Blog

  • Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

    Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara

    Tre vjet më parë, shtëpia e Hanife Lajqit u dëmtua nga vërshimi i lumit Qokolica. Me të njëjtën fatkeqësi natyrore u përballën edhe shumë familje të tjera të lagjes Asllan Qeshmja në Pejë, ku nga reshjet e mëdha të shiut, lumi që rrjedh përmes lagjes doli nga shtrati dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Katet përdhese të shtëpive ishin të pabanueshme dhe shumë vetura u përmbytën në lumë. Banorët thonë se rinovimin e bënë me mjete vetanake.

    “Kanë qenë ata këtu dhe e kanë vlerësuar dëmin. I kemi dhënë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe hiç kurgjo. Shtëpia krejt ka qenë e dëmtuar”, tha Hanife Lajqi, banore e lagjes Asllan Qeshmja në Pejë.

    Dëmet materiale janë verifikuar nga zyrtarët komunalë të Pejës, sipas të cilëve dëmet e ekonomive familjare janë rreth 700 mijë euro, 60 për qind e të cilave i takojnë vetëm lagjes Asllan Qeshmja.

    Kërkesat janë dërguar në Qeveri për kompensim, por deri më tani asnjëri nga të dëmtuarit nuk është dëmshpërblyer.

    “Uji ka qenë rreth një metër. Të dëmtuar kemi qenë e gjithë lagjja, por ende askush nuk kemi marrë asgjë për dëmshpërblim”, tha Vllaznim Raci, banor i lagjes Asllan Qeshmja.

    “Letra na ka ardhur për kompensim prej tre mijë eurosh dhe hiç kurgjo nuk kemi marrë”, tha Xahvit Muhaxheri, banor i lagjes Asllan Qeshmja.

    Lagjja që përjetoi fatkeqësinë natyrore tashmë është kthyer në gjendjen e mëparshme. Shtrati i lumit është rregulluar me investime komunale, ndërsa pyetjes sonë drejtuar Ministrisë së Financave se kur do të kompensohen familjet e dëmtuara materialisht, zyrtarët kompetentë nuk i janë përgjigjur. 

    Burimi: RTKLive

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, për të shqyrtuar formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Sipas rendit të ditës, komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë, transmeton Klankosova.tv.

    Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

  • Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

    Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

    Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

    Marina Ushtarake e Spanjës ka ndryshuar procedurat e reagimit ndaj kalimit të anijeve marokene në ujërat territoriale pranë Ceutës dhe Melillës. Tashmë, forcat detare ndërhyjnë në mënyrë më aktive, pa pritur autorizim paraprak nga nivelet më të larta të komandës.

    Sipas raportimeve të gazetës spanjolle El Mundo, duke cituar një burim ushtarak, më herët lëvizjet e anijeve marokene monitoroheshin kryesisht nga Qendra e Operacioneve dhe Mbikëqyrjes së Veprimtarisë Detare (COVAM), pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, situata ka ndryshuar që nga ditët e fundit të korrikut. Tani, përveç monitorimit, anijet e Marinës spanjolle dalin në det për të takuar dhe vëzhguar nga afër mjetet lundruese marokene.

    “Jemi më vigjilentë; nuk presim më që ato të hyjnë përpara se të veprojmë”, citohet të ketë thënë burimi ushtarak për El Mundo.

    Koncepti juridik i “kalimit të padëmshëm” u lejon anijeve të huaja të kalojnë nëpër ujërat territoriale të një shteti bregdetar, për sa kohë që lundrimi i tyre nuk cenon paqen, rendin apo sigurinë e këtij shteti.

    Ky parim rregullohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit dhe është baza ligjore që Maroku ka përdorur për të argumentuar praninë dhe lëvizjet e anijeve të tij pranë Ceutës dhe Melillës.

    Sipas raportimit, deri më 30 korrik, autoritetet spanjolle i ndiqnin këto lëvizje kryesisht përmes monitorimit, pa ndërhyrë drejtpërdrejt. Ndryshimi i protokollit vjen pas incidenteve të fundit, përfshirë lëvizjet detare në periudhën kur në kufirin e Ceutës u regjistrua një fluks masiv migrantësh.

  • Diell, por mëngjes i ftohtë – ja si pritet të jetë moti të hënën në Kosovë

    Diell, por mëngjes i ftohtë – ja si pritet të jetë moti të hënën në Kosovë

    Diell, por mëngjes i ftohtë – ja si pritet të jetë moti të hënën në Kosovë

    Dita e hënë, 19 tetor, pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, duke krijuar një kontrast të ndjeshëm me orët e pasdites.

    Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës priten intervale të gjata me diell, ndërsa mundësitë për reshje shiu do të jenë të vogla.

    Në kryeqytet, Prishtinë, temperatura minimale pritet të zbresë deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë pasdites do të arrijë rreth 19 gradë.

    Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura rreth 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa nga mesdita pritet ngrohje graduale.

    Edhe në qytetet e tjera të Kosovës parashihet mot kryesisht i qëndrueshëm.

    Në Prizren dhe Gjakovë temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 20 gradë Celsius, ndërsa në Pejë dhe Mitrovicë rreth 18 deri në 19 gradë.

    Në Gjilan dhe Ferizaj temperaturat gjatë ditës pritet të lëvizin deri në 19 gradë Celsius, ndërsa në Podujevë mund të arrijnë rreth 17 gradë.

    Gjatë mbrëmjes pritet rënie graduale e temperaturave, duke rikthyer ndjesinë e freskët karakteristike për stinën e vjeshtës.

    Qytetarëve që dalin herët nga shtëpitë u rekomandohet të vishen më trashë, për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Diell, por mëngjes i ftohtë – ja si pritet të jetë moti të hënën në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Spektakël në “Bernabeu”, Reali fiton me katër supergola ndaj Sevillas

    Spektakël në “Bernabeu”, Reali fiton me katër supergola ndaj Sevillas

    Real Madridi ka marrë një fitore bindëse ndaj Sevillas, duke triumfuar 4:1 në derbin e xhiros së nëntë të La Ligës, në një mbrëmje ku nuk munguan golat e bukur dhe spektakli në “Santiago Bernabeu”.

    Arda Güler zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, me një realizim të bukur për 1:0. Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë e madrilenëve, duke e çuar Realin në pushim me avantazh prej dy golash.

    Sulmuesi francez goditi sërish në minutën e 63-të, kur realizoi nga pika e bardhë me stilin “Panenka”, për rezultatin 3:0. Me këtë gol, Mbappe shkoi në kuotën e nëntë golave në nëntë paraqitje kampionale.

    Sevilla arriti të shënonte përmes Manuel Buenos në minutën e 80-të, por përgjigjja e Real Madridit ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi një tjetër gol të bukur, duke vulosur fitoren 4:1 të vendasve.

    Me këtë triumf, Real Madridi ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se Atletico Madridi në pozitën e dytë. Barcelona kryeson tabelën me 27 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

    Burimi: Dukagjini

  • Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

    Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

    Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

    Protesta e gjashtë e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, është mbyllur pas disa orësh me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

    Gjatë mbrëmjes, situata u tensionua në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit hodhën molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Protesta u shoqërua me incidente edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku sipas Policisë së Shtetit, persona të maskuar sulmuan godinën me molotovë, gurë dhe mjete piroteknike. Si pasojë, 10 efektivë mbetën të plagosur, sipas deklaratës së policisë.

    Tensione pati edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku u përdor gaz lotsjellës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi policinë se kishte hedhur gaz në ambientet e selisë, ndërsa Policia e Shtetit deklaroi se efektivët reaguan pasi u sulmuan me molotovë nga persona të maskuar që më pas u futën në ambientet e jashtme të godinës.

    Gjatë protestës u raportuan gjithashtu flakë në godinën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe hedhje molotovësh në drejtim të selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës kishin marrë ndihmë mjekësore 23 persona: 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin paraqitur edhe pesë persona të tjerë, dy efektivë policie dhe tre protestues.

  • “Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

    “Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

    “Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri

    Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka ngritur akuza për përfshirjen e faktorëve të huaj, përfshirë Rusinë dhe Iranin, në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke kundërshtuar pretendimet e tij dhe duke theksuar se në rrugët e Shqipërisë kanë dalë vetë qytetarët shqiptarë.

    “Jo, Edi Rama! Janë qytetarët e vendit tuaj ata që kanë dalë në protesta, ndaj mos ua kaloni të tjerëve përgjegjësinë tuaj. Merruni vetë me problemet tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e Zakharovës.

    Deklarata është shpërndarë edhe nga Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, duke nxitur një përplasje të re deklaratash mes Moskës dhe Tiranës.

    Reagimi i diplomacisë ruse vjen pasi Rama ngriti pretendime se pas trazirave në vend qëndrojnë ndikime të jashtme, të cilat, sipas tij, synojnë të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Kryeministri shqiptar ka deklaruar se protestat e dhunshme përbëjnë rrezik për procesin e integrimit evropian, duke përmendur edhe përfshirjen e mundshme të elementeve kriminale dhe ndikimeve të huaja.

    Nga ana tjetër, Moska i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke ia atribuar protestat pakënaqësive të qytetarëve shqiptarë.

    Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë dhe janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe persona të lënduar.

    Ndërkohë, pretendimet për ndërhyrje të huaj mbeten të pakonfirmuara në mënyrë të pavarur, ndërsa deklaratat e dy palëve paraqesin qëndrime të kundërta për shkaqet e protestave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Mos ua hidh fajin të tjerëve” – Moska i përgjigjet ashpër Edi Ramës për protestat në Shqipëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mëngjes i freskët, gjatë ditës më ngrohtë – parashikimi i motit për të hënën

    Mëngjes i freskët, gjatë ditës më ngrohtë – parashikimi i motit për të hënën

    Mëngjes i freskët, gjatë ditës më ngrohtë – parashikimi i motit për të hënën

    Ditën e hënë, më 19 tetor, moti do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15°C deri në 19°C, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.

    Moti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me mëngjes të freskët dhe temperatura më të larta gjatë orëve të mesditës.

  • Eurodeputeti kritikon ashpër autoritetet shqiptare: Të fajësosh të rinjtë për ndërhyrje të huaja është fyerje ndaj tyre

    Eurodeputeti kritikon ashpër autoritetet shqiptare: Të fajësosh të rinjtë për ndërhyrje të huaja është fyerje ndaj tyre

    Eurodeputeti kritikon ashpër autoritetet shqiptare: Të fajësosh të rinjtë për ndërhyrje të huaja është fyerje ndaj tyre

    Eurodeputeti Rihards Kols ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Policia ka ndërhyrë gjatë protestave dhe duke kërkuar hetimin e rasteve të pretenduara të dhunës ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

    Përmes një reagimi në platformën X, Kols ka deklaruar se Shqipëria prezantohet në Bruksel si aleate e besueshme e NATO-s dhe si një nga vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa ka ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave demokratike brenda vendit.

    “Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe si një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Në vend, policia i pret studentët dhe të miturit me plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Gazetarët rrihen teksa kryejnë punën e tyre”, ka shkruar ai.

    Eurodeputeti ka theksuar se vlerat demokratike duhet të dëshmohen përmes respektimit të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.

    “NATO-ja dhe BE-ja janë aleanca të demokracive. Të dyja mbështeten në sundimin e ligjit dhe respektimin e qytetarëve. Gazi lotsjellës kundër studentëve dhe sulmet ndaj gazetarëve tregojnë të kundërtën”, ka deklaruar Kols.

    Ai ka shkuar edhe më tej, duke kritikuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare.

    “Vlerat dëshmohen brenda vendit. Qeveria e Shqipërisë aktualisht po dështon në këtë provë”, është shprehur eurodeputeti.

    Kols ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet që zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë e lidhin me ndikime nga jashtë.

    “Fajësimi i ‘ndërhyrjes së huaj’ për zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë është fyerje ndaj tyre”, ka theksuar ai.

    Në fund, eurodeputeti ka kërkuar që çdo rast i pretenduar i dhunës policore të hetohet, duke nënvizuar se qytetarët shqiptarë duhet të kenë mundësinë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

    “Çdo rast i dhunës policore duhet të hetohet. Shqiptarët duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, ka përfunduar Kols.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Eurodeputeti kritikon ashpër autoritetet shqiptare: Të fajësosh të rinjtë për ndërhyrje të huaja është fyerje ndaj tyre appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

    Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

    Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi të gjatë ceremonisë fetare.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 17 tetor, në kishën “Our Lady of Perpetual Help”, ndërsa mesha po transmetohej drejtpërdrejt në internet.

    Sipas raportimeve të TMZ, prifti Patricio Alfredo Sánchez Molinari po udhëhiqte meshën pranë altarit, kur kryqi i vendosur në murin pas tij u shkëput papritur dhe e goditi rëndë.

    Pamjet e transmetimit tregojnë momentin e incidentit, ndërsa besimtarët e pranishëm reagojnë të tronditur dhe nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.

    Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, prifti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Vdekja e tij është konfirmuar nga Arqidioqeza e Guayaquil-it, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe komunitetin fetar.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, veçanërisht për faktin se momenti tragjik u regjistrua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të meshës.

    Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shkëputjen e kryqit nga muri i kishës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali