Blog

  • Chivu kërkon reagim nga Inter pas humbjes në Champions

    Chivu kërkon reagim nga Inter pas humbjes në Champions

    Duke folur para përballjes në stadiumin “Dall’Ara”, Chivu ka pranuar se Inter nuk ka reaguar siç duhet pas pësimit të golit të dytë, kur, sipas tij, skuadra e ka humbur organizimin dhe qartësinë në lojë.

    “Duhet të reagojmë. Askush nuk po na pret dhe nuk kemi kohë të qajmë”, ka deklaruar trajneri zikaltër.

    Chivu ka marrë përgjegjësinë për paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se përmirësimi duhet të nisë nga ai vetë.

    “Përgjegjësi i parë jam unë. Duhet të jemi të gjithë në të njëjtën linjë dhe t’i marrim përsipër përgjegjësitë tona”, ka thënë ai.

    Trajneri ka pranuar se humbja ka qenë e dhimbshme, sidomos për shkak të pritshmërive që Inter ka pasur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ai ka kërkuar që rezultati të mos shndërrohet në dramë, por të shërbejë si mundësi për të përmirësuar lojën.

    Sipas Chivu, një nga problemet kryesore ka qenë presioni individual, në vend të presionit të organizuar si grup. Ai ka theksuar se skuadrës i duhet më shumë komunikim, energji dhe koordinim, veçanërisht në fazën e mbrojtjes.

    “Duhet t’i përmirësojmë disa detaje. Ne i kemi parimet tona të lojës, por të gjithë duhet të veprojnë sipas së njëjtës ide. Duhet të maturohemi dhe të jemi më të bashkuar në fushë”, ka shtuar Chivu.

    Inter do të ketë edhe një mungesë të rëndësishme në javët e ardhshme. Kapiteni Lautaro Martinez do të qëndrojë jashtë për disa javë për shkak të një problemi fizik. Sipas Chivu, gjendja e sulmuesit do të rivlerësohet pas ndërprerjes së kampionatit.

    Trajneri ka vlerësuar gjithashtu portierin Provedel, për të cilin ka thënë se mund t’i ndihmojë skuadrës gjatë këtij sezoni.

    Për Inter, sfida me Bologna paraqet një mundësi për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe për të treguar se humbja në Evropë nuk do ta përcaktojë vazhdimin e sezonit.

    Burimi: RTKLive

  • Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

    Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shfaqen duke tejkaluar detyrën gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.

    Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për E. P. dhe T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e tyre është marrë menjëherë pas publikimit të pamjeve, në të cilat dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, Llugiqi dyshohet se e ka kanosur Ramush Haradinajn.

    Po ashtu, ai dyshohet se nga fillimi i gushtit deri më 12 gusht 2026, përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj Haradinajt, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Për këto pretendime, i pandehuri do të përballet me procedurat gjyqësore lidhur me dy veprat penale për të cilat akuzohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

    Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

    Kampioni gjerman do të përballet të shtunën me RB Leipzig, pas barazimit 2:2 ndaj Augsburg në Bundesligë dhe atij 3:3 kundër Viking në Ligën e Kampionëve.

    Në të dyja ndeshjet, Bayern është gjetur në disavantazh, duke u detyruar të rikthehet për të shpëtuar një pikë. Skuadra ka pasur vështirësi në mbrojtje dhe nuk ka arritur t’i shfrytëzojë të gjitha rastet e krijuara.

    Aktualisht, Bayern renditet në vendin e tretë në Bundesligë, dy pikë prapa liderëve Freiburg dhe Borussia Dortmund.

    Megjithatë, Kompany nuk beson se rezultatet e fundit e pasqyrojnë plotësisht gjendjen e skuadrës.

    “Ne duam të sulmojmë. Kam ndjenjën se jemi shumë pranë versionit tonë më të mirë”, ka deklaruar trajneri në konferencën për media.

    Ai ka theksuar se skuadra ka krijuar shumë raste në dy ndeshjet e fundit.

    “Në dy ndeshjet e fundit kemi gjuajtur pesëdhjetë herë drejt portës. Nëse i përmirësojmë disa gjëra, nuk jemi larg formës sonë më të mirë”, ka thënë Kompany.

    Trajneri belg ka vlerësuar edhe përkushtimin e futbollistëve në stërvitje, duke thënë se skuadra është e motivuar për sfidat e ardhshme.

    “Jemi të përqendruar dhe të motivuar. I presim me padurim këto ndeshje, sepse duam ta masim veten kundër skuadrave më të mira”, ka shtuar ai.

    Pas ndeshjes me Leipzig, Bayern e presin përballja me Arsenal në Ligën e Kampionëve dhe ajo me Freiburg në Bundesligë. Më pas, bavarezët do të luajnë kundër Magdeburg në Kupën e Gjermanisë, para derbit me Borussia Dortmund më 31 tetor.

    Burimi: RTKLive

  • Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

    Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

    Flick ka bërë të ditur se të dy futbollistët janë rikthyer në stërvitje, por minutat e tyre në fushë do të varen nga gjendja fizike. Ai ka theksuar se skuadra duhet të menaxhojë me kujdes ngarkesën, pasi e pret një kalendar i ngjeshur ndeshjesh.

    “Raphinha do të thotë se është gati të luajë nga minuta e parë, por ne po ecim hap pas hapi. Kemi shumë ndeshje brenda një periudhe të shkurtër dhe duhet ta menaxhojmë këtë situatë”, ka thënë Flick.

    Sulmuesi brazilian, ka shënuar katërmbëdhjetë gola në tetë paraqitje për Barcelonën këtë sezon. Ai ishte në dispozicion të kombëtares së Brazilit gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, por një lëndim e la jashtë fitoreve të Barcelonës ndaj Getafe në kampionat dhe Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

    Ndërkohë, mesfushori holandez De Jong, nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të një problemi në gju, të pësuar gjatë Kupës së Botës.

    “Ai na jep një mundësi tjetër në mesfushë. Po stërvitet mirë dhe është gati të luajë disa minuta. Është shumë i përqendruar dhe një futbollist i nivelit të lartë”, ka deklaruar trajneri gjerman.

    Rikthimi i dy lojtarëve pritet t’ia lehtësojë barrën sulmuese yllit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka luajtur nëntëdhjetë minuta në tetë nga dhjetë ndeshjet zyrtare të skuadrës këtë sezon, ndërsa në dy të tjerat është zëvendësuar pas një ore lojë.

    “Është një futbollist i veçantë. Duhet t’i menaxhojmë minutat e tij, por është e rëndësishme që ai të kënaqet duke luajtur”, ka thënë Flick.

    Pas përballjes me Betis, Barcelonën e presin dy sfida të mëdha: udhëtimi te Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve të martën dhe ndeshja kundër Real Madridit në “El Clasico”, pesë ditë më vonë.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca: Ambiciet e Serbisë kërcënim real, BE-ja t’i bëjë presion për dorëzimin e Radoiçiqit

    Konjufca: Ambiciet e Serbisë kërcënim real, BE-ja t’i bëjë presion për dorëzimin e Radoiçiqit

    Konjufca: Ambiciet e Serbisë kërcënim real, BE-ja t’i bëjë presion për dorëzimin e Radoiçiqit

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për Hungary Insider, ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të Serbisë vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz dhe konkret për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

    Ai ka folur për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, mungesën e llogaridhënies për sulmin terrorist të vitit 2023 në Banjskë, si dhe rolin vendimtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Konjufcës, retorika nacionaliste e Beogradit është e lidhur drejtpërdrejt me veprimet e tij në terren dhe me mbrojtjen politike që u ofrohet organizatorëve të agresionit kundër Kosovës.

    Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valëvitet sërish mbi Prizren, ndërsa Millan Radoiçiq, i cili pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht krah djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese mes ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresion të armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar Konjufca.

     Kryediplomati kosovar rikujtoi pasojat e kësaj doktrine, duke përmendur sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai vuri në pah se në prill të vitit 2026, një gjykatë në Prishtinë konstatoi se ky operacion synonte shkëputjen e veriut të Kosovës dhe aneksimin e tij nga Serbia.

    Konjufca përmendi gjithashtu grumbullimin e tankeve, artilerisë dhe këmbësorisë së mekanizuar serbe përgjatë kufirit menjëherë pas sulmit në Banjskë — një mobilizim që nxiti reagimin e ashpër të Shtëpisë së Bardhë dhe përforcimin e misionit të NATO-s në Kosovë.

    Tutje, ai solli në vëmendje edhe sulmin terrorist me eksploziv të nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, për të cilin theksoi se Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur prova që implikojnë strukturat shtetërore të Serbisë në përgatitjen e tij.

    Duke komentuar shfaqjen e fundit të Millan Radoiçiqit në krah të Danilo Vuçiqit, Konjufca tha se kjo dëshmon një raport politik të kultivuar dhe të mbrojtur publikisht prej vitesh nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

     Tri vite pasi pranoi publikisht se organizoi operacionin e armatosur në Banjskë, Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi, duke marrë pjesë hapur në ngjarje politike krah familjes së Vuçiqit. Pavarësisht këtij pranimi, prokurorët serbë ende nuk kanë ngritur aktakuzë kundër tij”, u shpreh ministri.

     Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion vendimtar mbi Beogradin për ta dorëzuar Radoiçiqin dhe autorët e tjerë të akuzuar te autoritetet gjyqësore të Kosovës, si dhe të kthejë në veprime konkrete thirrjet e Parlamentit Evropian për masa kufizuese ndaj tij.

    I pyetur se sa serioz është rreziku i një përballjeje të re të armatosur, Konjufca tha se Kosova e merr këtë rrezik me seriozitet të plotë.

    Ai theksoi se çdo grumbullim i ri i forcave luftarake serbe përgjatë kufirit ose çdo sulm tjetër ndaj territorit apo infrastrukturës kritike do të përbënte një përshkallëzim të rëndë.

    Sipas tij, parandalimi i këtyre skenarëve kërkon një prani të fortë të NATO-s përmes KFOR-it dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë e evropianë, teksa shtoi se paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor varet nga respektimi pa përjashtim i sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo shteti. /Klankosova.tv

  • Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

    Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

    Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

    Kosova ka një rekordmene të re botërore në dy disiplina të peshëngritjes. Bëhet fjalë për Emily Ibanez Guerrero, e cila debutoi sot për Kosovën në Kampionatin Evropian të Juniorëve dhe U-23, që po mbahet në Durrës të Shqipërisë, duke fituar tri medalje të arta në kategorinë deri në 69 kilogramë, në grupmoshën junior.

    Emily Ibanez Guerrero, falë nënshtetësisë së nënës së saj, Abigail Guerrero, garoi për herë të parë për Kosovën dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme në disiplinat e shkëputjes, shtytjes dhe në total.

    Në disiplinën e shkëputjes, ajo ngriti 103 kilogramë, ndërsa në shtytje realizoi ngritjen e 128 kilogramëve. Ndërkaq, medaljen e tretë të artë e siguroi në totalin e dy disiplinave, me 231 kilogramë të ngritur.

    Guerrero është vetëm 15-vjeçare, me prejardhje nga Kuba, ndërsa deri më tani kishte garuar për Kanadanë.

    Babai i saj, Ciro Luis Ibanez Goicoechea, është trajner i peshëngritësit Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

    Në sallë ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili ia ndau Emily Ibanez Guerrero medaljen e tretë të artë.

    Në të njëjtin Kampionat Evropian, Kosovën do ta përfaqësojë edhe Brayan Guerrero Ibanez, djali tjetër i trajnerit Ciro Luis Ibanez Goicoechea.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, nga ora 11:00, për të diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.

    Në mesin e pikave të parapara për shqyrtim është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

    Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Në rend dite përfshihet edhe propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të tjera.

    Ky është njoftimi i plotë:

    I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

    II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

    3. Pyetjet parlamentare;

    4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

    5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca: Kërcënimi ndaj Kosovës është real, kërkon prani të fortë të NATO-s

    Konjufca: Kërcënimi ndaj Kosovës është real, kërkon prani të fortë të NATO-s

    Në një intervistë për mediumin “The Hungary Insider”, të publikuar më 15 tetor, Konjufca ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë, sipas tij, vazhdimësinë e politikës së Serbisë ndaj Kosovës dhe mbrojtjen politike të personave të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë.

    “Kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka përmendur deklaratat e zyrtarëve serbë, paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në tubime politike në Serbi dhe sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Sipas Konjufcës, Radoiçiqi, i cili ka pranuar organizimin e sulmit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërsa prokuroria serbe ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij. Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë presion ndaj Beogradit për dorëzimin e Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar te autoritetet gjyqësore të Kosovës.

    “Drejtësia për Banjskën është thelbësore për parandalimin e agresioneve të mëtejshme dhe vendosjen e sigurisë së qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë ai.

    Konjufca ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e një përshkallëzimi të ri, duke theksuar se grumbullimi i forcave luftarake serbe pranë kufirit ose një sulm tjetër ndaj territorit dhe infrastrukturës kritike të Kosovës do të përbënte përshkallëzim serioz.

    Ai ka vlerësuar se parandalimi i situatave të tilla kërkon prani të fortë të NATO-s përmes KFOR-it dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

    “Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë institucionet tona të mbrojtjes, duke mbetur të përkushtuar ndaj diplomacisë, dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve paqësore me të gjithë fqinjët tanë”, ka deklaruar Konjufca.

    Burimi: RTKLive

  • Të shtëna në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues

    Të shtëna në një shkollë fillore në SHBA, vriten tre fëmijë dhe një mësues

    Katër persona, përfshirë një mësues dhe tre fëmijë të moshës pesë, tetë dhe 11 vjeç, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në shtetin e Oregonit, në SHBA, njoftoi policia lokale.

    Sipas autoriteteve, i dyshuari për sulmin ishte një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë me forcë në shkollën fillore “Silver Rail”, pasi ka qëlluar me armë drejt dyerve të mbyllura të objektit. Edhe i dyshuari ka mbetur i vrarë gjatë incidentit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Policia në qytetin Bend ndërhyri pas marrjes së një telefonate për një person të armatosur, i cili fillimisht kishte qëlluar drejt një automjeti dhe më pas ishte parë duke hyrë në shkollë me një armë të gjatë zjarri.

    Sipas policisë, i dyshuari u qëllua për vdekje nga një person i armatosur, pjesë e komunitetit lokal, i cili e ndoqi atë brenda objektit shkollor.

    Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona të tjerë: një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues. Të dy u dërguan në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhen në gjendje kritike.

    Guvernatorja e Oregonit, Tina Kotek, reagoi ndaj tragjedisë, duke theksuar se ngjarja ka ndryshuar përgjithmonë jetën e të prekurve.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit po vazhdojnë.

    Burimi: Dukagjini