Blog

  • Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

    Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe drejtues të Policisë së Shtetit, mbajti një konferencë për shtyp, ku foli për protestën në Tiranë, përplasjet e dhunshme dhe zhvillimet e fundit në kryeqytet.

    Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi organizatorët dhe personat që morën pjesë në akte dhune, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë edhe ndikime të huaja.

    “Këto protesta janë paralajmëruar se do të ndodhin në çdo vend të botës, por asnjë parti politike nuk ka dalë të mbështesë dhunuesit dhe të hyjnizojë hordhitë e një mase me kapuçë të zinj, pas të cilëve nuk ka studentë që duan një Shqipëri të mirë, por ka njerëz të pashkollë që nuk dinë as nga vijnë, as nga shkojnë. Këta adhurojnë molotovët dhe llastiqet që godasin policët dhe pastaj u turren dyqaneve që mbajnë familjet. Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog, një masë njerëzore vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë dhe përdoren nga Antifa, nga shërbimet e huaja dhe nga armiqtë e Shqipërisë.

    Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, nuk e do Shqipërinë në BE. Rusia nuk i do të gjitha këto dhe nuk është aspak rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve dhe të sufistëve, që më në fund po tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe po i kundërvihen rendit demokratik europian.
    Shqipëria është bërë pjesë e një sulmi të mirëkomanduar nga një forcë e verbër, e një organizate që është shpallur terroriste nga Donald Trump”, ka deklaruar Rama./Topchannel

     

    Burimi: Dukagjini

  • Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

    Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

    Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

    Ekonomisti Arton Muhaxhiri ka thënë se një pjesë e të rinjve në Kosovë nuk e shohin perspektivën e tyre ekonomike dhe familjare në vend, prandaj synojnë të largohen jashtë tij.

    Për emisionin “Ora 7”, Muhaxhiri ka theksuar se mungesa e perspektivës dhe kushtet e punës ndikojnë në vendimin e të rinjve për të mos kërkuar punë në Kosovë.

    “Ata nuk e shohin perspektivën e tyre as ekonomike, as familjare, as për ta zhvilluar jetën këtu, por e shohin jashtë vendit”, deklaroi Muhaxhiri.

    Sipas tij, të rinjtë kanë ambicie më të mëdha dhe shpesh nuk i përshtatin pritjet e tyre me kushtet që ofron tregu i punës në vend.

     

  • Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

    Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

    Rama për policët në protestë: 2,500 euro shpërblim për secilin të angazhuar

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se secili polic që është përballur me dhunën e protestës do t’i përfitojë nga 2500 euro.

    “Jo vetëm stresin, por keni nevojë të shpenzoni edhe për gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu, e njëjta shumë për të gjithë”, deklaroi Rama gjatë një diskutimi që pati me Policinë e Shtetit transmeton Klankosova.tv.

    Rama theksoi se me buxhetin e ri, duke filluar nga 1 janari, policët do të përfitojnë rritje të konsiderueshme të pagave.

    “Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi kryeministri shqiptar.

  • Raportohet zhdukja e një burri në Gjakovë, rasti nën hetime

    Raportohet zhdukja e një burri në Gjakovë, rasti nën hetime

    Raportohet zhdukja e një burri në Gjakovë, rasti nën hetime

    Në Gjakovë është raportuar largimi nga shtëpia i një personi mashkull, shtetas i Kosovës, vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet.

    Sipas Policisë, rasti është raportuar më 13 tetor 2026, ndërsa nuk bëhet e ditur se kur është larguar personi nga shtëpia.

    Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe ndodhet në procedurë hetimore.

  • Mungesa e fondeve e detyron Programin Botëror të Ushqimit të ulë ndihmën për Gazën

    Mungesa e fondeve e detyron Programin Botëror të Ushqimit të ulë ndihmën për Gazën

    Mungesa e fondeve e detyron Programin Botëror të Ushqimit të ulë ndihmën për Gazën

    Një nga furnizuesit kryesorë të ndihmës ushqimore në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP), thotë se po detyrohet të “zvogëlojë në mënyrë drastike ndihmën shpëtimtare” për territorin palestinez për shkak të mungesës së fondeve.

    Në përgjithësi, numri i njerëzve të ndihmuar nga agjencia e OKB-së do të bjerë me rreth një të tretën – nga 1.6 milion në 1.1 milion, shkruan BBC.

    Shkurtimet do të godasin shpenzimet me afrimin e dimrit dhe në një kohë kur shumë familje në Gaza ende po përpiqen të ushqehen, tranmseton Sinjali.

    Një efekt është se numri i vakteve të ngrohta që aktualisht ofrohen nga kuzhinat e komunitetit do të ulet nga 250,000 në 150,000 çdo ditë.

    Familjet që jetojnë në zona të vështira për t’u arritur, për shembull pranë të ashtuquajturës Vija e Verdhë, e cila përcakton zonën e kontrollit ushtarak të Izraelit, do të marrin një vakt çdo ditë të dytë në vend të çdo dite.

    Pothuajse e gjithë popullsia prej 2.1 milionë banorësh të Gazës mbetet e zhvendosur dhe dy të tretat mbështeten në ndihmën ushqimore për të mbijetuar.

    “Është një katastrofë! Çfarë do të bëjmë me këto racione të reduktuara? Si do t’i sigurojmë jetesën të vegjëlve?” tha Mervat al-Satari, një nënë palestineze e zhvendosur me pesë fëmijë në një kamp në zonën al-Mawasi të Khan Younis, pasi mori vesh lajmin e WFP-së. “Ndonjëherë presim këto vakte për të ngrënë.”

    “Kjo do të na prekë shumë. Ndihma ditore disi po plotësonte nevojat, por tani do të jetë çdo dy ditë”, tha Sawsan Bahloul, e cila është gjithashtu nga al-Mawasi dhe është nënë e tre fëmijëve. Ajo shtoi se porcionet e dhëna nga kuzhina e komunitetit – zakonisht makarona ose thjerrëza me patate dhe patëllxhanë të rastit – ishin tashmë shumë të vogla për të ushqyer familjen e saj.

    Drejtori i WFP-së për Palestinën, Shaun Hughes, është i qartë se shkurtimet po bëhen për shkak të financave dhe “jo sepse nevojat po ulen, ose sepse nuk kemi qasje – ne kemi”.

    Që nga korriku, ka pasur reduktime në transfertat e parave të gatshme të ofruara për rreth gjysmë milioni njerëz, që do të thotë se ata kanë më pak para për të blerë ushqim në tregjet lokale. Numri i banorëve të Gazës që marrin qese me miell dhe kuti racioni nga WFP tani do të bjerë nga 1.1 milion në 600,000 çdo muaj.

    Programi Botëror i Ushqimit (WFP) mori më pak se gjysmën e fondeve për operacionet e tij palestineze në vitin 2026, krahasuar me vitet e kaluara. Agjencia thotë se i duhen urgjentisht 450 milionë dollarë (338 milionë paund) për të mirëmbajtur operacionet “kritike” gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

    Pavarësisht një armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit që u arrit një vit më parë, kushtet humanitare në Gaza mbeten të tmerrshme.

    Nuk ka pasur rindërtim dhe ka pak rimëkëmbje, me Izraelin që kontrollon me rreptësi hyrjen e mallrave përmes kalimeve kufitare. Ndërsa tregjet ushqimore tani janë të mbushura mirë, pak prej tyre mund të përballojnë të blejnë prej tyre. Më shumë se 80% e njerëzve në Gaza janë të papunë, kështu që shumica e popullsisë mbështetet te ndihma.

    Familjet që aktualisht marrin ndihma ushqimore nga WFP u ankuan në BBC se këto ndihma ishin të pamjaftueshme dhe u jepnin pak larmi në dietat e tyre.

    “Mielli nuk është i mjaftueshëm dhe as kutitë me ushqim nuk janë të mjaftueshme”, tha Dalal al-Dahdouh, e cila jeton në rrënojat e shtëpisë së saj në Gaza City me familjen e saj prej tetë anëtarësh. Ajo ka frikë se shkurtimet e reja do të kenë “një ndikim të madh”.

    Nëna bën një kontrast midis situatës aktuale të dëshpëruar dhe jetës para luftës. “Në të kaluarën, falë Zotit, kishim shtëpinë tonë dhe një jetë të mrekullueshme. Kishim perime të freskëta, ambiente të përshtatshme sanitare dhe tokën tonë”, tha ajo. “Tani jetojmë tërësisht me ndihma, përfshirë kuponët e WFP-së.”

    Në Gaza nuk ka gaz për gatim sepse qeveria izraelite e konsideron atë një artikull “me përdorim të dyfishtë” që mund të përdoret nga Hamasi për qëllime ushtarake. Druri është i shtrenjtë, kështu që shumë familje i dërgojnë fëmijët e tyre në rrugë për të gjetur plastikë dhe karton për t’i djegur si lëndë djegëse për të bërë bukë ose për të ngrohur ushqimin.

    “Është ende një situatë humanitare shumë shqetësuese, njerëz që jetojnë në kushte brutale, shumica e njerëzve ende pa një shtëpi të përshtatshme, jetojnë në tenda, me qasje të dobët në ujë, kanalizime dhe kujdes shëndetësor”, tha Hughes i WFP për BBC-në. “Shkurtimet e ndihmës ushqimore do ta përkeqësojnë atë vështirësi me të cilën familjet po përballen prej tre vitesh.”

    Punonjësit humanitarë thonë se pavarësisht një përmirësimi modest në Gaza krahasuar me një vit më parë, pasiguria akute ushqimore dhe rreziku i rikthimit të urisë vazhdojnë të mbizotërojnë mbi territorin.

    Në korrik, Klasifikimi i Integruar i Fazave (IPC) – ekspertët më të shquar në botë për sigurinë ushqimore – raportuan se dy të tretat e popullsisë – 1.4 milion njerëz – “pritej të përballeshin me krizë ose nivele më të këqija të pasigurisë akute ushqimore në korrik-dhjetor 2026”.

    Për momentin, WFP thotë se mund të vazhdojë të mbështesë furrat e bukës që sigurojnë një të tretën e nevojave të Gazës për bukë dhe ofrojnë ndihmë ushqimore për rreth 300,000 gra dhe fëmijë. Gjithashtu, ajo u shpërndan ushqime të shëndetshme rreth 200,000 fëmijëve.

    Në Bregun Perëndimor të pushtuar, WFP-ja po vazhdon t’u japë ndihmë rreth 200,000 palestinezëve, pasi e ka përgjysmuar numrin e përfituesve në shtator.

    Agjencia thotë se pasiguria ushqimore po rritet në territor kryesisht për shkak të dhunës në rritje nga kolonët izraelitë dhe zhvendosjes palestineze.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mungesa e fondeve e detyron Programin Botëror të Ushqimit të ulë ndihmën për Gazën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 24 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku

    24 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku

    24 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 248 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka arrestuar 24 persona, sipas raportit të saj ditor.

    Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 13 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Sipas statistikave policore, 15 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 24 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona në pranga për gjueti të paligjshme në Korishë të Prizrenit

    Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se po zhvillonin gjueti të kundërligjshme.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan i vrarë.

    “Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Rasti është iniciuar për gjueti të kundërligjshme dhe mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

  • Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

    Komuna e Prishtinës po vazhdon programin e notit falas për fëmijët, i cili po realizohet për të tretin vit radhazi. Këtë vit janë përfshirë 50 fëmijë, mbi 30 për qind e tyre me aftësi të kufizuara.

    Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, tha se synimi i këtij programi është që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për përfshirje në aktivitete sportive.

    “Secili fëmijë i Prishtinës duhet të ndihet i barabartë, të trajtohet njësoj dhe të ketë drejtësi sociale”, tha Sahiti në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

    Ajo ka folur edhe për programet e tjera të komunës, përfshirë mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, lehonat përfituese të asistencës sociale, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të moshuarit pa përkujdesje familjare.

  • Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të mbyllet sot, vëmendja te derbi Ballkani-Prishtina

    Xhiroja e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll, përmbyllet sot me dy ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante.

    Në Suharekë, Ballkani e pret në konak Prishtinën.

    Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të Artmotion me fillim nga ora 14:00.

    Derisa një përballje mjaft e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës.

    Loja nis me fillim nga ora 18:00 me transmetim drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2.

    Prishtina hyn në këtë ndeshje nga pozita e dytë me 20 pikë, por ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje. Me një fitore eventuale, kryeqytetasit do të barazonin me pikë liderin Malisheva, që ka 23 pikë nga dhjetë ndeshje.

    Në anën tjetër, Ballkani renditet në pozitën e gjashtë me 13 pikë dhe kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes 1:0 nga Drita në xhiron e kaluar. Skuadra nga Suhareka ka nevojë për pikë për t’iu afruar ekipeve të kreut dhe për të mos lejuar që distanca me rivalët të thellohet.

    Prishtina vjen pas barazimit 1:1 me Malishevën, ndërsa në tri ndeshjet e fundit kampionale ka regjistruar një fitore dhe dy barazime. Përballja me Ballkanin paraqet një test të rëndësishëm për kryeqytetasit, të cilët synojnë ta vazhdojnë serinë pa humbje në kampionat.

    Ndeshja Ballkani–Prishtina është planifikuar të nisë në orën 14:00.

    Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e pret Drenicën në Klinë, në një përballje ku vendasit synojnë ta shfrytëzojnë terrenin e tyre për të vazhduar me rezultate pozitive.

    Dukagjini renditet në pozitën e pestë me 16 pikë, ndërsa Drenica është e shtata me dhjetë pikë para kësaj ndeshjeje. Fitorja do t’u ndihmonte të dyja skuadrave në objektivat e tyre për këtë edicion.

    Skuadra klinase vjen pas fitores 1:0 ndaj Vushtrrisë dhe synon ta shfrytëzojë këtë rezultat për të vazhduar ngjitjen në tabelë. Dukagjini ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e fundit, sidomos në aspektin defensiv.

    Drenica, në anën tjetër, kërkon reagim pas humbjes 3:0 nga Gjilani. Skuadra nga Skenderaj do të synojë të rikthehet te pikët për të mos humbur kontaktin me ekipet që e paraprijnë në renditje.

  • Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Incident në Pejë, një person në spital – tjetri në pranga

    Një person është therur me thikë mesditën e së dielës në Pejë.

    Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë, derisa viktima është dërguar në tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv