Blog

  • Diamanti rozë, i vjedhur para gati 100 vjetësh, ekspozohet sërish në Francë

    Diamanti rozë, i vjedhur para gati 100 vjetësh, ekspozohet sërish në Francë

    Diamanti rozë, i vjedhur para gati 100 vjetësh, ekspozohet sërish në Francë

    Një diamant i rrallë rozë do të ekspozohet në Francë për herë të parë që nga vjedhja e tij, pothuajse 100 vjet më parë.

    Gur i çmuar në formë dardhe, me peshë nëntë karatë, i njohur si “Grand Condé”, u vodh gjatë një grabitjeje natën në tetor të vitit 1926, në Kështjellën Chantilly.

    Hajdutët e kishin fshehur diamantin brenda një molle të zbrazur.

    Diamanti, një prej pak xhevahireve mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez, u gjet disa javë më vonë, pasi një shërbyese e uritur në hotelin ku po qëndronin hajdutët kafshoi mollën.

    Tani, diamanti do të ekspozohet sërish në Muzeun Conde, në Kështjellën Chantilly, deri më 3 janar, transmeton Klankosova.tv

    Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, tha se, ndonëse historia e mollës mund të duket e pabesueshme, ajo ishte raportuar gjerësisht nga gazetat e kohës.

    Ai është pyetur nëse ekspozita mund të tërheqë vëmendjen e hajdutëve, veçanërisht pas një vargu grabitjesh në institucionet kulturore evropiane gjatë 12 muajve të fundit, përfshirë vjedhjen e guximshme të bizhuterive nga Muzeu i Luvrit në Paris, në mes të ditës.

    Deldicque nuk pranoi t’i tregonte CNN-it se për çfarë shume ishte siguruar diamanti, por theksoi se janë kryer studime të hollësishme akademike për vetitë e tij, me qëllim që të mund të identifikohet në mënyrë unike.

    Sipas muzeut, rezultatet e këtyre analizave, së bashku me materiale arkivore të papublikuara më parë për historinë e diamantit dhe vjedhjen e tij, janë pjesë e ekspozitës.

  • Tensionet te Ministria e Arsimit - Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë

    Tensionet te Ministria e Arsimit – Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë

    Tensionet te Ministria e Arsimit - Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë

    Përshkallëzohen tensionet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

    Një efektiv policie raportohet se është lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.

    Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

    Më herët, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë.

  • S'ka të lënduar nga vetaksidenti i kamionit në autostradë

    S’ka të lënduar nga vetaksidenti i kamionit në autostradë

    S'ka të lënduar nga vetaksidenti i kamionit në autostradë

    Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë, në zonën e Malishevës.

    Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rasti është raportuar rreth orës 12:10, pas një vetaksidenti trafiku.

    “Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

  • Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit

    Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit

    Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit

    Situatë e rrezikshme është krijuar gjatë protestës në Elbasan, ku disa protestues të mitur janë ngjitur në muret e kalasë së qytetit, raporton TCH.

    Përballë rrezikut për sigurinë e tyre, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i zbritur të miturit në mënyrë të sigurt, transmeton Sinjali.

    Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, të cilët kanë ndjekur nga afër situatën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve

    Policia e Shtetit ka përdorur plumba gome në drejtim të protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa situata gjatë ditës së pestë të protestës është përshkallëzuar.

    Më herët, efektivët ndërhynë edhe me gaz lotsjellës, pasi protestuesit nisën të hedhin vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

    Tensionet u rritën pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Disa protestues të maskuar shkulën kangjellat anës rrugës dhe i vendosën në mes të saj, duke krijuar një barrierë përballë efektivëve.

    Gjatë protestës, protestuesit dogjën edhe kosha plehrash në mes të rrugës. Ndërkohë, një valixhe, e përdorur si simbol i emigrimit, u dogj dhe u hodh brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia qëllon me plumba gome ndaj protestuesve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestuesit përleshen me policinë gjatë demonstratave në Francë

    Dhjetëra persona janë arrestuar këtë mëngjes në Paris, pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave të zhvilluara në të gjithë Francën.

    Dhjetëra mijëra qytetarë pritet të dalin në rrugë, ndërsa sindikatat, studentët dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” janë bashkuar në protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, përfshirë arsimin.

    “Autoritetet presin deri në 100,000 protestues jashtë Parisit sot, me dhjetëra mijëra të tjerë brenda kryeqytetit,” shkruan CNN.

    Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë”, një nga organizatorët kryesorë të protestave të sotme, kishte zhvilluar demonstrata për më shumë se një vit, gjatë vitit 2018, kundër rritjes së kostos së jetesës.

    Në faqen e tyre zyrtare janë publikuar qindra protesta të planifikuara për sot në mbarë vendin. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mbështesin gjithashtu fermerët, punëtorët, pjesëmarrësit në marshimet për klimën dhe pensionistët.

    Demonstratat e fundit vijnë pas disa javësh protestash studentore në të gjithë Francën, ku të rinjtë kanë kundërshtuar kushtet në klasa.

    Ndërkohë, përplasjet mes policisë dhe demonstruesve kanë përshkallëzuar në disa raste në dhunë. Në fillim të këtij muaji, një 15-vjeçari iu shkatërrua dora si pasojë e një shpërthimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestuesit përleshen me policinë gjatë demonstratave në Francë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtina lidh kontratë 300 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje, 30 euro ora për punëtorët fizikë

    Prishtina lidh kontratë 300 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje, 30 euro ora për punëtorët fizikë

    Prishtina lidh kontratë 300 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje, 30 euro ora për punëtorët fizikë

    Komuna e Prishtinës ka lidhur një kontratë publike kornizë në vlerë indikative prej 300 mijë eurosh për rrënimin e objekteve pa leje. Dokumentet e kontratës zbulojnë çmime të ndryshme për angazhimin e makinerive, punëtorëve fizikë dhe kryerjen e punimeve të tjera. Në mesin e tyre figuron edhe tarifa prej 30 eurosh për orë për angazhimin e punëtorëve fizikë.

    Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë publike kornizë për rrënimin e objekteve pa leje, e cila mund t’i kushtojë buxhetit komunal deri në 300 mijë euro, sipas vlerës indikative të përcaktuar në dokumentin kontraktual.

    Kontrata me numër prokurimi 616-26-3546-5-2-1, e titulluar “Rrënimi i objekteve pa leje në Komunën e Prishtinës”, është lidhur me grupin e operatorëve ekonomikë “Dardania” SH.P.K. dhe “Clean Work Sh.P.K.”, me datë 10 shtator 2026. (DOKUMENT)

    Nga shqyrtimi i dokumenteve kontraktuale, Kujdestari.info ka identifikuar disa çmime dhe pozicione që ngrenë pikëpyetje për arsyeshmërinë ekonomike dhe mënyrën se si do të kontrollohen shpenzimet gjatë zbatimit të kontratës.

    Një prej tyre është angazhimi i punëtorëve fizikë, për të cilin është përcaktuar çmimi prej 30 eurosh për orë.

    Sipas përshkrimit të pozicionit në listën e çmimeve, këta punëtorë do të angazhohen për ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve, bartjen e tyre, punët me lopatë dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme të punës.

    Megjithatë, dokumenti nuk e sqaron shprehimisht nëse çmimi prej 30 eurosh për orë përllogaritet për një punëtor të vetëm apo për një ekip punëtorësh.

    Nëse tarifa zbatohet për një punëtor, angazhimi i tij për tetë orë do të kushtonte 240 euro, ndërsa angazhimi i pesë punëtorëve për një ditë pune tetëorëshe do të arrinte në 1,200 euro.

    Çmime të ndryshme për makineritë dhe punimet

    Lista e çmimeve përfshin edhe shërbime të tjera që do të përdoren gjatë rrënimit të objekteve.

    Për angazhimin e miniekskavatorit është përcaktuar çmimi prej 20 eurosh për orë, ndërsa për ekskavatorin demolues BROKK çmimi është 35 euro për orë.

    Në dy pozicione të veçanta, angazhimi i ekskavatorëve të pajisur me mjete për rrënim është përcaktuar me çmim prej 75 eurosh për orë.

    Ndërkohë, për angazhimin e vinçit mobil është përcaktuar çmimi prej 100 eurosh për orë.

    Në pjesën e punimeve ndërtimore, kontrata përmban çmime prej 30 eurosh për metër katror për disa punime murature, 65 euro për metër kub për betonim dhe 80 euro për metër katror për punët që lidhen me materialet me përmbajtje azbesti.

    Kontratë 300 mijë euro, por sasitë e punëve nuk dihen

    Në listën e çmimeve, pozicionet janë paraqitur me sasi indikative prej një njësie. Shuma e çmimeve të listuara është 624 euro, ndërsa vlera totale indikative e kontratës është 300 mijë euro.

    Komuna nuk mund ta dijë paraprakisht numrin e saktë të objekteve pa leje që do të rrënohen, përmasat e tyre apo llojin e makinerive dhe punëtorëve që do të nevojiten.

    Në praktikë, autoriteti kontraktues mund të ketë nevojë të porosisë vetëm disa prej shërbimeve të listuara, ndërsa pozicionet e tjera mund të mos përdoren fare.

    Kjo krijon rrezikun që një ofertë me çmime të ulëta në disa pozicione dhe çmime më të larta në pozicione të tjera të rezultojë ekonomikisht më e kushtueshme gjatë realizimit të kontratës, varësisht nga shërbimet që porositen.

    Një praktikë e tillë njihet si ofertim i pabalancuar dhe përbën një rrezik që duhet vlerësuar në prokurimet me sasi të paparashikueshme.

    Pozicione të ngjashme, rrezik për mbivendosje të faturimit

    Nga shqyrtimi i listës së çmimeve vërehen edhe pozicione me përshkrime të ngjashme.

    Angazhimi i punëtorëve fizikë paraqitet në më shumë se një pjesë të listës, ndërsa disa shërbime të makinerive janë përshkruar me karakteristika të përafërta.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastet kur një punim mund të përfshijë njëkohësisht makineri, operatorë të makinerive dhe punëtorë fizikë. /Kujdestari.info/

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtina lidh kontratë 300 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje, 30 euro ora për punëtorët fizikë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komisioni Evropian vlerëson progresin e Doganës së Kosovës

    Komisioni Evropian vlerëson progresin e Doganës së Kosovës

    Sipas Doganës, gjatë diskutimeve për fushën doganore, Komisioni Evropian ka veçuar zgjerimin e përdorimit të terminaleve doganore publike, uljen e tarifave të terminaleve, rritjen e të hyrave, luftimin e mashtrimeve doganore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

    “Komisioni Evropian mirëpriti gjithashtu Planin e përditësuar të Integritetit të Doganës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të tij. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe avancimit të mëtejmë dhe zbatimit të procedurave të zhdoganimit paraprak të mallrave të importuara, si një instrument i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë”, thuhet në njoftim.

    Sipas vlerësimit të paraqitur për fushën doganore, Komisioni Evropian nuk ka evidentuar sfida apo kritika konkrete ndaj Doganës së Kosovës, por ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe përmbushjes së prioriteteve të dakorduara.

    Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për modernizimin e procedurave, lehtësimin e tregtisë legjitime, përmirësimin e shërbimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve, si dhe forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve doganore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

    Takimet e Nënkomitetit të MSA-së përbëjnë një mekanizëm të rëndësishëm për vlerësimin e progresit dhe avancimin e reformave të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

    Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

    Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

    Dhjetëra persona janë arrestuar këtë mëngjes në Paris, ndërsa policia dhe protestuesit janë përplasur gjatë demonstratave të gjera në të gjithë Francën.

    Pritet që dhjetëra mijëra persona të dalin në rrugë, teksa sindikatat, studentët dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” bashkohen në protesta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, përfshirë shkollat.

    “Është një bashkim i kërkesave dhe i shtresave shoqërore”, i tha dje Reutersit një nxënës i shkollës së mesme.

    “Jelekët e Verdhë”, një nga lëvizjet kryesore organizatore të protestave të sotme, kishin protestuar për më shumë se një vit në vitin 2018 kundër rritjes së kostos së jetesës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Në faqen e tyre zyrtare janë publikuar qindra protesta të planifikuara në të gjithë vendin për sot, ndërsa u bëhet thirrje për mbështetje fermerëve, punëtorëve, pjesëmarrësve në marshimet për klimën dhe pensionistëve.

    Këto protesta të fundit vijnë pas disa javësh demonstratash të studentëve në të gjithë Francën, të cilët kanë kundërshtuar kushtet në klasa.

    Përplasjet mes policisë dhe demonstruesve në disa raste kanë degjeneruar në dhunë. Në fillim të këtij muaji, një 15-vjeçari iu shkatërrua dora nga një shpërthim.

  • Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

    Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

    Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka vlerësuar Arda Gulerin si punëtor të madh.

    “Ai punon shumë. Më duket se ju e keni shumë të vështirë t’ia jepni meritat dikujt kur ato i takojnë për punën e palodhur që bën”, tha Mourinho.

    “Arda është një lojtar shumë i talentuar dhe, për fat të mirë, ai ende nuk është një produkt i kryer”.

    “Ai i ka cilësitë për të luajtur në disa pozicione të ndryshme. Jam shumë i kënaqur me të”.