Blog

  • Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

    Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

    Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ndërsa në Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestave.

    Në Lezhë, një grup gjimnazistësh kanë braktisur mësimin që në orët e para të së hënës dhe kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së nxënësve në protesta, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin të rinjtë të dëmtojnë institucionet arsimore.

    Gjatë një deklarate për mediat, Rama u ndal te ngjarjet në Lezhë, ku pretendoi se një mësuese kishte nxitur nxënësit të thyenin xhamat e shkollës.

    “ Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, deklaroi kryeministri.

    Rama vuri në pikëpyetje edhe qëllimin e protestave, duke ngritur pyetjen se si mund të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe europiane nxitja e dhunës ndaj institucioneve.

    Protestat vijojnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve dhe reagimet e qeverisë po e zhvendosin vëmendjen edhe te roli i shkollave dhe i mësuesve në zhvillimet e fundit.

    Burimi: RTKLive

  • Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

    Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ajo që ndodhi më 16 shtator përbën krim ndaj drejtësisë dhe historisë, duke thënë se do të punohet që kjo të përmirësohet përmes procesit të apelit.

    “Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, tha Çitaku.

    E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj shkurt.

    “Nuk e di”, tha ajo.

    Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar përgjegjës për krime lufte.

    Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

    Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

    Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

    Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa orë më parë një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ku dënoi aktet e dhunës të ushtruara nga protestuesit ndaj forcave të rendit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të policisë, si dhe një mbështetje financiare prej 2 500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.

    Sakaq, Rama theksoi se mbetet i hapur për dialog me të rinjtë, por jo me ata që bëhen pjesë e dhunës.

    Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se situata ka kaluar vijën e kuqe, duke theksuar se protestuesit që janë përfshirë në akte dhune nuk janë studentë dhe se kjo nuk është më një protestë studentore./Euronewsal

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën e përdorur nga protestuesit dhe policia, si dhe djegien e institucioneve në Shqipëri.

    Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre, duke gjetur një gjuhë mirëkuptimi përmes dialogut.

    “Është e drejtë e secilit për të protestuar, ngase, sikurse në Kosovë, edhe në çdo vend demokratik, popullata ka të drejtë të reagojë për çdo çështje. E shoh në Perëndim, për shembull, kur rritet çmimi i energjisë elektrike, popullata reagon, sepse e konsideron të padrejtë. Është e drejtë, mirëpo ajo që nuk më pëlqen është dhuna që po zhvillohet, si nga protestuesit, ashtu edhe nga policia. Edhe djegiet që po bëhen atje, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria; të ulen, të diskutojnë, të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi dhe të diskutojnë, e jo të shkatërrohet Shqipëria. Njësoj sikurse në protestat që janë zhvilluar në Kosovë, po t’i kishim sulmuar institucionet tona dhe po t’i kishim djegur ato, për mua kjo do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja e AAK-së ka thënë se nuk do të dëshironte që Kosova apo Shqipëria të përballeshin me shkatërrimin e institucioneve, duke theksuar se ndërtimi i Kosovës ka kërkuar shumë mund dhe përgjegjësi.

    “Unë thashë, është e drejtë, është e drejtë qytetare për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për përdorimin e dhunës, as për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve. Në asnjë rrethanë, çfarëdo që të ishte situata, nuk do të kisha dashur që Kosova të digjej dhe të shkatërrohej, sepse e dimë me sa mund dhe me sa përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe nuk do të kisha dashur ta shihja Shqipërinë me institucione të djegura e të përfshira nga zjarri. Duhet ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat konkrete që kanë qytetarët dhe protestuesit, e jo të shkatërrohet gjithçka. Domethënë, është tmerr”, ka thënë Kadrijaj.

    E pyetur për protestën kundër kryeministrit Albin Kurti, Kadrijaj ka thënë se nuk ka informata të mjaftueshme për këtë çështje.

    Burimi: Dukagjini

  • "Kosova po pret", Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    “Kosova po pret”, Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    "Kosova po pret", Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

    Deptutetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për media para nisjes së mbledhjes së Komsionit për Integrime Evropiane.

    Çitaku u paraqit me bluzën me mbishkrimin “Kosova po pret”.

    Ajo deklaroi se ajo se çka ndodhi më 16 shtator në Hagë, është krim ndaj drejtësisë.

    “Pikërisht ky që shkruan “Kosova po pret”. Dhe ne presim që në Apel, të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë.”, tha Çitaku.

  • “Më dhemb shpirti për Shqipërinë”, Kadrijaj: Ta gjejnë rrugën e dialogut

    “Më dhemb shpirti për Shqipërinë”, Kadrijaj: Ta gjejnë rrugën e dialogut

    “Më dhemb shpirti për Shqipërinë”, Kadrijaj: Ta gjejnë rrugën e dialogut

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur lidhur me protestat që po mbahen prej disa ditësh në Shqipëri.

    Ajo tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, pasi kjo është pjesë e demokracisë, por theksoi se nuk e mbështet përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e institucioneve.

    “Unë thashë, është e drejtë e qytetarëve për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për t’u përdorur dhuna dhe për t’u djegur institucionet e për t’u shkatërruar institucionet. Unë, në asnjë formë, në çfarëdo situate, s’kisha pasur dëshirë ta shihja Kosovën duke u djegur dhe duke u shkatërruar, sepse e dimë me çfarë mundi dhe përgjegjësie është krijuar Kosova, është ndërtuar Kosova. Dhe njëjtë më djeg shpirti për Shqipërinë, nuk kisha dashur t’i shihja institucionet duke u djegur. Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë”, tha Kadrijaj para mediave./Klankosova.tv

  • Kërcënim me bombë detyroi aeroplanin austriak të Tel Aviv-Vjenë të ulet në Bullgari

    Kërcënim me bombë detyroi aeroplanin austriak të Tel Aviv-Vjenë të ulet në Bullgari

    Kërcënim me bombë detyroi aeroplanin austriak të Tel Aviv-Vjenë të ulet në Bullgari

    Një kërcënim me bombë detyroi një aeroplan të Austrian Airlines me 57 persona nga Tel Avivi për në Vjenë të devijonte në kryeqytetin bullgar, Sofje, të dielën vonë, megjithëse një kërkim nuk gjeti rrezik, thanë linja ajrore dhe agjencia e lajmeve BTA e Bullgarisë.

    “Ne konfirmojmë se pati një kërcënim kundër fluturimit OS82 më 18 tetor 2026, nga Tel Avivi në Vjenë (TLV në VIE), gjë që e bëri të domosdoshme që fluturimi të bënte një ulje të ndërmjetme në Sofje (SOF)”, tha linja ajrore në një deklaratë të hënën, shkruan Reuters.

    “Gjatë kontrollit të avionit të prekur, pasagjerëve dhe ekuipazhit, nuk u identifikua asnjë rrezik”, tha ajo, duke shtuar se fluturimi vazhdoi nga Sofja në Vjenë me të gjithë pasagjerët pas rihyrjes në bord, transmeton Sinjali.

    BTA tha se ekuipazhi i fluturimit raportoi se kishte marrë një kërcënim për bombë kur avioni po i afrohej kufirit rumun dhe Forcat Ajrore Bullgare ngritën në ajër avionët luftarakë MiG-29.

    Grupi Lufthansa (LHAG.DE), hap një skedë të re , e cila zotëron Austrian Airlines, Aeroportin e Vjenës dhe ministrinë e brendshme austriake nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

    Ministrat e brendshëm austriakë dhe bullgarë do të mbanin një konferencë për shtyp të planifikuar më parë në Vjenë më vonë të hënën në orën 11:00 (09:00 GMT).

    Incidenti ndodhi më pak se tre javë pasi një bashkëpilot i një avioni të FlyDubai me destinacion Izraelin dyshohet se sulmoi kapitenin me një sëpatë në një përpjekje për të rrëzuar aeroplanin.

    Prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe tha javën e kaluar se një bashkëpilot i Flydubai nga Omani kishte ndërmend të rrëmbente fluturimin Dubai-Tel Aviv të 30 shtatorit dhe ta përplaste atë në një terminal në Aeroportin Ben Gurion të Izraelit në një sulm vetëvrasës, përpara se të pengohej nga kapiteni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kërcënim me bombë detyroi aeroplanin austriak të Tel Aviv-Vjenë të ulet në Bullgari appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!

    Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!

    Për të gjithë ata që duan të udhëheqin, të ndikojnë dhe të bëjnë ndryshim real në vendimmarrje, Universum International College hap dyert për programin Master në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare.

    Ky master është ndërtuar për ata që synojnë më shumë – më shumë ndikim, më shumë dije, më shumë mundësi.

     Qëllon për profesionistë në:

    • Administratë publike
    • Agjencitë e sigurisë dhe policisë
    • Institucione ndërkombëtare dhe OJQ
    • Media, diplomaci dhe politikë
     Po ashtu është ideal për studentët që kanë përfunduar studimet në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, apo fusha të afërta – dhe duan të specializohen në menaxhimin modern të qeverisjes dhe sigurisë.  

     Pse të zgjedhësh këtë Master në UNI?

    • Diplomë që njihet dhe vlerësohet në institucione publike dhe private
    • Mundësi studimi online, për të vazhduar punën pa ndërprerje
    • 40% e lëndëve ligjërohen nga profesorë të Arizona State University, partneri ynë strategjik nga SHBA
    • Lidhu me rrjete ndërkombëtare dhe përfito nga bursat Erasmus+ për mobilitet në Evropë

     Regjistrimet kanë filluar!

    Apliko tani dhe ndërto një karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë!

    Burimi: Dukagjini

  • Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

    Komisioni për Integrim Evropian miraton Planin e Punës për sesionin vjeshtor

    Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar me shumicë votash Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, duke paraparë shqyrtimin e projektligjeve në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe takime me përfaqësues të institucioneve vendore e evropiane.

    Kryetarja e Komisionit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se do të sigurohen që projektligjet që kalojnë në këtë komision të jenë në harmoni me legjislacionin e BE-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Qeverinë dhe Bashkimin Evropian.

    “Do të shqyrtojmë me kujdes të gjitha projektligjet që vijnë në komisionin tonë, duke u siguruar që ligjet që i kalojmë janë në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky është funksioni jonë primar, dhe për këtë kisha bërë thirrje që ne të jemi jashtëzakonisht të angazhuar dhe të përkujdesemi që secili ligj që kalon në këtë komision të jetë në harmoni me Bashkimin Evropian. Dhe këtë do ta bëjmë edhe me kontakte edhe me qeverinë, edhe me Bashkimin Evropian, ekspertizë të ndryshme të cilën si komision do ta sigurojmë përpara se ne të votojmë nëpër kalimin e projektligjeve. Kemi caktuar edhe një takim gjatë muajit tetor, edhe me kryenegociatorin për integrim evropian. Do ta thërrasim këtu dhe do të bisedojmë bashkë për proceset që janë duke u shtyrë përpara, sikurse edhe për takimet e fundit që ka zhvilluar në Bruksel. Për muajin tetor kemi planifikuar takime edhe me zyrtar të BE-së”, tha ajo.

    Gjatë diskutimit për planin, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, propozoi që në kuadër të aktiviteteve për muajt tetor dhe nëntor të përfshihet edhe perspektiva e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, si dhe të organizohen takime me komisionet përkatëse parlamentare në Prishtinë.

    “Na duhet një shyqrtim më i përgjithshëm me shoqërin civile. Mirëpo mendoj që në kuadër të planit tonë, që është tetor dhe nëntor, do të ishte mirë ta kemi pak edhe perspektivën nga Mali i Zi dhe Shqipëria, sepse këto vende të cilat janë duke lëvizur drejt integrimit të Bashkimit Europian dhe me komisionet përkatëse të kemi takim pune në Prishtinë, mendoj unë, është shumë e rëndësishme t’i ftojmë ata të vijnë në Prishtinë dhe të kemi mundësi një shkëmbimi të komisioneve parlamentare mbi rolin që këto dy komisione respektive kanë”, tha Gashi.

    Ndërkaq, anëtarja e PDK-së në këtë komision, Vlora Çitaku, propozoi që rekomandimet dhe propozimet e anëtarëve të dorëzohen me shkrim, në mënyrë që diskutimi të jetë më efikas./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton projektligjin për ndryshimet në Buxhetin 2026

    Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton projektligjin për ndryshimet në Buxhetin 2026

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur.

    Sipas rendit të ditës, komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.

    Burimi: Dukagjini