Presidenca pranon Ligjin për Specialen, Shiroka-Pula pritet të veprojë brenda afatit ligjor

Presidenca pranon Ligjin për Specialen, Shiroka-Pula pritet të veprojë brenda afatit ligjor

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilin Kuvendi e miratoi më 6 tetor.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, i cili ka deklaruar se ajo do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin presidentes për dekretim.

Sipas procedurave kushtetuese, presidentja ka tetë ditë nga pranimi i ligjit për ta shpallur atë ose për ta kthyer një herë në Kuvend, me arsyet përkatëse.

Nëse presidentja nuk ndërmerr veprime brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur, në përputhje me nenin 80, paragrafi 5, të Kushtetutës së Kosovës, dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Burimi: Dukagjini