Blog

  • Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Ademi paralajmëron emra të rijnë te Kosova, zbulon prapaskenat e bisedimeve

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, ka folur për paraqitjet e fundit të Kombëtares së Kosovës, procesin e ndërrimit të gjeneratës, afrimet e mundshme të futbollistëve të rinj, largimet nga përfaqësuesja, raportet me Shqipërinë dhe çështjen e çmimeve të biletave për ndeshjet e Dardanëve.

    Ademi ka thënë se nuk është plotësisht i kënaqur me rezultatet e Kosovës në ndeshjet e fundit, duke vlerësuar se ekipi mund të kishte bërë më shumë, por ka shprehur besimin se përfaqësuesja do të luftojë për pozitën e dytë.

    Sipas tij, ndërrimi i gjeneratës po zhvillohet me luhatje jo shumë të mëdha, ndërsa FFK-ja është në bisedime me tre-katër futbollistë të tjerë që mund t’i bashkohen Kosovës.

    Duke folur për rezultatet e fundit të Kosovës dhe ngarkesën e futbollistëve gjatë zhvillimit të katër ndeshjeve brenda një periudhe të shkurtër, Ademi ka thënë se ky ritëm paraqet sfidë si për lojtarët, ashtu edhe për organizimin e federatës.

     Tani, puna e katër ndeshjeve të kombëtares ka qenë një intensitet të lartë. Edhe katër ndeshje të luhen për kaq pak ditë, është pak shumë për futbollistët, edhe për të gjitha kombëtaret, jo vetëm për neve që jemi kombëtare e vogël. Edhe për organizimin përmes federatës dhe të gjitha, është një sfidë e madhe dhe është dashur të kemi më shumë lojtarë. Kur ke intensitet është kaq i shpeshtë, mund të them që nuk jam i kënaqur me rezultatet, por nuk është që kemi dështuar në këtë rast. Mund të them që jemi në garë, jemi mirë. Krahas kualitetit që e kemi, kemi mundur të kemi fitore dhe të bëjmë një hap pak më të mirë. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj që do të jemi në pozitën e dytë, sepse pozitën e parë e kemi të vështirë, ose mund të them që ndoshta është i paarritshëm në këtë rast, por prapë varet prej ekipeve”, tha Ademi.

    Kryetari i FFK-së është shprehur i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i ndërrimit të gjeneratës në Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas tij, ky proces sjell sfida edhe për përfaqësueset më të mëdha, por Kosova po arrin ta përballojë pa luhatje të mëdha.

    Ndërrimi i gjeneratës vërehet edhe te kombëtaret më të mëdha që ka sjellë pak lëvizje ose pasiguri derisa të koordinohet ose konsolidohet ekipit. Te ne, ndërrimi i gjeneratës po bëhet dhe, të them të drejtën, jam i lumtur dhe mendoj se po bëhet me jo shumë luhatje dhe ndoshta kjo ka ndodhur sepse kemi pasur vazhdimisht diçka të re”, theksoi Ademi.

    Ademi ka bërë të ditur se FFK-ja është në bisedime me tre-katër futbollistë, të cilët mund të bëhen pjesë e Kombëtares së Kosovës.

    Ai ka sqaruar se federata merret me pjesën organizative dhe marrëveshjet, ndërsa vendimi përfundimtar për përfshirjen e tyre i takon trajnerit dhe shtabit teknik.

    Tani, kemi disa futbollistë me të cilët jemi në bisedime. Sigurisht që mund të jenë anëtarë të Kosovës, por ne e kryejmë vetëm atë pjesë që lidhet me organizimin dhe marrëveshjet me lojtarët apo me njerëzit që merren me këtë punë. Në fund vendos trajneri, sepse ne ia ofrojmë trajnerit dhe shtabit tonë dhe ata vendosin. Fjalën e fundit e kanë ata, ata cilët bisedojnë për anën profesionale, nëse lojtari do të luajë, nëse i duhet tani dhe nëse mund të luajë në këtë tani. Neve na intereson t’i mbyllim marrëveshjet dhe që lojtari të pranojë të luajë për Kosovën. Pastaj, në fushë është diçka tjetër. Sigurisht që jemi të interesuar. Ju e dini se tashmë i kemi disa futbollistë te Bayerni, jo vetëm Erblinin, por edhe disa të rinj të tjerë që do të jenë në kategoritë e tjera. Disa marrëveshje janë mbyllur për kategoritë tjera. Gjithsesi, jemi duke biseduar edhe me tre-katër futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i përmendja para se të mbyllen marrëveshjet, sepse nuk është etike. Besoj që do të ketë një ose dy fytyra të reja. Tani është faza e shtabit teknik të trajnerit”, bëri të ditur Ademi.

    Duke komentuar largimet e disa futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës, Ademi ka thënë se këto janë pjesë normale të zhvillimeve në futboll.

    Ai ka vlerësuar kontributin e secilit prej tyre, duke theksuar se emrat e futbollistëve që kanë ndihmuar në ndërtimin e përfaqësueses duhet të mbeten të shënuar në historinë e futbollit kosovar.

    Janë çështje normale për mua. Secilit i dëshiroj sukses atyre që janë larguar dhe nuk janë më pjesë e kombëtares. Kontributi i tyre gjithmonë ka qenë i pashlyer. Dëshira ime ka qenë dhe është që të gjithë këta gladiatorë tanë dardanë, siç i quaj futbollistët e Republikës, që nga koha kur jemi krijuar si shtet dhe jemi pranuar si federatë në UEFA dhe FIFA, të shënohen me shkronja të arta në pjesën e futbollit të Kosovës që këta e kualifikuan Kosovën sepse kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që nga fillimi”, u shpreh Ademi.

    Kreu i FFK-së ka folur edhe për raportet ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në një kohë kur çështja e futbollistëve që mund të zgjedhin njërën nga dy përfaqësueset vazhdon të diskutohet.

    Ademi ka mohuar se ekziston ndonjë problem mes dy federatave, duke theksuar se nuk ka vend për veprime prapa shpinës dhe se futbollistët shqiptarë duhet ta kenë Kosovën ose Shqipërinë si opsion kryesor.

    Kjo çështje po trasohet dhe secili po e komenton siç dëshiron. Për mua është me rëndësi që futbollistët shqiptarë opsion kryesor ta kenë Kosovën ose Shqipërinë. Në këtë drejtim, nuk ka asgjë të keqe mes dy federatave dhe asnjëherë nuk është punuar diçka që mund të thuhet se është bërë prapa shpinës. Këto gjëra nuk ndodhin. Nuk kam qejf të flasin njerëzit kot ose ata që flasin me emocione dhe nuk janë kompetentë për këtë punë. Një rast ka qenë, për shembull, kur ka folur vetë Bajram Shala, menaxheri, i cili e ka thënë një fjalë që nuk i takon ajo fjalë ta thotë, nuk e di si i ka dalë nga goja, por ajo është krejtësisht gabim. Është tërhequr, por normalisht, për paraqitje të tilla nga Federata e Futbollit, të cilat nuk i shohim si të arsyeshme, pavarësisht ngjarjeve që ndodhin, ne duhet të kemi kujdes. Jemi dy shtete, por jemi vëllezër. Jemi një komb. Më kënaqet shpirti, pothuajse aq sa për Kosovën, kur fiton edhe Shqipëria. Dëshira ime më e madhe jetësore ka qenë që të dyja të shkonim së bashku në Kampionatin Botëror”, theksoi Ademi.

    Një tjetër temë për të cilën ka folur Ademi është çështja e çmimeve të biletave për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

    Ai e ka cilësuar të tepruar reagimin e krijuar rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se e kupton gjendjen ekonomike të qytetarëve, por se, sipas tij, duhet të vlerësohet edhe rëndësia e përfaqësueses.

    Unë mendoj që është e paarsyeshme gjithë ai pluhur që u bë rreth kësaj pune. E kuptoj shumë mirë gjendjen ekonomike, sepse jetoj këtu. Nuk jam prej ku me dit ku, nuk kam ardhur nga marsi, por vazhdimisht kam qenë në Kosovë. Kam kompani, punëtorë, familje dhe i dimë kushtet në të cilat jetojmë. Duhet ta kuptojmë një gjë: asnjëherë nuk ka ndodhur që biletat për një kombëtare të jenë më të lira se kaq, cilado qoftë ajo. Është një lloj degradimi i vetes nëse nuk e vlerëson veten. Kosova i ka pesë ndeshje në vit. Nëse secili tifoz, secili njeri, nuk e ka atë frymë që të japë 20 euro për pesë ndeshje, që i bie 100 euro në vit, atëherë nuk është se e duam futbollin. Por, nga tani e tutje, mund të them se do të ketë diçka tjetër. Çmimet sa të mundemi do ta mbajmë më poshtë, nuk e ndryshojmë, por pak ajnë edhe pjesët obligative sepse nëse kërkon të hysh dhe të marrësh përkrahje nga UEFA dhe FIFA, normalisht që ata kërkojnë edhe një pjesë të përkrahjes nga vendi ynë”, theksoi Ademi.

     Kosova po vazhdon garën në Ligën e Kombeve, ndërsa FFK-ja po punon në përforcimin e përfaqësueses me futbollistë të rinj dhe në konsolidimin e ekipit për sfidat e ardhshme. Krahas rezultateve sportive, në fokus mbeten edhe raportet me Shqipërinë dhe organizimi i ndeshjeve të Dardanëve.

     

  • Blogeri ushtarak rus i arrestuar në Mal të Zi, instrument i Kremlinit për të zgjeruar ndikimin

    Blogeri ushtarak rus i arrestuar në Mal të Zi, instrument i Kremlinit për të zgjeruar ndikimin

    Blogeri ushtarak rus i arrestuar në Mal të Zi, instrument i Kremlinit për të zgjeruar ndikimin

    Shkruajnë: Ivana Stradner dhe Abigail Camp

    Për vite me radhë, Rusia e ka trajtuar Ballkanin si një fushëbetejë për ambiciet e saj gjeopolitike, duke shfrytëzuar ndasitë etnike, nxitur tensionet dhe sfiduar ndikimin perëndimor. Tani, Mali i Zi po kundërpërgjigjet.

    Arrestimi në Mal të Zi i Mikhail Zvinchuk, themeluesit të kanalit të njohur të blogut ushtarak pro-Kremlinit, Rybar, sinjalizon një pikë kthese të mundshme në përballjen e vendit me Moskën. Ai u ndalua më 9 tetor, së bashku me bashkëshorten dhe tre shtetas të tjerë rusë, përpara se të dëbohej nga Mali i Zi dhe të udhëtonte drejt Rusisë. Kryeministri Millojko Spajiq konfirmoi ndalimin e Zvinchukut në X, duke iu referuar paralajmërimeve se Mali i Zi mund të përballet me përpjekje për destabilizim dhe luftë hibride.

    Zvinchuk tashmë është kthyer në Moskë, por çfarë zbulon dëbimi i tij për marrëdhëniet në zhvillim të Malit të Zi me Kremlinin?

    Zvinchuk ka qenë pjesë e ushtrisë ruse dhe në vitin 2018 themeloi Rybar-in së bashku me Denis Shchukin, një programues me bazë në Moskë. Fillimisht, kanali u përqendrua kryesisht në Lindjen e Mesme. Audienca e tij mbeti e kufizuar deri në nisjen e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022, kur ajo u shndërrua në një platformë të rëndësishme të luftës informative, me më shumë se 1.5 milion abonentë.

    Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Rybar fillimisht u financua nga themeluesi i ndjerë i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndërsa më vonë mori financime nga Rostec, konglomerati shtetëror rus i mbrojtjes, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione në qershor të vitit 2022.

    Përtej komenteve të tij, kanali është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftë. Ai ka publikuar pozicionet e forcave ukrainase dhe është mburrur se ushtria ruse i përdor të dhënat e tij për sulme me raketa, dhe Zvinchuk ka pretenduar se i ka furnizuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe grupin Wagner me koordinatat e objektivave. Në dhjetor të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin e emëroi atë në një grup pune që koordinonte përpjekjet e Rusisë për mobilizim ushtarak, ndërsa në vitin 2023 Bashkimi Evropian e sanksionoi për këtë rol.

    Veprimtaria e tij shtrihet shumë përtej Ukrainës, pasi kanali promovon narrativa pro-Kremlinit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

    Mali i Zi nuk është i vetmi vend në Ballkan ku Moska është përpjekur ta zgjerojë ndikimin e saj. Në Bosnjë-Hercegovinë, Rusia ka shfrytëzuar ndasitë e thella etnike, duke kultivuar lidhje të ngushta me politikanin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili mbështet Vladimir Putinin dhe ka kërcënuar vazhdimisht me shkëputjen e Republikës Sërpska. Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës, sistemi i brishtë politik i vendit mbetet i cenueshëm ndaj ndërhyrjeve ruse.

    Gjatë një vizite në qershor të vitit 2024 në Republikën Sërpska, territor me shumicë serbe brenda Bosnjë-Hercegovinës, Zvinchuk diskutoi planet për hapjen e një “shkolle mediatike” të Rybarit. Në një intervistë të po atij viti, ai paralajmëroi se Ballkani “do të marrë flakë” ndërsa konfliktet e tjera shuhen. Në nëntor të vitit 2025, ai udhëtoi drejt Bosnjë-Hercegovinës, duke hyrë në vend në ditën e zgjedhjeve presidenciale në Republikën Sërpska, dhe, sipas raportimeve, filmoi komente për zgjedhjet jashtë ndërtesës së qeverisë së këtij entiteti.

    Në një festival të organizuar nga RT në Serbi, në vitin 2025, Zvinchuk i cilësoi Kosovën dhe Republikën Sërpska si “pika shumë të ndjeshme presioni ndaj Rusisë” dhe pretendoi se Perëndimi dëshironte të ndërtonte një bazë amerikane në Republikën Sërpska.

    Zgjerimi i Rybarit në Ballkan është pjesë e një operacioni më të gjerë ndërkombëtar për ushtrimin e ndikimit, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e qeverive perëndimore.

    Bashkimi Evropian e sanksionoi Zvinchukun në vitin 2023, i ndjekur nga Londra, duke bërë që lidhjet e Rybarit me Kremlinin të viheshin nën një vëzhgim gjithnjë e më të madh perëndimor. Në vitin 2024, Departamenti Amerikan i Shtetit e akuzoi Zvinchukun se po përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe ofroi deri në 10 milionë dollarë për informacione mbi personat e përfshirë. Në vitin 2026, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi 10 individë që qëndrojnë pas Rybar-it, për “përhapjen e narrativave të rreme për Ukrainën dhe ndërhyrjen në zgjedhjet evropiane, përfshirë ato në Moldavi dhe Armeni”.

    Për Moskën, Mali i Zi përfaqëson një pikë potencialisht të dobët në krahun juglindor të NATO-s dhe një portë strategjike drejt Detit Adriatik. Që prej anëtarësimit në NATO në vitin 2017, vendi është përballur me përpjekjet ruse për të minuar orientimin e tij perëndimor dhe synimet për anëtarësim në BE. Tensionet datojnë që nga viti 2016, kur Mali i Zi akuzoi operativët rusë se po planifikonin një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë dhe për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO.

    Tashmë, rreziku është edhe më i madh. BE-ja ka rikonfirmuar mbështetjen për synimin e Malit të Zi për t’u anëtarësuar deri në vitin 2028, duke e bërë atë vendin kandidat kryesor për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ndërsa Podgorica i afrohet këtij objektivi, ndërhyrjet ruse rrezikojnë ta ndërlikojnë rrugën e saj. Arrestimi i themeluesit të Rybar-it, Mikhail Zvinchuk, sinjalizon një qëndrim më të ashpër ndaj operacioneve ruse të ndikimit. Por Mali i Zi është ende larg daljes nga rreziku. Me ambiciet e tij evropiane në lojë, Moska ka ende shumë mundësi për të shfrytëzuar dobësitë e vendit.

    NATO-ja duhet ta ripërtërijë mbështetjen e saj, duke u mbështetur në dislokimin e vitit 2019 të një Ekipi Mbështetës Kundër Kërcënimeve Hibride në Mal të Zi, ndërsa BE-ja duhet të dërgojë ekipe për reagim ndaj kërcënimeve hibride, duke ndjekur modelin e saj në Moldavi.

    Për Moskën, ambiciet perëndimore të Malit të Zi përbëjnë një kërcënim për ndikimin e saj në Ballkan. Rybar është një nga mjetet e kësaj përpjekjeje, ndërsa arrestimi i Zvinchukut është një paralajmërim. Pyetja është nëse NATO-ja dhe BE-ja do të ndërmarrin hapa më të vendosur përpara se Kremlini të kundërpërgjigjet.

    Shkrimi është botuar fillimisht në “KyievPost”, dhe është përkthyer dhe përshtatur nga Klankosova.tv

  • Pamje shqetësuese në Ligën Premier, Martinez pëson lëndim pas përplasjes së fortë dhe dërgohet në spital

    Pamje shqetësuese në Ligën Premier, Martinez pëson lëndim pas përplasjes së fortë dhe dërgohet në spital

    Pamje shqetësuese në Ligën Premier, Martinez pëson lëndim pas përplasjes së fortë dhe dërgohet në spital

    Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, është dërguar në spital pas një përplasjeje të fortë gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, ku dyshohet se ka pësuar lëndim në kokë.

    Incidenti ndodhi në pjesën e dytë të takimit, kur portieri argjentinas u përplas në ajër me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite. Përplasja bëri që loja të ndërpritej për rreth nëntë minuta, ndërsa Martinez mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor në fushë.

    Për shkak të gjendjes së tij, portieri u largua me barelë dhe u zëvendësua në minutën e 74-t nga Mike Penders, për të cilin kjo ishte paraqitja e parë në Ligën Premier.

    Sipas komentatorëve të TNT Sports, Martinez u dërgua në një spital në Liverpool për kontrolle të mëtejshme. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

    Ndërkohë, Branthwaite u kontrollua nga stafi mjekësor dhe u vlerësua i aftë për të vazhduar ndeshjen.

    Chelsea arriti të triumfonte në këtë takim me rezultat 2-0, falë dy golave të Pedro Netos, i cili shënoi në minutën e 46-të dhe në minutën e 90-të.

    Martinez iu bashkua Chelseat gjatë verës, pas transferimit nga Aston Villa për rreth nëntë milionë euro. Portieri argjentinas është gjithashtu pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Argjentinës, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 2022.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pamje shqetësuese në Ligën Premier, Martinez pëson lëndim pas përplasjes së fortë dhe dërgohet në spital appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

    Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

    Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe sot në Skenderaj për heroin Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka kujtuar Rrecajn si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare, i cili ishte ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetari i saj i parë.

    Ai theksoi se Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik dhe kombëtar në periudhat më të vështira për Kosovën, ndërsa kontributi i tij mbetet pjesë e historisë së përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

    Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të LDK-së, vizitoi edhe familjen Rrecaj, së cilës i shprehu ngushëllime dhe respekt për qëndresën gjatë gjithë këtyre viteve.

    Sipas tij, për 27 vjet familjes i mungoi varri i të dashurit të tyre, por emri dhe vepra e tij mbetën të gjalla.

    Abdixhiku theksoi se sakrifica e Idriz Rrecajt nuk duhet të harrohet dhe se krimi ndaj tij nuk duhet të mbetet pa drejtësi.

    “Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj!”, përfundoi Abdixhiku.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inteligjenca artificiale hyn në serviset e veturave, skaneri i avancuar kushton 150 mijë euro

    Inteligjenca artificiale hyn në serviset e veturave, skaneri i avancuar kushton 150 mijë euro

    Inteligjenca artificiale hyn në serviset e veturave, skaneri i avancuar kushton 150 mijë euro

    Inteligjenca artificiale po sjell ndryshime në mënyrën se si kontrollohen dhe mirëmbahen veturat, duke mundësuar identifikimin më të shpejtë dhe më të saktë të defekteve.

    Sistemet e reja teknologjike, që po përdoren edhe në Gjermani, kombinojnë kamera, sensorë dhe inteligjencë artificiale për të analizuar gjendjen e automjeteve dhe për të zbuluar probleme që mund të mos vërehen gjatë kontrolleve të zakonshme.

    Një skaner i avancuar i këtij lloji kushton rreth 150 mijë euro, duke përfaqësuar një investim të konsiderueshëm për serviset e veturave, veçanërisht për bizneset e vogla.

    Pajisjet mund të identifikojnë dëmtime në pjesë të ndryshme të automjetit, rrjedhje të lëngjeve, probleme me gomat dhe defekte në komponentët mekanikë.

    Kontrolli kryhet në mënyrë të automatizuar, duke reduktuar kohën e nevojshme për inspektim dhe duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të problemeve.

    Pavarësisht kostos së lartë, kjo teknologji pritet të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sektorin e mirëmbajtjes së automjeteve, duke rritur efikasitetin dhe duke përmirësuar procesin e diagnostikimit të defekteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inteligjenca artificiale hyn në serviset e veturave, skaneri i avancuar kushton 150 mijë euro appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

    Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

    Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

    Vijon të jetë e tensionuar situata pranë Kryeministrisë, ku policia po përpiqet të zmbrapsë protestuesit përmes përdorimit të presionit të ujit.

    Sipas raportimeve nga vendngjarja, efektivët kanë hedhur gjithashtu spraj blu në drejtim të turmës, teksa ata mundohen ta largojnë.

    Situata para godinës së Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë synon të largojë protestuesit nga zona, shkruan TCH.

    Përdorimi i ujit me presion dhe i sprajit blu shënon një tjetër moment përplasjeje gjatë tubimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të përshkallëzohet më tej.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Papa Leo XIV merr lejen për të dalë nga spitali pas operacionit në mushkëri

    Papa Leo XIV merr lejen për të dalë nga spitali pas operacionit në mushkëri

    Papa Leo XIV do të largohet sot (e shtune) nga spitali Gemelli në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori kanceroz në mushkërinë e djathtë, njoftoi Vatikani.

    Vendimi për daljen e tij u mor pas vlerësimit të ekipit mjekësor. Analizat e gjakut dhe radiografia e kraharorit treguan se gjendja shëndetësore e lejon kthimin e tij në Vatikan.

    Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa pritet të largohet nga spitali në orët e para të pasdites. Të dielën, ai pritet të udhëheqë lutjen Angelus nga dritarja e apartamentit papnor.

    Papa 71-vjeçar iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të martën. Gjatë operacionit, mjekët hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë dhe konfirmuan diagnozën e adenokarcinomës pulmonare, për të cilën kishin ngritur dyshime ekzaminimet para ndërhyrjes.

    Vatikani bëri të ditur se operacioni zgjati rreth 90 minuta, ndërsa qëndrimi i përgjithshëm në sallën operative ishte afërsisht tri orë. Ndërhyrja përfundoi me sukses dhe pa ndërlikime.

    Në përditësimin e së enjtes, mjekët kishin raportuar se radiografia e kraharorit tregonte ecuri të mirë të rikuperimit pas operacionit.

    Burimi: Dukagjini

  • Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës

    Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës

    Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës

    Aleanca sot ka filluar të mbaj një takim të gjerë me strukturat e saj drejtuese dhe anëtarësinë në kryeqytet, njofton partia përmes një komunikate për media, transmeton Klankosova.tv. 

    Ngjarja ka filluar në ora 16:00 dhe po zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, në këtë takim kryetari i partisë, Ardian Gjini, do të prezantojë para strukturave platformën e re politike si dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.

    Nga subjekti politik bëhet e ditur se takimi do të jetë tërësisht i hapur për gazetarët dhe ekipet televizive, me ç’rast janë ftuar mediat që ta ndjekin nga afër këtë ngjarje.

  • Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

    Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

    Drita merr fitoren e dytë radhazi, Llapi hyn zyrtarisht në ethet e mbijetesës

    Drita ka arkëtuar tri pikë të plota në udhëtim duke mposhtur Llapin me rezultat 1-2, në takimin e  zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo shënon fitoren e dytë radhazi për gjilanasit në Superligë, të cilët menaxhuan mirë ndeshjen për të marrë një triumf të rëndësishëm në transfertë, transmeton Klankosova.tv.

    Golat e fitores për Dritën u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj. Ndërkohë, të vetmin gol për vendasit e realizoi Arbnor Aliu, i cili nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

    Kjo humbje thellon edhe më tepër krizën te skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

    Për llapjanët kjo ishte disfata e tetë këtë edicion, ecuri kjo negative që e vë klubin në një pozitë tejet të vështirë tabelare dhe nën rrezik real për rënie në Ligën e Parë./ Klankosova.tv

  • Protestat e Gjeneratës Z përfshijnë botën, BBC përmend edhe Shqipërinë: Ankesa të ngjashme brezash

    Protestat e Gjeneratës Z përfshijnë botën, BBC përmend edhe Shqipërinë: Ankesa të ngjashme brezash

    Protestat e Gjeneratës Z përfshijnë botën, BBC përmend edhe Shqipërinë: Ankesa të ngjashme brezash

    Nga Franca në Indi, protestat e udhëhequra nga të rinjtë po vënë përballë autoriteteve një sërë kërkesash që lidhen me arsimin, punësimin, strehimin dhe politikat qeveritare, raporton BBC.

    Edhe pse shkaqet ndryshojnë nga një vend në tjetrin, pakënaqësitë e brezit të ri kanë ngjashmëri, duke reflektuar shqetësimet për të ardhmen ekonomike dhe sociale, transmeton Sinjali.

    Në vitet e fundit, lëvizjet e udhëhequra nga Gjenerata Z kanë arritur në disa raste të rrëzojnë qeveri dhe të detyrojnë ndryshime politike.

    Megjithatë, protesta të tjera janë shuar pa arritur objektivat e tyre.

    Përmes raportimeve nga vende të ndryshme, BBC News sjell dëshmi mbi arsyet që i kanë nxitur të rinjtë të dalin në rrugë, kërkesat e tyre dhe ndikimin që këto lëvizje kanë pasur në zhvillimet politike dhe shoqërore.

    Protestat e Gjeneratës Z po dëshmojnë se pakënaqësitë e të rinjve mund të shndërrohen në lëvizje të gjera shoqërore, por rezultatet e tyre varen nga rrethanat politike dhe nga aftësia për të ruajtur mobilizimin me kalimin e kohës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat e Gjeneratës Z përfshijnë botën, BBC përmend edhe Shqipërinë: Ankesa të ngjashme brezash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali