Blog

  • Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën e përdorur nga protestuesit dhe policia, si dhe djegien e institucioneve në Shqipëri.

    Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre, duke gjetur një gjuhë mirëkuptimi përmes dialogut.

    “Është e drejtë e secilit për të protestuar, ngase, sikurse në Kosovë, edhe në çdo vend demokratik, popullata ka të drejtë të reagojë për çdo çështje. E shoh në Perëndim, për shembull, kur rritet çmimi i energjisë elektrike, popullata reagon, sepse e konsideron të padrejtë. Është e drejtë, mirëpo ajo që nuk më pëlqen është dhuna që po zhvillohet, si nga protestuesit, ashtu edhe nga policia. Edhe djegiet që po bëhen atje, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria; të ulen, të diskutojnë, të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi dhe të diskutojnë, e jo të shkatërrohet Shqipëria. Njësoj sikurse në protestat që janë zhvilluar në Kosovë, po t’i kishim sulmuar institucionet tona dhe po t’i kishim djegur ato, për mua kjo do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja e AAK-së ka thënë se nuk do të dëshironte që Kosova apo Shqipëria të përballeshin me shkatërrimin e institucioneve, duke theksuar se ndërtimi i Kosovës ka kërkuar shumë mund dhe përgjegjësi.

    “Unë thashë, është e drejtë, është e drejtë qytetare për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për përdorimin e dhunës, as për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve. Në asnjë rrethanë, çfarëdo që të ishte situata, nuk do të kisha dashur që Kosova të digjej dhe të shkatërrohej, sepse e dimë me sa mund dhe me sa përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe nuk do të kisha dashur ta shihja Shqipërinë me institucione të djegura e të përfshira nga zjarri. Duhet ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat konkrete që kanë qytetarët dhe protestuesit, e jo të shkatërrohet gjithçka. Domethënë, është tmerr”, ka thënë Kadrijaj.

    E pyetur për protestën kundër kryeministrit Albin Kurti, Kadrijaj ka thënë se nuk ka informata të mjaftueshme për këtë çështje.

    “Nuk kam informata se kush e ka thirrur. Në momentin që siguroj informata të mjaftueshme, atëherë mund t’ju përgjigjem. Për këtë nuk kam informata”, është shprehur ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

    Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

    Në njoftimin për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se strukturat e specializuara po vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

    “Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

    Autoritetet nënvizojnë se mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur kërcënime të ngjashme janë përcjellë përmes adresave elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

    “Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit”, sqaron Policia.

    Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende origjinën përfundimtare të mesazhit dhe as identitetin e personave që qëndrojnë pas dërgimit të tij. Verifikimi i adresës elektronike nga e cila është përcjellë kërcënimi mbetet një prej elementeve të hetimit, ndërsa burimi i mesazhit dhe autenticiteti i tij janë ende objekt verifikimi.

    “Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

    Hetimet po zhvillohen nga strukturat e specializuara të hetimit kibernetik dhe antiterrorit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

    Deri në përfundimin e verifikimeve, mbetet e paqartë nëse kërcënimi ka pasur një autor të identifikueshëm dhe nëse mesazhi përbën një kërcënim real apo një alarm të rremë.

    Burimi: RTKLive

  • Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

    Jashari pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim mirëseardhës Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.

    Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari i uroi Gjeneral Vergorit suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.

    Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimin institucional dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.

    Burimi: Dukagjini

  • Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor më 19 tetor, për shkak të vizitës së Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj vizite do të ndërmerren masa të sigurisë, ndërsa do të bëhet edhe rregullimi i trafikut përgjatë itinerarit të lëvizjes së eskortës presidenciale.

    Eskorta pritet të lëvizë nga pika kufitare Kullë në drejtim të Pejës, ku do të zhvillohen aktivitete në kuadër të agjendës zyrtare të vizitës.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative,” thuhet në njoftimin e Policisë

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë realizimit të masave të parapara për vizitën zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vizita e Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut në rajonin e Pejës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot për vizitë zyrtare në Kosovë

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot për vizitë zyrtare në Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 tetor 2026 do të ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në vend.

    Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare në Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore. Ndërprerjet pritet të jenë të shkurtra dhe, sipas nevojës, trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë zhvillimit të kësaj vizite.

    Jakov Millatoviq është president i Malit të Zi që nga viti 2023. Vizita e tij në Kosovë zhvillohet në kuadër të kontakteve zyrtare ndërmjet dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • LEX | Këmbimi i pronës dhe 60 mijë euro të padeklaruara – Faruk Mujka mohon fajësinë, edhe Hysen Muzliukaj deklarohet i pafajshëm

    Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj janë deklaruar sërish të pafajshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me këmbimin e pronës së ish-Bankosit në Mitrovicë.

    Mujka, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, lidhur me 60 mijë e 50 euro që i ishin gjetur dhe sekuestruar në shtëpi.

    Pas deklarimit rreth fajësisë, seanca e së hënës ka vazhduar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

    Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale më 9 shtator 2025 i ngarkon Mujkën, në cilësinë e atëhershme të nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukajn, si drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, se kishin tejkaluar kompetencat për t’u siguruar përfitim pasuror personave të tretë, në dëm të pronës publike.

    Sipas akuzës, një pjesë prej 139 metrash katrorë e pronës së ish-Bankosit ishte paraqitur si pronë komunale për t’u këmbyer me një parcelë private prej 102 metrash katrorë në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

    Prokuroria pretendon se të akuzuarit e dinin që prona nuk i përkiste Komunës dhe se për të ekzistonte një proces gjyqësor i iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka”. Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar AKP-së është llogaritur në 125 mijë e 100 euro.

    Ndërkaq, pika tjetër e aktakuzës ndaj Mujkës lidhet me paratë e gatshme të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Mitrovicë, më 15 korrik 2023.

    Sipas Prokurorisë, shumën prej 60 mijë e 50 eurosh ai nuk e kishte përfshirë në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin paraprak, megjithëse kishte detyrim ta deklaronte.

    Të dy të akuzuarit e kishin mohuar fajësinë edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 tetor 2025.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Këmbimi i pronës dhe 60 mijë euro të padeklaruara – Faruk Mujka mohon fajësinë, edhe Hysen Muzliukaj deklarohet i pafajshëm appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

    Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

    Nuñez ia ofroi dorëheqjen presidentit pas kritikave për reagimin e autoriteteve ndaj protestave të 17 tetorit, të cilat u shoqëruan me përleshje, vandalizëm dhe plaçkitje.

    “Unë jam ministri i Brendshëm dhe jam përgjegjës për gjithçka që ndodh në terren”, deklaroi Nuñez në një intervistë për radion France Inter, duke shpjeguar arsyet e vendimit të tij.

    Ai pranoi se në disa qytete policia kishte humbur kontrollin e situatës dhe se kishte pasur mangësi në parashikimin e përmasave të protestave dhe në vendosjen e forcave të sigurisë.

    Sipas njoftimit të Pallatit Élysée, Macron e refuzoi dorëheqjen për të garantuar vazhdimësinë e komandimit të forcave të rendit në situatën aktuale.

    Presidenti i kërkoi ministrit të propozojë sa më shpejt masa të reja për të ndalur dhunën dhe plaçkitjet, si dhe të sigurojë transparencë lidhur me dështimet në parashikimin dhe mbledhjen e informacioneve që paraprinë trazirat.

    Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu pritet të drejtojë një mbledhje ndërministrore për menaxhimin e krizës.

    Protestat u zhvilluan kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike. Sipas autoriteteve franceze, rreth 2 400 persona u arrestuan në lidhje me ngjarjet.

    Burimi: RTKLive

  • Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë

    Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë

    Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë

    Selena Gomez ka folur hapur për varësinë e saj nga nikotina, duke zbuluar se përdorimi i cigareve elektronike ia ka ndryshuar përgjithmonë zërin.

    “Nuk do të jem në gjendje ta ndryshoj zërin tim. Kam përdorur shumë nikotinë dhe, që të gjithë ta dinë, kjo është disi… e përdorur”, tha 34-vjeçarja Gomez në një video të sinqertë në Instagram Story të dielën, më 18 tetor , duke përdorur një kohë të shkuar plot shpresë për të përshkruar zakonin e saj, shkruan US Weekly.

    “Nikotina është shumë e vështirë për t’u lënë dhe mendoj se doja vetëm të thoja, nëse po e përjeton ose edhe nëse po përpiqesh të përdorësh cigare elektronike, thjesht nuk ia vlen”.

    Ylli i “The Only Murders in the Building” , e cila është fotografuar disa herë me një cigare elektronike në dorë gjatë viteve, vazhdoi: “Është kaq budallallëk dhe ka ndryshuar zërin tim, kështu që nëse juve nuk ju pëlqen të dëgjoni zërin tim, kjo është plotësisht e kuptueshme. Nuk më shqetëson, thjesht mos dëgjoni. Por jam shumë e emocionuar, sepse ndalova dhe shpresoj vetëm të mund ta vazhdoj. Është shumë e vështirë, por e di që nëse po kalon diçka, mund ta kalosh edhe atë. Është e tmerrshme.”

    Gomez ka kohë që përdor cigare elektronike, duke zbuluar aparatin në dorë ndërsa përgatitej të martohej me bashkëshortin e saj Benny Blanco dhe gjithashtu duke mbajtur stilolapsin ndërsa përgatitej për një dalje me Taylor Swift ( Life of a Showgirl) vitin e kaluar. Në gusht të vitit 2018, ajo u fotografua duke mbajtur një cigare elektronike ndërsa ecte në Romë, Itali, transmeton Sinjali.

    Adresa e saj publike vjen pas muajsh diskutimesh mbi ndryshimet delikate në zërin e saj gjatë viteve, dhe nuk është hera e parë që ajo adreson shqetësimet e ndara në internet. Në dhjetor 2025, aktorja pranoi gjatë një sesioni live në Instagram se fansat kishin raportuar ndryshime të dukshme vokale.

    “Nuk ka asnjë justifikim, nuk më intereson shumë”, tha ajo gjatë transmetimi së saj të drejtpërdrejtë në Instagram më 16 dhjetor. “Mendoj se poenta ime është se ndonjëherë ndodhin gjëra. Bëhem e çuditshme [ose] fyti më fryhet nga brenda ndonjëherë. Kaq është gjithçka”.

    Ajo shtoi në atë kohë se e mirëpriste një bisedë kaq të sinqertë. “Jam e lumtur që jeni të sinqertë me mua në emisionin “Live”. Megjithatë, e vlerësoj vërtet”, tha ajo.

    Kohët e fundit, Gomez foli hapur edhe për mënyrën se si, ndërsa plaket, tiparet fizike janë të destinuara të ndryshojnë. Gjatë një interviste me People më 16 shtator, ajo tha se plakja nuk e frikëson.

    “Nuk mendoj se është diçka e keqe”, shpjegoi ajo. “Të plakesh ka qenë shumë argëtuese. Nuk kam aspak frikë. Më pëlqen të plakem. Gjërat do të ndryshojnë dhe gjërat do të përkeqësohen, por ti je gjallë. Mendoj se mosha është thjesht një numër në shumë mënyra.”

    Pasi rrëfimi i Gomez për nikotinën u publikua, ajo e pasoi klipin me një selfie të lezetshme para pasqyrës, ndërsa mbante veshur një palë syze në formë breshke, duke treguar se gjërat po shkonin si zakonisht. Historitë e tjera në Instagram që pasuan përfshinin një selfie me fytyrë të freskët në natyrë që tregonte lëkurën e saj të shkëlqyeshme, si dhe video nga fansat që lëvdonin markën e saj të bukurisë, Rare Beauty.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Selena Gomez kundër nikotinës, zbulon se zëri i saj është ndryshuar përgjithmonë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë

    Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 19 tetor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut.

    Sipas njoftimit të Policisë, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë.

    Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare në rajonin e Pejës, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.

    Ndërprerjet pritet të jenë në intervale të shkurtra kohore, ndërsa, sipas nevojës, trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj vizite.

    Burimi: Dukagjini

  • Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

    Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

    Muriqi në topformë, dyfishim i golave në startin e sezonit

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka arritur të tërheqë vëmendjen me performancën e tij duke dyfishuar performancën e tij nga sezoni i kaluar në tetë javët e para të sezonit.

    Sipas mediumit turk “Sabah” ylli me përvojë i Fenerbahçes, Vedat Muriq i cili ka shënuar 7 herë në ligë këtë sezon, shënoi 4 gola në 8 javët e para të sezonit të kaluar ndërsa luante për Mallorcën në LaLiga, transmeton Klankosova.tv.

    Muriqi, i cili pësoi një dëmtim në fillim të sezonit dhe luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes kundër Gençlerbirliği, të cilën Fenerbahçe e humbi 2:1, shënoi nga një gol në secilën prej ndeshjeve kundër Konyaspor dhe Samsunspor, ku ai luajti si titullar në formacionin e parë.

    Sulmuesi me përvojë, i cili dha një shfaqje me 4 gola në fitoren historike 8:0 kundër Eyupspor, shënoi edhe kundër Alanyas, pavarësisht se u aktivizua vetëm për 9 minutat e fundit, transmeton Klankosova.tv.

    Muriqi ndan vendin e parë në listën e golashënuesve me Salahun dhe Orbanin me 7 golat e tij. Ylli kosovar, i cili e përfundoi LaLigën sezonin e kaluar me 23 gola, përfundoi i dyti në garën për golashënues pas Mbappe të Real Madridit (25).