federata e Futbollit e Portugalisë, pas largimit nga grumbullimi i përfaqësueses, shkruan “The Sun”.

    Pavarësisht dënimit, pezullimi i yllit portugez pritet të përfundojë para ndeshjeve të ardhshme të Portugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit në Ligën e Kombeve.

    Ndeshja e parë është planifikuar të zhvillohet më 14 nëntor, ndërsa e dyta më 17 nëntor.

    41-vjeçari u largua gjatë grumbullimit të përfaqësueses portugeze, pas pakënaqësive që kishte me përzgjedhësin Jorge Jesus.

    Tensionet nisën pasi Ronaldo mbeti në bankën rezervë në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 27 shtator. Sipas raportimeve, futbollisti kishte marrë premtimin se do të luante për 30 minuta, por në fund u mjaftua vetëm me nxehjen jashtë fushës, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte.

    Ronaldo, i cili ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, fiton rreth 225 milionë euro në vit nga pagat dhe marrëveshjet komerciale.

    Sulmuesi portugez po i afrohet shifrës prej 1.000 golash në karrierë dhe, sipas raportimeve, nuk pritet ta përfundojë karrierën si futbollist aktiv pa e arritur këtë objektiv.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

    Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

    Gazetarja e njohur, Christiane Amanpour, ka njoftuar se do të largohet nga CNN vitin e ardhshëm, pas më shumë se katër dekadash në këtë rrjet televiziv.

    “Pas shumë muajsh mendimi dhe disa netësh pa gjumë, kam vendosur të ndahem nga CNN-i, partneri im për 43 vite fantastike”, tha Amanpour në një deklaratë.

    Gazetarja 68-vjeçare bëri të ditur se pret të angazhohet në projekte të reja, ndërsa theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë CNN-in dhe traditën e tij të gazetarisë së pavarur.

    “Mbani mend, gjithmonë jeni të vërtetë, jo neutralë”, ishte mesazhi i saj.

    Kryetari i CNN-it, Mark Thompson, e cilësoi Amanpourin si “njërën nga gazetaret më të besuara dhe më të dashura kudo”, duke thënë se rrjeti do të gjejë kohë për të nderuar kontributin e saj para largimit vitin e ardhshëm.

    Amanpour iu bashkua CNN-it në vitin 1983, fillimisht si asistente në redaksinë e lajmeve ndërkombëtare. Më pas, ajo u bë një nga korrespondentet më të njohura të rrjetit, duke raportuar nga afër për luftëra, konflikte dhe kriza ndërkombëtare.

    Që nga viti 2009, ajo drejton emisionin e saj të intervistave të mbrëmjes në CNN International, raporotn BBC.

    Burimi: RTKLive

  • Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë, si pasojë e një sulmi me dron në një park në rajonin e Kharkivit, në Ukrainë.

    Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov, i cili njoftoi se nga sulmi janë plagosur edhe 15 persona, raporton Sky News.

    Sulmi goditi një park në një fshat të rajonit të Kharkivit, ku familjet po kalonin kohë me fëmijët e tyre.

    Bilanci i viktimave është rritur pas raportimeve fillestare për vdekjen e dy grave dhe një foshnjeje.

  • Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

    Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

    Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

    Një sulm me dron rus ka ndodhur në një fshat në rajonin e Kharkivit, në veri të Ukrainës, ka lënë të vdekur dy gra dhe një foshnje.

    Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ivan Vyhivskyi, bëri të ditur se droni goditi një park ku familjet po kalonin kohë me fëmijët e tyre, raporton Sky News.

    Sipas tij, sulmi mori jetën e dy grave dhe një foshnjeje, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

  • Më 25 tetor nis sezoni i gjuetisë në Kosovë

    Më 25 tetor nis sezoni i gjuetisë në Kosovë

    Më 25 tetor nis sezoni i gjuetisë në Kosovë

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se sezoni i gjuetisë në Kosovë do të nisë më 25 tetor.

    Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria, nga kjo datë gjuetarët do të mund të fillojnë sezonin e ri të gjuetisë, duke respektuar rregullat dhe kushtet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Më 25 tetor nis sezoni i gjuetisë në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të kryesojë Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Në këtë grup do të përfaqësohen disa subjekte politike, përmes deputetëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

    Për anëtare të këtij grupi është përfolur edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu. Ndërkohë, Vlora Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së Kuvendit, është caktuar anëtare nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje pjesë e grupit do të jetë deputeti Adnan Rrustemi, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet nga deputeti Bekë Berisha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tensionet në protestë, policia shoqëron disa të rinj pranë Kishës Ortodokse

    Tensionet në protestë, policia shoqëron disa të rinj pranë Kishës Ortodokse

    Tensionet në protestë, policia shoqëron disa të rinj pranë Kishës Ortodokse

    Policia e Shqipërisë ka shoqëruar disa protestues pranë Kishës Ortodokse në Tiranë.

    Policia ka ndërhyrë në zonë, ku disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të turmës në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

    Shoqërimet vijnë pas episodeve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, ku policia është përpjekur të kontrollojë situatën dhe të shpërndajë protestuesit./TCh