Blog

  • Bordi i ShSKUK-së kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe llogaridhënies institucionale

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e performancës së klinikave dhe forcimin e llogaridhënies nga menaxhmentet e spitaleve rajonale.

    Në mbledhjen e mbajtur të premten, Bordi ka theksuar nevojën që menaxhmentet e spitaleve rajonale të mbajnë përgjegjësi për adresimin e mangësive të identifikuara dhe zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

    “Bordi kërkoi që nga menaxhmentet e spitaleve rajonale të kërkohet përgjegjësi për adresimin e mangësive të identifikuara, zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe përmirësimin e performancës institucionale, përmes përcaktimit të masave konkrete, personave përgjegjës dhe afateve të zbatimit”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.

    Në kuadër të trajtimit të gjetjeve të auditimit, ShSKUK-ja ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje. .

    “Në kuadër të adresimit të gjetjeve të auditimit, kanë filluar procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje. Bordi Drejtues do të informohet në vazhdimësi për punën e Komisionit Disiplinor, ecurinë e procedurave dhe masat që do të ndërmerren”.

    Po ashtu, Bordi ka kërkuar që rekomandimet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm të shoqërohen me përgjegjësi të përcaktuara, afate kohore dhe raportim të rregullt për zbatimin e tyre.

    “Lidhur me rekomandimet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, Bordi kërkoi përcaktimin e përgjegjësive dhe afateve konkrete, si dhe raportim periodik mbi progresin dhe dëshmi për zbatimin e tyre”.

    Një tjetër çështje e trajtuar në mbledhje ishte përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

    “Për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, Bordi kërkoi formimin e një grupi punues profesional për analizimin e treguesve të vdekshmërisë, infeksioneve spitalore, komplikacioneve, prerjeve cezariane dhe shfrytëzimit të kapaciteteve spitalore”.

    “Rezultatet e analizës do të shërbejnë për identifikimin e mangësive dhe propozimin e masave konkrete për përmirësim”.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe performancës së dhjetë klinikave kirurgjike, pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit.

    “Pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit të dhjetë klinikave kirurgjike, Bordi kërkoi hartimin e masave për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, koordinimin ndërmjet klinikave, zbatimin e protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë, si dhe përcaktimin e prioriteteve për investime infrastrukturore”.

    Në të njëjtën mbledhje, Bordi Drejtues ka miratuar njëzëri Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës Qendrore të SHSKUK-së, me synim forcimin e organizimit institucional.

     Në përfundim, Bordi ka ritheksuar se menaxhmentet e spitaleve rajonale duhet të japin llogari për rezultatet e punës dhe zbatimin e masave të kërkuara. Sipas institucionit, mbikëqyrja do të vazhdojë për të siguruar përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

  • Tiranë: Protestuesit e rinj marrin tasa inoksi për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës

    Tiranë: Protestuesit e rinj marrin tasa inoksi për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës

    Tiranë: Protestuesit e rinj marrin tasa inoksi për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës

    Disa protestues të rinj kanë marrë tasa me vete në protestën e ditës së pestë, raporton TCH.

    Ata shpjeguan gjatë intervistës për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, se pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës ata i vendosin tasin e madh të inoksit për të pasur mundësi ta largojnë, transmeton Sinjali.

    Më pas i riu tregoi se këtë veprim e kanë mësuar në mënyrë rrethanore për të shmangur lëndimet nga gazi lotsjellës.

    “E mësuam duke parë në mjete rrethanore. Kur hedhin gaz policia e përdorim”, u shpreh ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tiranë: Protestuesit e rinj marrin tasa inoksi për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

    Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

    Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

    Përmbytjet e rënda që kanë përfshirë Stambollin ditët e fundit kanë shkaktuar vdekjen e katër personave, ndërsa autoritetet turke i kanë cilësuar ato si më të rëndat që nga viti 1942.

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Ciftci, deklaroi se vendi po përballet me një fatkeqësi të madhe, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për t’u dalë në ndihmë banorëve të zonave të prekura.

    “Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’i ndihmuar qytetarët tanë, por po përballemi gjithashtu me fatkeqësinë më të madhe nga përmbytjet që nga viti 1942”, tha Ciftci gjatë vizitës në një nga zonat më të goditura.

    Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë me rreth 16 milionë banorë, u përfshi nga reshje intensive që, brenda 48 orëve deri të enjten në mëngjes, tejkaluan mesataren e kombinuar të reshjeve për muajt shtator dhe tetor, raportoi AP.

    Bilanci i viktimave u rëndua të premten, kur trupi i pajetë i një burri 66-vjeçar u gjet nën një urë në lagjen Sariyer. Tri viktima të tjera ishin raportuar më herët, përfshirë një adoleshent që humbi jetën nga goditja elektrike gjatë stuhisë.

    Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet. Shtëpi dhe biznese janë mbuluar nga uji, ndërsa rrugë dhe parqe janë përmbytur. Rrjedhat e fuqishme të ujit kanë marrë me vete automjete, shumë prej të cilave kanë përfunduar të grumbulluara në zona të ndryshme.

    Sipas ministrit të Brendshëm, autoritetet kanë regjistruar 9.850 raste të dëmeve dhe problemeve të tjera të lidhura me përmbytjet.

    Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka paralajmëruar për reshje “të dendura dhe intensive” në Stamboll dhe në katër provinca përreth gjatë fundjavës.

    Për pasojat e përmbytjeve ka folur edhe ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, i cili ka theksuar rëndësinë e trajtimit të problemeve që lidhen me zhvillimin urban pranë rrjedhave ujore.

    Duke iu përgjigjur shqetësimeve se ndërtimet në këto zona mund ta kenë përkeqësuar situatën, Kurum tha se trajtimi i këtij problemi ishte “thelbësor”.

    Ai i lidhi gjithashtu përmbytjet me pasojat e ndryshimeve klimatike. Kurum pritet të kryesojë muajin e ardhshëm konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, COP31, e cila do të mbahet në Antalya.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve që u lënduan nga plumbat e gomës gjatë protestës në Tiranë

    Ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve që u lënduan nga plumbat e gomës gjatë protestës në Tiranë

    Ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve që u lënduan nga plumbat e gomës gjatë protestës në Tiranë

    Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar.

    Sipas pamjeve nga terreni, të rinjtë kanë pasur shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit.

    Mbërritja e ambulancës është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë ndaluar automjetin dhe e kanë kontrolluar atë. Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të ishte hedhur edhe nga automjete të ambulancës.

    Pas kontrollit, ambulanca është larguar nga vendngjarja me një protestues të lënduar brenda, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se, përveç protestuesit që u transportua me ambulancë, një tjetër person i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, konkretisht në rrugën e Durrësit.

    Sipas informacioneve paraprake nga terreni, kanë qenë vetë protestuesit ata që kanë kërkuar që të lënduarve t’u jepet ndihma mjekësore në vend, pa u transportuar në spital.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve që u lënduan nga plumbat e gomës gjatë protestës në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aleanca shënon “Ditën e Rinisë” në bashkëpunim me NDI

    Aleanca shënon “Ditën e Rinisë” në bashkëpunim me NDI

    “Bashkë me rininë tonë fantastike, për kapitullin e ri të Aleancës!”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka thënë se ka biseduar me të rinjtë për kapitullin e ri të Aleancës.

    “Kënaqësi e veçantë të bisedonim me të rinjtë tanë për kapitullin e ri të Aleancës. Çdo ditë e më shumë po shohim të rinj që po na bashkohen, duke sjellë energji dhe ide të reja”, ka shkruar ai.

    Gjini ka falënderuar edhe Nancy Soderberg, drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe panelistët dhe trajnerët që ligjëruan për rritjen e ndikimit politik, inteligjencën artificiale dhe sigurinë digjitale.

    Ai ka falënderuar gjithashtu kryetaren e Rinisë së Aleancës, Albulena Kokollari, dhe të gjithë të rinjtë për organizimin e ngjarjes. 

    Burimi: RTKLive

  • Presidentët e Hungarisë e Letonisë dhe Mbreti i Suedisë i shkruajnë Shiroka-Pulës, rikonfirmojnë mbështetjen për sigurinë

    Presidentët e Hungarisë e Letonisë dhe Mbreti i Suedisë i shkruajnë Shiroka-Pulës, rikonfirmojnë mbështetjen për sigurinë

    Presidentët e Hungarisë e Letonisë dhe Mbreti i Suedisë i shkruajnë Shiroka-Pulës, rikonfirmojnë mbështetjen për sigurinë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, si dhe nga presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, i ka përcjellë urimet e tij presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj, si dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

    Ndërkaq, presidenti i Hungarisë, András Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon. Ai ka vënë në pah edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

    Edhe presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Në letrën e tij, ai ka theksuar gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Letonisë në misionin e KFOR-it dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentët e Hungarisë e Letonisë dhe Mbreti i Suedisë i shkruajnë Shiroka-Pulës, rikonfirmojnë mbështetjen për sigurinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Superliga e basketbollit rikthehet me dy përballje interesante në xhiron e pestë

    Superliga e basketbollit rikthehet me dy përballje interesante në xhiron e pestë

    Superliga e basketbollit rikthehet me dy përballje interesante në xhiron e pestë

    Fundjava pritet të sjellë emocione në Superligën e Kosovës në basketboll, ku në kuadër të xhiros së pestë do të zhvillohen dy përballje interesante.

    Ndeshja e parë do të luhet në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin, në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe spektakël për tifozët.

    Përballja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Rahovecit 029 dhe Pejës, e cila do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma”.

    Të dyja ndeshjet do të luhen sipas orarit të përcaktuar, në orën 17:00 dhe 19:30.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Superliga e basketbollit rikthehet me dy përballje interesante në xhiron e pestë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Formacionet zyrtare: Brentford - Liverpool

    Formacionet zyrtare: Brentford – Liverpool

    Formacionet zyrtare: Brentford - Liverpool

    Liverpool do të përballet sot me Brentford në udhëtim.

    ‘The Reds’ luajnë si mysafir i Brentfordit në ndeshjen e xhiros së 7-të të Premierligës.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00, kurse para fillmit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

    Ja 11-shet startuese:

  • Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

    Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

    Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.

    Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e ka kujtuar Rrecajn si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare, i cili ishte ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetari i parë i saj.

    “Sot, në Skenderaj, me bashkëpunëtorë të LDK-së, bëmë nderime për heroin Idriz Rrecaj. Intelektual, veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj, kryetar i saj i parë, Idriz Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik e kombëtar në ditët më të vështira për Kosovën. Kontributi i tij është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe e përpjekjes sonë për liri e pavarësi”, shkroi Abdixhiku, raporton Klankosova.tv

    Kreu i LDK-së theksoi se sakrifica e heroit nuk duhet të harrohet dhe se krimi ndaj tij nuk duhet të mbetet pa drejtësi.

    “I rrëmbyer nga forcat serbe në prill të vitit 1999, bashkë me pjesëtarët e grupit të intelektualëve shqiptarë, ai u kthye pas 27 vjetësh në tokën e Kosovës së lirë. Familjes Rrecaj i shprehëm ngushëllimet dhe respektin tonë të thellë për qëndresën gjatë gjithë këtyre viteve. Për 27 vjet na mungoi varri i tij, por emri dhe vepra e Idriz Rrecajt mbetën mes nesh. Sot e nderojmë në liri, me detyrimin që sakrifica e tij të mos harrohet dhe krimi ndaj tij të mos mbetet pa drejtësi. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj!”, shkroi Abdixhiku./Klankosova.tv

  • Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan

    Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan

    Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim për Burim Ademin, rreth 38-vjeçar, dhe Sadri Halimin, rreth 55-vjeçar, të cilët dyshohen për organizim dhe trafikim të narkotikëve në Kosovë dhe rajon.

    Sinjali raportoi ekskluzivisht emrat e dy të dyshuarve, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se ata dyshohen për organizim, drejtim, blerje, shitje, shpërndarje dhe transportim të marihuanës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktiviteti i dyshuar kriminal shtrihej në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa dyshohet se veprimet janë kryer gjatë periudhës nga shtatori deri më 16 tetor 2026, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar.

    Rasti lidhet me një kontroll të zhvilluar më 16 tetor nga Policia e Kosovës – DSQHN, në fshatin Velekincë të Gjilanit. Gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit Burim Ademi, në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako me marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 53.2 kilogramësh.

    Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, për veprat penale që lidhen me organizimin dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali