Blog

  • Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

    Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

    Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor

    Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në një tubim në Tiranë.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, janë pezulluar inspektorët E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme.

    Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve.

    Policia e Shtetit thekson në njoftim se nuk do të tolerojë raste dhune apo tejkalimi të detyrës nga punonjësit e saj, duke nënvizuar se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e institucionit dhe besimin

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pezullohen dy efektivë policie në Tiranë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, nis hetimi disiplinor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

    Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

    Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

    Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Përmes një postimi në X, ajo tha se vendi ka hapur këtë javë dy grup-kapituj tjerë.

    “Ukraina është ndër vendet që po shënojnë përparimin më të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas hapjes së dy grup-kapitujve të tjerë negociues këtë javë, diskutova hapat e ardhshëm me kryeministrin Sergii Koretskyi”, ka shkruar Kos në X, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo njoftoi se ka diskutuar me kryeministrin ukrainas, Sergii Koretskyi, me të cilin janë pajtuar për krijimin e një grupi të përbashkët pune, me qëllim përshpejtimin e përparimit në përmbushjen e kritereve të ndërmjetme dhe avancimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

    “Ky hap dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE”, tha Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos. /Klankosova.tv

  • Dëshmi të reja kundër komedianit Brand, i akuzuar për vepra penale seksuale

    Dëshmi të reja kundër komedianit Brand, i akuzuar për vepra penale seksuale

    Dëshmi të reja kundër komedianit Brand, i akuzuar për vepra penale seksuale

    Një nga gjashtë gratë që akuzojnë Russell Brandin për vepra penale seksuale, deklaroi të premten në një gjykatë në Londër se aktori dhe komediani britanik u shndërrua në një “maniak me sy të egërsuar”, kur u përpoq ta tërhiqte atë brenda një kabine tualeti në vendin e saj të punës.

    Brand, dikur një nga personalitetet më të njohura televizive në Britani dhe ish-bashkëshorti i këngëtares amerikane Katy Perry, po përballet me gjyq nën akuzat për tri raste përdhunimi, tri raste sulmi seksual dhe një rast sulmi me natyrë të pahijshme ndaj gjashtë grave, në periudhën midis viteve 1999 dhe 2009, transmeton Klankosova.tv.

    51-vjeçari i mohon akuzat dhe pas arrestimit, i tha policisë se nuk është përfshirë kurrë në veprimtari seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

    Dëshmitarja tregoi se fillimisht kishte shkëmbyer disa fjalë me humor me Brandin lidhur me bluzën që ai kishte veshur – të cilën ajo i tha se i pëlqente – por shtoi se sjellja e tij ndryshoi pasi ajo e shoqëroi për t’i treguar se ku ndodheshin tualetet.

    Ajo tha se Brand kishte qenë mjaft i sjellshëm, por më pas u shndërrua në “një maniak me sy të egërsuar që përpiqej të më tërhiqte në tualet”.

    “I thashë: ‘Çfarë po bën? A je i çmendur? Më lër të lirë’”, dëshmoi ajo para gjykatës.

    Ajo shtoi se, kur ai kuptoi që “nuk po ia dilte” – pasi ajo ishte mjaft e fortë – ai hyri vetë në tualet. Sipas saj, i gjithë incidenti zgjati rreth 20 sekonda. Gruaja nuk e raportoi atë që i kishte ndodhur te punëdhënësi i saj në atë kohë, me arsyetimin se do të ishte thjesht fjala e saj kundër fjalës së tij; megjithatë, ajo iu drejtua policisë pasi pa një dokumentar të vitit 2023 rreth Brandit.

    Sipas Reuters, avokati i tij, Ian Winter, pretendoi se Brand i kishte kërkuar asaj të shkonin në tualet për një lloj aktiviteti seksual – duke pranuar se ajo nuk kishte dhënë pëlqimin – dhe se këndvështrimi i saj për ngjarjen kishte ndryshuar pasi kishte parë dokumentarin. /Klankosova.tv

  • Manchester United rikthehet në garë për Frenkie de Jong

    Manchester United rikthehet në garë për Frenkie de Jong

    Manchester United rikthehet në garë për Frenkie de Jong

    Manchester United po përgatitet të rihapë bisedimet për mesfushorin holandez të Barcelonës, Frenkie de Jong.

    Sipas TuttoJuve, “Djajtë e Kuq” kryesojnë garën për firmën e tij.

    Barcelona e vlerëson lojtarin 65 milionë euro, shumë që konsiderohet tepër e lartë nga Juventusi.

  • Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Prizren, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive të evidentuara gjatë kontrollit.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

    Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

    Kjo, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë.

    Në një intervistë për mediumin “The Hungary Insider”, Konjufca ka theksuar se drejtësia për sulmin e shtatorit 2023, ku u vra polici Afrim Bunjaku, është thelbësore për parandalimin e sulmeve të tjera dhe garantimin e sigurisë në rajon.

    “Ne presim që Bashkimi Evropian të ushtrojë presion vendimtar ndaj Beogradit, në mënyrë që Radoiçiqi dhe personat e tjerë të akuzuar t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Parlamenti Evropian që në vitin 2023 kishte bërë thirrje për vendosjen e masave kufizuese të synuara ndaj Radoiçiqit. Këto thirrje tani duhet të shndërrohen në veprime konkrete. Drejtësia për Banjskën është thelbësore për parandalimin e agresioneve të tjera dhe vendosjen e një sigurie të qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë ai.

    Konjufca ka paralajmëruar se synimet territoriale të Serbisë dhe mungesa e llogaridhënies për sulmin në Banjskë përbëjnë shqetësim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

    Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë vazhdimësinë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës dhe mbrojtjen politike të personave të përfshirë në sulmin e armatosur.

    “Kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka përmendur deklaratat e zyrtarëve serbë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës, si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në tubime politike në Serbi, përfshirë një aktivitet ku ai u shfaq në krah të djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Ambiciet territoriale të Serbisë duhet të kuptohen përmes lidhjes ndërmjet retorikës politike dhe veprimeve të saj. Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valojë sërish mbi Prizren, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se e ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht në krah të djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese ndërmjet ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresionin e armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar Konjufca.

    Kryediplomati kosovar ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e një përshkallëzimi të ri të situatës së sigurisë. Sipas tij, grumbullimi i forcave luftarake serbe pranë kufirit ose një sulm tjetër ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës do të përbënte përshkallëzim serioz.

    Për të parandaluar skenarë të tillë, Konjufca ka vlerësuar se nevojitet një prani e fortë e NATO-s përmes misionit të KFOR-it, si dhe koordinim i ngushtë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

    “Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë institucionet tona të mbrojtjes, duke mbetur të përkushtuar ndaj diplomacisë, dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve paqësore me të gjithë fqinjët tanë”, ka deklaruar Konjufca.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca kërkon dorëzimin e Radoiçiqit dhe të akuzuarve të tjerë për Banjskën: BE-ja të ushtrojë presion ndaj Serbisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Avokati Fetahu: Gjykata Supreme rrëzoi dy aktgjykime që e detyronin NPB-në të paguante 32 milionë euro

    Avokati Fetahu: Gjykata Supreme rrëzoi dy aktgjykime që e detyronin NPB-në të paguante 32 milionë euro

    Avokati i Ndërmarrjes Publike Banesore, Faton Fetahu, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ka prishur dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale, me të cilat Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ishte obliguar t’u paguante mbi 32 milionë euro tri kompanive private.

    Sipas Fetahut, kjo shumë paraqiste rrezik serioz për ekzistencën dhe funksionimin e ndërmarrjes publike, duke e ekspozuar atë edhe ndaj falimentimit.

    “Gjykata Supreme e ka marrë vendimin, i cili tashmë është bërë publik. Ka prishur dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale, me të cilat Ndërmarrja Publike Banesore ishte e detyruar, siç e dini, të paguante mbi 32 milionë euro në favor të tri kompanive private. Pra, mbi 32 milionë euro. Është një shumë e jashtëzakonshme, e cila mund të rrezikonte seriozisht ekzistencën dhe funksionimin e kësaj ndërmarrjeje, respektivisht mund ta ekspozonte lehtësisht ndaj falimentimit”, ka deklaruar Fetahu në një konferencë për media.

    Ai e ka cilësuar këtë vendim si fitore për mbrojtjen e interesit publik, duke theksuar se ai shkon përtej një çështjeje të zakonshme gjyqësore.

    “Ky vendim është një fitore e jashtëzakonshme për mbrojtjen e interesit publik, për rëndësinë e atij që shkon përtej një çështjeje gjyqësore. Gjykata Supreme, përmes këtij vendimi, ka qartësuar standardet themelore të procedurës civile, të së drejtës së detyrimeve dhe veçanërisht përgjegjësinë për shkaktimin e dëmit”, ka thënë ai./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit promovon përdorimin e natyrës për fëmijët

    Princesha e Uellsit, Catherine, ka nisur një projekt që promovon përdorimin e natyrës për të ndihmuar në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të vegjël.

    “Natyra është një mjedis kaq i jashtëzakonshëm për të gjithë ne dhe, në këtë epokë digjitale të drejtuar nga teknologjia, kalimi i kohës cilësore jashtë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm”, thotë Catherine në një postim në mediat sociale.

    Ajo thotë se hulumtimet kanë treguar “sa e rëndësishme është natyra për mirëqenien tonë psikologjike dhe fiziologjike”.

    Në shërimin e saj nga kanceri, princesha ka folur për rëndësinë e kalimit të kohës në natyrë, të cilën e përshkroi si “strehën” e saj.

    Ajo ka përshëndetur përfitimet e shenjta të natyrës, të cilat i përshkroi në terma pothuajse shpirtërorë, në një seri videosh që tregojnë ndryshimin e stinëve.

    Ky besim në natyrë tani po zbatohet në projektin e saj të hershëm – Qendra e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, sipas BBC.

    Princesha e Uellsit tha se dëshiron të inkurajojë mënyrat e përdorimit të botës natyrore për të përmirësuar ndjenjën e kreativitetit të fëmijëve dhe për të ndihmuar zhvillimin e tyre emocional. /Klankosova.tv

  • Dy aksidente në pak metra - kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Dy aksidente në pak metra – kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Dy aksidente në pak metra - kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë (VIDEO)

    Përveç kësaj përplasjeje, vetëm disa metra më poshtë ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku, duke shkaktuar tollovi të madhe në komunikacion.

    Sipas informacioneve të Klan Kosova, fatmirësisht nga këto aksidente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

    Ndërkohë, njësitet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

    Si pasojë e dy aksidenteve të njëpasnjëshme, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

    Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

  • Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James jashtë fushave deri në janar, kapiteni i Chelseat i nënshtrohet operacionit

    Reece James pritet të mungojë deri në mesin e janarit të vitit 2027, pasi ka pësuar një lëndim në gju dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Chelsea ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës ka kryer me sukses një operacion të vogël në gju, pasi u lëndua gjatë stërvitjes para ndeshjes ndaj Bournemouthit.

    Sipas raportimeve të mediave angleze, mbrojtësi 26-vjeçar pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj, me rikthimin e tij të mundshëm në mesin e janarit. Megjithatë, Chelsea nuk ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e tij.

    Mungesa e James është një goditje për trajnerin Xabi Alonso, pasi anglezi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe mund të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë.

    James tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit, ndërsa klubi londinez do ta përcjellë nga afër rikuperimin e kapitenit, pa e nxituar rikthimin e tij në fushë.