Blog

  • Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve

    Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit, duke i kërkuar zgjidhje politike për situatën e krijuar.

    Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ramës të përballet drejtpërdrejt me qytetarët dhe të marrë përgjegjësi, duke theksuar se besimi nuk mund të rikthehet vetëm përmes deklaratave.

    “Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve. Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.

    Ajo i ka kërkuar kryeministrit ta përfytyrojë veten në mesin e protestuesve, duke dëgjuar shqetësimet e qytetarëve që, sipas saj, kanë dalë në rrugë sepse ndihen të padëgjuar dhe të papërfaqësuar.

    “Përfytyroje veten jo si kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën, dhe konsidero kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot. Gjithçka nisi me kangjellat që u vendosën për të ndarë njerëzit nga hapësira e tyre, qytetarin nga qyteti, protestën nga institucioni”, ka shkruar Spiropali.

    Sipas saj, kur qytetarët nuk gjejnë më mundësi për t’u dëgjuar nga institucionet, ata dalin në rrugë, ndërsa mungesa e reagimit ndaj protestave mund ta thellojë edhe më shumë zemërimin.

    “Kur rruga nuk dëgjohet, zemërimi bëhet më i fortë. Kur pushteti e sheh çdo kritikë si komplot, çdo protestë si kërcënim, çdo kundërshtar si armik, atëherë shoqëria fillon të flasë me gjuhën e dhunës. Dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik. As dhuna sistemike e vendimeve të gabuara”, ka shkruar Spiropali.

    Ajo ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë rruga drejt ndryshimit politik, por as shuarja e zjarrit nuk përbën përgjigje të mjaftueshme ndaj krizës.

    “Ajo që po ndodh nuk është vetëm një përplasje në rrugë. Është një tronditje e besimit, tretje e legjitimitetit, dhe një paralajmërim se mënyra e qeverisjes duhet të ndryshojë. Mos e shih këtë protestë vetëm si një kërcënim për pushtetin. Shihe si një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me vendin dhe me njerëzit që qeveris. Nëse do të mbrosh atë që është ndërtuar, duhet të jesh i pari që hap rrugën për ndryshim”, ka shkruar Spiropali.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Spiropali i shkruan letër Edi Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kirurgjia e kancerit të mushkërive të Papa Leos: çfarë lloj operacioni bëri dhe çfarë ndodh më pas?

    Kirurgjia e kancerit të mushkërive të Papa Leos: çfarë lloj operacioni bëri dhe çfarë ndodh më pas?

    Kirurgjia e kancerit të mushkërive të Papa Leos: çfarë lloj operacioni bëri dhe çfarë ndodh më pas?

    Të martën, kirurgët në Romë ia hoqën pjesën e poshtme të mushkërisë së djathtë Papa Leos, pasi një kontroll rutinë shëndetësor zbuloi një masë të vogël, e cila, sipas analizave të mëvonshme, rezultoi të ishte kancer në mushkëri.

    Operacioni, i njohur si lobektomi, është trajtimi standard për kancerin e mushkërive të zbuluar në fazat e hershme dhe, për shumë pacientë, mund të jetë i vetmi trajtim që u nevojitet ndonjëherë. Por, çfarë bënë saktësisht mjekët dhe çfarë pritet të ndodhë më pas?

    Çfarë iu hoq?

    Mushkëritë ndahen në pesë pjesë, të quajtura lobe: tri në mushkërinë e djathtë dhe dy në të majtën. Heqja e të gjithë lobit ku ndodhet tumori, në vend që të hiqet vetëm masa, u jep kirurgëve mundësinë më të mirë për të larguar të gjitha qelizat kancerogjene, së bashku me një pjesë të indit të shëndetshëm përreth.

    Njerëzit mund të bëjnë jetë të plotë dhe aktive edhe me katër lobe të mushkërive, ndërsa pjesa e mbetur përshtatet gradualisht me kalimin e kohës.

    Kirurgët gjithashtu heqin nyjet limfatike përreth, gjëndra të vogla që ndihmojnë në drenimin e lëngjeve nga mushkëritë, për të kontrolluar nëse kanceri ka filluar të përhapet. Nëse ato nuk përmbajnë qeliza kancerogjene, shpesh operacioni i vetëm mjafton për shërim. Deri më tani, Vatikani nuk ka bërë të ditur rezultatet e këtyre analizave.

    Si u diagnostikua kaq shpejt?

    Shumica e pacientëve presin dy deri në tri javë pas operacionit për t’i marrë rezultatet. Në këtë rast, Vatikani njoftoi se diagnoza, për të cilën dyshohej edhe nga skanimet e mëparshme, u konfirmua gjatë vetë ndërhyrjes kirurgjikale.

    Një mënyrë e mundshme për ta bërë këtë është përdorimi i një teknike të quajtur prerje e ngrirë (frozen section). Me këtë metodë, një mostër e indit të hequr nga mushkëria dërgohet te patologu ndërkohë që pacienti është ende nën anestezi.

    Indi ngrihet shpejt, pritet në shtresa shumë të holla dhe ekzaminohet nën mikroskop, duke mundësuar marrjen e një përgjigjeje brenda pak minutash.

    Kjo i ndihmon kirurgët të vendosin se sa ind të mushkërisë duhet të heqin, duke ruajtur indin e shëndetshëm në rastet kur masa rezulton të mos jetë kancerogjene. Një analizë më e plotë kryhet gjatë ditëve në vijim.

    Çfarë lloji kanceri është?

    Kanceret e mushkërive ndahen në dy grupe kryesore, në varësi të pamjes së qelizave nën mikroskop: kanceri me qeliza të vogla dhe ai me qeliza jo të vogla.

    Kanceri me qeliza jo të vogla përbën rreth 85 për qind të rasteve. Adenokarcinoma, lloji i diagnostikuar te Papa Leo, është forma më e shpeshtë e këtij grupi. Ajo priret të zhvillohet në pjesët e jashtme të mushkërive.

    Kjo është forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive te personat që nuk kanë pirë kurrë duhan, megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve është më i lartë te duhanpirësit.

    Si zbulohen këto masa?

    Ashtu si në rastin e Papa Leos, shumë tumore të vogla në mushkëri zbulohen rastësisht, gjatë një skanimi ose radiografie të kryer për një arsye tjetër, apo gjatë kontrolleve rutinë shëndetësore.

    Më pas, një skanim i detajuar me tomografi të kompjuterizuar (CT) tregon madhësinë dhe pozicionin e nyjës në mushkëri, ndërsa skanimi PET ndihmon në identifikimin e shenjave të mundshme të përhapjes së kancerit.

    Kur një nyjë e vogël në mushkëri duket se ka shumë gjasa të jetë kancerogjene, mjekët mund të vendosin të kalojnë drejtpërdrejt në operacion, pa kryer paraprakisht biopsi.

    Si kryhet operacioni?

    Në të kaluarën, lobektomitë kryheshin përmes një prerjeje të madhe mes brinjëve. Sot, shumica e ndërhyrjeve realizohen përmes kirurgjisë minimale invazive, me një kamerë dhe disa prerje të vogla, ose me ndihmën e një roboti që kontrollohet nga kirurgu përmes një konsolë pranë pacientit.

    Vatikani bëri të ditur se operacioni i Papës u krye me teknikën e asistuar me video, një nga format më të përdorura të kirurgjisë minimale invazive të mushkërive.

    Këto metoda, me ose pa ndihmën e robotit, zakonisht shkaktojnë më pak dhimbje, lënë shenja më të vogla dhe mundësojnë rikuperim më të shpejtë sesa operacionet e hapura.

    Çfarë ndodh më pas?

    Pas operacionit, pacientit i vendoset një tub i posaçëm, i quajtur dren torakal, për të larguar ajrin dhe lëngjet, ndërkohë që mushkëria përshtatet pas ndërhyrjes.

    Pacientët ndihmohen të ngrihen nga shtrati që ditën e ardhshme, pasi lëvizja e hershme ul rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe të infeksioneve të kraharorit. Papa pritet të qëndrojë rreth një javë në spital.

    Raporti përfundimtar i analizës së indit do të përcaktojë nëse ai ka nevojë për trajtim shtesë. Adenokarcinomat tashmë testohen rregullisht për ndryshime gjenetike që mund të shënjestrohen me barna specifike. Disa pacientëve u rekomandohet gjithashtu imunoterapia ose kimioterapia për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit.

    Sa i përket udhëtimeve, rekomandimet ndryshojnë, por shumica e pacientëve këshillohen të presin dy deri në tri javë para se të udhëtojnë me avion, me kusht që mushkëria të jetë shëruar plotësisht.

    Kjo i lë Papës një periudhë të kufizuar, por realiste, për t’u përgatitur për udhëtimin e planifikuar jashtë vendit në muajin nëntor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kirurgjia e kancerit të mushkërive të Papa Leos: çfarë lloj operacioni bëri dhe çfarë ndodh më pas? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Putin: Rusia po krijon një zonë sigurie brenda Ukrainës, kjo nuk do të negociohet me Kievin

    Putin: Rusia po krijon një zonë sigurie brenda Ukrainës, kjo nuk do të negociohet me Kievin

    Ukrainës, përgjatë kufirit mes dy vendeve, duke theksuar se kjo çështje nuk do të jetë objekt negociatash në bisedimet e ardhshme të paqes me Kievin.

    Putin i bëri këto komente të premten, gjatë një vizite në një qendër komanduese ushtarake, ku u paraqit i veshur me uniformë ushtarake, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Sipas tij, operacioni synon të parandalojë kërcënimet ndaj rajoneve kufitare ruse dhe vjen si përgjigje ndaj inkursionit të forcave ukrainase në rajonin rus të Kurskut gjatë viteve 2024-2025.

    “Forcat e armatosura ruse u ngarkuan jo vetëm me dëbimin e armikut nga territori ynë, por edhe me krijimin e një zone sigurie në territorin fqinj. Kjo detyrë po realizohet me sukses”, deklaroi Putin, sipas komenteve të transmetuara në televizion.

    Ai shtoi se qëllimi i Moskës është të garantojë sigurinë e rajoneve kufitare ruse në të ardhmen, duke theksuar se krijimi i kësaj zone nuk do të jetë pjesë e negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri të ditur se zona e planifikuar e sigurisë do të shtrihet në një gjatësi prej rreth 660 kilometrash, prej të cilave, sipas tij, 70 për qind aktualisht janë nën kontrollin e Rusisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Historia e 117-vjeçares shqiptare në sytë e mediave ndërkombëtare, mund të jetë gruaja më e vjetër në botë

    Historia e 117-vjeçares shqiptare në sytë e mediave ndërkombëtare, mund të jetë gruaja më e vjetër në botë

    Historia e 117-vjeçares shqiptare në sytë e mediave ndërkombëtare, mund të jetë gruaja më e vjetër në botë

    Agjencia e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një raportim Qamile Marrës, 117-vjeçares shqiptare, e cila mund të jetë gruaja më e moshuar në botë.

    Për një grua të lindur nën sundimin osman, e cila mbushi 36 vjet dy javë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që i mbijetoi diktaturës komuniste në Shqipëri, fokusi mbetet plotësisht te shijimi i jetës.

    “Jeta është e bukur, si mali i Tomorrit kur lulëzon”, tha ajo me një buzëqeshje, duke iu referuar një prej majave më të larta të Shqipërisë, ndërsa qëndronte jashtë shtëpisë së saj në Ferras, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

    E rrethuar nga pemë frutore, Marra e ka kaluar pothuajse gjithë jetën e saj në këtë fshat, duke kultivuar ushqimin e vet dhe duke u kujdesur për bagëtinë.

    “Jeton aq sa ka caktuar Zoti,” tha ajo, me fytyrën e rrudhur thellë, të mbuluar nga një shami e bardhë tradicionale.

    Sipas ditëlindjes së shënuar në disa dokumente zyrtare, 19 gusht 1909, Marra do të ishte dy ditë më e madhe se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga “Guinness World Records”, si gruaja më e vjetër në botë, që është ende gjallë.

    Vërtetimi përfundimtar i moshës së personave mbi 110 vjeç (“supercentenarianë”) mund të jetë i vështirë.

    Sipas një studimi që fitoi çmimin “Ig Nobel” për vitin 2024 – çmim që u jepet kërkimeve shkencore të pazakonta – shumë nga njerëzit e njohur për jetëgjatësinë e tyre vijnë nga vende ku regjistrimi i të dhënave është i mangët dhe ku dyshohet për mashtrime me pensionet.

    Megjithatë, Marra disponon një sërë dokumentesh që duket se e konfirmojnë moshën e saj.

    Të afërmit e saj kanë kontaktuar “Guinness”-in dhe zotërojnë një certifikatë lindjeje të lëshuar në vitin 1945, një pasaportë të vitit 1978 dhe një kartë identiteti të kohëve të fundit; të gjitha këto dokumente tregojnë të njëjtën ditëlindje.

    Mosha e saj i habiti madje edhe autoritetet vendore, të cilat ia ndërprenë pensionin kur ajo mbushi 100 vjeç, sipas djalit të saj 80-vjeçar, Hysenit.

    “Ata nuk besonin se nëna ime ishte ende gjallë,” tha ai, duke kujtuar se si iu desh të paraqiste prova, përfshirë dëshmi nga dëshmitarë, për të rifilluar pagesat.

    Në fillim të këtij muaji, qeveria i akordoi asaj një pension të veçantë shtetëror për nder të moshës së saj.

    Bashkëshorti i Marrës u nda nga jea 36 vjet më parë, por ajo ende buzëqesh kur flet për dekadat që kaluan së bashku – një martesë e mbushur me dashuri.

    “Përndryshe, si do të mund të kisha sjellë në jetë shtatë fëmijë me të?” – thotë ajo.

    Tashmë ajo ka parë pesë breza të familjes së saj të rriten përreth saj.

    Sytë iu mbushën me lot teksa kujtonte familjarët dhe miqtë që kishte humbur. Por fytyra iu ndriçua kur një mbesë e telefonoi për të biseduar.

    “I kam parë të fejohen, të martohen dhe të ndërtojnë shtëpitë e jetët e tyre,” – thotë ajo.

    Nga rinia e saj, ajo ka ruajtur vetëm një fotografi: një imazh gati njëshekullor të një gruaje të re, e cila mban një shami të bardhë, krejtësisht të ngjashme me atë që ajo vetë kishte vënë.

    “Isha 18 vjeçe!” – thotë ajo. /Klankosova.tv

  • Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv - janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon (VIDEO)

    Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon (VIDEO)

    Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv - janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon (VIDEO)

    Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si abuzim dhe duke thënë se mungesa e administrimit shtetëror të kësaj çështjeje nga Kosova ka ndikuar në mënyrën se si ka ecur procesi.

    Lama tha se ka qenë pjesëmarrës në luftën çlirimtare të Kosovës dhe se, bazuar në përvojën e tij, nuk pajtohet me mënyrën se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Në çdo moment që një proces lihet të shkojë vetë, ai proces është i humbur, ka degraduar, ka shkuar atje ku duhet të shkojë për interesat e veta dhe dëgjoni, në një proces gjyqësor siç ishte ky i yni, janë katër persona: një gjykatës, një prokuror, një avokat dhe një i akuzuar, që i thonë abuzivisht i pandehur, domethënë e paragjykojnë para se të dënohet, e quajnë të pandehur. E di ç’domethënë i pandehur? Pa asnjë lloj nderi, pa asnjë lloj personaliteti, pa asnjë lloj vlere. Dhe kështu me llafe thotë, ‘prezumohet i pafajshëm’. Janë ca budalliqe që logjika nuk i pranon, ani se termat juridikë thonë, janë terma juridikë. S’ka terma juridikë aty, aty ka abuzim, abuzim për të fituar autoritet dhe prioritet prokurori dhe gjykatësi. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në procesin tonë. Kjo është fatkeqësi e madhe për kohën dhe ne kemi rënë në këtë kurth”, tha Lama, teksa shtoi se dëshiron që Gjykatës në Hagë t’i vihet një kryq i madh.

    Në fund, gjenerali shqiptar i cilësoi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë si “pengje”, duke pretenduar se ata janë marrë peng nga “armiqtë me duart e miqve tanë”.

  • Princesha e Uellsit thotë se natyra mund të ndihmojë rritjen emocionale të fëmijëve

    Princesha e Uellsit thotë se natyra mund të ndihmojë rritjen emocionale të fëmijëve

    Princesha e Uellsit thotë se natyra mund të ndihmojë rritjen emocionale të fëmijëve

    Princesha e Uellsit Catherine ka nisur një projekt që promovon përdorimin e natyrës për të ndihmuar në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të vegjël, shkruan BBC.

    “Natyra është një mjedis kaq i jashtëzakonshëm për të gjithë ne dhe, në këtë epokë dixhitale të drejtuar nga teknologjia, kalimi i kohës cilësore jashtë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm”, thotë Catherine në një postim në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.

    Kjo është faza më e fundit në fushatën e Catherine për të përmirësuar statusin e arsimit të hershëm dhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve.

    Ajo thotë se hulumtimet kanë treguar “sa e rëndësishme është natyra për mirëqenien tonë psikologjike dhe fiziologjike”.

    Gjatë rikuperimit të saj nga kanceri, princesha ka folur për rëndësinë e kalimit të kohës në natyrë, të cilën e përshkroi si “strehun” e saj.

    Ajo ka përshëndetur përfitimet holistike të natyrës, të cilat i përshkroi në terma pothuajse shpirtërorë, në një seri videosh që tregojnë ndryshimin e stinëve .

    Ky besim në natyrë tani po zbatohet në projektin e saj të viteve të para – Qendra e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme.

    Ajo dëshiron të inkurajojë mënyrat e përdorimit të botës natyrore për të përmirësuar ndjenjën e kreativitetit të fëmijëve dhe për të ndihmuar zhvillimin e tyre emocional – dhe vendet për vizita të tilla edukative mund të ofrohen nga Dukati i Kornuollit.

    Një fotografi e re e Catherine, e bërë të enjten në Cornwall nga Josh Shinner, është publikuar për të shoqëruar projektin.

    “Ky projekt ka të bëjë me eksplorimin se si natyra, kreativiteti dhe marrëdhëniet mund ta mbështesin më së miri zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël”, thotë princesha.

    “Ne besojmë se është e rëndësishme të ndjekim një qasje që i kushton vëmendje të plotë fëmijës dhe natyra bëhet një vend i mrekullueshëm për të eksploruar se si mund t’i kultivojmë me sukses aftësitë sociale dhe emocionale që mbështesin shëndetin dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës.”

    “Shpresa ime është që nëpërmjet këtij hulumtimi praktik, të bazuar në natyrë, të mund të ndërtojmë mjedise mbështetëse që ndihmojnë në bërjen e natyrës më të arritshme, duke u sjellë dobi foshnjave, fëmijëve të vegjël dhe familjeve të tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”

    Dr. Nicola Kemp e Froebel Trust, e cila mbështet kërkimet për edukimin e hershëm, tha: “Një numër gjithnjë e në rritje provash tregon se kontakti i rregullt me ​​natyrën mund të mbështesë zhvillimin e fëmijëve në shumë mënyra, duke ndihmuar në nxitjen e kuriozitetit, kreativitetit, mirëqenies emocionale dhe lidhjes sociale.”

    Princesha e Uellsit ka kërkuar ide për përmirësimin e arsimit të hershëm, përfshirë udhëtimin e saj në fillim të këtij viti në Reggio Emilia në Itali, i cili kishte zhvilluar një sistem që i jepte përparësi marrëdhënieve dhe të mësuarit përmes lojës.

    Deri më tani nuk është njoftuar asnjë financim për projektin, por Catherine po e përdor profilin e saj për të promovuar një kauzë që dikur e përshkroi si “vepra e jetës” së saj.

    Theksi që u vihet familjeve që shijojnë botën natyrore është gjithashtu një antidot ndaj mbingarkesës së ekraneve dhe telefonave celularë, me Catherine që ka paralajmëruar për një “epidemi shkëputjeje” nga shumë teknologji që prish jetën familjare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Princesha e Uellsit thotë se natyra mund të ndihmojë rritjen emocionale të fëmijëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky i përgjigjet Trumpit pas kritikave për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po mbroj interesat e Ukrainës

    Zelensky i përgjigjet Trumpit pas kritikave për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po mbroj interesat e Ukrainës

    Zelensky i përgjigjet Trumpit pas kritikave për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po mbroj interesat e Ukrainës

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e cilësoi “turp” valën e re të sulmeve të Kievit ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Trump, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importin e naftës (dizel), deklaroi gjithashtu se me Zelenskyn “është më e vështirë të merresh vesh sesa me Putinin”.

    Ndërkaq, Zelensky, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes për naftën, tha se nuk mund ta pranojë atë, pasi, sipas tij, kjo mund të pasohet edhe nga një marrëveshje për gazin.

    “Nëse nuk e kundërshtoj këtë… kush tjetër do ta bëjë?” – tha Zelensky në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Tensionet mes Washingtonit dhe Kievit janë përshkallëzuar për shkak të marrëveshjes për naftën, si dhe kufizimeve të vendosura ndaj rrjetit satelitor që Ukraina përdor në fushën e betejës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky i përgjigjet Trumpit pas kritikave për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po mbroj interesat e Ukrainës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tre persona kapen në flagrancë duke prerë ilegalisht pyje në Lebanë të Prishtinës, konfiskohen drunjtë

    Tre persona kapen në flagrancë duke prerë ilegalisht pyje në Lebanë të Prishtinës, konfiskohen drunjtë

    Tre persona kapen në flagrancë duke prerë ilegalisht pyje në Lebanë të Prishtinës, konfiskohen drunjtë

    Tre persona janë identifikuar duke kryer prerje ilegale të drunjve në tri ngastra të ndryshme pyjore në pronësi publike, në fshatin Lebanë të Prishtinës, gjatë monitorimit të rregullt të terreneve pyjore nga zyrtarët e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pyjeve, sipas të cilit, rastet janë evidentuar nga zyrtarët e Sektorit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pyjeve në Prishtinë.

    Lidhur me rastet e identifikuara, ndaj dy personave janë ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore përmes hartimit të fletëparaqitjeve për dëmin e shkaktuar në fondin pyjor publik.

    Ndërkaq, ndaj personit të tretë është ndërmarrë masa e konfiskimit të masës drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tre persona kapen në flagrancë duke prerë ilegalisht pyje në Lebanë të Prishtinës, konfiskohen drunjtë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

    156 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 97 policë dhe katër të mitur

    156 qytetarë janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, mes të cilëve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë.

    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo, ka bërë të ditur se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur.

    Demo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka dënuar përdorimin e të miturve në akte dhune, duke bërë thirrje që prindërit të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në përplasjet politike.

    Sipas tij numri i studentëve mes personave të arrestuar dhe proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.

    Demo akuzoi organizatorët për përdorim të dhunës në funksion të luftës politike dhe deklaroi se kjo situatë nuk duhet të cenojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian./A2

    Burimi: Dukagjini

  • Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

    Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

    Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

    Të shtunën dhe të dielën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

    “Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C”, thotë IHK-ja për motin të shtunën.

    “Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C”, thuhet në njoftimin e Institucionit për motin të dielën.

    Kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme, por mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta. Rekomandohet veshje e përshtatshme, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.