Blog

  • Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

    Trajneri kosovar, Faruk Statovci, është shkarkuar nga drejtimi i Lepencit, vetëm disa orë pas barazimit 2-2 ndaj Besës së Pejës.

    Vendimin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Kaçaniku, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

    “Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në njoftimin e Lepencit.

    Klubi ka falënderuar Statovcin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.

    Statovci largohet nga Lepenci në një periudhë të vështirë për skuadrën, e cila renditet në vendin e 15-të në Ligën e Parë të Kosovës, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Karton i kuq për goditjen me kokë, por Liverpooli nuk fiton penallti – kjo është arsyeja

    Karton i kuq për goditjen me kokë, por Liverpooli nuk fiton penallti – kjo është arsyeja

    Karton i kuq për goditjen me kokë, por Liverpooli nuk fiton penallti – kjo është arsyeja

    Liverpooli nuk fitoi penallti, pavarësisht se mesfushori i Brentfordit, Yehor Yarmolyuk, u ndëshkua me karton të kuq pas një incidenti të dhunshëm brenda zonës së skuadrës vendase.

    Ngjarja ndodhi gjatë një momenti tensioni, kur skuadrat po përgatiteshin për ekzekutimin e një goditjeje nga këndi. Pamjet e përsëritura treguan se Yarmolyuk goditi me kokë mbrojtësin e Liverpoolit, Jeremy Jacquet, i cili përfundoi i shtrirë në tokë.

    Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, gjyqtari John Brooks e vlerësoi veprimin si sjellje të dhunshme dhe e përjashtoi mesfushorin ukrainas nga loja me karton të kuq.

    Megjithatë, Liverpoolit nuk iu akordua penallti, pasi incidenti ndodhi para se topi të vihej në lojë.

    Sipas Rregullit 12 të IFAB-it, goditjet e lira dhe penalltitë mund të akordohen për shkelje të caktuara vetëm kur topi është në lojë. Meqë goditja nga këndi ende nuk ishte ekzekutuar, Liverpooli nuk mund të përfitonte penallti për këtë incident.

    Kështu, Yarmolyuk u përjashtua për sjellje të dhunshme, por Liverpooli nuk fitoi një mundësi për të shënuar nga pika e bardhë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Karton i kuq për goditjen me kokë, por Liverpooli nuk fiton penallti – kjo është arsyeja appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

    Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

    Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore

    Tre fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore që, sipas rebelëve Houthi, janë kryer nga Arabia Saudite në provincën Dhamar, në jugperëndim të Jemenit.

    Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga huthët, njoftoi të shtunën se sulmet, të kryera një ditë më parë, goditën disa shtëpi në fshatin al-Ar, në distriktin Dawran Aness.

    Sipas njoftimit, viktimat janë një fëmijë tetëvjeçar dhe dy fëmijë dhjetëvjeçarë. Nga sulmet janë plagosur edhe disa persona të tjerë.

    Siç raporton Associated Press, rebelët Houthi kanë fajësuar Arabinë Saudite për sulmin. Megjithatë, autoritetet saudite nuk kanë dhënë menjëherë ndonjë koment lidhur me këto pretendime.

    Sulmi ndodh në një periudhë kur janë intensifikuar luftimet mes rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe Arabisë Saudite, së bashku me aleatët e saj jemenas.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga huthët, që nga rifillimi i luftimeve në shtator, në territoret nën kontrollin e tyre janë vrarë 124 persona.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi në Jemen, tre fëmijë humbin jetën nga sulmet ajrore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • RENEA rrethon Kryeministrinë

    RENEA rrethon Kryeministrinë

    Policia është mobilizuar këtë të shtunë më 17 tetor në protestën, e cila është në ditën e pestë.

    Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë.

    Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s.

    Tre autoblinda të RENEA-s po pozicionohen në krah të Kryeministrisë, ndërsa përballë saj ndodhen protestuesit.

    Burimi: Dukagjini

  • Telashe për Flickun, Betisi barazon ndaj Barcelonës

    Telashe për Flickun, Betisi barazon ndaj Barcelonës

    Telashe për Flickun, Betisi barazon ndaj Barcelonës

    Real Betisi ka barazuar rezultatin në 1-1 në La Liga ndaj Barcelonës.

    Valentino Gomez solli gëzim te vendësit duke tundur portën e Joan Garcias në minutën e 27-të, pas asistimit nga Pablo Fornals.

    Më parë për katalunasit kishte shënuar Lamine Yamal.

    Ndeshja po zhvillohet në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës.

  • Yamaaaaal! Barça gol Betisit

    Yamaaaaal! Barça gol Betisit

    Yamaaaaal! Barça gol Betisit

    Barcelona po fiton 0-1 ndaj Real Betisit në derbin e kësaj xhiroje në La Liga.

    Golin për mysafirët e shënoi lojtari në top formë, Lamine Yamal.

    Ai realizoi për 0-1 në minutën e 10-të pas asisitmit nga Jules Kounde.

  • Tunizianët me protestë masive kundër Presidentit Saied

    Tunizianët me protestë masive kundër Presidentit Saied

    Tunizianët me protestë masive kundër Presidentit Saied

    Të shtunën, mijëra tunizianë morën pjesë në kryeqytet në protestën më të madhe kundër Presidentit Kais Saied në vitet e fundit, duke e akuzuar atë për minimin e demokracisë dhe keqmenaxhimin e ekonomisë – një sfidë në rritje ndaj sundimit të tij.

    Demonstrata, e udhëhequr nga sindikata kryesore e punëtorëve UGTT dhe grupe të shoqërisë civile, vjen në një kohë kur Tunizia përballet me një krizë ekonomike, përkeqësim të shërbimeve publike, ndërprerje të shpeshta të ujit dhe energjisë elektrike, si dhe mungesë të barnave dhe mallrave thelbësore, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Reuters, grupet për të drejtat e njeriut thonë se ai ka intensifikuar sulmet ndaj shoqërisë civile, gazetarëve dhe figurave të opozitës.

    Saied i hedh poshtë këto akuza, duke deklaruar se nuk është diktator, ndërsa i ka akuzuar kundërshtarët e tij se po krijojnë kriza ekonomike për të nxitur trazira sociale. /Klankosova.tv

  • Papa Leo kthehet në Vatikan katër ditë pas operacionit për kancerin e mushkërive

    Papa Leo kthehet në Vatikan katër ditë pas operacionit për kancerin e mushkërive

    Papa Leo kthehet në Vatikan katër ditë pas operacionit për kancerin e mushkërive

    Papa Leo u largua nga spitali në Romë të shtunën pasdite dhe u kthye në Vatikan, katër ditë pas një operacioni për kancerin e mushkërive.

    71-vjeçari eci pa ndihmë drejt makinës që e priste, duke përshëndetur njerëzit e mbledhur jashtë spitalit “Gemelli” në Romë. Ai ndaloi për të folur me një vajzë 13-vjeçare të quajtur Varvara, nga Ukraina, e cila ndodhet në Itali për trajtim kundër kancerit, transmeton Klankosova.tv.

    Ai u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga dritarja e hapur, derisa automjeti i tij largohej nga spitali. Ai përshëndeti sërish turmën teksa po kthehej në Vatikan, por nuk foli me askënd aty përpara se të hynte sërish në shtetin më të vogël në botë.

    Mjekët e tij kishin deklaruar më herët gjatë së shtunës se gjendja e tij ishte mjaft e mirë për t’u kthyer në shtëpi – pasi kishin kryer analizat e fundit të gjakut dhe imazherinë e kraharorit – dhe se ai ishte në gjendje të kryente në mënyrë të pavarur aktivitetet e përditshme.

    Sipas Reuters, mjekët e Papës kanë bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa komplikime. Ata ende nuk kanë zbuluar përmasat e tumorit dhe as nëse sëmundja është përhapur në nyjat limfatike përreth, faktorë këta kyç për përcaktimin e prognozës. /Klankosova.tv

  • Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati

    Më 11 tetor, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen, babai i tij, Ramiz Arifi, vazhdon të jetë në arrati.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar sot Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me zhvillimet në këtë rast.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në arrati.

    Sipas informacioneve të raportuara më herët nga burimet e Sinjalit, viktima, Bajram Arifi, 29-vjeçar, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Ramiz Arifi.

    Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa pas të shtënave, i dyshuari raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki.

    Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në zhvillim.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Drita fiton në Podujevë

    Drita fiton në Podujevë

    Kampionët e Kosovës e kanë siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa Llapi ka vazhduar me rezultatet negative.

    Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por Drita ka kaluar në epërsi menjëherë pas pushimit. Vesel Limaj ka shënuar për 1:0 në minutën e dyzet e shtatë, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Liridon Balaj e ka dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

    Llapi e ka ngushtuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e tetë, kur Arbnor Aliu ka shënuar për 1:2, por vendasit nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

    Kjo është humbja e tetë e Llapit në këtë edicion të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina po kalon një periudhë të vështirë dhe rrezikon të përfshihet në garën për mbijetesë.

    Malisheva e kryeson Superligën e Kosovës pas nëntë ndeshjeve, me njëzet pikë, kurse Prishtina është e dyta, po ashtu me njëzet pikë.

    Burimi: RTKLive