Blog

  • Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për furnizimin me mish të institucioneve vitale të Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e mishit brazilian të dyshuar si të skaduar.

    Në një postim në Facebook, Arifi ka përmendur Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, QKUK-në, spitalet, Kuzhinën Qendrore dhe çerdhet, si institucione që, sipas tij, rrezikohen nga furnizimi me produkte të pasigurta ushqimore.

    Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian e kishte pezulluar importin e mishit brazilian që nga 3 shtatori, ndërsa Ministria e Bujqësisë në Kosovë kishte përzgjedhur përmes një tenderi me vlerë afro katër milionë euro kompaninë Apetit për furnizimin me mish të 73 institucioneve.

    Arifi ka përmendur edhe dy raste të bëra publike më 15 dhe 25 shtator në Mal të Zi, ku, sipas tij, autoritetet kishin ndaluar 103 tonë mish brazilian të skaduar, të lidhur me këtë kompani. Ai ka theksuar se rreth 78 tonëve u ishin ndryshuar etiketat për t’ua ndryshuar afatin e përdorimit, ndërsa pjesa tjetër kishte skaduar në qershor.

    Në reagimin e tij, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka rikujtuar edhe raportimet e vitit 2024 se kompania Apetit kishte përfituar grant prej 200 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Faton Peci.

    Arifi ka përmendur gjithashtu reagimin e Pecit, i cili, sipas tij, i kishte cilësuar si shpifje dyshimet e ngritura nga deputetët e Aleancës për mishin brazilian.

    Në fund, Arifi ka kërkuar përgjegjësi për rastin, duke ngritur pyetjen se kush do të japë llogari për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe furnizimin e institucioneve vitale me produkte ushqimore të pasigurta.

    “A ka dikush në këtë vend që shkon në përgjegjësi për helmimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve vitale të saj?”, ka shkruar Arifi./Klankosova.tv

  • Një kamion përfshihet nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një kamion përfshihet nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një kamion përfshihet nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Një kamion ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi dyshohet se është vetaksidentuar.

    Sipas pamjeve, kamioni është përfshirë pothuajse tërësisht nga flakët, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka marrë përgjigjeje.

     

  • Tragjedi ajrore në Skoci, dy të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit – në mesin e viktimave një i mitur

    Tragjedi ajrore në Skoci, dy të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit – në mesin e viktimave një i mitur

    Tragjedi ajrore në Skoci, dy të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit – në mesin e viktimave një i mitur

    Një 80-vjeçar dhe një 16-vjeçar kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Skoci, ka njoftuar Policia e Skocisë.

    Aksidenti ndodhi të premten, rreth orës 16:45, në verilindje të Drymenit, në zonën e Stirlingut. Shërbimet emergjente u njoftuan për incidentin, por dy personat që ndodheshin në aeroplan u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

    Familjarët e viktimave janë njoftuar për vdekjen e tyre.

    Aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Glasgout pak pas orës 16:15, ndërsa sinjali i tij u ndërpre rreth 20 minuta më vonë.

    Drejtori menaxhues i Aeroportit të Glasgout, Gavin Birch-Williams, e cilësoi ngjarjen si tragjike, duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimave.

    “Jemi në dijeni të një incidenti që përfshin një aeroplan të vogël, i cili ishte nisur nga Aeroporti i Glasgout. Kjo është një ngjarje thellësisht tragjike dhe mendimet tona, si dhe ngushëllimet më të sinqerta të të gjithë stafit të Aeroportit të Glasgout, janë me miqtë dhe familjet e prekura”, deklaroi ai.

    Pas aksidentit, në zonën e Drymenit janë vendosur kufizime të përkohshme të hapësirës ajrore, përfshirë edhe fluturimet me dronë. Policia ka paralajmëruar se fluturimi në hapësirën ajrore të kufizuar përbën vepër penale.

    Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i ka marrë përsipër Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB).

    “Një ekip ka udhëtuar drejt vendit të aksidentit, pranë Drymenit, në veri të Glasgout, për të kryer verifikimet dhe për të mbledhur prova në kuadër të hetimit të sigurisë”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi ajrore në Skoci, dy të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit – në mesin e viktimave një i mitur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nuk e pagoi gjobën prej 800 eurosh për armëmbajtje pa leje – 59-vjeçari nga Leposaviqi përfundon me 40 ditë burg

    Nuk e pagoi gjobën prej 800 eurosh për armëmbajtje pa leje – 59-vjeçari nga Leposaviqi përfundon me 40 ditë burg

    Nuk e pagoi gjobën prej 800 eurosh për armëmbajtje pa leje – 59-vjeçari nga Leposaviqi përfundon me 40 ditë burg

    Një gjobë prej 800 eurosh, e shqiptuar për armëmbajtje pa leje, është shndërruar në 40 ditë burgim për një person nga Leposaviqi, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Rados Milanoviqin, rreth 59-vjeçar, nga fshati Zërrnosek i Leposaviqit, i cili ishte evidentuar në listën e personave të kërkuar gjatë kontrollit në pikën kufitare në Jarinjë.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, më 16 shtator 2026, rreth orës 18:40, gjatë verifikimit në kufi, kishte rezultuar se ndaj Milanoviqit ekzistonte një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Për këtë vepër, atij i ishte shqiptuar gjobë prej 800 eurosh, por për shkak të mospagesës, me aktvendimin e datës 23 shtator 2026, gjoba ishte zëvendësuar me dënim me burgim prej 40 ditësh.

    Në zbatim të urdhëresës gjyqësore, Milanoviqi është dërguar në vuajtje të dënimit. Rasti është proceduar si “Urdhëresë e realizuar”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk e pagoi gjobën prej 800 eurosh për armëmbajtje pa leje – 59-vjeçari nga Leposaviqi përfundon me 40 ditë burg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Burri dyshohet se e goditi me grushte në vesh – gruaja në Mitrovicë kërkon trajtimin e tij, jo ndarjen

    Burri dyshohet se e goditi me grushte në vesh – gruaja në Mitrovicë kërkon trajtimin e tij, jo ndarjen

    Burri dyshohet se e goditi me grushte në vesh – gruaja në Mitrovicë kërkon trajtimin e tij, jo ndarjen

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka përfunduar duke marrë trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Por ajo që e veçon këtë rast është kërkesa e viktimës: ajo nuk dëshiron të ndahet nga bashkëshorti, por kërkon që ai të marrë trajtim të detyrueshëm mjekësor.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 16 tetor, rreth orës 16:30, në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë.

    Sipas deklarimit të viktimës, F.V., bashkëshorti i saj, B.V., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesën e veshit dhe duke i shkaktuar lëndime për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor.

    Gjatë raportimit të rastit, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka probleme shëndetësore dhe merr terapi, të cilën, sipas saj, nuk e përdor rregullisht.

    Ajo ka shprehur bindjen se mosmarrja e rregullt e terapisë ndikon në sjelljen e tij dhe ka kërkuar që ai të trajtohet nga institucionet përkatëse.

    Viktima ka theksuar se nuk synon të ndahet nga bashkëshorti, por dëshiron që ai të marrë trajtimin e nevojshëm dhe që situata të mos përsëritet.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që i dyshuari të intervistohet dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

    Rasti është raportuar si “Dhunë në familje”, ndërsa kërkesa e viktimës për trajtimin e detyrueshëm të bashkëshortit mbetet çështje që duhet të vlerësohet nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Burri dyshohet se e goditi me grushte në vesh – gruaja në Mitrovicë kërkon trajtimin e tij, jo ndarjen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Babai denoncon djalin për vjedhjen e veturës në Fushë Kosovë – zhduket me Opel Corsa dhe 2,100 euro, telefonin e lë në shtëpi

    Ekskluzive | Babai denoncon djalin për vjedhjen e veturës në Fushë Kosovë – zhduket me Opel Corsa dhe 2,100 euro, telefonin e lë në shtëpi

    Ekskluzive | Babai denoncon djalin për vjedhjen e veturës në Fushë Kosovë – zhduket me Opel Corsa dhe 2,100 euro, telefonin e lë në shtëpi

    Një rast i pazakontë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një baba ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi djali i tij dyshohet se ia ka marrë veturën dhe një shumë të konsiderueshme parash, duke u larguar në drejtim të panjohur.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 tetor, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur A.C., rreth 46-vjeçar, i cili ka denoncuar djalin e tij, Olti Curolli, rrreth 19-vjeçar, për vjedhjen e veturës.

    Sipas deklarimit të babait, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur djali dyshohet se kishte marrë nga oborri i shtëpisë familjare, në lagjen 28/29, veturën Opel Corsa, ngjyrë ari.

    Por vetura nuk ishte e vetmja gjë që mungonte.

    Babai ka deklaruar se djali kishte marrë edhe 2,100 euro, ndërsa më pas ishte larguar pa treguar se ku po shkonte.

    Ajo që e ka bërë rastin edhe më shqetësues për familjen është fakti se i riu e kishte lënë telefonin në shtëpi, duke e bërë të pamundur kontaktimin e tij.

    Sipas ankuesit, dokumentet e automjetit ndodheshin brenda veturës, ndërsa ai nuk kishte informacione për vendndodhjen e djalit.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Vjedhje”.

    Rrethanat e largimit të të riut dhe vendndodhja e tij, e veturës dhe e parave të raportuara si të marra mbeten për t’u sqaruar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Babai denoncon djalin për vjedhjen e veturës në Fushë Kosovë – zhduket me Opel Corsa dhe 2,100 euro, telefonin e lë në shtëpi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zulfaj:Po të bazohej zgjerimi i BE-së në merita,Kosova do të ishte ndër të parat

    Zulfaj:Po të bazohej zgjerimi i BE-së në merita,Kosova do të ishte ndër të parat

    Zulfaj ka vlerësuar se pozicioni aktual i Kosovës në procesin e integrimit evropian nuk e reflekton progresin e arritur, duke e lidhur këtë me mungesën e unitetit brenda Bashkimit Evropian.

    “Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe pozicioni ynë aktual në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian nuk e reflekton këtë progres. Ky pozicion është rezultat i mungesës së unitetit brenda vetë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Zulfaj në një video të publikuar në Facebook.

    Ai ka theksuar se, nëse procesi i zgjerimit do të bazohej në merita dhe rezultate, Kosova do të ishte ndër vendet që i prijnë këtij procesi.

    “Nëse procesi i zgjerimit do të bazohej në merita dhe në rezultatet e arritura, Kosova sot do të ishte në mesin e vendeve që i prijnë këtij procesi”, ka thënë ai.

    Sipas Zulfajt, Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim për shkak të progresit demokratik, rritjes ekonomike, linjëzimit me politikën e jashtme dhe promovimit të vlerave të BE-së.

    Duke folur për vizitat e zhvilluara gjatë javës, Zulfaj ka bërë të ditur se fillimisht ka marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Luksemburg, ku është zyrtarizuar anëtarësimi i Kosovës në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike.

    Më pas, ai ka vazhduar vizitën në Bruksel, ku për tri ditë ka zhvilluar takime dhe diskutime për avancimin e statusit të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Në qendër të vizitës në Bruksel ishte takimi me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, zonjën Marta Kos, me të cilën diskutuam për progresin e Kosovës në procesin e integrimit, për hapat drejt marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Zulfaj.

    Ai ka bërë të ditur se në Parlamentin Evropian ka takuar eurodeputetë nga shtete të ndryshme anëtare, të cilët i ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

    Zulfaj ka zhvilluar gjithashtu takime me drejtues të institucioneve evropiane dhe me 30 përfaqësues nga shtetet anëtare të BE-së, Shërbimi i Jashtëm i Veprimit dhe institucione të tjera që merren me zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, në kuadër të grupeve punuese COELA dhe COWEB.

    “Biseduam për progresin që Kosova ka bërë, sfidat që na shoqërojnë dhe hapat që duhet të ndërmarrim për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Zulfaj. 

    Burimi: RTKLive

  • Ramadani: Deklarata e Zaharovës dhe Daçiqit për Kosovën është kërcënim i hapur

    Ramadani: Deklarata e Zaharovës dhe Daçiqit për Kosovën është kërcënim i hapur

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, gjatë një takimi me politikanin serb Ivica Daçiq, ku ajo ka thënë se “Kosova është Serbi”.

    Ramadani ka publikuar videon e takimit, duke e cilësuar mesazhin si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe duke bërë thirrje për reagim të ashpër nga institucionet e vendit dhe aleatët ndërkombëtarë, njofton Dukagjini.

    “Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur”, ka shkruar Ramadani në reagimin e tij.
    Ai ka kritikuar gjithashtu Daçiqin për të kaluarën e tij politike, duke rikujtuar se ai kishte qenë zëdhënës i ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

    Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

    Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer

    Një mashtrim i pazakontë është zbuluar në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se është prezantuar si toger i Policisë për të siguruar 450 euro kinse për blerjen e peletit. Por historia nuk përfundon këtu. Vetura me të cilën ai dyshohet se ishte larguar nga vendi i ngjarjes rezulton të jetë objekt i një rasti tjetër, pasi pronari kishte denoncuar se ia kishte dhënë me qira dhe nuk i ishte kthyer.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 15:55, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ndërsa denoncimi është bërë të nesërmen.

    I dyshuari është Besim Shkodra, rreth 37-vjeçat, i cili, sipas informatave të siguruara nga Sinjali, kishte kontaktuar përmes telefonit, duke u prezantuar si “toger” dhe duke pretenduar se ndodhej në një trajnim në Polici.

    Me këtë arsyetim, ai dyshohet se kishte kërkuar që një personi tjetër t’i dorëzoheshin 450 euro para të gatshme, kinse për blerjen e peletit.

    Viktima, V.C, rreth 42-vjeçatr, dyshohet se kishte rënë në lajthim dhe kishte dorëzuar shumën e kërkuar. Pas marrjes së parave, i dyshuari ishte larguar me një Audi Q3, ngjyrë të bardhë.

    Mirëpo, gjatë trajtimit të rastit, hetuesit kanë konstatuar se për të njëjtën veturë ishte iniciuar edhe një rast në Gjilan për “Keqpërdorim të besimit”.

    Pronari i automjetit ka deklaruar se ia kishte dhënë veturën me qira të dyshuarit për periudhën 6 deri më 8 tetor, por se pas përfundimit të afatit ai nuk ia kishte kthyer.

    Në kuadër të veprimeve policore, Audi Q3 është vërejtur duke lëvizur në rrugën e Pejës, pranë semaforëve në Bresje të Fushë Kosovës.

    Policia ka ndërhyrë, ka ndaluar automjetin dhe ka arrestuar Besim Shkodrën.

    Pas arrestimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Rasti në Fushë Kosovë është iniciuar për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe lidhur me rastin e veturës së marrë me qira dhe të pakthyer.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | U shtir si toger i Policisë për t’i marrë 450 euro për pelet – arrestohet me Audi Q3 që dyshohet se e kishte marrë me qira dhe nuk e kishte kthyer appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 100 vrapues sfidojnë veten në ultramaratonën e parë të këtij lloji në Kosovë (VIDEO)

    Mbi 100 vrapues sfidojnë veten në ultramaratonën e parë të këtij lloji në Kosovë (VIDEO)

    Mbi 100 vrapues sfidojnë veten në ultramaratonën e parë të këtij lloji në Kosovë (VIDEO)

    Në Miradi të Epërme, në Fushë Kosovë, po mbahet për herë të parë në vend një format i veçantë i vrapimit, ultramaratona, ku pjesëmarrësit sfidojnë veten përmes përsëritjes së të njëjtit shteg.

    Mbi 100 vrapues janë duke marrë pjesë në këtë garë, ku secili raund përfshin një distancë prej rreth 6.7 kilometrash.

    Raundet nisin çdo orë, ndërsa gara mund të zgjasë deri në 48 orë, varësisht se sa do të arrijnë të vazhdojnë pjesëmarrësit.

    Nga atje po raporton gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila tha se, sipas organizatorëve, vrapuesit janë të ndarë në kategori me tri, gjashtë dhe më shumë raunde, ndërsa pjesëmarrësit në kategorinë ultra synojnë të vazhdojnë sa më gjatë pa u dorëzuar.

    Në këtë garë marrin pjesë vrapues të moshave të ndryshme, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vende të tjera të botës.

    Shpërblimi kryesor për fituesin është deri në 1 mijë e 500 euro, por gara ka një rregull të veçantë, pjesëmarrësi i fundit duhet ta përfundojë raundin e tij të fundit, përndryshe organizatorët mund të mos ndajnë shpërblimin.

    Ndiqni detajet e plota: