Blog

  • Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Presidentja Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

    Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja ka thënë se në këtë përvjetor, “jemi bashkë sonte për ta kujtuar guximin e qytetarëve hungarezë në përpjekjen e tyre për liri, dinjitet dhe pavarësi”.

    Ajo tha se populli i Kosovës e kupton mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb.

    “Historia jonë, duke nisur që nga qëndresa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpallja e pavarësisë, dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre”.

    “Lidhjet historike ndërmjet ne shqiptarëve dhe hungarezëve dëshmohen edhe nga marrëdhëniet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me heroin tuaj Janosh Huniadin dhe, më vonë, me të birin e tij, Matias Korvinin. Këto marrëdhënie  zhvilluan në një periudhë të rëndësishme të historisë evropiane”, ka theksuar Presidentja.

    Sipas saj, shembulli i tyre na rikujton se bashkëpunimi ndërmjet popujve, kur mbështetet në interesa dhe synime të përbashkëta, mund t`i kapërcejë kufijtë dhe dallimet.

    “Kjo trashëgimi historike përbën një pikë referimi të rëndësishme edhe në marrëdhëniet e sotme ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Miqësia ndërmjet dy vendeve është dëshmuar edhe në kohën tonë, përmes marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë. Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi mes tjerash e para e shtetit.

    Shiroka-Pula tha se për Kosovën, miqësia me Hungarinë është pjesë e një marrëdhënieje që ndërthur historinë me bashkëpunimin e sotëm dhe synimet për të ardhmen.

    “Ne besojmë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të forcohen më tej përmes respektit të ndërsjellë, dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret. Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka pohuar Presidentja.

    Në fund, Presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen e saj se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojë të zhvillohet në dobi të qytetarëve tanë dhe të një të ardhmeje evropiane të ndërtuar mbi paqen, lirinë dhe bashkëpunimin. /Klankosova.tv

  • Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se janë siguruar prova materiale dhe video-incizime lidhur me rastin e vdekjes që është raportuar në media si therje.

    Kryeziu ka sqaruar për Klankosova.tv se në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, viktima shihet duke rënë në tokë i vetëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

    “Lidhur me raportimet në media se rasti ka të bëjë me therje, sqarojmë se Prokuroria ka siguruar prova materiale nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe video-incizime, në të cilat viktima shihet duke rënë në tokë i vetëm”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ekipet e forenzikës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar.

    Sipas kryeprokurorit, institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    “Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe shkakun e vdekjes”, ka theksuar Kryeziu.

  • Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj, ka komentuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova ecurinë e protestës në Shqipëri.

    Haradinaj tha se nuk dëshiron ta shoh Shqipërinë në këtë skenë.

    “Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, në këtë gjendje. Prandaj, uroj që të zgjidhet, të zvogëlohet ky hendek, të dialogohet me protestuesit dhe të gjendet një zgjidhje”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

  • Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ai në T7, tha; “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë”.

    Ai foli për një “marrëveshje me Abdixhikun”, “kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…”

    “I qëndroj asaj marrëveshje”, shtoi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

    Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

    Në fjalën e saj, Shiroka Pula ka theksuar se historia e Kosovës dëshmon përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe pavarësi.

    “Populli i Republikës së Kosovës, e kupton mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb. Historia jonë, duke nisur që nga qëndresa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpallja e pavarësisë, dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre”, u shpreh presidentja.

    Ajo ka vënë në pah edhe lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve, duke përmendur marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me Janosh Huniadin dhe Matias Korvinin.

    Shiroka Pula ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë zhvilluar përmes bashkëpunimit diplomatik, në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë.

    “Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë”, ka thënë ajo.

    Presidentja ka theksuar se miqësia ndërmjet dy vendeve mund të forcohet më tej përmes dialogut dhe bashkëpunimit konkret.

    “Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Shiroka Pula.

    Në fund, ajo ka shprehur respekt për historinë dhe qëndresën e popullit hungarez, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është zbuluar pasditen e 15 tetorit në Gjilan.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:45, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjilan, pas grumbullimit të informatave dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë e Astrit Salijevskës, i njohur me nofkën “Striqka”.

    Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.83 gramësh marihuanë.

    I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa Salijevska është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15 tetor në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:40, N.K. ka raportuar në Polici se djali i saj, O.K., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe duke e kapur për fyti.

    Sipas deklarimit të viktimës, edhe më herët kishte pasur raste të dhunës fizike dhe psikike nga ana e të dyshuarit.

    Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në rast janë përfshirë njësitë relevante policore dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan.

    I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, O.K. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 19 të lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në terminalin francez

    19 të lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në terminalin francez

    19 të lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në terminalin francez

    Të paktën 19 persona janë lënduar pasi një minibus u përplas me një tren në një platformë ngarkimi për Tunelin e Kanalit të La Manshit, në Francë, njoftoi zyra e prefektit lokal.

    Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, bëri të ditur prefektura në një deklaratë, duke shtuar se në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, një helikopter dhe policia, transmeton Klankosova.tv.

    Aksidenti përfshiu një minibus që transportonte shoferë kamionësh, të cilët po përgatiteshin të hipnin në shërbimin “Le Shuttle” në platformën e ngarkimit në kompleksin e Eurotunnel-it, sqaroi prefektura në një deklaratë të mëvonshme.

    Sipas The Independent, një fotografi e publikuar nga media lokale “La Voix du Nord” shfaqte një minibus të dëmtuar rëndë në platformë, ndërsa në vendngjarje ndodheshin oficerë policie dhe personel i veshur me jelekë të dukshmërisë së lartë. /Klankosova.tv

  • Fisnik Asllaaani gol ndaj Beshiktashit

    Fisnik Asllaaani gol ndaj Beshiktashit

    Fisnik Asllaaani gol ndaj Beshiktashit

    Hoffenheimi po humb 1-3 nga Beshitkashi në Ligën e Evropës.

    Megjithatë, ndonëse klubi po përjeton natë të keqe, këtë problem s’e ka sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani.

    Ylli i Dardanëve ka realizuar gol për vendësit në minutën e 68-të.

  • Ekskluzive | Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – sulmohet punëtori, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – sulmohet punëtori, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive | Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – sulmohet punëtori, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

    Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:50, A.A, punëtor i picerisë, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

    Viktima fillimisht është dërguar në urgjencë për trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga Policia.

    Në kuadër të hetimeve është arrestuar Rinor Fazliu, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Ai do të hetohet nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për personat e tjerë të dyshuar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – sulmohet punëtori, një i dyshuar ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali