Blog

  • Kreu i Policisë shqiptare: 71 efektivë të plagosur në tri ditë protesta në Tiranë

    Kreu i Policisë shqiptare: 71 efektivë të plagosur në tri ditë protesta në Tiranë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka deklaruar se 71 punonjës policie janë plagosur gjatë tri ditëve të protestave në Tiranë, duke paralajmëruar se Policia do të vazhdojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

    Në një konferencë për media, Hita tha se kryeqyteti është përballur me dhunë, zjarrvënie dhe shkatërrim, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

    “Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me valë dhune, zjarrvënieje dhe shkatërrimi, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të rënda”, deklaroi Hita.

    Ai theksoi se Policia garanton të drejtën kushtetuese për protesta paqësore, por shtoi se kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private.

    “Policia garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën dhe shkatërrimin e pronës”, u shpreh ai.

    Kreu i Policisë së Shtetit hodhi poshtë pretendimet për përfshirje politike të uniformave blu, duke theksuar se institucioni që drejton vepron në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

    “Policia nuk është pjesë e asnjë partie politike. Misioni ynë është të mbrojmë pronën dhe jetën”, deklaroi Hita.

    Ai iu drejtua edhe prindërve, mësuesve dhe pedagogëve, duke u bërë thirrje që të parandalojnë përfshirjen e të rinjve dhe të miturve në akte të dhunshme.

    “U bëjmë thirrje prindërve që të mos lejojnë që gjimnazistët të bëhen pjesë e dhunës. U bëj apel edhe mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë përdorimin e të miturve në akte të paligjshme”, tha ai.

    Duke iu referuar të dhënave të Policisë, Hita deklaroi se personat e ndaluar gjatë dy netëve të para të protestave nuk kanë qenë kryesisht studentë.

    “Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë në protestat e dhunshme, asnjëri nuk rezultoi student. Edhe në natën e dytë, vetëm një pjesë e vogël rezultuan studentë”, u shpreh ai.

    Sipas tij, personat e maskuar që kanë sulmuar policinë, institucionet dhe bizneset private nuk përfaqësojnë studentët protestues. Hita pretendoi se ata janë rekrutuar nga organizatorë të protestës dhe eksponentë të brendshëm e të jashtëm.

    Në fund, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u bëri thirrje efektivëve të angazhuar në terren që të veprojnë me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, ndërsa për organizatorët dhe autorët e akteve të dhunshme paralajmëroi se ligji do të zbatohet pa përjashtim.

    “Policia nuk tërhiqet. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me përpikmëri dhe pa asnjë përjashtim”, përfundoi Hita.

    Burimi: Dukagjini

  • Rrahmani: Kjo qeveri nga dita e parë ka qenë kundër familjes (VIDEO)

    Rrahmani: Kjo qeveri nga dita e parë ka qenë kundër familjes (VIDEO)

    Rrahmani: Kjo qeveri nga dita e parë ka qenë kundër familjes (VIDEO)

    Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka folur për temat aktuale në vend.

    Ai në DPT te Fidani ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

    Rrahmani tha se qëllimi i këtij pushteti është luftimi i vlerave të luftës dhe vlerave të familjes.

    Sipas tij, kjo qeveri prej ditës së parë primare i ka pasur këto dy segmente.

    “Familjes, sepse e di që çdo organizim, bashkësi ku ka besim mes vete, ku ka qëndrueshmëri dhe lidhshmëri e pengon projektin e tij majtist për me qenë prezent në Kosovë. E majta e do me pasë veç individ jashtë organizim të familjes dhe shoqërisë, për shkak që i jep vlerë individit që ta sundojë më lehtë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

  • Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

    Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

    Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë

    Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 71 efektivë policie janë plagosur gjatë protestave në Tiranë, disa prej tyre me lëndime të rënda.

    Në një konferencë për media, Hita deklaroi se kryeqyteti prej gati 72 orësh po përballet me dhunë, zjarrvënie dhe shkatërrim të pronës publike e private.

    Ai pretendoi se personat e maskuar që, sipas tij, nxisin dhunën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit.

    Hita theksoi se e drejta për protestë paqësore është e garantuar, por shtoi se ajo nuk mund të përdoret si mbulesë për sulme dhe shkatërrime.

    Sipas tij, asnjë nga personat e ndaluar gjatë natës së parë të protestës nuk rezultoi student, ndërsa gjatë natës së dytë numri i studentëve të ndaluar ishte shumë i vogël.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Drejtori i Policisë në Shqipëri: 71 efektivë të plagosur gjatë protestave në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidenca pranon Ligjin për Specialen, Shiroka-Pula pritet të veprojë brenda afatit ligjor

    Presidenca pranon Ligjin për Specialen, Shiroka-Pula pritet të veprojë brenda afatit ligjor

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilin Kuvendi e miratoi më 6 tetor.

    Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, i cili ka deklaruar se ajo do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

    “Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.

    Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin presidentes për dekretim.

    Sipas procedurave kushtetuese, presidentja ka tetë ditë nga pranimi i ligjit për ta shpallur atë ose për ta kthyer një herë në Kuvend, me arsyet përkatëse.

    Nëse presidentja nuk ndërmerr veprime brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur, në përputhje me nenin 80, paragrafi 5, të Kushtetutës së Kosovës, dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

    Burimi: Dukagjini

  • Përshkallëzohen protestat në Tiranë, protestuesit hedhin gurë e mjete piroteknike, policia përdor gaz lotsjellës

    Përshkallëzohen protestat në Tiranë, protestuesit hedhin gurë e mjete piroteknike, policia përdor gaz lotsjellës

    Përshkallëzohen protestat në Tiranë, protestuesit hedhin gurë e mjete piroteknike, policia përdor gaz lotsjellës

    Protestat në Tiranë kanë vazhduar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa turma është vendosur para objektit të Kryeministrisë, ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

    Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, ndërsa forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë, në përpjekje për ta shpërndarë turmën.

    Më herët, në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se Policia do të reagojë me forcën që ia lejon ligji, duke paralajmëruar se vetëpërmbajtja e deritanishme nuk duhet të interpretohet si dobësi.

    Hita ka bërë të ditur se brenda rreth 72 orëve, 71 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

    Ndërkohë, studentët kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se nuk do të largohet nga posti i tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përshkallëzohen protestat në Tiranë, protestuesit hedhin gurë e mjete piroteknike, policia përdor gaz lotsjellës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Luis Enrique: Nuk më pëlqen epërsia 3-0 në pjesën e parë, mendon se është kryer gjithçka

    Luis Enrique: Nuk më pëlqen epërsia 3-0 në pjesën e parë, mendon se është kryer gjithçka

    Luis Enrique: Nuk më pëlqen epërsia 3-0 në pjesën e parë, mendon se është kryer gjithçka

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në dy pjesët e ndeshjes, duke pranuar se parisienët patën një rënie të ndjeshme në pjesën e dytë, pavarësisht epërsisë së krijuar në 45 minutat e para.

    “Ne ishim dukshëm më të mirë në pjesën e parë. Por nuk më pëlqen të jem në epërsi 3-0 në pushimin mes pjesëve, sepse mendon se ndeshja ka përfunduar. Por kjo nuk është kurrë e vërtetë në një ndeshje të këtij niveli”, deklaroi trajneri spanjoll.

    Enrique pranoi se PSG-ja vuajti shumë në pjesën e dytë dhe se kundërshtarët meritonin të shënonin më shumë gola. Ai theksoi se, me pak më shumë fat të keq, skuadra e tij mund ta kishte humbur edhe ndeshjen.

    “Kemi vuajtur shumë në pjesën e dytë. Ata meritonin të shënonin më shumë gola. Në këtë ndeshje, me pak më shumë fat të keq, mund edhe ta kishim humbur”, përfundoi Luis Enrique, në një analizë të sinqertë për paraqitjen e skuadrës së tij.

  • Lautaro Martinez pritet të mungojë deri në fund të nëntorit

    Lautaro Martinez pritet të mungojë deri në fund të nëntorit

    Lautaro Martinez pritet të mungojë deri në fund të nëntorit

    Interi ka marrë një goditje të rëndë, pasi kapiteni Lautaro Martinez pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në fund të muajit nëntor, për shkak të një problemi fizik.

    Sulmuesi argjentinas ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe vuan nga një inflamacion në muskujt e pasmë të kofshës. Si pasojë, ai pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme të skuadrës zikaltër, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportimeve, Martinez mund të humbasë deri në gjashtë ndeshje me Interin, duke i shkaktuar trajnerit një mungesë të rëndësishme në repartin ofensiv. Tashmë, fokusi do të jetë te rikuperimi i kapitenit argjentinas dhe rikthimi i tij në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Rama i reagon Gashanit: Ministër, përktheje letrën - ICMG u skandalizua me kërkesën e Kurtit

    Rama i reagon Gashanit: Ministër, përktheje letrën – ICMG u skandalizua me kërkesën e Kurtit

    Rama i reagon Gashanit: Ministër, përktheje letrën - ICMG u skandalizua me kërkesën e Kurtit

    Gjatë ditës së sotme, kryetari i Prishtinës publikoi një korrespodencë me, siç tha ai, Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

    Aty, sipas asaj që shkruhet në këto korrespodenca, ICMG ka shprehur shqetësimin e tij me mungesën e përgjigjeve nga institucionet e Kosovës.

    Madje, Rama tha se kështu po rrezikohet edhe vetë organizimi i këtyre lojërave në vendin tonë më 2030.

    Por, në ndërkohë reagoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, i cili e reduktoi këtë korrespodencë në minimum, duke thënë se Rama nuk e ka publikuar korrespodencën e plotë dhe siguroi se Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do të organizohen në Kosovë.

    Reagim ndaj pretendimit të Gashanit bëri sërish kryetari Rama, i cili kërkoi nga i njëjti që ta “përkthejë letrën”.

    “Ministër, përktheje letrën! S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve! Kjo është zyrtare”, tha Rama.

    Më tutje, ai tha se jozyrtarisht, nga ky institucion janë “skandalizuar” me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që ky organizim të quhet, nga “Prishtina 2030”, në “Kosova 2030”.

    “Jozyrtarisht, e din ti e unë çka na kanë thënë! E din që janë skandalizu kur shefi yt, Kurti, ka lyp me ndryshu emrin nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, kur ka lyp me u bo vet kryetar etj, etj!”, deklaroi Rama në Facebook.

  • Rubikon sonte: Kosova i ndërpreu protestat, Shqipëria i intensifikoi

    Rubikon sonte: Kosova i ndërpreu protestat, Shqipëria i intensifikoi

    Rubikon sonte: Kosova i ndërpreu protestat, Shqipëria i intensifikoi

    Dy shtete, dy realitete të ndryshme politike. Në Kosovë, miratimi i Ligjit për Specialen i dha fund valës së protestave, ndërsa në Shqipëri pakënaqësia qytetare po përshkallëzohet në përplasje të dhunshme dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore.

    Çka i nxori shqiptarët në protesta dhe pse situata eskaloi në dhunë?
    A po sfidohet pushteti 13-vjeçar i Edi Ramës, vetëm një vit pas fitores bindëse në zgjedhje?
    A e arritën protestat në Kosovë qëllimin me miratimin e Ligjit për Specialen?
    Çfarë i bashkon dhe çfarë i dallon pakënaqësitë qytetare në Kosovë dhe Shqipëri?
    Për këto dhe të tjera, sonte në panel Armand Shkullaku, Denada Jushi, Meliza Haradinaj, Arbër Vlllahiu, Zgjim Hyseni dhe Vehbi Kajtazi.

    Klan Kosova, 20:45

  • "Për inati", Dafina dhe Sardi sjellin këngën e re (VIDEO)

    “Për inati”, Dafina dhe Sardi sjellin këngën e re (VIDEO)

    "Për inati", Dafina dhe Sardi sjellin këngën e re (VIDEO)

    “Për inat”, quhet kënga e re e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.

    Ky projekti i ri i saj vjen në bashkëpunim me Sardin.

    “A si smujte ti me ba, çka i ke ba ti zemres tem? veç ti mujte mu mem vra, plagët kurr mo sun i mshel, për inati m’ke godit aty ku mas shumti mu pom dhem, ama sa her ta kom fal. Po ti kurr nuk zune mend”, janë një pjesë e vargjeve të tekstit.

    Kënga është e publikuar në kanalin Youtube.