Blog

  • Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

    Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

    Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë, duke theksuar se zbulimi i hershëm rrit mundësitë për sukses të trajtimit dhe mbijetesë.

    Këto deklarata Vitia i bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për gratë.

    “Pas çdo diagnoze të kancerit të gjirit, është një grua, një familje, dhe një përditshmëri që ndryshon në momentin kur kuptohet. Për një grua që pret rezultatet e ekzaminimeve, rëndësi ka të marrë përgjigjen në kohë, të kuptojë çfarë e pret dhe të dijë se ka profesionistë që do t’i qëndrojnë pranë gjatë gjithë kësaj faze. Ju jeni ata që me dijen, kujdesin, përkushtimin e juaj ndërtoni edhe besimin, edhe sigurinë që i duhet një gruaje në këto momente të vështira. Më vjen mirë që gjatë tetorit rozë, gjatë çdo tetori, çdo vit më shumë, po intensifikohen shumë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me kancerin e gjirit, në mënyrë që përveç pjesës profesionale që përmendi profesor Rifati dhe profesor Albani, të jetë edhe pjesa e ndërgjegjësimit dhe jam i lumtur që nga viti 2024, falë punës e angazhimit të përbashkët të gjithë juve, pa përjashtim, shumica mbi gjysma e pacientëve me kancer të gjirit në Republikën e Kosovës, diagnostikohen në fazën e parë dhe të dytë, ku suksesi i terapisë dhe suksesi i mbijetesës është shumë më i madh. Bashkërisht, ne po angazhohemi që çdo grua, pavarësisht vendbanimit, apo gjendjes ekonomike, të ketë qasje në këto shërbime”, tha ai, raporton EO.

    Vitia bëri të ditur se Kosova ka për herë të parë planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028.

    Ai theksoi se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komuna ku kanë munguar këto pajisje.

    “Për herë të parë, Kosova e ka edhe planin e veprimit të skriningut për kancerin e gjirit 2026-2028, dhe mamografia tashmë një kohë po ofrohet falas në të gjitha institucionet tona shëndetësore publike. Këtë vit po shtohen edhe 8 mamografë të tjerë digjitalë në komunat ku kanë munguar, ndërsa përmes mamografit mobil po ofrojmë edhe shërbimin edhe për gratë në komunat ku nuk ka aparatura për momentin. Nga viti 2024, siç e thashë, falë këtij angazhimi e falë punës suaj, 53.4% e grave janë diagnostikuar në stadin e parë dhe të dytë. Paralelisht, bashkë me Klinikën e Onkologjisë dhe drejtorin Kurtishi, tash edhe kemi modernizuar edhe Klinikën e Onkologjisë, me dy akseleratorë të rinj dhe buxhetin për barna onkologjike nga 8 sa ka qenë në 22 milion euro”, tha Vitia.

    Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se gjatë vitit 2025, në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, janë realizuar 1 mijë e 847 mamografi, prej të cilave 463 vetëm gjatë muajit tetor.

    Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, rreth 150 prej tyre gjatë muajit tetor.

    “Kanceri i gjirit mbetet një sfidë e rëndësishme në shëndetin publik, përballja me këtë sëmundje kërkon bashkëpunim ndërdisiplinor, ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe efikasitet klinik të ndërprerë. Angazhimi i kryeqytetit, Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, e konsideron promovimin e shëndetit të gjirit të mbështetur në aktiviteteve për zbulimin e hershëm si pjesë të rëndësishme të përgjithësisë ndaj qytetarëve. Gjatë vitit 2025, në kuadër të aktiviteteve tona, punës, angazhimit dhe parandalimit të kësaj sëmundje, janë realizuar 1847 mamografi. Prej tyre, 463 vetëm gjatë muajit tetor. Derisa këtë vit, deri sot janë realizuar 700 mamografi, rreth 150 në muajin tetor, deri sot”, tha Gashi.

    Kurse, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Osman Zhuri, tha se simpoziumi synon të shërbejë si mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë.

    “Simpoziumin e tretë për kancerin e gjirit, të organizuar nga Kolegji i Panshqiptar i Kirurgëve. Dhe Kolegji i Kirurgëve të Kosovës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, Shoqatën e Gjirit dhe Shoqatën e Onkologëve të Kosovës. Në mesin e aktiviteteve që organizon Kolegji i Kirurgëve të Kosovës sivjet, kjo aktivitet ka një privilegj të veçantë pasi që është edhe pjesë e aktiviteteve të programit roz. Ky simpozium, na jep mundësi të ndajmë njohuri, përvoja dhe ide të reja, si dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë në shërbim të një komuniteti që ballafaqohet me probleme tejet serioze, të natyrës jetike, shëndetësore”, tha ai.

  • Krasniqi: Ka abuzim me çmimet në Kosovë, shteti duhet të ndërhyjë (VIDEO)

    Krasniqi: Ka abuzim me çmimet në Kosovë, shteti duhet të ndërhyjë (VIDEO)

    Krasniqi: Ka abuzim me çmimet në Kosovë, shteti duhet të ndërhyjë (VIDEO)

    Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur për çmimet e larta të produkteve në Kosovë, duke thënë se disa produkte janë më të shtrenjta në vend sesa në Gjermani.

    Në emisionin “Ora 7”, Krasniqi deklaroi se këtë dallim e ka dëgjuar shpesh nga qytetarët që jetojnë në diasporë, ndërsa ka vlerësuar se çmimet e larta mund të jenë rezultat i abuzimeve nga tregtarët.

    “…Prej naftës deri te produktet e tjera, kemi të bëjmë me abuzime prej tregtarëve dhe këtë abuzim duhet ta ndalë shteti”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.

    Ndiqni diskutimin e plotë:

  • 107-vjeçari zbulon “sekretin” e jetëgjatësisë: Kam jetuar me peshk dhe patate të skuqura

    107-vjeçari zbulon “sekretin” e jetëgjatësisë: Kam jetuar me peshk dhe patate të skuqura

    107-vjeçari zbulon “sekretin” e jetëgjatësisë: Kam jetuar me peshk dhe patate të skuqura

    Një burrë nga Uellsi, i cili raportohet të jetë më i moshuari në vend, ka festuar ditëlindjen e tij të 107-të, duke ia atribuar jetëgjatësinë një jete të thjeshtë dhe ushqimit që ka konsumuar ndër vite.

    Owen Filer, nga Cwmbran, thotë se nuk ekziston ndonjë sekret i veçantë për të jetuar gjatë, përveçse të jetosh shëndetshëm dhe të mos e teprosh me ushqimin.

    “Gjithmonë kam punuar. Nuk ka asnjë sekret, thjesht duhet të jetosh siç duhet. Nuk kam ngrënë kurrë më shumë seç duhet. Jam ushqyer me peshk dhe patate të skuqura”, ka thënë ai, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    I lindur në vitin 1919, Filer shërbeu në ushtrinë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka katër fëmijë, 10 nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa.

    Me rastin e ditëlindjes, veterani u nderua për shërbimin e tij ushtarak dhe festoi me familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.

    Pavarësisht moshës së tij, Filer vazhdon ta nisë ditën me përkushtim, duke u veshur me kujdes dhe duke ruajtur rutinën e përditshme.

    Miku i tij, Darren Foote, e përshkroi si një njeri të thjeshtë dhe të dashur, nga i cili të gjithë mund të mësojnë diçka për mënyrën se si duhet jetuar jeta./Klankosova.tv

  • Rama: Studentët që dhunojnë Policinë nuk do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti

    Rama: Studentët që dhunojnë Policinë nuk do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti

    Rama: Studentët që dhunojnë Policinë nuk do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar masa administrative dhe financiare ndaj studentëve që përfshihen në akte dhune gjatë protestave, si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga familjet e të miturve të përfshirë në këto ngjarje.

    Gjatë një konference me policinë, mëngjesin e së hënës, Rama deklaroi se familjet e të miturve mund të përballen me faturën financiare për dëmet e shkaktuara, ndërsa studentët që largohen nga shkolla për të sulmuar Policinë nuk do të kthehen në mësim pa pasoja administrative.

    Kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi gjithashtu se studentët që ushtrojnë akte dhune ndaj Policisë së Shtetit nuk do të përfitojnë bursa, arsim falas apo mbështetje financiare nga shteti.

    “Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti”, u shpreh Rama.

    Ai theksoi se studentët që, sipas tij, kanë hedhur gurë ndaj efektivëve të Policisë nuk do të marrin mbështetje financiare nga taksat e qytetarëve shqiptarë për të vijuar studimet universitare.

    Rama u ndal edhe te dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestave, duke deklaruar se riparimi i trotuareve, semaforëve, kamerave, tabelave dhe stolave, si dhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara, do të financohen nga taksat e qytetarëve.

    “Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë”, deklaroi kryeministri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama: Studentët që dhunojnë Policinë nuk do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zjarri i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Zjarri i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Zjarri i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Katër anëtarë të ushtrisë kanadeze kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një bazë në provincën e Albertës, pas zjarrit që shpërtheu në një zonë stërvitore me bar dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

    Zjarri shpërtheu rreth orës 16:00 sipas orës lokale (22:00 GMT) të shtunën në Bazën e Forcave Kanadeze Wainwright, një nga bazat më të ngarkuara të stërvitjes ushtarake në vend, dhe tani është vënë nën kontroll, shkruan BBC.

    “Kombi është në zi për ata anëtarë të guximshëm të forcave tona të armatosura që kemi humbur”, tha Carney.

    BBC ka konfirmuar se rreshteri Morgan Wong, oficeri Shaun Farrell, oficeri Aidan Goulding dhe oficeri Hayden Lykkemark kanë vdekur, transmeton Sinjali.

    Nga 39 personat e plagosur që po trajtohen në spital, të paktën 19 janë në gjendje kritike, tha kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, në një konferencë për shtyp të dielën në mbrëmje.

    Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit po qëndrojnë në vendngjarje për të kontrolluar çdo shpërthim të mundshëm, tha për BBC kryebashkiaku i Wainwright, Bruce Pugh.

    Anëtarët e këmbësorisë kishin kryer “stërvitje luftarake me intensitet të lartë me municione të gjalla” në një poligon qitjeje me granata dhe një poligon sulmi, ku 10 ushtarë ushtrojnë sulmin ndaj një armiku të simuluar, u tha gjeneralmajorit Wade Rutland gazetarëve në konferencën e shkurtër.

    “Kishte një mori municionesh që lëviznin nëpër zonën e stërvitjes Wainwright,” tha ai, duke përfshirë një hedhës granatash, granata, armë të vogla dhe municione.

    Një zjarr në bar u ndez rreth 1 km (0.6 milje) larg, me shkakun që është aktualisht nën hetim, dhe u zhvendos drejt poligonit të sulmit.

    “Ajo që do të thoja është se në atë kohë po zhvilloheshin aktivitete të shumta stërvitore në të gjithë zonën e stërvitjes”, tha ai. “Erërat e forta, të pazakonta, bënë që zjarri të përhapej me shpejtësi dhe të ndryshonte drejtim drejt zonës administrative të poligonit të luftimeve.”

    Të shtunën nga baza ishin dëgjuar të shtëna topash përpara se të ndaleshin papritur, tha kryebashkiaku Pugh për BBC-në, duke vënë në dukje se nuk është e pazakontë të dëgjosh të shtëna topash atje.

    Pastaj erdhi lajmi se shërbimet lokale të emergjencës ishin vendosur në një situatë “të gjithë në gatishmëri”.

    Carney tha se ekipet ushtarake dhe të emergjencës luftuan me flakët gjatë gjithë natës në “disa nga kushtet më të këqija të imagjinueshme”.

    Personat e plagosur ishin në poligonin e sulmit dhe përfshinin rezervistë dhe ushtarë nga Këmbësoria e Lehtë Kanadeze e Princeshës Patricia, thanë zyrtarët.

    Në një deklaratë herët të dielën, Forcat e Armatosura Kanadeze thanë se “ndërsa incidenti mbetet nën hetim, në këtë kohë, nuk ka indikacione se ishte rezultat i ndonjë aktiviteti terrorist”.

    Rutland tha në konferencën informative: “Ne nuk besojmë se ky [incident] është rezultat i ndonjë infrastrukture të naftës dhe gazit dhe as i ndonjë ndërhyrjeje të jashtme”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarri i madh në bazën ushtarake kanadeze, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mediat italiane shpërthejnë ndaj Juves: Skuadër pa yje dhe pa ide

    Mediat italiane shpërthejnë ndaj Juves: Skuadër pa yje dhe pa ide

    “Skuadër që duhet ndërtuar nga e para, pa yje dhe pa lojë. Juventusi, një thes bosh – Spalletti tashmë ka frikë nga kundërshtarët”, janë disa nga titujt që pasqyrojnë krizën e skuadrës bardhezi.

    Juventusi renditet aktualisht në vendin e tetë, ndërsa humbja ndaj Lazios ka shtuar pikëpyetjet për të ardhmen e trajnerit Luciano Spalletti.

    Sipas mediave italiane, skuadra nuk po arrin të prodhojë lojë bindëse, i mungojnë idetë dhe nuk ka futbollistë që bëjnë diferencën në momentet vendimtare.

    Kritikat nuk janë drejtuar vetëm ndaj lojtarëve dhe trajnerit, por edhe ndaj atyre që kanë ndërtuar ekipin. Juventusi ka grumbulluar disa futbollistë me tipare të ngjashme në krahë, si Francisco Conceicao, Kerim Alajbegovic, Edon Zhegrova dhe Nico Gonzalez, por sipas kritikëve, skuadrës i mungojnë një qendërsulmues i nivelit të lartë dhe një organizator i mirëfilltë i lojës.

    Humbja ndaj Lazios ka nxjerrë sërish në pah dobësitë e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa asnjë prej lojtarëve që u aktivizuan nuk ka shpëtuar nga kritikat. Mungesa e Kenan Yildizit nuk konsiderohet një arsyetim i mjaftueshëm për paraqitjen e dobët.

    Edhe Spalletti, i cili më parë vlerësohej për aftësinë për të gjetur zgjidhje taktike dhe për guximin në vendimmarrje, po përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha. Sipas mediave italiane, trajneri duket se ka humbur një pjesë të besimit në aftësinë e skuadrës për t’u përballur me kundërshtarët.

    Madje, në këtë pikë të kampionatit, Juventusi ka më pak pikë sesa në periudhën përkatëse nën drejtimin e Thiago Mottës, i cili kishte grumbulluar 13 pikë, dy më shumë se skuadra aktuale.

    Pas ndeshjes me Lazion, vetë Spalletti la të kuptohet se nuk është më plotësisht i bindur për mbështetjen e lojtarëve.

    “Deri dje thosha ‘po’, por tani nuk e di”, u shpreh trajneri kur u pyet nëse skuadra ishte ende në anën e tij.

    Kjo deklaratë ka shtuar shqetësimet rreth gjendjes së Juventusit, i cili duhet të reagojë sa më shpejt për të shmangur një krizë edhe më të thellë.

    Burimi: RTKLive

  • Deklarata e Çupit për protestuesit në Shqipëri: Ka nga Italia e Rusia (VIDEO)

    Deklarata e Çupit për protestuesit në Shqipëri: Ka nga Italia e Rusia (VIDEO)

    Deklarata e Çupit për protestuesit në Shqipëri: Ka nga Italia e Rusia (VIDEO)

    Protesta në Shqipëri ka marrë vëmendjen gjithandej edhe nëpër botë.

    Zhvillimet atje u diskutuan edhe në Programin e Mëngjesit “Ora 7”.

    Analisti politik, Frrok Çupi, deklaroi në Klan Kosova se disa protestues kanë ardhur nga jashtë.

    “Kemi filluar të kuptojmë që dje kur janë kapur ata që janë me maska dhe janë të panjohur dhe kur janë pyetur, kur janë intervistuar…. po pikërisht disa prej tyre janë zbuluar ata që janë kapur, disa janë të huaj, sigurisht vijnë nga jashtë për të marrë pjesë në dhunën kundër vendit, kundër qytetit”, deklaroi Çupi.

    “Janë të huaj, nacionalitete të huaja. Tani ata janë nëpër Komisariate, janë nëpër burgje. ka nga Italia, ka nga Rusia… nuk i mbajtja mend të gjitha nacionalitetet se isha i pavëmendshëm për këtë gjë. Ne tani kemi të bëjmë me një agresion kundër Shqipërisë”, theksoi ai në Klan Kosova.

  • Ylber Bardhi humb motrën, aktori prek me dedikimin emocionues

    Ylber Bardhi humb motrën, aktori prek me dedikimin emocionues

    Ylber Bardhi humb motrën, aktori prek me dedikimin emocionues

    Aktori i njohur Ylber Bardhi po përballet me një humbje të rëndë familjare. Ai ka njoftuar për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Besës, përmes një dedikimi emocionues të publikuar në rrjetet sociale.

    Me fjalë të mbushura me dhimbje, Bardhi ka shprehur mallin dhe dashurinë për motrën e tij, duke e përshkruar humbjen si një pjesë të shpirtit që është shuar bashkë me të.

    “BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty”, ka shkruar aktori në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten të përjetshme, duke e mbyllur dedikimin me fjalë që prekin zemrat: “Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua”.

  • 99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

    Një grua 99-vjeçare ka hyrë në histori duke u bërë personi më i moshuar në botë që realizon një fluturim e lidhur mbi krahun e një avioni të vogël.

    Helga Duffy, e cila së shpejti mbush 100 vjeç, e përjetoi këtë aventurë të veçantë në aeroportin RFC Rendcomb, në Cirencester të Gloucestershire, në Angli.

    Ideja për ta provuar këtë sfidë i lindi pasi pa në lajme rekordin e mëparshëm, të vendosur nga 97-vjeçarja Betty Bromage. E nxitur edhe nga stafi i shtëpisë së kujdesit në Devizes, Wiltshire, Helga vendosi të mos e linte këtë mundësi t’i ikte, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo e theu rekordin vetëm tre muaj pasi ishte vendosur rekordi i mëparshëm. Në përfundim të aventurës, përfaqësuesit e Guinness World Records i dorëzuan një certifikatë në aeroport.

    Përveç rekordit, Helga arriti të mbledhë më shumë se 1,600 paund për organizatën bamirëse Wiltshire and Bath Air Ambulance, e cila ofron shërbime të emergjencës mjekësore ajrore.

    Ajo tha se përvoja nuk ishte aspak e frikshme, por një ndjesi krejtësisht e ndryshme nga çdo gjë që kishte provuar më parë.

    “ Mendova se kjo ishte mundësia ime e fundit për të bërë diçka ndryshe. Njëra nga përgjegjëset e turnit të natës ma sugjeroi këtë aventurë. Nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë”, rrëfeu Helga.

    Përpjekja e saj e parë ishte anuluar disa javë më parë për shkak të problemeve teknike me avionin, por kjo nuk e ndali nga realizimi i ëndrrës.

    “Ndjesia ishte krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kisha përjetuar më parë. I thashë vetes: ‘Hajde, vazhdo tani!’”, tregoi ajo.

    Në prag të 100-vjetorit të lindjes, Helga dëshmoi se mosha nuk është domosdoshmërisht pengesë për të provuar përvoja të reja dhe për të sfiduar kufijtë personalë.

  • A pritet dimër i vështirë për shkak të rritjes së çmimeve? Flet gazetarja (VIDEO)

    A pritet dimër i vështirë për shkak të rritjes së çmimeve? Flet gazetarja (VIDEO)

    A pritet dimër i vështirë për shkak të rritjes së çmimeve? Flet gazetarja (VIDEO)

    Gazetarja Diellëza Berisha ka deklaruar se debatet e shoqërisë civile nuk kanë pasur ndikimin e pritur te institucionet për të ndalur shtrenjtimin e vazhdueshëm të çmimeve në Kosovë.

    Në emisionin “Ora 7”, ajo ka theksuar se qytetarët e prekur nga rritja e çmimeve duhet të organizohen dhe të reagojnë përmes protestave.

    “Ndoshta mënyra më e mirë është që gjithë këta konsumatorë, të gjithë këta qytetarë që janë të prekur, të çohen në këmbë dhe të protestojnë lidhur me këto shtrenjtime të çmimeve që janë bërë për pesë vjet e më shumë dhe që po vazhdojnë të rriten në vazhdimësi”, u shpreh Berisha.

    Ajo ka paralajmëruar se me afrimin e sezonit të dimrit, qytetarët mund ta ndiejnë edhe më shumë barrën ekonomike, veçanërisht për shkak të shpenzimeve për energji elektrike.

    Ndiqni diskutimin e plotë: