Blog

  • Luis Enrique reagon ndaj kritikave për Ligue 1

    Luis Enrique reagon ndaj kritikave për Ligue 1

    Luis Enrique reagon ndaj kritikave për Ligue 1

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka komentuar etiketimin e kampionatit francez si “ligë e fermerëve”, duke iu përgjigjur kritikave ndaj nivelit të Ligue 1.

    Enrique theksoi se njerëzit gjithmonë gjejnë arsye për t’u ankuar dhe se është gjithmonë e vështirë t’i kënaqësh të gjithë.

    “Kur nuk isha këtu, dëgjoja se PSG-ja nuk mund të fitonte në Evropë, sepse kampionati nuk ishte mjaftueshëm i fortë”, u shpreh spanjolli. 💬

    “Pastaj, kur fiton, thonë se kjo ndodh për shkak të nivelit të Ligue 1. Kjo është jeta”, shtoi ai.

  • Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Shkon mbi 100 numri i të arrestuarve gjatë protestave në Francë

    Mbi 100 persona janë arrestuar në Francë, ndërsa në gjithë vendin janë zhvilluar protesta ku kanë marrë pjesë afro 33 mijë persona.

    Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, gjatë ditës janë regjistruar 140 aksione të ndara, ndërsa deri më tani janë arrestuar 166 persona.

    Ministria ka deklaruar se protestat janë shoqëruar me akte dhune nga persona të maskuar në qytete si Parisi, Marseja, Rennes, Toulouse dhe Angers, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Sipas autoriteteve franceze, disa protestues dyshohet se kanë tentuar të kryejnë plaçkitje, kanë sulmuar policinë, kanë shkaktuar zjarre dhe kanë vënë në shënjestër institucione shtetërore.

    Po ashtu, është raportuar për dëmtimin e një stacioni policor në Marsejë.

    Forcat e sigurisë kanë reaguar, ndërsa Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se ekziston një probabilitet i lartë që grupe të ekstremit të majtë të tentojnë ta përshkallëzojnë situatën gjatë marshimeve të pasdites.

      

  • Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

    Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

    Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

    Bayern Munich është gjithnjë e më optimist se do të arrijë marrëveshje me Harry Kane për vazhdimin e bashkëpunimit përtej kontratës aktuale, raporton “Sky Sport Deutschland”.

    Bisedimet mes klubit bavarez dhe sulmuesit anglez për një kontratë të re po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka konfirmuar se të dyja palët janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje.

    Megjithatë, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, pasi Kane ende nuk e ka dhënë miratimin e tij të fundit.

    Bayern Munich synon ta sigurojë të ardhmen e kapitenit të Kombëtares së Anglisë, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që prej transferimit nga Tottenham Hotspur.

    Sulmuesi anglez ka pasur rol kyç në ekipin bavarez, ndërsa drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë atë në Mynih edhe pas përfundimit të kontratës aktuale.

    Tashmë, gjithçka varet nga përfundimi i negociatave dhe vendimi përfundimtar i Kane, për të parë nëse palët do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

    Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

    Papa Leo do të dalë sot nga spitali, pas operacionit për kancer në mushkëri

    Papa Leo XIV do të dalë nga spitali të shtunën, katër ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, ka njoftuar Vatikani. Kjo do të shënojë rikthimin e shpejtë të tij në detyrat papnore, pas shqetësimit të parë serioz shëndetësor që nga fillimi i papatit të tij.

    Papa i parë amerikan, 71-vjeçar, u shtrua të martën në spitalin Gemelli, ku mjekët i hoqën një nodul që u diagnostikua si adenokarcinomë pulmonare, lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.

    “Duke marrë parasysh rezultatet e analizave të gjakut dhe radiografisë së kraharorit të kryera këtë mëngjes, si dhe pas vlerësimit të gjendjes së tij klinike, Ati i Shenjtë është vlerësuar se është në gjendje të mirë për t’u liruar nga spitali”, thanë mjekët e tij, Dr. Luigi Carbone dhe prof. Stefano Margaritora.

    Papa pritet të largohet nga spitali të shtunën pasdite dhe të kthehet në Vatikan, pasi të kremtojë një meshë në mesditë në ambientet e institucionit shëndetësor.

  • Gerrard për Manchester Cityn: Duhet t’u hiqen titujt

    Gerrard për Manchester Cityn: Duhet t’u hiqen titujt

    Gerrard për Manchester Cityn: Duhet t’u hiqen titujt

    Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka deklaruar se Manchester City duhet të ndëshkohet dhe se duhet të jepet shembull me dënimin ndaj tyre.

    “Unë e kam pranuar faktin që nuk e kam fituar kurrë Premier Ligën dhe nuk do të pranoja medaljen e tyre”, tha Gerrardi për The Overlap.

    Ai theksoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me të apo me Liverpoolin, por edhe me kujtimet që mund t’u jenë marrë klubeve të tjera.

    “Po tifozët e Tottenhamit, Unitedit, Evertonit dhe ekipeve të tjera? Po kujtimet që mund t’u jenë vjedhur?” pyeti ai.

  • ​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

    ​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

    ​Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër, Kadrijaj: Nuk e di nga kush do monitorohet

    Radioja e Policisë së Kosovës do të ketë autorizim njëvjeçar për testimin e teknologjisë, ndërsa për funksionimin e saj do të ndahet frekuenca 92 dhe, sipas nevojës, edhe frekuenca të tjera.

    Nisma ka nxitur reagime të ndryshme, ku janë ngritur shqetësime lidhur me financimin, pavarësinë editoriale dhe përputhshmërinë e saj me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ndërsa, partia në pushtet ka apeluar që kjo çështje të mos shndërrohet në temë politike.

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka shprehur kundërshtimet e saj ndaj kësaj nisme, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e funksionimit, burimet e financimit dhe ndikimin e mundshëm politik në përmbajtjen që do të transmetojë radioja.

    Madje Kadrijaj ka vënë në dyshim nevojën për krijimin e një radioje të tillë, duke konsideruar se në Kosovë ekzistojnë mjaftueshëm media që mbulojnë sektorë të ndryshëm, përfshirë çështjet e sigurisë.

    Andaj ajo ka kërkuar sqarime edhe për institucionin që do të monitorojë funksionimin e radios, duke shprehur shqetësimin se ajo mund të shndërrohet në një instrument të qeverisë.

    “Unë nuk kam parë një model të funksionimit të radios së policisë, kam shikua a ka dhe në rajon, askush nuk e ka. Këta Vetëvendosje gjithmonë shpikin diçka, ne në Kosovë kemi mjaft media që e mbulojnë çdo sektorë, ndoshta pikërisht të raporteve jo të mira të mediave me Kurtin, ka dashur ta vendos një si opozitë e mediave tona. Çdo veprim duhet të jetë në vazhdën e asaj, a përputhet me legjislacionin e BE një radio e tillë. Nuk e di nga kush do monitorohet, a do të merr urdhra nga ministria e brendshme se çka duhet të lansoj. Nëse do të jetë zgjatje e kësaj qeverie do të jem kritikuese dhe nuk do ndalem”, tha ajo për KosovaPress.

  • Kur do të miratohet strategjia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së? Ja përgjigjja e deputetit të LVV-së

    Kur do të miratohet strategjia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së? Ja përgjigjja e deputetit të LVV-së

    Kur do të miratohet strategjia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së? Ja përgjigjja e deputetit të LVV-së

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se ende nuk ka një afat konkret për miratimin e strategjisë shtetërore për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, ai ka thënë se grupi strategjik do ta përcaktojë fushëveprimin e tij në ditët në vijim, ndërsa si model për këtë proces është diskutuar ai kroat.

     Rexhaj ka sqaruar se grupi nuk do ta ushtrojë funksionin e avokatëve mbrojtës, por do të angazhohet në mbështetjen logjisitike, financiare dhe  në aspektin diplomatik.

     Qeveria, më 14 tetor, themeloi grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, pas dënimit në shkallë të parë nga Gjykata Speciale.  

    “Tash, modeli që është marrë, që u diskutua, dhe jo vetëm prej Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo edhe prej subjekteve të tjera, është modeli kroat. Jo pse përputhet, ta themi, në kuptimin sepse atje është një operacion ‘Stuhia’, këtu nuk ka pasur një gjë të tillë, por megjithatë si model është, meqenëse është, domethënë, në këtë Evropën Juglindore, në Ballkan, mendoj që është i arsyeshëm. Unë besoj saktësisht, pra, që ky grup strategjik do të formojë, ta themi, fushëveprimin e vet edhe në ditët në vazhdim do të jetë efektiv në aspektin e mbrojtjes. Mirëpo nuk bën t’i përzieni dy gjëra. Avokatët e tyre mbrojtës e kryejnë këtë fushën e mbrojtjes në aspektin legjislativ, sepse ky grup nuk e bën mbrojtjen, madje, nëse e dini… Edhe diplomatik, madje, sepse duhet edhe të lobohet në aspektin diplomatik që përfundimisht të hiqet kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale edhe realisht të rikthehet në vend reputacioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe i Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Për ligjin e sapomiratuar që lidhet me Dhomat e Specializuara në Hagë, Rexhaj deklaroi se LVV-ja ka dilema për kushtetutshmërinë dhe shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian.

    I pyetur për qëndrimet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, për Gjykatën Speciale dhe për dallimet e mundshme brenda LVV-së pas miratimit të Ligjit për Specialen, Rexhaj ka thënë se nuk sheh problem në deklarimet e saj. Ai ka vlerësuar se mbështetja ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë përtej dallimeve partiake dhe të përfshijë institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile.

    Rexhaj ka komentuar edhe deklaratat e Daut Haradinajt nga Aleanca lidhur me pretendimet për praninë e bombave në protestat e 5 dhe 6 tetorit. Ai i ka kërkuar Haradinajt të tregojë se ku i ka parë ato, duke thënë se pretendimet për mjete të tilla duhet t’u raportohen organeve kompetente.

    Ai ka treguar gjithashtu se gjatë protestës së 5 tetorit, vetura e tij ishte goditur me gurë dhe tulla. Sipas tij, ai e kishte njoftuar policinë, ndërsa reagimin e saj e ka vlerësuar si profesional.

    Sa i përket presidentes, Justina Shiroka-Pulës, Rexhaj e ka cilësuar atë si emër konsensual që mund të kontribuojë në paanësi politike dhe stabilitet.

  • Carrick: Lojtarët janë të frustruar

    Carrick: Lojtarët janë të frustruar

    Carrick: Lojtarët janë të frustruar

    Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka folur për fillimin e keq të sezonit për klubin e tij.

    Ai përmendi frustrimin e lojtarëve të tij në lidhje me rezultatet e dobëta.

    “Mendoj se, për shkak të fillimit të sezonit, edhe unë jam i frustruar që nuk kemi marrë rezultatet e duhura”, ka thënë Carricku.

    “Edhe lojtarët janë të frustruar që nuk po arrijnë të marrin rezultatet e duhura.”

  • Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në jastëk ose gjatë larjes. Edhe pse kjo mund të lidhet me ndryshimet sezonale të ciklit të flokëve, rënia e shtuar nuk duhet t’i atribuohet automatikisht stinës, pasi mund të jetë edhe shenjë e një problemi shëndetësor.

    Rënia e flokëve është pjesë e procesit natyror të rigjenerimit të tyre. Megjithatë, kohëzgjatja, intensiteti dhe mënyra se si bien fijet mund të ndihmojnë në dallimin mes një ndryshimi të përkohshëm dhe një gjendjeje që kërkon vlerësim mjekësor.

    Pse mund të bien më shumë flokë gjatë vjeshtës?

    Flokët kalojnë nëpër disa faza gjatë ciklit të tyre jetësor: rritjen, një fazë kalimtare dhe fazën e pushimit, pas së cilës fija bie dhe nis një cikël i ri.

    Disa studime sugjerojnë se ky cikël mund të ndikohet nga stinët, duke bërë që te disa njerëz rënia e flokëve të shtohet në fund të verës ose gjatë vjeshtës. Megjithatë, provat shkencore nuk janë të mjaftueshme për të thënë se kjo ndodh te të gjithë apo se ndryshimi i stinës është shkaku i vetëm.

    Një nga arsyet e mundshme të rënies së shtuar është telogen effluvium, një gjendje në të cilën një numër më i madh i fijeve kalon në fazën e pushimit dhe më pas bie brenda një periudhe relativisht të shkurtër.

    Kjo gjendje mund të shfaqet rreth dy deri në tre muaj pas një ngjarjeje që e ka stresuar organizmin, si një sëmundje e shoqëruar me temperaturë të lartë, një ndërhyrje kirurgjikale, lindja, stresi i rëndë ose humbja e shpejtë në peshë.

    Për këtë arsye, rënia e vërejtur gjatë vjeshtës mund të lidhet edhe me ngjarje të ndodhura gjatë verës, e jo domosdoshmërisht me vetë ndryshimin e stinës.

    Sa flokë është normale të humbasim në ditë?

    Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, humbja e rreth 50 deri në 100 fijeve të flokëve në ditë konsiderohet normale për shumë njerëz. Ky është një vlerësim i përgjithshëm dhe jo një kufi i prerë që vlen njësoj për të gjithë.

    Sasia e flokëve që vërehet gjatë larjes ose krehjes mund të ndryshojë edhe në varësi të shpeshtësisë së larjes dhe gjatësisë së flokëve. Kur flokët lahen pas disa ditësh, për shembull, fijet që janë shkëputur gjatë kësaj periudhe mund të bien njëherësh, duke krijuar përshtypjen e një rënieje më të madhe.

    Më e rëndësishme sesa numërimi i çdo fijeje është të vërehet nëse ka ndryshim të dukshëm nga gjendja e zakonshme, nëse flokët po rrallohen apo nëse shfaqen zona pa flokë.

    Kur rënia e flokëve mund të tregojë një problem shëndetësor?

    Jo çdo rënie e shtuar është sezonale. Në shumë raste, ajo mund të lidhet me faktorë të ndryshëm që ndikojnë në ciklin e rritjes së flokëve.

    Ndër shkaqet e mundshme janë:

    Mungesa e hekurit dhe e lëndëve ushqyese: Marrja e pamjaftueshme e hekurit, proteinave ose lëndëve të tjera ushqyese mund të ndikojë në shëndetin e flokëve.

    Çrregullimet e tiroides: Problemet me funksionimin e kësaj gjëndre mund të shoqërohen me ndryshime në rritjen dhe rënien e flokëve.

    Stresi fizik ose emocional: Stresi i rëndë mund të ndikojë në ciklin e flokëve dhe të shkaktojë rënie të shtuar disa muaj më vonë.

    Ndryshimet hormonale: Lindja dhe ndryshime të tjera hormonale mund të shkaktojnë rënie të përkohshme të flokëve.

    Ilaçet dhe sëmundjet: Disa barna dhe probleme shëndetësore mund të ndikojnë në ciklin e rritjes së flokëve.

    Rënia e trashëguar e flokëve: Zakonisht zhvillohet gradualisht dhe mund të shfaqet me rrallim në pjesën e sipërme të kokës ose me tërheqje të vijës së flokëve.

    Përcaktimi i shkakut është i rëndësishëm, pasi trajtimi varet nga problemi që qëndron pas rënies.

    Cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

    Nëse rënia është e përkohshme dhe nuk shoqërohet me rrallim të dukshëm, mund të jetë e arsyeshme të vëzhgohet për një periudhë të shkurtër. Megjithatë, disa shenja kërkojnë vlerësim nga mjeku ose dermatologu.

    Kujdes i veçantë duhet treguar në rastet kur shfaqet:

    Rënie e papritur dhe shumë e theksuar e flokëve.

    Zona të rrumbullakëta pa flokë.

    Hollim i dukshëm i flokëve ose zgjerim i vijës së ndarjes së tyre.

    Kruarje e vazhdueshme, skuqje, dhimbje ose luspa të theksuara në lëkurën e kokës.

    Rënie që vazhdon për disa muaj, përsëritet ose përkeqësohet.

    Nuk është e nevojshme të pritet deri në fund të vjeshtës për të kërkuar ndihmë. Nëse rënia është e theksuar ose shkakton shqetësim, këshillohet konsultimi me një profesionist shëndetësor.

    Çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm?

    Edhe pse jo çdo lloj rënieje mund të parandalohet, disa masa ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të flokëve dhe në shmangien e dëmtimeve të panevojshme.

    Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Një dietë që përmban mjaftueshëm proteina, hekur dhe lëndë të tjera ushqyese ndihmon në plotësimin e nevojave të organizmit.

    Shmangni dietat e rrepta. Kufizimi i madh i ushqimit dhe humbja e shpejtë në peshë mund të nxisin rënien e flokëve.

    Trajtojini flokët me kujdes. Kufizoni përdorimin e tepërt të pajisjeve me nxehtësi, trajtimet agresive kimike dhe modelet që i tërheqin flokët fort.

    Mos përdorni suplemente pa arsye të qartë. Vitaminat dhe mineralet nuk janë zgjidhje universale për rënien e flokëve. Suplementet mund të jenë të nevojshme kur ka mungesa të konfirmuara ose kur rekomandohen nga profesionisti shëndetësor.

    Kërkoni shkakun nëse rënia vazhdon. Mjeku mund të shqyrtojë historinë shëndetësore, ushqyerjen, barnat që përdoren dhe gjendjen e lëkurës së kokës, si dhe të rekomandojë analiza nëse është e nevojshme.

    A rriten përsëri flokët pas rënies sezonale?

    Nëse rënia lidhet me një episod të përkohshëm të telogen effluvium, flokët zakonisht fillojnë të rriten përsëri pasi largohet shkaktari. Rënia mund të zgjasë disa muaj, ndërsa rikthimi i dendësisë së mëparshme mund të kërkojë më shumë kohë.

    Megjithatë, jo çdo lloj rënieje është sezonale ose e kthyeshme. Në rastet e rënies së trashëguar ose të disa sëmundjeve të lëkurës së kokës, mund të nevojitet trajtim specifik.

    Prandaj, edhe pse shtimi i përkohshëm i rënies së flokëve gjatë vjeshtës mund të jetë pjesë e një procesi natyror, nuk duhet supozuar se çdo rast do të kalojë vetë. Vëzhgimi i ndryshimeve dhe identifikimi i shkakut janë hapat më të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit të flokëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tym e flakë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, studentët bllokojnë rrugën: Duam revolucion

    Tym e flakë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, studentët bllokojnë rrugën: Duam revolucion

    Kanë nisur tensionet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit e maskuar kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj gardhi përballë efektivëve të policisë.

    Protestuesit mblodhën koshat e plehrave para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe i vunë flakën në mes të rrugës.

    Protesta nisi me disa përplasje verbale me efektivët, pasi protestuesit kërkuan llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një 21-vjeçar, i cili ka pësuar krisje të shtyllës kurrizore dhe ndodhet në spital.

    Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

    Burimi: Dukagjini