Blog

  • Mbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë

    Mbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë

    Numri i ankesave për qasje në dokumente publike në Kosovë ka shënuar rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të transparencës së institucioneve.

    Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, e cila ka bërë të ditur se nga 141 ankesa sa ishin paraqitur në vitin 2021, numri i tyre tashmë ka arritur në mbi 1 mijë.

    Sipas saj, kjo rritje tregon se qytetarët janë më të informuar për të drejtën e tyre për të kërkuar dokumente publike dhe se tashmë e dinë se ku mund të drejtohen kur u mohohet kjo e drejtë.

    Megjithatë, Sogojeva-Dermaku ka theksuar se një ndër problemet mbetet hezitimi i institucioneve për të ofruar qasje në dokumentet e kërkuara.

    “Nëse flasim për fushën e qasjes në dokumente publike numri i ankesave që është paraqitur te ne për vite me radhë tregon se ka një rritje të numrit të 10fishuar nëse kemi nisur vitin 2021 me 141 ankesa sot kemi 1000 ankesa ose më shumë deri në fund të vitit këto janë fusha që tregojnë rritjen e këtij numri por jo domosdoshmërisht edhe rritjen e transparencës institucionale – tash qytetarët e kanë mësuar që ka një institucion ku mund të ankohen ndërsa në anën tjetër ka hezitim nga institucionet që mos me ofru qasje. Përpara kanë qenë procedura të prokurimit përpara ka pasur kërkesa shumë më të thjeshta si plane të fushëveprimit ndërsa tash ka fokus më të madh në dosje të gjithë një shërbimi që ofron një institucion i caktuar, këtu pastaj kemi përballje edhe me të dhëna personale të cilat duhet të analizohen dhe institucionet skane shërbim që ti fshehin këto të dhëna dhe ka raste kur qytetarët duhet të shkojnë fizikisht pasi nuk ka një shërbim digjital. Numri i ankesave na tregon që ka rritje të kërkesave për qasje në dokumente”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

    Për të lehtësuar qasjen në informata, ajo ka thënë se Agjencia nuk e ka prioritet ndëshkimin e institucioneve, por nxjerrjen e informacionit publik dhe sigurimin që qytetarët të marrin përgjigje brenda afateve ligjore.

    Sa u përket masave ndëshkuese, Sogojeva-Dermaku ka bërë të ditur se gjoba më e lartë e shqiptuar për shkelje në fushën e qasjes në dokumente publike është 13 mijë euro, ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ndërkaq, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, ajo ka thënë se Agjencia ka shqiptuar gjobë deri në 50 mijë euro ndaj një kompanie të sigurimeve.

    “Gjithçka që ne bëjmë është që me çdo kusht të nxjerrim informatën publike dhe përveç afateve nga 7 ditë ne për lëshimin e një vendimi a shkrese i kontaktojmë nëpërmjet telefoni që ta nxjerrim informatën publike dhe jo vetëm ta gjobisim institucionin. Asnjëherë nuk e kemi pas prioritet gjobitjen e institucioneve, sot ka një përgjegjësi më të lartë të institucioneve me dhënien e qasjes në dokumente publike dhe kjo nuk ju konvenon institucioneve publike. Kemi institucione më të ndërgjegjësuara dhe rritje të qytetarëve që kërkojnë qasje ndërkaq kemi pengesa në dokumente që kërkojnë një procedurë të gjatë deri në marrjen e një vendimi dhe kur kërkohen si tërësi janë shumë dokumente dhe duhet kohë për përpunimin e të dhënave. Për qasje në dokumente publike gjobën më të madhe e kemi 13 mijë euro që e kemi shqiptuar ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme ndërkaq për mbrojtjen e të dhënave kemi shqiptuar gjobë deri në 50 mijë euro ndaj një kompanie të sigurimeve”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.

    Burimi: Dukagjini

  • Plaga e hapur që gjeti qetësi, rivarroset Heroi Idriz Recaj

    Plaga e hapur që gjeti qetësi, rivarroset Heroi Idriz Recaj

    Plaga e hapur që gjeti qetësi, rivarroset Heroi Idriz Recaj

    Pas gati tri dekadash ankthi e pritjeje, sot është rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë të Skënderajt Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999.

    Në ceremoninë solemne të rivarrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues të shumtë institucionalë, për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për lirinë e vendit.

    Paraprakisht, nën organizimin e Komunës së Skënderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt Akademia Përkujtimore, ndërsa qytetarët bënë homazhe pranë arkivolit në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”, transmeton Klankosova.tv.

    Idriz Rrecaj ishte personalitet i shquar i jetës publike, mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

    Ai dha kontribut të çmuar në organizimin e rezistencës, mbajtjen gjallë të arsimit shqip, procesin e pajtimit të gjaqeve, solidaritetin popullor dhe mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për meritat e tij sublime, në vitin 2019 ai u dekorua me urdhrin e lartë “Hero i Kosovës”.

    Rrecaj ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, ku së bashku me 22 bashkëqytetarë të tjerë nga Skënderaj, Mitrovica dhe Vushtrria u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës, në prill të vitit 1999.

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur mirënjohje për familjet dhe shoqatat për qëndresën e tyre, duke ritheksuar përkushtimin institucional për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

     

     

  • IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

    IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

    IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas IPK-së, duke u bazuar në të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në Gjilan, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur atë në veturën zyrtare. Gjatë këtij veprimi, pretendohet se ndaj qytetarit është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit të tij pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    Në njoftim thuhet se dyshimet fillestare sugjerojnë se veprimet e pretenduara mund të kenë ndërlidhje me një ankesë të parashtruar nga i njëjti qytetar në korrik të vitit 2026. Ankesa e mëhershme ishte bërë ndaj zyrtarëve policorë në fjalë, nën dyshimin për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

    Rasti mbetet nën hetim, ndërsa suspendimi i dy zyrtarëve policorë është rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja vlerëson filmin “DUA”, përgëzon regjisoren Blerta Basholli

    Presidentja vlerëson filmin “DUA”, përgëzon regjisoren Blerta Basholli

    Shiroka Pula ka marrë pjesë në shfaqjen e filmit “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja mori pjesë mbrëmë në shfaqjen e filmit në kinemanë Cineplexx, ku e vlerësoi atë për mënyrën se si e trajton luftën në Kosovë nëpërmjet përvojave dhe botës emocionale të të rinjve.

    “Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe publiku ndërkombëtar”, është shprehur presidentja Shiroka Pula.

    Në këtë kontekst, presidentja ka përgëzuar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për realizimin e filmit dhe suksesin ndërkombëtar.

    Filmi “DUA” është vlerësuar me çmimin SACD në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të programit “Semaine de la Critique”, si dhe me tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Historik në Belgjikë. 

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

    Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

    Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, sonte në Rubikon në Klan Kosova, flet për planin e partisë dhe qëndrimet për zhvillimet kryesore në vend.

    –              Pse LDK-ja nuk ishte faktor përcaktues në zgjedhjen e presidentes?

    –              Si e sheh ky subjekt kompromisin e minutave të fundit mes PDK-së dhe LVV-së?

    –              Si i kushtoi LDK-së refuzimi i Bekim Sejdiut nga brenda partisë?

    –              A ka ende hatërmbetje brenda partisë dhe sa i unifikuar është Grupi Parlamentar?

    –              A është diskutuar Përparim Rama si kandidat potencial për kryeministër?

    –              Si do të kontribuojë LDK-ja në betejën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së?

    Klan Kosova, 20:45.

  • Vashat e Kosovës U15 shkëlqejnë në Maltë, mposhtin nikoqiret me rezultat bindës

    Vashat e Kosovës U15 shkëlqejnë në Maltë, mposhtin nikoqiret me rezultat bindës

    Vashat e Kosovës U15 shkëlqejnë në Maltë, mposhtin nikoqiret me rezultat bindës

    Kombëtarja e Kosovës U15 në konkurrencën e vajzave ka shënuar edhe një tjetër fitore fantastike në turneun zhvillimor të UEFA-s, i cili po zhvillohet në Maltë.

    “Dardanet” e reja kanë treguar paraqitje të shkëlqyer, duke triumfuar ndaj kombëtares nikoqire të Maltës me shifrat 2:5, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo fitore e radhës dëshmon edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe potencialin e madh që ka ky grup i lojtareve për të ardhmen e futbollit tonë femëror, duke i bërë krenarë të gjithë me paraqitjet e tyre në arenën ndërkombëtare.

  • IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

    IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas IPK-së, duke u bazuar në të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në Gjilan, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur atë në veturën zyrtare. Gjatë këtij veprimi, pretendohet se ndaj qytetarit është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit të tij pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    Në njoftim thuhet se dyshimet fillestare sugjerojnë se veprimet e pretenduara mund të kenë ndërlidhje me një ankesë të parashtruar nga i njëjti qytetar në korrik të vitit 2026. Ankesa e mëhershme ishte bërë ndaj zyrtarëve policorë në fjalë, nën dyshimin për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

    Rasti mbetet nën hetim, ndërsa suspendimi i dy zyrtarëve policorë është rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje

    IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje

    IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje

    Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë dyshohen për ngacmim seksual dhe kontroll të kundërligjshëm, pas një rasti që raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit në lagjen Lakërishte.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

    Sipas njoftimit të IPK-së, rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Lakërishte, ku një grua, e cila ishte duke drejtuar veturën, pretendon se është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.

    Sipas pretendimeve të ankueses, pas kontrollit, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, IPK-ja, në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

    Lidhur me rastin, me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    IPK-ja ka bërë të ditur se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe verifikimit të pretendimeve të ngritura.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan

    IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Gjilan

    Sipas njoftimit, rekomandimi për suspendim është dhënë sot pas ndërmarrjes së disa veprimeve fillestare hetimore,

    “Rasti raportohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026 pas mesnatës, në afërsi të rreth rrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë. Sipas pretendimeve të ankueses, deri sa e njëjta ishte duke drejtuar veturën, ajo ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual”, thuhet n

    Lidhur me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedura penale për veprat e dyshuara, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

     

    Për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të sqaruar pretendimet e ngritura, IPK do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

     

    Në rastin tjetër IPK ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

     

    Sipas të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor 2026 rreth orës 23:00 në Gjilan, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur në veturën zyrtare, ku pretendohet se ndaj tij është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit të tij pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.

     

    Dyshimet fillestare sugjerojnë se veprimet e pretenduara mund të kenë ndërlidhje me një ankesë të parashtruar nga i njëjti qytetar në korrik të vitit 2026, ndaj zyrtarëve policorë në fjalë nën dyshimin për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

     

    Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit ligjor për hetimin e dyshimeve për veprime të kundërligjshme nga zyrtarët policorë, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe fuqizimit të integritetit policor.

     

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë

    Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë

    Haxhiu ka thënë se Idriz Rrecaj ishte një nga anëtarët e “Grupit të Intelektualëve”, të cilët u shënjestruan nga forcat serbe.

    “Idriz Rrecaj ishte një nga anëtarët e ‘Grupit të Intelektualëve’, atdhetarë që e donin vendin dhe fjala e të cilëve peshonte në rrethin e tyre. Pikërisht për këtë forcat serbe i shënjestruan, për t’i zhdukur e për t’ua shuar çdo gjurmë. Por kujtimi për ta nuk u shua. Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka theksuar se sakrifica e Idriz Rrecajt dhe e veprimtarëve të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë nuk do të harrohet kurrë.

    “Gjetja dhe rivarrimi i tij janë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen që e priti gjithë këto vite. Megjithatë, plaga mbetet e hapur për sa kohë ka ende familje që presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre”, ka deklaruar ajo.

    Haxhiu ka theksuar se kërkimi për të zhdukurit me dhunë do të vazhdojë derisa të mësohet e vërteta për secilin prej tyre.

    “Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka përfunduar Haxhiu. 

    Burimi: RTKLive