Blog

  • Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Rama në terren, u premton ndihmë bizneseve të dëmtuara (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet.

    Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u ka bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

    Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama tha se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

    “Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompaninë e sigurimit nëse keni”, u shpreh mes tjerash Rama.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre policët, vajzës pa patentë i lypën favore të jashtëligjshme (VIDEO)

    Tre zyrtarë policorë, derisa po patrullonin gjatë orarit të punës, mesnatën e 15 tetorit ndalën një veturë për kontroll, të cilën po e drejtonte një vajzë.

    Por shoferes të cilës i kërkuan dokumentet, leja e vozitjes i mungoi.

    Andaj, sipas burimeve, që vajza të mos gjobitej, ata ia dhanë një ide që të shkojë me të tre në një motel në Çagllavicë, për favore seksuale, raporton Klan Kosova.

    Teksa kjo u nis me veturë pas tyre, rrugën thuhet se e devijoi e shkoi për tek tezja, që po ashtu është kolege me tre të uniformuarit.

    Kështu, bashkë me të, viktima shkoi tek rrethi i Çagllavicës, veçse ruajtësve të rendit, nga vetura nuk iu doli kush pritën.

    Me ta u mor familjarja e vajzës, e cila i njoftoi se ka përgatitur një raport të detajuar për t’ia nisur atë komandantit të tyre në Stacionin “Jugu” në Prishtinë.

    Ashtu edhe u veprua. Të njëjtit i lajmëroi në Polici, e edhe provat që i patën iu dorëzuan atyre.

    E pas këtyre procedurave, Inspektorati Policor ngriti dyshimet që tre zyrtarët policorë, që i përkasin gjeneratave të fundit, kryen dy vepra penale.

    Lidhur me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedura penale për veprat e dyshuara.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Interi përmbys Bolognën dhe fiton 1-3, zikaltërit vazhdojnë si liderë

    Interi përmbys Bolognën dhe fiton 1-3, zikaltërit vazhdojnë si liderë

    Interi përmbys Bolognën dhe fiton 1-3, zikaltërit vazhdojnë si liderë

    Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bolognës, duke triumfuar me rezultat 1-3, ndonëse vendasit e nisën më mirë ndeshjen.

    Tommaso Pobega kaloi Bolognën në epërsi, ndërsa vendasit patën edhe një rast të mirë për ta thelluar avantazhin, por topi u ndal nga traversa.

    Në fund të pjesës së parë, Marcus Thuram barazoi shifrat për Interin, duke ndryshuar rrjedhën e takimit, transmeton Klankosova.tv.

    Pjesa e dytë i takoi plotësisht skuadrës mysafire, e cila realizoi edhe dy gola të tjerë përmes Carlos Augusto dhe Ange Bonny, të dy të inkuadruar gjatë pjesës së dytë.

    Me këtë fitore, Interi arrin në kuotën e 19 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën, ndërsa Bologna mbetet me pesë pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Interi pret Fiorentinën, kurse Bologna do të luajë në udhëtim ndaj Cagliarit.

  • Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

    Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

    Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

    Retuers, vazhdon të raportojë për tensionet e krijuara në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

    Në raportim thuhet se, sot policia në Shqipëri ka qëlluar me atë që dukeshin si plumba gome ndaj protestuesve, në ditën e pestë të protestave masive të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Pamjet filmike të Reuters tregojnë policinë duke qëlluar me armë të gjatë në drejtim të turmës jashtë Ministrisë së Arsimit, gjatë përleshjeve me protestuesit. Gazetarët e Reuters gjetën në tokë saçme gome, ndërsa këto predha goditën dy gazetarë të agjencisë dhe disa protestues, duke lënë shenja të rrumbullakëta në trupat e tyre.

    Incidenti shënon përshkallëzim të përballjes mes policisë dhe protestuesve, e cila ditët e fundit ka përfshirë qendrën e Tiranës. Demonstruesit u kanë vënë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe bankave, si dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Kreu i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e plumbave të gomës, kur u pyet për këtë çështje në një konferencë për media të shtunën.

    “Të gjitha mjetet që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, përfshirë edhe ato të përdorura së fundmi”, tha ai.

    Hita bëri të ditur se shtatë zyrtarë policorë janë pezulluar dhe po përballen me hetime disiplinore për “tejkalim të kompetencave” dhe “mosrespektim të parimit të proporcionalitetit” gjatë trajtimit të protestuesve. Ai nuk specifikoi incidentet që çuan në pezullimin e tyre.

    Protestat janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit. Ato kanë marrë gjithashtu mbështetjen e njerëzve që janë ndier të shpërfillur gjatë një vere me protesta kryesisht paqësore kundër një projekti luksoz bregdetar, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

    Trazirat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt në krye të qeverisë.

    “Kanë kaluar 13 vjet me korrupsion dhe 13 vjet pa bërë asgjë, me premtime boshe. Prandaj, kupa është mbushur dhe ne jemi këtu për të drejtat tona”, tha të shtunën Juri Taullahu, një student 22-vjeçar i mjekësisë.

    Policia dhe qeveria i dënuan trazirat dhe bënë thirrje për qetësi.

    Hita tha se 1,067 persona janë arrestuar dhe 388 janë ndjekur penalisht. Dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues janë lënduar.


    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë

    Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë

    Avionët luftarakë rumunë F-16 rrëzuan sot dy dronë që hynë në hapësirën ajrore të Rumanisë.

    Të dy u rrëzuan mbi ujërat territoriale rumune në Detin e Zi, raportoi media gjermane Bild, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë.

    Sipas këtij informacioni, sistemet rumune të radarëve diktuan një grup objektivash ajrore rreth 120 kilometra në lindje të Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi. Objektivat po lëviznin në drejtim jugperëndimor.

    Dy avionë luftarakë F-16 u ngritën nga baza ajrore Borcea në orën 17:43 për të interceptuar mjetet ajrore. Droni i parë u rrëzua në orën 18:01, ndërsa i dyti katër minuta më vonë, në orën 18:05.

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë konfirmoi se të dy objektivat ishin dronë dhe se ata u shkatërruan mbi ujërat territoriale rumune, por origjina e tyre ende nuk është bërë e ditur./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë

    Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë

    Në vazhdën e paralajmërimeve për blerje të reja të armatimit, Kosova po synon të pajiset edhe me helikopterë ushtarakë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kërkesa për blerjen e helikopterëve i është adresuar Departamentit Amerikan të Luftës.

    Sipas tij, procedurat do të zhvillohen përmes programit amerikan FMS, që mundëson blerjen e pajisjeve ushtarake përmes Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Në kuadër të këtij programi, Departamenti Amerikan i Luftës udhëheq procedurat e negocimit, prokurimit dhe hapat e tjerë që lidhen me blerjen.

    Ekspertët e sigurisë e vlerësojnë këtë nismë si zhvillim pozitiv për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës.

    “Kosova ka nevojë për shumëçka dhe për shumë sisteme të mbrojtjes, jo vetëm helikopterë. Ka nevojë edhe për mbrojtje kundërajrore, për mjete që përdoren në luftën kundër mjeteve të blinduara, për dronë e të tjera. Pra, është një gamë e gjerë e armatimeve që i duhen Kosovës. Sigurisht që secila blerje që paralajmërohet është në interes të shtetit”, tha Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë.

    Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Arben Dashevci, e konsideron këtë zhvillim të rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Viti 2026 do të jetë vit i nënshkrimit të shumë marrëveshjeve për plotësimin e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë së Kosovës, në këtë rast FSK-së. Andaj, porositja ose edhe vetëm bisedat për pajisje ajrore, konkretisht helikopterë, si dhe për disa pajisje të tjera, janë lajm shumë i mirë për Republikën e Kosovës”, tha Dashevci.

    Ndërkohë, ministri Maqedonci ka njoftuar edhe për një zhvillim tjetër në FSK. Për herë të parë, Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar riakreditimin për pesë vjet, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

     

    Burimi: RTKLive

  • Serbia e kthen aleancën me Rusinë në mesazh politik

    Serbia e kthen aleancën me Rusinë në mesazh politik

    Fushatë zgjedhore në Serbi, takimet politike në Moskë dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ky është realiteti që shfaqet para zgjedhjeve në Serbi, kur Ivica Daçiq udhëtoi drejt Moskës për t’u takuar me Dmitry Medvedevin dhe për të riafirmuar miqësinë e përhershme me Rusinë.

    Nga Sheshi i Kuq, aleati i Aleksandër Vuçiqit dërgon mesazh besnikërie ndaj Kremlinit, ndërsa Beogradi vazhdon ta mbajë Kosovën në qendër të retorikës së tij politike. Por këto lidhje të Serbisë me Rusin nuk janë të reja.

    Moska vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa udhëheqësit serbë ruajnë partneritetin me Kremlinin dhe përdorin çështjen e Kosovës në diskursin e tyre politik.

    Takimi i Daçiqit me Medvedevin, në prag të zgjedhjeve, e rikthen këtë raport në vëmendje pikërisht në një moment kur Beogradi kërkon të konsolidojë mbështetjen e tij politike.

    Nga fushata zgjedhore te Sheshi i Kuq, mesazhi i Beogradit mbetet i lidhur me aleancën ruse. Kjo pamje, sipas vlerësimit të profesorëve vendorë, pasqyron tablonë politike me të cilën Serbia po hyn në zgjedhje, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me pasojat e një politike që nuk heq dorë nga kundërshtimi i shtetësisë së saj.

    “Qasje tashmë e njohur e Serbisë, e cila e kamuflon neutralitetin e saj përmes rreshtimit të vazhdueshëm në kuadër të boshtit revizionist anti-perëndimor, së bashku me Rusinë, Kinën, Iranin etj. Natyrisht, vizita e Daçiqit në Moskë tregon përpjekjen strategjike të Serbisë për ta përdorur Rusinë për të akuzuar Perëndimin për ndërhyrje në zgjedhjet e 25 tetorit”, tha Arben Fetoshi nga Instituti “Octopus”.

     Sipas njohësve të zhvillimeve politike, lidhja e Serbisë me Moskën në këtë periudhë po përdoret edhe si instrument politik për të mobilizuar elektoratin dhe për të forcuar mesazhet e pushtetit në prag të zgjedhjeve.

    “Serbia, partitë politike atje po e përdorin lidhjen me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore, sepse kjo u jep kredibilitet në komunikimin politik me elektoratin. Përveç vizitës së Daçiqit në Moskë dhe takimit me Medvedevin, njëkohësisht edhe Vuçiqi e ka përdorur këtë gjatë fushatës së tij, duke thënë se Putini po do që unë të jem kryeministër i Serbisë”, tha Festim Rizanaj, profesor në Universitetin e Prishtinës”, tha Festim Rizanaj, profesor në Universitetin e Prishtinës.

    Profesorët thonë se Vuçiq synon ta ruajë pozitën e tij si lider i Serbisë, duke vazhduar politikën revizioniste të vendit, me mbështetjen e Rusisë dhe veçanërisht të presidentit rus Vladimir Putin.

    Burimi: RTKLive

  • Futet nga banka rezervë, Muriqi pas gjashtë minutash shënon gol

    Futet nga banka rezervë, Muriqi pas gjashtë minutash shënon gol

    Futet nga banka rezervë, Muriqi pas gjashtë minutash shënon gol

    Vedat Muriqi ka shënuar gol për Fenerbahçen ndaj Alanyasporit në ligën turke.

    Kosovari u inkuadrua nga banka rezervë, duke zënë vendin e ROmelu Lukakus në minutën e 81-të.

    Gjashtë minuta më vonë ai realizoi për 3-0 duke vulosur fitoren e Fenerit.

  • Policia italiane përplaset me protestuesit në qendër të Milanos

    Policia italiane përplaset me protestuesit në qendër të Milanos

    Policia italiane përplaset me protestuesit në qendër të Milanos

    Policia italiane përdori gaz lotsjellës të shtunën pasi u sulmua nga protestues, të cilët hodhën gurë dhe objekte të tjera gjatë përleshjeve në sheshin përballë katedrales gotike të Milanos, raportuan mediat italiane.

    Policia, e pajisur me mjete për kontrollin e turmave, u përpoq gjithashtu të largonte protestuesit me fytyra të mbuluara nga “Galleria Vittorio Emanuele II” – një kompleks luksoz dyqanesh që ndodhet në njërin krah të sheshit të katedrales – ndërsa grupe të caktuara u shkëputën nga një protestë kundër kostos së lartë të jetesës, transmeton Klankosova.tv.

    Stacioni i metrosë “Duomo” (Katedralja) u mbyll gjatë përleshjeve, ku sipas mediave italiane pati disa të plagosur dhe u kryen disa arrestime.

    Në qytetin e Bolonjës, në Italinë veriore, policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat dhe arrestoi shtatë persona, pasi një tjetër protestë degjeneroi në dhunë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.

    Sipas Reuters, këto përleshje të kujtonin dhunën në Francën fqinje, ku të shtunën dhjetëra mijëra njerëz – të zemëruar nga rritja e kostove dhe përkeqësimi i shërbimeve publike – dolën në rrugë, në disa prej protestave më të dhunshme të viteve të fundit në atë vend. /Klankosova.tv

  • Mijëra njerëz marshojnë në Lisbonë për çështjet e strehimit dhe kostos së jetesës

    Mijëra njerëz marshojnë në Lisbonë për çështjet e strehimit dhe kostos së jetesës

    Mijëra njerëz marshojnë në Lisbonë për çështjet e strehimit dhe kostos së jetesës

    Të shtunën, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qendër të Lisbonës për të protestuar kundër rritjes së madhe të kostos së jetesës dhe krizës gjithnjë e më të thellë të strehimit në Portugali, duke shtuar presionin mbi qeverinë e qendrës së djathtë.

    Sipas Reuters, sindikata më e madhe e Portugalisë, CGTP, e cila organizoi tubimin, deklaroi se “dhjetëra mijëra” njerëz mbushën një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Policia nuk dha ndonjë vlerësim për numrin e pjesëmarrësve, transmeton Klankosova.tv.

    Protestuesit shprehen se pagat e ulëta nuk po arrijnë të përballojnë kostot e strehimit dhe rritjen e kostos së jetesës. /Klankosova.tv