Blog

  • Norvegjia planifikon t’ua ndalojë TikTok-un, Snapchat-in dhe Roblox-in fëmijëve nën 16 vjeç

    Norvegjia planifikon t’ua ndalojë TikTok-un, Snapchat-in dhe Roblox-in fëmijëve nën 16 vjeç

    Norvegjia planifikon t’ua ndalojë TikTok-un, Snapchat-in dhe Roblox-in fëmijëve nën 16 vjeç

    Qeveria norvegjeze ka njoftuar synimin për të përfshirë platforma të caktuara të rrjeteve sociale dhe lojërave online në ndalimin e propozuar për personat nën moshën 16-vjeçare.

    Oslo pritet të paraqesë një projektligj për këtë çështje deri në fund të vitit, ndërsa ka rishikuar qasjen e saj duke e orientuar kufizimin drejt platformave që konsiderohen të dëmshme për fëmijët.

    Sipas qeverisë norvegjeze, si të dëmshme do të konsiderohen platformat që, përmes dizajnit, funksioneve ose përmbajtjes së tyre, mund të rrezikojnë shëndetin emocional, njohës dhe zhvillimor të fëmijëve, si dhe sigurinë e tyre.

    Në formën e tyre aktuale, TikTok, Snapchat dhe platforma e lojërave online Roblox pritet të përfshihen në fushëveprimin e ligjit të propozuar.

    Ministrja norvegjeze për Fëmijët dhe Familjen ka theksuar se disa platforma që paraqiten si lojëra përmbajnë veçori si sistemet algoritmike të rekomandimeve dhe reklamat e paligjshme që synojnë fëmijët.

    Kufiri i moshës do të zbatohej deri më 1 janar të vitit kur fëmija mbush 16 vjeç. Përgjegjësia për zbatimin e sistemeve të verifikimit të moshës do t’u takojë platformave të përfshira.

    Megjithatë, miratimi i projektligjit nuk është i garantuar, pasi qeveria laburiste është në pakicë dhe do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera politike.

    Norvegjia nuk është vendi i vetëm që po shqyrton kufizime të tilla. Australia ka miratuar legjislacion që ua ndalon personave nën 16 vjeç qasjen në një sërë platformash të mediave sociale, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton kufizime të bazuara në grupmosha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Norvegjia planifikon t’ua ndalojë TikTok-un, Snapchat-in dhe Roblox-in fëmijëve nën 16 vjeç appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama u bën thirrje profesionistëve të kyçen në politikë: Përndryshe, ky vend po shkon për lesh

    Rama u bën thirrje profesionistëve të kyçen në politikë: Përndryshe, ky vend po shkon për lesh

    Rama u bën thirrje profesionistëve të kyçen në politikë: Përndryshe, ky vend po shkon për lesh

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje profesionistëve dhe njerëzve me mendim të lirë që të përfshihen në politikë, duke theksuar se vendi ka nevojë për njerëz të aftë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e tij.

    Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se profesionistët që nuk varen financiarisht nga politika duhet të angazhohen në subjektet politike ku mund ta shprehin lirshëm mendimin e tyre.

    “Kyçuni në politikë, s’ka lidhje çfarë partie. Kyçuni aty ku e keni mendimin e lirë me u shpreh lirshëm”, u shpreh Rama.

    Ai paralajmëroi se mungesa e angazhimit të njerëzve me këtë qasje mund të ketë pasoja për të ardhmen e vendit, duke përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë për ta theksuar shqetësimin e tij.

    “Ejani, sepse përndryshe na shkoi ky vend për lesh me njerëz të kësaj mendie të mbrapshtë”, deklaroi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama u bën thirrje profesionistëve të kyçen në politikë: Përndryshe, ky vend po shkon për lesh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

    Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

    Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

    Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

    Top Channel ka raportuar se nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

    Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

    Sipas burime të TCh, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së.

  • Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

    Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

    Lojërat Mesdhetare, Rama: Nëse dështojmë, është dështimi më i madh i historisë (VIDEO)

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke theksuar pasojat e rënda që mund të pasojnë nëse Kosova e humb këtë mundësi historike.

    Gjatë intervistës në emisionin “DPT te Fidani”, Rama deklaroi hapur se një dështim i këtij organizimi do të ishte fatkeqësia më e madhe institucionale e shtetit.

    Është dështimi më i madh i historisë së shtetit të Kosovës, për fat të keq, nëse dështojmë,” tha kreu i Prishtinës.

    Rama zbuloi se afati përfundimtar kur do të merret vendimi është data 19 dhjetor, sipas tij, vendi nuk ka komoditetin të presë duarkryq, pasi ekziston një alternativë konkrete që rrezikon t’ia marrë Kosovës këtë ngjarje madhore.

    Ai nënvizoi se Egjipti, me Kajron e Re, e ka të gjithë infrastrukturën të gatshme dhe ofertën tashmë të dorëzuar.

    I kam shkruar letër qeverisë dhe Komitetit Ndërkombëtar Olimpik: ejani të takohemi në Prishtinë, Athinë apo kudo, me kqyrë si mundemi me e zgjidhë këtë problem, që me 19 dhjetor të dimë që jemi okej, e jo me u lutë a po na heqin a s’po na heqin,” tha Rama.

    Kreu i Prishtinës sqaroi se, në bazë të kontratës, bartës kryesorë janë Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ndërsa sipas tij, qeveria ka vetëm rolin e nënshkruesit dhe garantuesit të fondeve.

    Ai shtoi se fillimisht qeveria nuk kishte besuar në suksesin e këtij kandidimi dhe kishte vepruar madje kundër, por pasi u arrit fitorja, tentuan të marrin stafetën kryesore.

    Rama refuzoi të marrë rolin e iniciatorit të vetëm, duke ia atribuuar këtë meritë Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht sekretarit Besim Aliti dhe kryetarit Ismet Krasniqi, të cilët sipas tij, bënë një lobim të jashtëzakonshëm, ndërsa komuna luajti rolin e fasilituesit, duke vënë në dispozicion planin e Fshatit Olimpik.

  • Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

    Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

    Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

    Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

    Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast përveç të lënduarit janë shkaktuar edhe dëme materiale.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi.

    Tutje, ai bëri të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te aksidenti.

  • Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Të miturit s’përjashtohen nga përgjegjësia penale për dhunën në protesta

    Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Të miturit s’përjashtohen nga përgjegjësia penale për dhunën në protesta

    Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Të miturit s’përjashtohen nga përgjegjësia penale për dhunën në protesta

    Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Anisa Ruseti, deklaroi se situata e protestave është nën kontroll.

    Ruseti paralajmëroi të rinjtë dhe familjet e tyre për pasojat ligjore të përfshirjes në dhunë, dëmtimit të pronës, zjarrvënies apo mbajtjes së paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

    Ajo theksoi se përgjegjësia penale për krimet nis në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç.

    Sipas saj, përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, bazuar në veprimet dhe provat për secilin person, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

    “Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë”.

    “Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë. Interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të shtetit shqiptar. Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të parandalojmë dëmtimin e të miturve dhe përfshirjen e mëtejshme të tyre në veprimtari të kundërligjshme”./A2Cnn

  • ‘Ndizet’ Tirana, protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policëve

    ‘Ndizet’ Tirana, protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policëve

    ‘Ndizet’ Tirana, protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policëve

    Pas disa orësh qetësie, protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, duke rikthyer tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

    Sipas raportimeve të Top Channel, protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekje të tyre, të mbështetur edhe nga autoboti me ujë, transmeton Klankosova.tv.

    Situata është rënduar më tej nga djegia e koshave të mbeturinave në zonën ku po zhvillohet tubimi, duke shtuar tensionet në terren.

  • Iraola kërkon durim për rikuperimin e Szoboszlai

    Iraola kërkon durim për rikuperimin e Szoboszlai

    Të dy futbollistët janë detyruar ta ndërpresin ndeshjen e së shtunës, në të cilën Liverpool e ka mposhtur Brentford me rezultatin 2:1 në Premier League.

    “Frimpongu ka një lëndim të ri muskulor. Është e vështirë të parashikohet se kur do të rikthehet. Duhet të presim derisa të shërohet, por do të jetë e vështirë që të jetë gati para pushimit të kombëtareve”, ka thënë Iraola të hënën, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Villarreal.

    Frimpongu, njëzet e pesë vjeçar, po kalon një periudhë të vështirë që nga transferimi nga Bayer Leverkusen vitin e kaluar. Reprezentuesi holandez ka pasur probleme me gjendjen fizike dhe formën.

    Gjendja e Szoboszlai është më pak shqetësuese. Mesfushori hungarez ka përjetuar përsëritje të problemit që e ka lënë jashtë ndeshjes kundër Manchester City, të cilën Liverpool e ka humbur 3:0, si dhe takimit ndaj LASK, ku anglezët kanë fituar 6:3 në Ligën e Kampionëve.

    “Szoboszlai është ndryshe. Nuk bëhet fjalë për një lëndim të ri. Mendoj se problemi është në të njëjtin vend si javën e kaluar dhe nuk është përkeqësuar. Duhet të tregojmë pak durim derisa të rikuperohet plotësisht, por nuk është se do t’i duhet shumë kohë për t’u kthyer”, ka thënë Iraola.

    Szoboszlai, njëzet e pesë vjeçar, ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Liverpool këtë sezon, duke shënuar tri gola në tetë ndeshje në të gjitha garat.

    Përveç dy futbollistëve, Liverpool ka edhe disa lojtarë të tjerë të lënduar për një periudhë më të gjatë, përfshirë sulmuesin Hugo Ekitike, mbrojtësin Conor Bradley dhe qendërmbrojtësin Giovanni Leoni.

    Liverpool renditet në vendin e pestë në Premier League, me dymbëdhjetë pikë pas shtatë ndeshjeve. Në Ligën e Kampionëve, skuadra ka fituar dy ndeshjet e para dhe të martën e pret Villarreal në “Anfield”.

    Burimi: RTKLive

  • Bellingham drejt vazhdimit të kontratës me Real Madrid

    Bellingham drejt vazhdimit të kontratës me Real Madrid

    Mesfushori anglez pritet të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare, me kushte më të mira financiare. Marrëveshja do të ishte një shpërblim për ndikimin e tij në skuadër dhe do ta forconte pozitën si një nga futbollistët kryesorë të klubit madrilen.

    Bellingham iu bashkua Real Madrid në vitin 2023, pas largimit nga Borussia Dortmund. Nëse e përfundon kontratën e re, ai mund të qëndrojë në Madrid deri në moshën njëzet e tetë vjeçare, duke iu afruar një dekade në klub.

    Megjithatë, futbollisti vazhdon të ketë ambicie për ta provuar veten në Premier League, kampionat në të cilin nuk ka luajtur deri më tani, pavarësisht se është një nga emrat më të njohur të futbollit anglez.

    Për momentin, Bellingham nuk ka dëshirë të largohet nga Madridi. Negociatat për vazhdimin e kontratës kanë nisur para gjashtë muajsh dhe marrëveshja e re pritet të bëhet publike së shpejti.

    Që nga transferimi në Spanjë, lidhja e tij me klubin është forcuar ndjeshëm. Nuk do të ishte befasi nëse ai vendos ta vazhdojë qëndrimin edhe përtej kontratës së re.

    Bellingham synon të bëhet një nga figurat e rëndësishme në historinë e Real Madrid. Paraqitjet në fushë dhe personaliteti i tij e kanë shndërruar në një lojtar qendror për skuadrën, ndërsa rëndësia e tij shtrihet edhe në imazhin ndërkombëtar të klubit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

    Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

    Trajneri spanjoll ka luajtur dhe ka drejtuar Barcelona për gjithsej gjashtë vjet. Për këtë arsye, ai ka thënë se lidhja me klubin dhe me Katalonjën mbetet shumë e fortë.

    “Kam një lidhje të jashtëzakonshme me Katalonjën. Gruaja dhe fëmijët e mi janë katalanas. Jam thellësisht i lidhur me Barcelona, por jam trajner i PSG-së”, ka thënë Luis Enrique.

    Ai ka treguar se vazhdon t’i ndjekë ndeshjet e Barcelona, por tashmë e bën këtë si tifoz dhe jo nga këndvështrimi i një trajneri.

    “E ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelona si tifoz, jo si trajner. Rastësisht, më bie të luaj kundër tyre pothuajse çdo vit. Në fillim nuk më pëlqente dhe e kisha të vështirë ta përballoja këtë situatë, por tani kam filluar të mësohem”, ka deklaruar ai.

    Luis Enrique ka thënë se do t’i qaset ndeshjes me përkushtimin më të madh, duke vlerësuar se Barcelona është një kundërshtar i veçantë dhe shumë i ngjashëm me PSG-në në mënyrën e lojës.

    Megjithatë, ai nuk e ka fshehur synimin për ta fituar ndeshjen.

    “Dua të fitoj, sepse jam një person konkurrues. Jam edhe më i motivuar për t’u përballur me një klub që do të thotë kaq shumë për mua, një vend ku dikur jam ndier shumë i rëndësishëm”, ka përfunduar Luis Enrique.

    Burimi: RTKLive