Blog

  • Tensionet në Tiranë, forcat speciale RENEA zbarkojnë te Kryeministria – blindohet objekti qeveritar

    Tensionet në Tiranë, forcat speciale RENEA zbarkojnë te Kryeministria – blindohet objekti qeveritar

    Tensionet në Tiranë, forcat speciale RENEA zbarkojnë te Kryeministria – blindohet objekti qeveritar

    Situata e tensionuar në Tiranë, si pasojë e protestave të studentëve dhe qytetarëve kundër Qeverisë së Edi Ramës, ka sjellë mobilizimin e forcave speciale RENEA pranë ndërtesës së Kryeministrisë.

    Gjatë protestës së të shtunës, më 17 tetor, njësitë speciale janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej orësh po zhvilloheshin përplasje ndërmjet protestuesve dhe forcave të Policisë.

    Tre automjete të blinduara të RENEA-s janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë, si pjesë e masave shtesë për sigurinë e institucionit.

    Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa turma është zhvendosur në rrugët përreth.

    Lidhur me angazhimin e forcave speciale, Policia e Shtetit ka dhënë sqarime të dielën, më 18 tetor.

    Sipas përfaqësuesit të Policisë, Albert Nushi, vendimi për angazhimin e RENEA-s është marrë pas një telefonate në sallën operative, ku pretendohej se mes protestuesve kishte persona të armatosur dhe se po dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

    Policia ka deklaruar se angazhimi i njësive speciale kishte për qëllim mbrojtjen e jetës së efektivëve dhe garantimin e sigurisë publike.

    Megjithatë, pretendimet për praninë e personave të armatosur nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa studentët dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë ndryshime në qeverisje dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tensionet në Tiranë, forcat speciale RENEA zbarkojnë te Kryeministria – blindohet objekti qeveritar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

    Inspektorati i Mjedisit ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë kësaj jave, duke ndërmarrë masa ndaj operatorëve ekonomikë për shkelje të legjislacionit mjedisor dhe duke evidentuar mangësi në menaxhimin e ujërave.

    Këtë e ka bërë të ditur Fitore Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se një kompanie i janë ndaluar punimet për separimin e inerteve, për shkak të mungesës së lejes ujore.

    Sipas saj, gjatë inspektimeve janë shqiptuar edhe tri gjoba administrative për shkelje të konstatuara në menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve ekonomikë.

    Kontrollet kanë përfshirë edhe gurthyesit, nga të cilët janë kërkuar raportet e analizave të pluhurit për vitin 2026, me qëllim të verifikimit të respektimit të standardeve mjedisore.

    Ndërkohë, gjatë inspektimit në Termocentralin Kosova A, janë evidentuar mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën ku magazinohen mbetjet radioaktive.

    Për këto mangësi është caktuar një afat për sanimin e tyre, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për natyrën apo shkallën e rrezikut të mundshëm.

    Pacolli ka njoftuar gjithashtu se janë zhvilluar inspektime lidhur me ndërhyrjet në rrjedhat ujore në disa komuna të Kosovës.

    “Inspektorati do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkeljeje”, ka bërë të ditur ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

    Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), kompanitë Abi Progres, Eurofood, Camel, Royal Beverage, BBF Company, Frutti, Vitafood dhe Agro-Florentina po prezantojnë produktet dhe kapacitetet e tyre prodhuese para blerësve, distributorëve dhe partnerëve potencialë ndërkombëtarë.

    Pjesëmarrja e kompanive kosovare është organizuar nga MINTI, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me qëllim promovimin e produkteve vendore, krijimin e bashkëpunimeve të reja afariste dhe zgjerimin e mundësive për eksport.

    Kompanitë pjesëmarrëse po prezantojnë produkte të ndryshme ushqimore dhe pije, përfshirë ajvar, turshi, tranguj të konservuar, keçap, majonezë, marmelata, biskota, vafera, shtrudle, krem-banane, flipsa, produkte nga drithërat, produkte proteinike dhe suplemente ushqimore.

    Gjithashtu, po prezantohen lëngje frutash, pije energjike, ujë, çaj i ftohtë, produkte organike, kërpudha të egra dhe të kultivuara, fruta mali dhe bimë mjekësore e aromatike.

    Stenda nacionale e Kosovës, me sipërfaqe prej 85 metrash katrorë, është vendosur në korridorin kryesor të sallës 4, me numër M105.

    Stendën e ka vizituar edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

    Gjatë vizitës, ambasadori Hiseni ka parë nga afër produktet e kompanive prodhuese kosovare dhe ka shprehur interesimin për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit me institucionet dhe aktorët përkatës në Francë, me qëllim promovimin dhe lehtësimin e qasjes së tyre në tregun francez.

    “SIAL Paris” është një nga panairet kryesore ndërkombëtare të industrisë ushqimore, që bashkon prodhues, distributorë, blerës dhe profesionistë të sektorit nga mbarë bota.

    Sipas Ministrisë, pjesëmarrja në këtë panair synon të rrisë dukshmërinë e produkteve vendore, të forcojë pozitën e kompanive kosovare në tregjet ndërkombëtare dhe të kontribuojë në zhvillimin e sektorit prodhues dhe eksportues të Kosovës.

    Panairi “SIAL Paris 2026” do të jetë i hapur deri më 21 tetor 2026. 

    Burimi: RTKLive

  • Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

    Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

    Kaosi në kryeqytetin e Tiranës po vazhdon, ndërsa u është vënë flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

    Situata paraqitet e rëndë, pasi në këtë komisariat ndodhen edhe ambiente paraburgimi.

    Menjëherë në vendin e incidentit kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Manchester United vazhdon serinë pa fitore, ndalet nga Leeds

    Manchester United vazhdon serinë pa fitore, ndalet nga Leeds

    Manchester United vazhdon serinë pa fitore, ndalet nga Leeds

    Manchester United ka barazuar 1:1 në udhëtim te Leeds United, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të Premier League.

    Bryan Mbeumo kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të, pas asistimit të Youri Tielemans, ndërsa Leeds reagoi në fillim të pjesës së dytë. Dominic Calvert-Lewin shënoi në minutën e 51-të për ta barazuar rezultatin.

    Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

    Me këtë barazim, Leeds e vazhdoi serinë pa humbje në shtëpi në tetë ndeshje, ndërsa Manchester United mbetet pa fitore në udhëtim këtë sezon në kampionat.

  • Barcelona konfirmon lëndimet e dy lojtarëve

    Barcelona konfirmon lëndimet e dy lojtarëve

    Barcelona konfirmon lëndimet e dy lojtarëve

    Barcelona ka marrë dy lajme të këqija para një jave vendimtare të sezonit, pasi ka konfirmuar lëndimet e Eric Garcias dhe Jules Koundes.

    Eric Garcia ka pësuar lëndim muskulor në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë për tre deri në katër javë.

    Si pasojë, mbrojtësi spanjoll pritet të humbasë përballjet e rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, Real Madridit në El Clasico më 25 tetor, Alavesit në La Liga dhe Aston Villas në garat evropiane, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Ndërkohë, Kounde ka pësuar ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj PSG-së, e cila zhvillohet të martën, më 20 tetor.

    Pjesëmarrja e tij në El Clasico të së dielës mbetet në dyshim dhe do të varet nga ecuria e rikuperimit gjatë ditëve në vijim.

    Lëndimet paraqesin shqetësim për trajnerin Hansi Flick, i cili rrezikon të mbetet pa dy mbrojtës të rëndësishëm në dy përballje të mëdha, fillimisht ndaj kampionëve francezë dhe më pas kundër rivalit të përbetuar, Real Madridit.

  • Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

    Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

    Situata në Shqipëri, Ahmeti: Koha për përgjegjësi e maturi, të kalohen interesat e ngushta

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri, pas protestave të dhunshme.

    Ai ka thënë se këto zhvillime është duke i përcjell me shqetësim të thellë, duke thënë se situata ka mbërritur në një pikë që kërkon vëmendje dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.

    Sipas tij, politika shqiptare duhet të dëshmojë maturi, urtësi dhe vetëdije të lartë për interesin e përbashkët.

    “Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Në këtë moment, i bëj thirrje të gjithë klasës politike shqiptare, që të reflektojë urgjentisht. Kjo është një çështje e interesit kombëtar, që kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe vullnet për të tejkaluar veten, në të mirë të vendit.”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se situata aktuale duhet të tejkalohet me maturi, përmes dialogut dhe veprimeve të përgjegjshme, në mënyrë që të mos dëmtohet më tej besimi te institucionet, jeta e qytetarëve dhe funksionimi demokratik i shtetit.

    “Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh.”, ka thënë ai.

    Ahmeti u ka bërë thirrje edhe studentëve dhe të gjithë protestuesve që t’i shprehin me dinjitet kërkesat e tyre dhe të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet t’ua zbehin mesazhin.

    “Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve. Forca e një proteste qëndron te qartësia e kërkesave, këmbëngulja qytetare dhe besnikëria ndaj parimeve demokratike. Ndërkohë, institucionet e shtetit kanë një përgjegjësi të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Uniforma e policisë duhet të jetë simbol i ligjit, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ndërsa institucionet duhet të veprojnë me paanshmëri, maturi dhe respekt të plotë për të drejtat themelore. Çdo situatë duhet të trajtohet me përgjegjësi, duke shmangur përshkallëzimin dhe duke garantuar respektimin e ligjit nga të gjithë.”, ka shtuar ai.

    Ahmeti ka theksuar se asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës.

    “Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar. Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë në praktikë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë se mund të mos pajtohemi, pa u përçarë, dhe se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për interesin e përbashkët.”, ka thënë ai.

  • Como rikthehet te fitorja në Serie A dhe i imponohet Fiorentinës

    Como rikthehet te fitorja në Serie A dhe i imponohet Fiorentinës

    Como rikthehet te fitorja në Serie A dhe i imponohet Fiorentinës

    Como rikthehet te fitorja në Serie A italiane. Skuadra e Cesc Fabregas iu imponua Fiorentinës në Artemio Franchi duke e mundur me rezultatin 3-1 një sukses që e ngjit atë në kuotën e 14 pikëve.

    Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Fiorentinën për të cilën Fagioli pati një shans shumë të mirë për të zhbllokuar ndeshjen por u frenua nga Valle që ndërhyri në çastet e fundit. Në krahun tjetër Nico Paz rrezikoi për Comon për De Gea e ndali për mrekulli. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Como që shënoi në minutën e 32 me Liberalin, për të cilin ky ishte goli i tij i parë në Serie A, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    vetëm 4 minuta më vonë, skuadra e Fabregas shënoi golin e dytë me Nico Paz duke e thelluar avantazhin në 2-0, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Fiorentina shkurtoi diferencën në 2-1 me Pongracic pas një goditje këndi. Ky i fundit shënoi edhe një tjetër gol por u anulua për pozicion jashtë loje. Ai që mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje ishte Douvikas që në minutën e 56 shënoi golin që fiksoi fitoren 3-1 të Comos që rifiton besim pas humbjeve me Frosinonen e Feyenoord dhe barazimit me Romën. Ndërsa Fiorentina mbetet me 4 pikë.

  • Skenderaj organizon marsh për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

    Skenderaj organizon marsh për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

    Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, grumbullimi i pjesëmarrësve do të bëhet në orën 11:50, para objektit të Komunës.

    Marshi sensibilizues do të nisë në orën 12:00 nga objekti i Komunës së Skenderajt dhe do të vazhdojë deri në Sheshin “Adem Jashari”, ku pjesëmarrësit pritet të arrijnë në orën 12:15.

    Në orën 12:20 do të mbahet një program i shkurtër sensibilizues, me mesazhe informuese për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

    Ndërsa, në orën 12:30, do të përcillen mesazhe ndërgjegjësuese për solidaritetin, mbështetjen dhe kujdesin ndaj personave të prekur nga kanceri i gjirit.

    Burimi: RTKLive

  • Liria e shprehjes nuk negociohet

    Liria e shprehjes nuk negociohet

    Ka diçka thellësisht të rrezikshme kur njerëz që pretendojnë se përfaqësojnë shtetin, ose që sillen sikur janë mbi të, vendosin ta zëvendësojnë ligjin me kërcënime, fyerje e logjikë hakmarrjeje. Në vend që të debatojnë, argumentojnë apo t’u përgjigjen gazetarëve me fakte, ata zgjedhin linçimin publik, etiketimin dhe presionin. Kur fjalët nuk u pëlqejnë, kërkojnë ta ndëshkojnë atë që i thotë. Kur kritika i shqetëson, përpiqen ta shndërrojnë gazetarin në armik. Kjo nuk është vetëm sjellje arrogante. Është mentalitet që e rrezikon lirinë dhe demokracinë.

    Rastet e fundit ndaj Fidan Jupollit dhe Lirim Mehmetajt janë një kambanë alarmi për krejt shoqërinë. Jupolli është përballur me fyerje, etiketime dhe kërcënime pas deklarimeve të tij publike lidhur me zhvillimet politike dhe protestat për ish-krerët e UÇK’së. Ndërkaq, rasti i Mehmetajt, i cili raportoi kërcënime pas një shkrimi kritik, mori përmasa edhe më shqetësuese kur ish-deputeti Gani Geci shkoi në televizionin ku gjendej gazetari. Këto nuk janë çështje që mund të trajtohen si përplasje të zakonshme mes individësh. Kur një gazetar kërcënohet për punën e tij, preket edhe e drejta e publikut për t’u informuar.

    Është e parëndësishme nëse dikush pajtohet apo jo me qëndrimet e gazetarëve. Është e parëndësishme nëse një gazetar është i ashpër, ironik, provokues apo edhe i padrejtë në ndonjë vlerësim të tij. Pyetja themelore është: a duam të jetojmë në një shoqëri ku për fjalën publike përgjigjemi me argumente dhe ligj, apo në një shoqëri ku secili që ndihet i fyer mendon se mund t’i qërojë hesapet sipas dëshirës?

    Gazetarët nuk janë të paprekshëm. Ata nuk janë mbi ligjin, nuk janë të pagabueshëm dhe nuk kanë imunitet nga kritikat. Përkundrazi, puna e tyre duhet të jetë objekt i vlerësimit kritik të publikut. Por ekziston një dallim i madh ndërmjet kritikës dhe kërcënimit, kundërshtimit dhe frikësimit, kërkesës për përgjegjësi dhe përpjekjes për t’ia mbyllur gojën tjetrit.

    Nëse një gazetar shkel kodin etik, përhap informata të pasakta apo cenon të drejtat e dikujt, ekzistojnë mekanizma përkatës për adresim – varësisht nga natyra e shkeljes. Ekzistojnë e drejta për përgjigje, korrigjimi, ankesa dhe procedurat ligjore. Kushdo që mendon se është dëmtuar nga puna e një gazetari mund t’i përdorë këto rrugë. Kjo është mënyra se si funksionon një shtet që pretendon të jetë demokratik.

    Por çfarë ndodh kur këto rrugë anashkalohen dhe dikush mendon se një postim, një koment apo një emision mund të zgjidhet me kërcënime? Atëherë nuk kemi të bëjmë më me një mosmarrëveshje të zakonshme, por me përpjekjen për ta imponuar vullnetin nëpërmjet frikës. Kjo është pikërisht ajo që një shtet ligjor nuk duhet ta tolerojë.

     

    * * *

     

    Edhe më shqetësuese bëhet situata kur sulmet ndaj gazetarëve ushqehen ose legjitimohen nga eksponentë të pushtetit. Një politikan që përdor pozitën e tij në përpjekje për t’i delegjitimuar mediat, për t’i etiketuar gazetarët si armiq apo për t’i paraqitur si pjesë të ndonjë agjende të errët, nuk bën thjesht politikë të keqe. Ai kontribuon në krijimin e një klime, në të cilën përkrahësit e tij mund ta konsiderojnë të pranueshëm kërcënimin ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

    Pushteti duhet ta kuptojë një gjë elementare: mediat nuk janë departamente të tij, gazetarët nuk janë zëdhënës dhe redaksitë nuk janë zyra për marrëdhënie me publikun të partive politike. Puna e gazetarëve nuk është t’i bëjnë pushtetarët të ndihen mirë, as t’ua ruajnë imazhin, e aq më pak t’i mbrojnë nga pyetjet e pakëndshme. Puna e tyre është të informojnë, të pyesin, të hulumtojnë dhe të kritikojnë kur e konsiderojnë të nevojshme.

    Natyrisht, gazetaria duhet të jetë profesionale dhe e përgjegjshme. Por përgjegjësia profesionale nuk mund të shndërrohet në pretekst për nënshtrim politik. Nuk mund të kërkohet që gazetarët të jenë të lirë vetëm kur lavdërojnë, por të shpallen armiq kur kritikojnë. Liria e shprehjes nuk është privilegj që pushteti ua jep mediave sipas disponimit ditor. Është e drejtë themelore, e garantuar me Kushtetutë, dhe nuk negociohet sipas interesave të askujt.

    As Kanuni, as logjika e bajraktarëve dhe as mendësia e atyre që besojnë se një telefonatë, një kërcënim apo një paraqitje te dera e televizionit mjafton për ta zgjidhur një konflikt, nuk mund të zënë vendin e ligjit. Kosova nuk ka nevojë për njerëz që sillen sikur drejtësinë mund ta marrin në duart e veta, por ka nevojë për institucione që veprojnë pa selektivitet, pa frikë dhe pa dallime politike.

    Andaj, rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve nuk duhet të mbeten vetëm çështje solidariteti brenda komunitetit të tyre, por ato duhet të jenë provë për institucionet: a janë në gjendje ta mbrojnë një qytetar nga kërcënimi, edhe kur ai qytetar është kritik ndaj pushtetit apo ndaj njerëzve me ndikim? Policia dhe prokuroria duhet t’i trajtojnë rastet me seriozitet, ndërsa drejtësia duhet të veprojë mbi bazën e provave dhe ligjit.

    Gjithë kjo ka të bëjë me atë se çfarë shoqërie duam të ndërtojmë: një shoqëri ku fjala kundërshtohet me fjalë, apo një shoqëri ku fjala ndëshkohet me frikë? Një shtet ku ligji vlen për të gjithë, apo një të atillë ku secili që ka pushtet, lidhje ose përkrahës mendon se mund ta bëjë ligjin vetë?

    Gazetarët duhet të lihen të lirë ta bëjnë punën e tyre. Kushdo që ka vërejtje, le t’i kundërshtojë me argumente dhe le t’iu drejtohet mekanizmave përkatës. Por, askush nuk ka të drejtë ta kërcënojë një gazetar vetëm pse nuk i pëlqen ajo që thotë apo shkruan. Sepse, kur pushteti dhe të fortët vendosin t’i heshtin gazetarët, ata nuk po mbrojnë dinjitetin e tyre, por po e cenojnë lirinë e të gjithëve. Një demokraci që lejon të qërohen hesapet me Kanun, në vend të ligjit, e ka nisur rrugën e rrezikshme drejt mohimit të vetvetes.

    Burimi: Dukagjini