Blog

  • Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

    Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

    Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

    Liverpooli ka shënuar fitore prej 1:2 në udhëtim ndaj Brentfordit, në një ndeshje që pa dy kartonë të kuq në kurriz të vendësve.

    Brentfordi kaloi në epërsi në minutën e 44-t me golin e Keane Lewis-Potter, ndërsa pak më vonë mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Yegor Yarmolyukut me karton të kuq.

    Victor Munoz barazoi shifrat për Liverpoolin në minutën e 62-të, pas asistimit të Florian Wirtzit.

    Përmbysjen e skuadrës mysafire e realizoi Alexander Isak në minutën e 70-të, pas një topi të kthyer me kokë nga Bradley Barcola.

    Brentfordi e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pasi Vitaly Janelt u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90+2, ndërsa Liverpooli e ruajti epërsinë deri në fund.

  • Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

    Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

    Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pjesë e themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës, duke theksuar se cenimi i këtyre vlerave e dëmton shtetin.

    “Lufta jonë për lirinë, lufta e poipullit për liri është pjesë e fundamentit e themelit në të cilin ky shtet është ndërtuar dhe liria jonë është ndërtuar. Çfarëdo përdorimi në mënyrë të keqe, ose çfarëdo nëpërkëmbje e kësaj vlere, e dëmton themelin e shtetit tonë, e dëmton themelin e shtetit tonë, nuk munden me u nda, as mundi jonë përpara, e as gjaku i dëshmorëve, e luftës tonë për liri, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Gjini.

    Ai ka rikujtuar se synimi për liri në vitet e ’90-ta ishte frymëzim për shumë të rinj e të reja që ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën për vendin.

    “Në fakt, kur e kemi vendosur cakun në vitet ’90, ai cak ka qenë frymëzimi për djemtë edhe vajzat më të mira të kombit tonë, me u bë gati gati me e dhënë jetën e shumë prej tyre e kanë dhënë për liri. Nuk guxojmë me eksperimentuar me arritjet tona themelore. Edhe e treta që është praktika që sot, nuk guxojmë me eksperimentuar me institucionet e shtetit edhe me Kushtetutën e shtetit. Mos harroni, çfarëdo eksperimentimi në këto tri elemente e cenon seriozisht, seriozisht e cenon shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Gjini ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Kushtetutës, duke e cilësuar atë si kontratë të përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, e cila duhet të respektohet pavarësisht mospajtimeve me dispozita të caktuara.

    “Pse nuk eksperimentojmë ne me Kushtetutën tonë? Pavarësisht, a na pëlqen ddiçka ajo aty. Nuk eksperimentojmë se është kontrata jonë, sikur e çdo shteti tjetër. Jemi pajtuar, po jemi pajtuar edhe me diçka që në çdo Kushtetutë të botës është themeltare, për mënyrën qysh i qasemi, për mënyrën qysh ndërtojmë, edhe për mënyrën qysh sillemi kundrejt normave që i kemi vendosur vetë. Këto janë kyçe, këto janë kyçe. Pse i përmenda këto? Nuk kam nevoj me ju tregu sepse që të trija ka tendecë kohë pas kohë me u nëpërkëmë jo vetëm prej jashti por fatkeqësisht nganjëherë edhe prej së brendshmi. E ata që nuk e kuptojnë këtë pjesë të fundamentit me ose pa vetëdije e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës, e rrezikojnë të ardhmën e fëmijëve tone”, ka thënë ndër të tjera Gjini.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

    SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

    SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka kërkuar masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e llogaridhënies nga menaxhmentet e spitaleve rajonale.

    Në mbledhjen e mbajtur më 16 tetor, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, Bordi kërkoi që mangësitë e identifikuara të adresohen përmes masave konkrete, përcaktimit të personave përgjegjës dhe afateve për zbatimin e tyre.

    Në kuadër të gjetjeve të auditimit, SHSKUK ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje. Bordi do të informohet në vazhdimësi për ecurinë e këtyre procedurave dhe masat që do të ndërmerren.

    Po ashtu, është kërkuar zbatimi i rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe raportim periodik për progresin e arritur.

    Për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve, Bordi ka kërkuar formimin e një grupi profesional që do të analizojë treguesit e vdekshmërisë, infeksioneve spitalore, komplikacioneve, prerjeve cezariane dhe shfrytëzimit të kapaciteteve spitalore.

    Ndërkaq, pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit të dhjetë klinikave kirurgjike, është kërkuar hartimi i masave për përmirësimin e shërbimeve, koordinimin ndërmjet klinikave dhe zbatimin e protokolleve klinike, si dhe përcaktimi i prioriteteve për investime infrastrukturore.

    Gjatë mbledhjes, Bordi miratoi unanimisht edhe Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës Qendrore të SHSKUK-së.

    Në këtë mbledhje u shqyrtuan gjithashtu raporti i drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, Draft-Raporti i Punës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe çështjet që lidhen me investimet, furnizimin me barna dhe planifikimin buxhetor për vitin 2027.

    Bordi Drejtues theksoi se do të vazhdojë të mbikëqyrë zbatimin e masave të kërkuara, me synimin e përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • City fiton 3-2 ndaj Ipswichit, Haalandi dopietë

    City fiton 3-2 ndaj Ipswichit, Haalandi dopietë

    City fiton 3-2 ndaj Ipswichit, Haalandi dopietë

    Manchester City ka mposhtur Ipsëich Townin me rezultat 3-2, në këtë fundjavë të Premier Ligës.

    Phil Foden kaloi Cityn në epërsi në minutën e 19-të, por Daizen Maeda barazoi shifrat për Ipswichin vetëm dy minuta më vonë.

    Erling Haaland riktheu epërsinë për vendasit në minutën e 34-t dhe shënoi sërish në minutën e 69-të, duke e çuar rezultatin në 3-1.

    Sulmuesi norvegjez realizoi edhe në minutën e 85-të, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për pozitë jashtë loje në aksionin paraprak.

    Në minutën e 90-të, Ipswichi fitoi penallti pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa Zian Flemming u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta ngushtuar rezultatin në 3-2.

  • Gecaj: Vizita e admiralit amerikan në veri, mesazh në interes të Kosovës drejtuar Serbisë (VIDEO)

    Gecaj: Vizita e admiralit amerikan në veri, mesazh në interes të Kosovës drejtuar Serbisë (VIDEO)

    Gecaj: Vizita e admiralit amerikan në veri, mesazh në interes të Kosovës drejtuar Serbisë (VIDEO)

    Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, në “Info Magazine” në Klan Kosova, ka komentuar rëndësinë e vizitës së Admiralit amerikan George Wikoff, komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralmajorit Roberto Vergori, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në veri të vendit.

    Gecaj e vlerësoi këtë vizitë si të rëndësishme për agjendat e sigurisë në Kosovë, duke vënë në pah nevojën për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve vendore dhe mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë.

    “Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për sa i përket agjendave të sigurisë në Kosovë. Vitet e fundit, ne e dimë se kemi pasur problem në kuptimin politik të një koordinimi mes institucioneve tona të sigurisë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh Gecaj.

    Sipas tij, kjo vizitë e konfirmon se Kosova duhet ta bëjë një koordinim shumë më të mirë në ruajtjen e kufijve, sidomos kufijtë të cilët na ndajnë me Serbinë e cila, sipas tij, “përherë ka shfaq agresivitet dhe ende nuk ka heq dorë nga kjo”. /Klankosova.tv

  • Hita: 167 të arrestuar gjatë protestave, shtatë policë të pezulluar për tejkalim të detyrës

    Hita: 167 të arrestuar gjatë protestave, shtatë policë të pezulluar për tejkalim të detyrës

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptarë, Skënder Hita ka thënë se gjatë protestave janë arrestuar 167 persona dhe janë proceduar penalisht 388 të tjerë. Ndërkohë, shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor.

    Në një konferencë për mediat, Hita tha se pezullimet lidhen me tejkalimin e detyrës, mosrespektimin e parimit të proporcionalitetit dhe mënyrën e trajtimit të një protestuesi.

    “Dua t’i siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të punës”, deklaroi ai.

    Hita theksoi se çdo rast i tejkalimit të kompetencave do të trajtohet sipas ligjit. Sipas tij, efektivët janë udhëzuar vazhdimisht që gjatë ndërhyrjeve dhe vetëmbrojtjes të respektojnë procedurat dhe proporcionalitetin në përdorimin e forcës.

    Ai mbrojti përdorimin e mjeteve për ruajtjen e rendit, duke thënë se ato parashikohen nga legjislacioni dhe duhet të përdoren në raport me shkallën e rrezikut.

    Duke paraqitur bilancin e punonjësve të dëmtuar, kreu i Policisë tha se 132 efektivë kanë pësuar lëndime, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër e Lezhë. Disa prej tyre, sipas tij, vijojnë të trajtohen në spital.

    “Gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastika, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera”, tha Hita.

    Drejtori i Përgjithshëm ngriti shqetësimin edhe për thirrje për dhunë në rrjetet sociale, veçanërisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram. Sipas tij, të dhënat e mbledhura gjatë hetimeve tregojnë se këto thirrje synojnë nxitjen e sulmeve ndaj policisë me mjete të ndryshme, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse.

    “Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj”, deklaroi ai.

    Hita tha se Policia e Shtetit po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe ka marrë masa për mbrojtjen e efektivëve, institucioneve dhe pronës publike e private.

    Burimi: Dukagjini

  • Përmbytjet në Stamboll me pesë viktima, më të rëndat që nga viti 1942

    Përmbytjet në Stamboll me pesë viktima, më të rëndat që nga viti 1942

    Përmbytjet që kanë goditur Stambollin gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet turke i kanë cilësuar si më të rëndat që nga viti 1942.

    Sipas një raportimi të përditësuar të medias turke Bianet, numri i të vdekurve në qytet ka arritur në pesë. Raportimi përfshin vdekjen e një punëtori gjatë largimit të ujit nga një kantier ndërtimi dhe gjetjen e trupit të një 66-vjeçari nën një urë në distriktin Sariyer.

    Mes viktimave është edhe një adoleshent që humbi jetën nga goditja elektrike gjatë stuhisë.

    Ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci, deklaroi gjatë vizitës në një prej zonave të prekura se institucionet po angazhohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, përballë një fatkeqësie të përmasave të jashtëzakonshme.

    Reshjet përmbytën banesa dhe biznese, mbuluan rrugë e parqe dhe morën përpara automjete në disa pjesë të qytetit.

    Sipas të dhënave të raportuara nga Bianet, ekipet e emergjencës kanë shpëtuar 3.050 persona të bllokuar. Operacionet për kërkimin e personave të raportuar të zhdukur kanë vijuar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet.

    Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka paralajmëruar reshje të dendura gjatë fundjavës në Stamboll dhe në katër provinca përreth.

    Ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ka theksuar nevojën për të trajtuar problemet që lidhen me ndërtimet pranë rrjedhave ujore. Ai i ka lidhur përmbytjet edhe me pasojat e ndryshimeve klimatike.

    Burimi: Dukagjini

  • Dortmund ndalet nga Union Berlin

    Dortmund ndalet nga Union Berlin

    Pavarësisht se përballë e ka pasur një skuadër që po kalon vështirësi në kampionat, Dortmund nuk ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit dhe është detyruar të kënaqet me një pikë.

    Pjesa e parë ka qenë e varfër me raste shënimi. Dortmund e ka pasur më shumë topin në posedim, por nuk ka arritur të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare. Rasti më i mirë i kësaj pjese i ka takuar Kastriot Imerit, gjuajtja e të cilit nga goditja standarde e detyroi portierin Gregor Kobel të reagojë.

    Pas pushimit, mysafirët janë përpjekurn ta ndryshojnë ritmin e lojës. Maximilian Beier ka pasur një mundësi pas harkimit të Julian Ryerson, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë fushës.

    Edhe Union Berlin e ka pasur rastin e vet për të kaluar në epërsi. Tim Skarke ka depërtuar drejt portës, por nuk ka arritur të shënojë nën presionin e mbrojtjes kundërshtare.

    Në minutat e fundit, Dortmund ka shtuar përpjekjet për ta shënuar golin e fitores. Fabio Silva ka krijuar një rast të rrezikshëm me një top të ulët para portës, ndërsa i riu Mathis Albert nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me goditjen e tij me kokë.

    Me këtë barazim, Dortmund e vazhdon serinë pa humbje në Bundesligë këtë sezon, ku deri tani ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime. Megjithatë, skuadra tashmë ka tri ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat, me dy barazime dhe një humbje.

    Dortmundi gjendet në krye të tabelës, ndërsa Union Berlin mbetet në pozitën që e dërgon në ndeshjet e “play off” për mbijetesë. Për vendasit, kjo pikë ka rëndësi, pasi në katër ndeshjet e para të kampionatit kishin pësuar gjithsej shtatëmbëdhjetë gola.

    Burimi: RTKLive

  • Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

    Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

    Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

    Barcelona rikthehet sonte në fushë për të luajtur ndeshjen e radhës në kuadër të kampionatit spanjoll, La Liga, ku do të jetë mysafire e skuadrës së Real Betisit.

    Katalunasit po kalojnë një periudhë me formë të lartë dhe në këtë përballje hyjnë me synimin e qartë për të regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në të gjitha garat, duke vazhduar marshimin drejt objektivave sezonalë, transmeton Klankosova.tv.

    Lajmi më pozitiv për stafin teknik dhe tifozët “blaugrana” është rikthimi i plotë nga lëndimet i dyshes kryesore, Raphinha dhe Frenkie de Jong.

    Që të dy lojtarët janë përfshirë në listë, ndonëse pritet ta nisin ndeshjen nga stoli për të marrë minuta gradualisht në pjesën e dytë.

    Përballja ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet në kanalet e sportit në platformën Artmotion.

  • Protestat në Shqipëri: 167 të arrestuar dhe 132 policë të lënduar

    Protestat në Shqipëri: 167 të arrestuar dhe 132 policë të lënduar

    Protestat në Shqipëri: 167 të arrestuar dhe 132 policë të lënduar

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, në një konferencë sot për median, deklaroi se si pasojë e akteve të dhunës gjatë protestave janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar penalisht 388 shtetas të tjerë.

    Hita bëri të ditur gjithashtu se paralelisht, janë pezulluar nga detyra 7 punonjës policie dhe ndaj tyre ka nisur menjëherë hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës, mosrespektim të parimit të proporcionalitetit dhe mënyrën e trajtimit të një protestuesi nga ana e punonjësve të Policisë, raporton agjencia telegrafike e Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

    Hita tha se “prej pesë ditësh, Policia e Shtetit po përballet me akte dhune gjatë tubimeve, ku persona të maskuar dhe të dhunshëm kanë sulmuar për orë të gjata punonjësit e Policisë dhe institucionet publike, si dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private. Në mënyrë të vazhdueshme, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore”.

    Njëkohësisht, shtoi ai, u është kërkuar pjesëmarrësve në tubime të mos bëhen pjesë e veprimeve të personave që synojnë të nxisin dhunën dhe shkatërrimin.

    Gjatë këtyre ditëve, strukturat e Policisë kanë kryer veprime hetimore dhe procedurale në disa qytete të vendit, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të përfshirë në akte dhune, shkatërrimin e pronës dhe sulmet ndaj punonjësve të Policisë.

    “Dua t’i siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të punës. Çdo rast i evidentuar i tejkalimit të kompetencave apo mosrespektimit të këtyre procedurave do të trajtohet sipas ligjit. Punonjësit e Policisë janë instruktuar vazhdimisht që, në çdo rast ndërhyrjeje apo vetëmbrojtjeje ndaj sulmeve, të zbatojnë me rigorozitet procedurat standarde të punës dhe parimin e proporcionalitetit”, tha Hita.

    Kreu i Policisë së Shtetit u shpreh se gjatë tubimeve të dhunshme, ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian, Policia e Shtetit përdor mjetet e përcaktuara nga legjislacioni dhe procedurat standarde të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbrojtjen e punonjësve të Policisë. Përdorimi i këtyre mjeteve bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe në raport me shkallën e rrezikut.

    Sipas tij, gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastikaë, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera.

    Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë, janë dëmtuar 132 punonjës policie. Disa prej tyre vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në spital.

    “Gjithashtu, dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë. Këto thirrje, sipas të dhënave që disponohen në kuadër të hetimeve penale, synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse. Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj”, tha Hita.

    Përballë kësaj situate, shtoi Hita, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private.

    Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe të mbrojtjes së jetës dhe pronës, Hita i bëri thirrje personave që kryejnë këto akte dhune të ndalojnë menjëherë veprimet e tyre të paligjshme.

    Njëkohësisht, vijoi ai, u bëj thirrje qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, të cilët nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre.

    “Policia e Shtetit nuk është, në asnjë rrethanë, kundër qytetarëve, medias, studentëve apo fëmijëve tanë. Përkundrazi, ajo është në mbështetje të së drejtës kushtetuese për të protestuar dhe për t’u tubuar në mënyrë paqësore. U bëj thirrje prindërve dhe familjarëve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut dhe as të përdoren si mburojë nga persona të dhunshëm e të maskuar. Siguria e tyre duhet të jetë mbi gjithçka”, tha Hita.

    Hita u shpreh se “Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë ligjin, të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, institucionet publike dhe të drejtën kushtetuese për tubim paqësor”.

    “Siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe e pronës dhe zbatimi i ligjit mbeten detyrimet tona të panegociueshme”, tha Hita.