Blog

  • Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

    Raportohet se Policia po qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka nisur të qëllojë me municion shpërqendrues në drejtim të protestuesve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

    Siç raportojnë mediat atje, si pasojë e përdorimit të këtij municioni, një protestues ka thënë se është goditur në gjoks, ndërsa një tjetër në këmbë.

    Policia pretendon se nuk bëhet fjalë për plumba gome, por për plumba shpërqendrues.

    Ky lloj municioni përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Edhe pse konsiderohet më pak vdekjeprurës se municioni i zakonshëm, ai mund të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit e, në raste të caktuara, edhe vdekje, raporton Euronews.

    Kjo është dita e pestë e protestës së studentëve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Deri më tani, për t’i shpërndarë protestuesit, Policia e Shtetit kishte përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Burimi: Dukagjini

  • Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

    Një nga studentët që po merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi, me të cilët diskuton për organizimin e protestave dhe format e përdorura gjatë demonstratave atje.

    Deklarata u bë në emisionin “Breaking” në Euronews, kur studenti u pyet për ndikimin e modelit serb të protestave dhe për “Listën e Studentëve”, lëvizjen që pas disa muajsh protestash ka kaluar edhe në organizim elektoral.

    “I kam ndjekur protestat atje dhe kam miq të mi studentë në Serbi, me të cilët padyshim ngelemi në një kontakt të vazhdueshëm, lidhur me organizimin e protestave që patjetër edhe ata kanë aplikuar. Në Shqipëri nuk është menduar konkretisht krijimi i një alternative në këto momente, bëhet fjalë për një altërnativë që do të vijë padyshim pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama.”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar sot, në orën 10:15, në zonën ndërmjet Makedonski Brodit dhe Krushevës, shkruan Alsat M.

    Sipas informacioneve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej pranë vendbanimeve Plasnicë dhe Llojan, në një thellësi prej 15 kilometrash, transmeton Sinjali.

    Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe mund të jenë ndier nga banorët që jetojnë pranë epiqendrës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.

    Ndërkohë, priten informacione të tjera nga institucionet kompetente të sizmologjisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për trafikim droge

    Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për trafikim droge

    Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit dyshohet se gjatë muajve shtator dhe tetor 2026 kanë organizuar dhe transportuar marihuanë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim përfitimin financiar.

    Gjatë një kontrolli më 16 tetor, në fshatin Velekincë të Gjilanit, në veturën dhe pronën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako me gjithsej 53.2 kilogramë marihuanë.

    Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për të dy të pandehurit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

    Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar ndaj informacioneve që i ka cilësuar të rreme, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e aeroportit.

    Në reagim thuhet se aeroporti po vazhdon punën normalisht dhe se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse ashtu edhe ato dalëse, po realizohen sipas orarit të paracaktuar.

    Sipas aeroportit, nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve dhe operimi po zhvillohet me kapacitet të plotë.

    Aeroporti u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacione lidhur me oraret e fluturimeve dhe funksionimin e tij t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit.

    “Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!”, thuhet në reagim.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident te "Rrethi i Flamurit" në Prishtinë, të përfshira një autobus dhe një veturë

    Aksident te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, të përfshira një autobus dhe një veturë

    Aksident te "Rrethi i Flamurit" në Prishtinë, të përfshira një autobus dhe një veturë

    Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

    Sipas pamjeve të siguruara nga klankosova.tv, shihet një autobus dhe një veturë që janë përfshirë në aksident te “Rrethi i Flamurit” në kryeqytet.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjje zyrtare.

  • Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

    Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

    Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet B.A. dhe S.H., nën dyshimin për trafikim të narkotikëve.

    Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në bashkëkryerje.

    Sipas komunikatës së Prokurorisë, personat në fjalë, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, me aktivitet në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, duke organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë për përfitim financiar.

    Dyshimet lidhen me periudhën nga shtatori i vitit 2026 deri më 16 tetor 2026, në Gjilan dhe lokacione të tjera.

    “…Ashtu që, me datë 16 tetor 2026, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës-DSQHN në Prishtinë, në fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit, në pronën e të pandehurit B.A, në veturën e tij, gjenden dhe sekuestrohen 10 pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë prej 53.2 kg, që si të tilla janë shpallur si substanca të rrezikshme sipas Ligjit mbi barnat dhe substancat psikotrope dhe precursor”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv

  • Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT

    Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT

    Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT

    Tetë shtete amerikane kanë ngritur padi kundër OpenAI-t, kompanisë që krijoi ChatGPT-në, duke pretenduar se praktikat e saj mund të rrezikojnë sigurinë e fëmijëve dhe të shkelin ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

    Paditë janë paraqitur nga prokurorët e përgjithshëm të Iovas, Nebraskës, Kansasit, Virxhinias Perëndimore, Arkansasit, Arizonës, Idahos dhe Montanës.

    Sipas pretendimeve të paditësve, OpenAI nuk i informon përdoruesit në mënyrë të mjaftueshme për rreziqet që lidhen me produktet e saj të inteligjencës artificiale. Shqetësimet përfshijnë dhënien e informacioneve të pasakta, ndikimin e mundshëm te të miturit dhe sjelljen e paparashikueshme të sistemeve të inteligjencës artificiale.

    Në dokumentet gjyqësore përmenden edhe raste në të cilat ChatGPT dyshohet se ka kontribuar në vetëvrasjen e një adoleshenti. Po ashtu, ngrihen pretendime se informacione të pasakta mjekësore të dhëna nga chatbot-i kanë çuar në mbidozimin e një përdoruesi.

    Paditësit kërkojnë që kompania të ndryshojë praktikat e saj, të forcojë masat e sigurisë dhe të përmbushë detyrimet ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve. Disa prej tyre kërkojnë gjithashtu vendosjen e gjobave dhe kufizime për zhvillimin e modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale.

    Shqetësime të tjera lidhen me mundësinë që agjentët e inteligjencës artificiale të kryejnë veprime të paautorizuara ose të paligjshme, përfshirë sulmet kibernetike.

    OpenAI ka prezantuar më herët kontrolle prindërore dhe masa të tjera për mbrojtjen e përdoruesve të mitur, si dhe ka mbështetur iniciativa ligjore në SHBA që synojnë rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet.

    Megjithatë, paditë e reja shtojnë presionin ndaj kompanisë për të dëshmuar se produktet e saj janë të sigurta dhe se rreziqet që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale po trajtohen në mënyrën e duhur.

    Pretendimet e përfshira në padi mbeten akuza të paditësve dhe nuk përbëjnë, në vetvete, konstatime përfundimtare të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tetë shtete amerikane padisin OpenAI-n, ngrenë shqetësime për sigurinë e fëmijëve dhe rreziqet nga ChatGPT appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

    Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

    Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

    “Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Z. András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij  për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

    Kurse presidenti i Republikës së Letonisë,  Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

    Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, si dhe nga presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës.

    Siç bën të ditur Presidenca, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, i ka përcjellë urimet e tij të sinqerta Presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj, si dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

    Ndërkaq, Presidenti i Hungarisë, András Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe përpjekjet për stabilitet, paqe e prosperitet ekonomik në rajon.

    Ai ka theksuar gjithashtu kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

    Edhe Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Në letrën e tij, ai ka përmendur edhe kontributin e vazhdueshëm të Letonisë në misionin e KFOR-it dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini