Blog

  • Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një foshnjë, mbyten ndërsa anijet përmbyten pranë ishujve grekë

    Dymbëdhjetë migrantë u mbytën në dy incidente të ndara pranë ishujve grekë të Lesbos dhe Samos në Detin Egje verilindor të hënën, pasi anijet e tyre u përmbysën ndërsa roja bregdetare i ndiqte, thanë autoritetet.

    Pesë burra dhe një grua vdiqën pasi një motoskaf që transportonte emigrantë nga Turqia bëri një manovër të papritur dhe u përmbys afërsisht katër milje detare në veri të Samos, tha roja bregdetare greke, shkruan Reuters.

    Katërmbëdhjetë burra mbijetuan dhe një operacion kërkim-shpëtimi ishte duke u zhvilluar. Autoritetet arrestuan një nga të mbijetuarit, një shtetas iranian, me dyshimin për kontrabandë emigrantësh, transmeton Sinjali.

    Më parë, katër burra, një grua dhe një foshnjë vdiqën kur varka e tyre u përplas me një anije të rojes bregdetare greke dhe u përmbys në zonën e Agrilias në Lesbos. Tetë të mbijetuar u dërguan në spital.

    Autoritetet arrestuan një shtetas turk 37-vjeçar, i cili ishte midis tetë të mbijetuarve dhe e identifikuan atë si të dyshuarin si kontrabandist dhe operator të anijes.

    Qeveria u zotua për “tolerancë zero” ndaj kontrabandistëve të emigrantëve, të cilët i fajësoi për vdekjet.

    Lidhur me incidentin në afërsi të Lesbosit, ministri i Transportit Detar i Greqisë, Vassilis Kikilias, tha se provat deri më tani tregojnë se motoskafi goditi anën e majtë të një anijeje të rojes bregdetare me harkun e saj, duke shtuar se rrethanat e sakta janë nën hetim.

    “Pozicioni ynë është i panegociueshëm: tolerancë zero për kontrabandistët”, tha ai në një postim në X.

    Greqia, për vite me radhë një portë hyrëse e preferuar për në Evropë për migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, ishte në vijën e parë të krizës së migracionit në Evropë në vitet 2015-2016 dhe gati 1 milion njerëz zbarkuan në ishujt e saj, kryesisht nga Turqia.

    Që atëherë, ajo e ka ashpërsuar qëndrimin e saj dhe është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut për kthimin me forcë të emigrantëve dhe azilkërkuesve në kufijtë e saj detarë dhe tokësorë, një praktikë që ajo e mohon, duke thënë se roja e saj bregdetare vepron me respekt të plotë për jetën dhe të drejtat e njeriut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një foshnjë, mbyten ndërsa anijet përmbyten pranë ishujve grekë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dy vëllezër vriten me armë zjarri në Kamëz, arrestohet i dyshuari

    Dy vëllezër vriten me armë zjarri në Kamëz, arrestohet i dyshuari

    Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamëz.

    Sipas Policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasit N. M., rreth 40 vjeç, dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I.

    Gjatë konfliktit, N. M. dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit, duke vrarë S. I., rreth 30 vjeç, dhe duke plagosur dy vëllezërit e tij, N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç.

    Të plagosurit u transportuan në spital, ku 48-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raporton TCH.

    Policia bëri të ditur se i dyshuari, i cili është punonjës i Policisë Ushtarake, u kap dhe u arrestua pas veprimeve të shpejta policore.

    Gjatë veprimeve hetimore, u sekuestrua edhe pistoleta që dyshohet se u përdor në krim.

    Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Murati: Kodi i ri Civil do të kalojë herët a vonë, është nën llupën e BE-së (VIDEO)

    Murati: Kodi i ri Civil do të kalojë herët a vonë, është nën llupën e BE-së (VIDEO)

    Murati: Kodi i ri Civil do të kalojë herët a vonë, është nën llupën e BE-së (VIDEO)

    Avokati Kasem Murati ka deklaruar se Kodi i ri Civil në Kosovë do të miratohet herët a vonë, pavarësisht kundërshtimeve që mund të ketë ndaj tij.

    Murati, tha në emisionin “Kosova Today”, se miratimi i Kodit Civil lidhet me agjendën e Bashkimit Evropian për periudhën 2024-2027,

    “Unë mendoj se kjo do të kalojë herët a vonë. I pëlqen dikujt ose jo, kjo do të kalojë. Kalimi i Kodit Civil është nën llupën e Bashkimit Evropian për periudhën 2024-2027”, ka deklaruar mes tjerash Murati.

    Ndiqni diskutimin e plotë:

  • Sami Lushtaku merr pjesë në marshin sensibilizues për kancerin e gjirit

    Sami Lushtaku merr pjesë në marshin sensibilizues për kancerin e gjirit

    Sami Lushtaku merr pjesë në marshin sensibilizues për kancerin e gjirit

    Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, së bashku me bashkëpunëtorë, staf mjekësor, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë, ka marrë pjesë në një marsh sensibilizues, me qëllim të përcjelljes së mesazhit për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe diagnostikimit të hershëm.

    Përmes këtij aktiviteti, u përcoll mesazhi se kontrollet e rregullta mjekësore dhe ekzaminimet me kohë janë thelbësore në luftën kundër kancerit të gjirit dhe mund të shpëtojnë jetë, transmeton Klankosova.tv.

    Lushtaku theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke rikujtuar se ndërgjegjësimi, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm drejt shpresës dhe jetës.

    “Ekzaminohu me kohë, sepse jeta është e çmuar!”.

  • Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

    Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

    Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

    Gjatë takimit, FSK-ja tha se u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

    Jashari i uroi Vergorit sukses në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mika Adams MVP i javës së pestë

    Mika Adams MVP i javës së pestë

    Adams ishte ndër më meritorët në fitoren e Rahovecit 029 ndaj Pejës me rezultat 106:95, duke regjistruar 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, me indeks të përgjithshëm prej 35.

    Me këtë paraqitje, basketbollisti i Rahovecit 029 fitoi epitetin e MVP-së së javës së pestë të elitës së basketbollit të Kosovës.

    Përveç Adamsit, në pesëshen më të mirë të javës janë përzgjedhur edhe Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Davontrey Thomas i Golden Eagle Yllit, Vincent Golson i Sigal Prishtinës dhe Kenny Hasbrouck i Trepçës.

    Top 5 lojtarët e javës së pestë

    Mika Adams (Rahoveci 029): 31 pikë, 6 kërcime, 10 asistime – Indeksi 35.

    Kentrell Pullian (Vëllaznimi): 28 pikë, 7 kërcime, 7 asistime.

    Davontrey Thomas (Golden Eagle Ylli): 26 pikë, 6 kërcime, 3 asistime – Indeksi 33.

    Vincent Golson (Sigal Prishtina): 30 pikë, 1 kërcim, 6 asistime – Indeksi 29.

    Kenny Hasbrouck (Trepça): 15 pikë, 2 kërcime, 2 asistime – Indeksi 17.

    Burimi: RTKLive

  • Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)

    Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)

    Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)

    Gazetari Ardian Gaxherri ka komentuar protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të paorganizuara dhe pa një udhëheqje të qartë.

    Në “Kosova Today”,  Gaxherri tha se protestës i mungon një këshill organizativ dhe se, sipas tij, kryeministri Edi Rama po i lejon protestat të vazhdojnë pa ndërhyrë drejtpërdrejt.

    “Kjo protestë është pa kokë, është si pula pa kokë që kërcen sa andej-këndej. Kjo protestë është pa këshill organizativ dhe, po të donte Edi Rama, për një ditë do ta…protestën. Rama po tregohet i zgjuar, po i lë këta adoleshentë të dalin e t’i vjedhin dyqanet. Kjo protestë së shpejti do të shuhet, sepse është protestë pa kokë”, deklaroi Gaxherri.

  • PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

    PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

    “Dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi veprime të tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe nuk kanë vend në demokraci”, thuhet në deklaratën zyrtare të PE-së.

    Gjithashtu, Delegacioni i PE shpreh shqetësimin serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve. “U bëjmë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje. Gjithashtu, u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë rastet e përdorimit të tepruar të forcës”.

    “Theksojmë se e drejta për lirinë e tubimit paqësor dhe lirinë e shprehjes mbrohet si nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit, në këtë rast të rinjtë, kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, përfshirë edhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën zyrtare.

    “Bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe serioz ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të gjetur një zgjidhje konkrete për adresimin e çdo pakënaqësie të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kriteri kryesor dhe kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfundon deklarata e Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë.

    Burimi: RTKLive

  • Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren

    Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren

    Kuqezinjtë patën një epërsi të konsiderueshme, por në fund u detyruan të luftonin deri në minutat e fundit për ta ruajtur fitoren. Kjo paraqitje ka shqetësuar Rabiot, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij, pavarësisht tri pikëve të fituara.

    “E zhvilluam shumë mirë pjesën e parë, por më pas, çuditërisht, në të dytën e humbëm kontrollin e ndeshjes. Jam shumë i nervozuar, sepse nëse luajmë kështu në pjesën e dytë, atëherë nuk vlen asgjë paraqitja e mirë në të parën. Fatmirësisht fituam, por nuk e di nëse e merituam”, deklaroi mesfushori francez.

    Rabiot u ndal edhe te rënia e përqendrimit që Milani ka shfaqur në disa ndeshje, duke theksuar se problemi nuk lidhet me përgatitjen fizike, por me aspektin psikologjik dhe mentalitetin e skuadrës.

    “Problemi nuk është fizik, por psikologjik. Ishim në epërsi prej tre golash dhe më pas e ulëm vëmendjen dhe përqendrimin. Kur përballesh me një skuadër cilësore, rrezikon të barazohesh ose edhe të humbasësh”, u shpreh ai.

    Mesfushori theksoi se ekipi duhet të punojë më shumë në aspektin e mentalitetit, duke përfshirë edhe lojtarët që aktivizohen nga stoli.

    “E kam thënë edhe pas ndeshjes me Sassuolon se duhet të punojmë për mentalitetin. Edhe ata që hyjnë në fushë nga stoli duhet të japin më shumë dhe të përshtaten menjëherë me ritmin e ndeshjes. Futbolli është i tillë: nëse e humb përqendrimin, rrezikon ta humbësh ndeshjen”, theksoi Rabiot.

    Pavarësisht kritikave, francezi e pranoi rëndësinë e fitores ndaj Atalantës, por mesazhi i tij ishte i qartë: Milani duhet të përmirësojë qëndrueshmërinë gjatë gjithë ndeshjes, nëse dëshiron të arrijë objektivat e këtij sezoni.

    “Gjithsesi, janë tri pikë të rëndësishme”, përfundoi ai.

    Burimi: RTKLive

  • Ferizaj: Lëndohet 68 vjeçari, dyshohet se tentoi t’i vë flakën vetes

    Ferizaj: Lëndohet 68 vjeçari, dyshohet se tentoi t’i vë flakën vetes

    Ferizaj: Lëndohet 68 vjeçari, dyshohet se tentoi t’i vë flakën vetes

    Një person rreth 68 vjeç është lënduar pasi dyshohet se ka tentuar t’i vërë flakën vetes duke përdorur benzinë, në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj.

    Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Sipas tij, policia është njoftuar për rastin mbrëmë, rreth orës 20:10, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konstatuar se familjarët e personit kishin arritur ta shuanin zjarrin.

    “I lënduari është trajtuar fillimisht nga ekipet emergjente dhe më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë. Sipas informatave fillestare të policisë, gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, ka deklaruar Veseli për Klankosova.tv.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit dhe hetuesit, të cilët po merren me sqarimin e rrethanave të rastit”, shtoi ai.