Blog

  • Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

    Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

    Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Dardan Krasniqit të Aleancës, pasi ky i fundit ka deklaruar se pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, ku sipas tij mund të jetë edhe Peci.

    Përmes një videoje, Peci ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Krasniqit, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke thënë se po shqetësojnë familjen dhe njerëzit e afërt të tij.

    Ai ka theksuar se ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë dhe se është i gatshëm t’u përgjigjet mekanizmave të drejtësisë nëse ata shprehin interesim.

    ‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

    Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

    Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në qytetin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

    Aty dyshohet se zyrtarët policorë kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur atë në veturën zyrtare.

    “Gjatë kësaj kohe, ndaj tij pretendohet se është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë edhe marrjen e telefonit personal pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.” – njofton IPK.

    Nga hetimet e para ekzistojnë dyshime se këto veprime të pretenduara mund të kenë lidhje me një ankesë që i njëjti qytetar e kishte parashtruar në korrik të vitit 2026 pikërisht ndaj këtyre zyrtarëve policorë, për dyshime rreth keqtrajtimit dhe tejkalimit të autorizimeve policore. 

    IPK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj ligjor për hetimin e çdo dyshimi për veprime të kundërligjshme nga pjesëtarët e Policisë, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe fuqizimit të integritetit institucional.

  • Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak... (VIDEO)

    Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak… (VIDEO)

    Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak... (VIDEO)

    Big Brother VIP Kosova është afër.

    Shumë afër.

    Vëllai i madh ka ngacmuar edhe njëherë shikuesit me një video në rrjetet sociale.

    Rrahjet e akrepave të orës dëgjohen fort.

    Çka…

    …po…

    …zihet?

  • Bëri thirrje për t’ia marrë jetën Ramush Haradinajt, Specialja ngre aktakuzë ndaj Skender Llugiqit

    Bëri thirrje për t’ia marrë jetën Ramush Haradinajt, Specialja ngre aktakuzë ndaj Skender Llugiqit

    Bëri thirrje për t’ia marrë jetën Ramush Haradinajt, Specialja ngre aktakuzë ndaj Skender Llugiqit

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender llugiqit për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, ka kanosur deputetin e Aleancës, Ramush Haradinajn.

    “Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Më 14 gusht, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Skender Llugiqit, si i dyshuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

    Lajmin për Klankosova.tv e kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

    Llugiqi, gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit të Kosovës më 12 gusht, e cila ishte hapur për pritjen e mërgimtarëve, kishte bërë thirrje LIVE për pushkatimin e Haradinajt. /Klankosova.tv

  • Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe...

    Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe…

    Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe...

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

    Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”, trasnmeton Klankosova.tv

    Sipas informacioneve, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rreth-rrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

    “Në bazë të pretendimeve të ankueses, derisa ajo ka qenë duke drejtuar veturën e saj, është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë. Më pas, sipas saj, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

    Lidhur me këtë rast, me udhëzim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

    IPK ka njoftuar se për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të sqaruar pretendimet e ngritura, do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.” /Klankosova.tv

  • Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë për mjekësi emergjente

    Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë për mjekësi emergjente

    Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë për mjekësi emergjente

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët përfunduan me sukses trajnimin njëmujor “Avancimi i njohurive bazike në mjekësinë emergjente”.

    Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), me qëllim të avancimit të njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëtarëve policorë për ofrimin e ndihmës së parë mjekësore në terren dhe reagimin fillestar në situata emergjente, transmeton Klankosova.tv.

    Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe përvojë praktike për përballimin e situatave të ndryshme emergjente shëndetësore, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative, reagimin e shpejtë dhe efektiv, si dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të QKUK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndikimin e tij në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit policor.

    Me këtë rast, Kolonel Taibe Canolli dhe Kolonel Mentor Shabani, në emër të Policisë së Kosovës, vlerësuan kontributin e SHSKUK-së dhe në veçanti të Klinikës Emergjente për përkushtimin dhe mbështetjen profesionale në realizimin e këtij trajnimi.

    Ata theksuan se bashkëpunimi i tillë është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e pjesëtarëve policorë për reagim efektiv në situata emergjente.

    Policia e Kosovës dhe SHSKUK riafirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve të përbashkëta që kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të zyrtarëve policorë, me qëllim të rritjes së efektivitetit operacional dhe mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

     

  • Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt

    Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt

    Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi ndaj Malit Pickaxe, një strukture nëntokësore të lidhur me programin bërthamor të Iranit, në kuadër të përpjekjeve të SHBA-së për të parandaluar Teheranin që të sigurojë armë bërthamore.

    Në një intervistë për “Newsmax” të enjten mbrëma, Trump ka deklaruar gjithashtu se nuk do të përdorte armë bërthamore në luftën kundër Iranit, e cila nisi në shkurt me sulmet amerikano-izraelite ndaj këtij shteti, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

    Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore, duke pretenduar se Teherani do t’i përdorte ato nëse do të arrinte t’i siguronte.

    “Arsenali i tyre bërthamor është varrosur nën miliona ton mal. Tani po shohim Malin Pickaxe. Mund të na duhet të shkojmë atje.

    Do ta provojmë atë. Do ta shkatërrojmë shpejt”, i ka thënë Trump agjencisë së lajmeve.

    Mali Pickaxe është një strukturë e fortifikuar, e ndërtuar thellë nën tokë, pranë njërit prej objekteve kryesore bërthamore të Iranit.

    Megjithatë, Trump ka përsëritur se nuk po shqyrton dërgimin e trupave tokësore amerikane në Iran.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjermania dhe Turqia – armatim i përbashkët?

    Gjermania dhe Turqia – armatim i përbashkët?

    Në shkurt të vitit 2024, më në fund erdhi momenti: fluturimi i parë testues i avionit luftarak të padukshëm KAAN. Avioni ishte “Made in Turkey”. Vetëm motori vazhdon të sigurohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, industria turke e mbrojtjes ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm. Jo vetëm që dronët luftarakë dhe zbulues Bayraktar janë prej kohësh një sukses në tregjet e eksportit, por edhe raketat e drejtuara dhe korvetat, anije të vogla luftarake, po tërheqin interes ndërkombëtar.

    Kjo ka zgjuar interesin si të vendeve që investojnë në armatim, si Gjermania, ashtu edhe të kompanive gjermane. Për vite me radhë, Gjermania e pati të vështirë të vendoste nëse duhej të eksportonte armë në Turqi. Agresioni i Ankarasë ndaj vendeve fqinje dhe represioni ndaj popullsisë së saj kishin më shumë peshë sesa partneriteti brenda NATO-s.

    Turqiae shfrytëzoi këtë periudhë për të zhvilluar sistemet e veta të armatimit, të cilat tashmë janë bërë konkurruese në nivel ndërkombëtar dhe tërheqëse për aleatët. Për këtë arsye, Konferenca e katërt Ekonomike Gjermano-Turke në Ankara iu kushtua tërësisht bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe të sigurisë. Synimi i deklaruar i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekzistues dhe eksplorimi i mundësive për partneritete të reja.

    Bizneset duan të bashkëpunojnë

    Florian Gleich nga kompania Renk Germany udhëtoi posaçërisht në Ankara për këtë ngjarje. Renk, me seli në Augsburg, është një nga prodhuesit më të mëdhenj në këtë sektor dhe, ndër të tjera, prodhon sisteme transmisioni për tankun Leopard 2.

    Më parë, kompania furnizonte produkte edhe për Turqinë, por më pas qeveria federale gjermane vendosi kufizime ndaj eksporteve. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar në Turqi, thotë menaxheri i Renkut, Florian Gleich.

    “Dallimi i madh krahasuar me të kaluarën është se nuk kemi më një marrëdhënie blerës-shitës, por një partneritet. Ne duam të bashkëpunojmë. Ne kemi ekspertizën, ndërsa Turqia ka kapacitetet prodhuese”, thotë ai.

    Interes i madh edhe nga pala turke

    “Made in Germany” mbetet sinonim i cilësisë dhe, përmes partneriteteve me kompanitë gjermane, Turqia do të mund të fitonte qasje në tregje të reja, për shembull në Afrikë, thotë Şevket Ünal, zëvendëspresident për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar në Havelsan.

    Kompania e tij zhvillon robotë ushtarakë të telekomanduar, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, si mjeti i blinduar i lehtë Barkan, por edhe zgjidhje softuerike. “Në Gjermani, për shembull, ka kantierë të mëdhenj detarë ku ndërtohen anije luftarake me sisteme të caktuara softuerike. Megjithatë, Gjermania nuk ka një softuer të vetin për këto sisteme. Ne, si Havelsan, mund ta zhvillojmë atë së bashku me Gjermaninë dhe më pas të depërtojmë bashkërisht në tregun global”, thotë ai.

    Një parakusht i rëndësishëm mbetet besimi i ndërsjellë. Fjala “besim” u përsërit më shumë se çdo term tjetër gjatë konferencës. Bashkëpunimi industrial bazohet në kontrata, tha ambasadorja gjermane në Turqi, Sybille Katharina Sorg, por bashkëpunimi strategjik industrial bazohet në besim.

    “Në besimin se teknologjitë do të mbrohen dhe se marrëveshjet do të respektohen. Në besimin se partnerët do të mbeten të parashikueshëm. Gjithashtu, në besimin se objektivat tona strategjike janë të harmonizuara me njëri-tjetrin.” Sorg theksoi se shqetësimet që ekzistojnë në Evropë lidhur me Turqinë nuk janë gjithmonë rezultat i keqkuptimeve apo i trajtimit të padrejtë. Sipas saj, ekzistojnë debate reale për shtetin e së drejtës, parashikueshmërinë politike dhe vendimet e politikës së jashtme.

    Roli i veçantë i Turqisë në luftën në Ukrainë

    Kjo sjell në vëmendje rolin e veçantë që luan Turqia brenda NATO-s në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Për shembull, Turqia nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Po ashtu, ka pasur kërcënime të përsëritura ndaj Greqisë, një tjetër anëtare e NATO-s.

    Sipas Florian Gleich, këto janë çështje që duhen diskutuar dhe sqaruar në interes të bashkëpunimit dhe sigurisë: “Nga njëra anë, është e nevojshme të mbrohet ekspertiza. Kjo është qartësisht e rëndësishme për Gjermaninë. Nga ana tjetër, duhet të shohim se si Evropa në tërësi mund të armatoset më shpejt dhe më me efikasitet, si dhe të shkëmbejë përvoja. Nuk ka kuptim që secili të veprojë i vetëm.”

    Konferenca në Ankara i dha një shtysë të re bashkëpunimit gjermano-turk në fushën e mbrojtjes, por njëkohësisht ngriti pritshmërinë që fjalët të shoqërohen me hapa konkretë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Şevket Ünal nga Havelsan paralajmëron se momenti duhet shfrytëzuar: “Ne mund të bashkëpunojmë shumë shpejt me kompanitë gjermane dhe të zhvillojmë projekte të përbashkëta në kohë të shkurtër. Megjithatë, nëse hasim pengesa që ngadalësojnë motivimin tonë, i gjithë projekti mund të ndalet po aq shpejt sa ka filluar.”

    Interesi për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes është aktualisht i lartë në të dyja palët. Nga ana turke, ai është aq i madh sa që edhe ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler, mori pjesë në mbrëmjen përmbyllëse të konferencës.

    Burimi: RTKLive

  • Dogana e Kosovës informon bizneset për rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Dogana e Kosovës informon bizneset për rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Sipas Doganës, rregullat INCOTERMS janë standarde ndërkombëtare të publikuara nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), të cilat ndihmojnë në qartësimin e përgjegjësive të palëve dhe në shmangien e keqkuptimeve gjatë realizimit të marrëveshjeve tregtare.

    Versioni INCOTERMS 2020 përfshin 11 rregulla të përdorura në tregtinë ndërkombëtare, të përshtatshme për mënyra të ndryshme transporti.

    Një nga ndryshimet kryesore krahasuar me versionin e vitit 2010 është zëvendësimi i termit DAT (Delivered at Terminal) me DPU (Delivered at Place Unloaded), duke qartësuar se vendi i dorëzimit mund të jetë çdo vend i dakorduar, jo vetëm një terminal.

    Dogana thekson se rregullat INCOTERMS nuk e zëvendësojnë kontratën e shitblerjes, por shërbejnë si pjesë plotësuese e saj, kur palët pajtohen për zbatimin e tyre.

    Sipas njoftimit, njohja dhe zbatimi i drejtë i këtyre rregullave ndihmojnë bizneset të kuptojnë më mirë përgjegjësitë e tyre, të planifikojnë kostot dhe të menaxhojnë rreziqet që lidhen me lëvizjen e mallrave përtej kufijve.

    Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në informimin e publikut dhe komunitetit të biznesit, duke promovuar transparencën, zbatimin e legjislacionit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.

    Burimi: RTKLive

  • Ibishi: Kosova është e përgatitur për t’iu përgjigjur situatave të sigurisë

    Ibishi: Kosova është e përgatitur për t’iu përgjigjur situatave të sigurisë

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, ka deklaruar se nuk e sheh të mundshme një luftë serioze në Kosovë, pavarësisht tensioneve dhe deklaratave të zyrtarëve serbë.

    Deklarata e Ibishit vjen pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në një intervistë për Hungary Insider ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

    Ibishi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se, ndonëse Serbia mbetet burim shqetësimi, prania e forcave të NATO-s në Kosovë dhe kapacitetet e institucioneve të sigurisë janë faktorë të rëndësishëm për përballimin e situatave të mundshme.

    Ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë, duke thënë se, edhe në atë rast kur kishte tendenca për një konflikt serioz dhe marrjen e veriut të Kosovës, institucionet e vendit ishin të gatshme të reagonin.

    Sipas tij, aktualisht nuk sheh rrezik për një luftë serioze në Kosovë, megjithëse ka theksuar se institucionet e rendit marrin masa shtesë të sigurisë gjatë zgjedhjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme.

    “Prej një fqinji të tillë (Serbia) kurrë nuk mund të presim dicka të mirë, por mendoj që duke pasur parasysh prezencën e forcave të NATO-s në Kosovë dhe si përgjegjësi ekskluzive për sigurinë e Kosovës mendoj që edhe në si shtet me kapacitetet tona që janë mirë të përgatitura e të stërvitura për tu përgjigjur në një luftë me përmasa të vogla jemi të përgatitur edhe vetë sikur kur ishte rasti i Banjskës që ishte tendencë që të hyhet në një konflik serioz për marrjen e veriut të Kosovës. Nuk e shoh një rrezik potencial, por organet e rendit marrin masa kur ka zgjedhje e ngjarje të tilla e mund të ketë ndonjë tendencë se nuk shoh të mundshme ndonjë luftë serioze në trojet tona”, u shpreh Ibishi.

    Ibishi ka komentuar edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb do të valojë në Prizren.

    Ai e ka cilësuar këtë deklaratë si pjesë të retorikës politike për mbledhjen e votave para zgjedhjeve në Serbi, duke theksuar se pretendimi i tillë mbetet vetëm dëshirë e politikanëve serbë.

    “Një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë”, është shprehur Ibishi.

    Burimi: Dukagjini